PLL PERSHENDET ZGJEDHJET NE KOSOVE
Kryetari i PLL-se, Ekrem Spahiu vleresoi dje zgjedhjen e Rugoves, Haradinajt dhe
Dacit ne krye te institucioneve te Kosoves. Kjo force politike shqiptare ne
ndjekje te zgjedhjeve parlamentare ne Kosoven shqiptare, zgjedhje te cilat
shenuan nje progres te dukshem per thellimin e proceseve demokratike te
pakthyeshme, si parakusht per pavaresimin e saj. Vleresimi i larte i faktoreve
politike shqiptare dhe nderkombetare per kete proces zgjedhor, ia kane rritur
imazhin Kosoves dhe per rrjedhoje institucionet e saj si produkt i votes se
lire, jane mese te merituara. Ne kete kontekst PLL shpreh kenaqesine e vet, ne
mbledhjen e pare te Kuvendit, me date 3 dhjetor 2004, te mandatuarit e popullit
shqiptar te Kosoves zgjodhen zotin Rugova ne postin e Presidentit te Kosoves,
Haradinaj ne postin e kryeministrit dhe Dacin ne postin e kryeparlamentarit.