Enjte, 06 Maj 2004 http://www.kohajone.com/

BE: KANDIDATI PER PRESIDENT, KUKO, KURBAN I NANOS

Edlira Prenga

Tre ambasadoret shqiptare ne Berlin, Paris dhe Bruksel, ndodhen tashme ne
shenjester sepse nuk mbrojten si duhet qeverine. Diplomatet e akuzuar shihen
si perkrahes te Metes kur ai ishte minister i Puneve te Jashtme dhe
fajesohen se japin informacione kunder qeverise e kryeministrit. Presidenti
ka kerkuar qe qeveria te reflektoje nga kritikat dhe se nuk do te lejoje
spastrime politike. Raporti i BE-se per ecurine e reformave dhe gjendjen e
demokracise ne Shqiperi ne kuader te negociatave me BE-ne, nuk do te kalohet
vetem me debatin e fundit parlamentar. Burime nga Ministria e Jashtme
konfirmojne se ne kuader te reflektiit dhe analizes se punes se diplomacise
dhe te kritikave nderkombetare, do te jene nje numer i madh ambasadoresh dhe
zyrtaresh te tjere te larte te diplomacise qe do te largohen nga postet e
tyre.

Motivi i largimit eshte kritika zyrtare se nuk kane arritur te krijojne
lobing dhe te shmangin kritikat nderkombetare per qeverine shqiptare. Ne
kete menyre, pritet qe viktimat e para te kritikave nderkombetare per
paaftesine e qeverise per permbushjen e standarteve te integrimit duket se
do te jene disa nga ambasadoret kryesore te Shqiperise ne shtetet
perendimore.

Ne krye te kurbaneve, Kuko

Ne krye te listes eshte ambasadori Kuko ne Bruksel, i cili me 2002 ishte
emri qe bashkoi Nanon e Berishen per zgjedhjen si President konsensual. Kuko
akuzohet se nuk ka arritur te ule tonet e kritikave te BE-se dhe sidomos te
komisionerit Cris Patten, nderkohe qe bashke me te akuzohen edhe ambasadore
te tjere, perfshire edhe ai ne Gjermani, Turdiu dhe ai ne France, Hoxha.
Bashke me ta mund te kete levizje te reja edhe ne Angli dhe ne qytete te
tjera kryesore europiane.

Kjo vale largimesh eshte parashikuar te ndodhe gjate muajve te veres ne
menyre qe ne vjeshte qeveria te prese vleresime te tjera nga diplomatet
nderkombetare.

Spastrimet ne diplomaci, pas reagimit te Nanos

Spastrimet ne diplomaci vijne pas reagimit te ashper te Nanos menjehere pas
publikimit te raportit kritik te bashkimit Europian, kur kryeministri me
tone te ashpra kritikoi disa diplomateve shqiptare qe sherbejne ne
kryeqytetet me te njohura europiane. Nano tha se ata kane deshtuar ne
perpjekjet per prezantimin si duhet te punes se qeverise shqiptare dhe ne
krijimin e nje imazhi pozitiv te saj ne bote. Ne analizen tre mujore te
punes se Ministrise se Jashtme, kryeministri Nano kritikoi ashper drejtuesit
e kesaj ministrie dhe disa nga amabasdoret kryesore shqiptare ne bote. Nano
kerkoi prerazi se "drejtuesit e Ministrise duhet te luajne nje rol te dores
te pare ne drejtim te ndreqjes se imazhit te vendit ne bote, pertej
retorikes se zbrazet dhe permes nje diplomacie gjithnje e me te zhdervjellet
dhe agresive".

Kritikat e Nanos shkuan edhe me tej duke thene se diplomacia aktuale eshte
anakronike dhe jo efektive.


------------------------------
DO SHIHET CESHTJA CAME
Kryeministri Fatos Nano, duke nisur dje programin e takimeve te tij ne
Athine, zhvilloi takim e tij te pare me kryeministrin grek Kosta Karamanlis.
Gjate ketij takimi kryeministri Karamanlis i premtoi kryeministrit Nano se
persa i perket prespektives evropiane te Shqiperise Greqia do te jete ne
krah te vendit tone. Gjithashtu ai theksoi se ne kete drejtim po hidhen hapa
te rendesishem, por kerkohen shume perpjekje per te arritur objektivin qe ka
parashtruar Komisioni Europian. Gjate bisedimeve te tyre zyrtare u konstatua
se marredheniet mes dy vendeve kane hyre tashme ne nje rruge te qendrueshme
dhe te pakthyeshme drejt progresit te vazhdueshem. Nje ceshtje me rendesi e
cila u diskutua gjate ketij takimi ishte dhe ceshtja e minoritetit grek qe
jeton ne Shqiperi, respektimi i te drejatave, te drejta te cilat burojne nga
Konventa Nderkombetare. Gjithashtu kryeministri Karamanlis vuri ne dukje
hapat teper pozitive qe ka marre Greqia dhe qeveria greke, per integrimin
ekonomik dhe social te emigranteve shqiptare te cilet, sipas tij, kane dhene
nje kontribut ne stabilitetin ekonomik te Greqise por edhe ne zhvillimin e
Shqiperise. Kryeministri Nano gjate fjales se tij falenderoi homologun e tij
lidhur me mbeshtetjen qe qeveria greke i jep qeverise shqipatre ne procesin
e integrimit te vendit ne Bashkimin Europian dhe ne Aleancen e Antlantikut
Verior. Por gjithashtu kryeministri Nano theksoi dhe nevojen e konsolidimit
te metejshem te inisiativave te bashkepunimit dhe te partneritetit dypalesh
dhe europian midis Shqiperise dhe Greqise. Gjithashtu kryeministri Nano
gajte fjales se tij theksoi gjithe mbeshtetjen dhe bashkepunimin proaktiv te
te gjitha strukturave te qeverise dhe te shtetit shqiptar, per mbarevajtjen
dhe zhvillimin me sukses te Lojrave Olimpike te Athines dhe kjo, sipas tij,
perben nje sfide jo vetem per Greqine, por per te gjitha vendet e rajonit,
Europes dhe Botes se qyteteruar ne luften pa kompromis kunder terrorizmit
dhe krimit te organizuar. Gjate qendrimit te tij ne Athine kryeministri Nano
do te zhvilloje takime me personalitete te politikes greke.

TE ZGJIDHET CESHTJA CAME

Shoqeria per te Drejtat e Njeriut pasi u informua se takimi qe kryeministrit
Nano zhvilloi dje me kryeministrin Karamanlis, diskutoi edhe problemin e
minoritetit cam qe jeton perkohesisht ne Shqiperi, u shpreh se e drejta
nderkombetare, te drejtat e njeriut dhe dialogu jane rruga e vetme e
zgjidhjes se ketij problemi. SHDNJ gjykon se ceshtja e minoritetit cam te
shperngulur dhunshem nga shtepite e veta prej bandave te bashkepunetorit te
nazisteve, Mlladiqit te Greqise, gjeneralit famekeq Zerva, eshte problem i
mirefillte i te drejtave te njeriut. Ne kete menyere, kjo ceshtje nuk mund
dhe kurrsesi nuk duhet te reduktohet thjesht ne nje pazar per shuma
kompensimesh. Anetaret e SHDNJ, nuk deshirojne asgje me shume se sa te
drejten e kthimit ne shtepite e tyre, te drejten e ri-marrjes se shtetesise
greke, si dhe ne zbatim te plote te ligjeve te shtetit grek dhe te Bashkimit
Europian. "Pragu i festave te ardhshme olimpike te Athines, qe edhe ne
lashtesi ishin simbol i paqes dhe i gares sportive vellazerore, eshte nje
shans i rralle per qeverine greke qe te rishikoje qendrimin e saj anakronik
dhe te hape rrugen per zgjidhjen e plot` te problemit cam", theksoi
sekretarja e SHDNJ, Vera Gjata. SHDNJ konsideron se Shqiperia dhe Greqia, si
dy vende demokratike dhe mike, si dhe SHBA, Bashkimi Europian, OSBE dhe
Keshilli i Europes, duhet te punojne per zgjidhjen sa me pare te te drejtave
te njeriut te minoritetit cam.



06/05/2004  http://www.korrieri.com/



Komision shqiptaro-grek per pronat came

Shqiperia dhe Greqia, angazhohen per zgjidhjen e ceshtjes se pronave te
cameve ne token helene, por edhe te tokave te minoritareve greke ne vendin
tone. Eksperte nga dy vendet do te punojne duke u nisur detyrimet qe
rrjedhin nga Traktati i Fqinjesise se Mire, te vitit 1996. Nano: "Shprehem
vullnetin e perbashket politik per te zgjidhur te gjithe ceshtjet e mbetura
pezull nga e shkuara historike"

Ergys GJENCAJ

Ceshtja e pronave te cameve do te ndiqet nga nje komision i perbashket qe do
te ngrihet me eksperte shqiptare dhe greke. Kjo eshte vendosur ne takimin e
djeshem mes Kryeministrit shqiptar, Fatos Nano dhe atij grek, Kosta
Karamanlis. Te dy shefet e qeverive kane rane dakord per krijimin e ketij
komisioni, i cili do te shqyrtoje ceshtjet e pasurive te shtetasve shqiptare
ne Greqi. Ketu perfshihen te gjitha pasurite e sekuestruara si pasoje e
ligjit te gjendjes se luftes te vendosur ne vitin 1940, ne Greqi. Por ne te
njejten kohe edhe te shtetasve greke ne Shqiperi. "Nisur nga sensibilitetet
e shprehura kohet e fundit ne e shqyrtuam me vemendjen e duhur dhe te
posacme dhe shprehem vullnetin e perbashket politik per te zgjidhur te
gjithe ceshtjet e mbetura pezull nga e shkuara historike si ceshtja e
pronave te shtetasve shqiptare ne Greqi dhe atyre greke ne Shqiperi dhe ndaj
vendosem per te filluar me gjere konsultimet e perbashketa te eksperteve per
implementimin e detyrimeve qe rrjedhin nga Traktati i Fqinjesise se mire,
Bashkepunimit dhe Sigurise midis dy vendeve tona, ne menyre te vecante nga
neni 15 i ketij Traktati, i nenshkruar ne vitin 1996 dhe i ratifikiuar nga
parlamentet e dy vendeve tona ne 1997", ka deklaruar Kryeministri Nano gjate
konferences se perbashket per shtyp me homologun e tij grek.

Dy shefat e qeverive, kane zhvilluar takimin e pare te tyre dje ne diten e
pare te vizites zyrtare te kreut te ekzekutivit shqiptar ne Greqi, ne seline
kryeministrore te Athines. Fillimisht, dy kryeministrat kane zhvilluar nje
takim koke me koke, i cili ka zgjatur rreth 15 minuta dhe me pas dy
kryeministrat kane vazhduar bisedimet zyrtare mes dy delegacioneve. Nga ana
e tij, kryeministri Karamanlis i konfirmoi homologut te tij shqiptar
mbeshtetjen pa rezerva ne procesin e integrimit euroatlantik te Shqiperise.
Karamanlis premtoi gjithashtu pershpejtimin e procedurave te legalizimit te
emigranteve shqiptare ne Greqi. Kryeministri grek ka theksuar se nje nder
preokupimet e qeverise se tij eshte minoriteti grek ne Shqiperi. "Sic e
dini, u japim rendesi te vecante ceshtjeve te minoritetit grek qe jeton ne
Shqiperi, te drejta qe burojne nga konventa nderkombetare", ka theksuar ai.
Duke shtuar se pjesmarrja e Partise per Bashkimin e te Drejtat e Njeriut ne
qeverine aktuale shqiptare, "eshte fakt qe tregon kontribut e minoritetit ne
jeten politike dhe sociale te vendit fqinj, mik". Gjithashtu, Karamanlis, ka
pohuar se qeveria e tij po punon per integrimin ekonomik dhe social te
emigranteve shqiptare te cilet kane dhene nje kontribut ne stabilitetin
ekonomik te Greqise por edhe ne zhvillimin e Shqiperise. Nje tjeter ceshtje
qe u prek ne takimin mes dy lidereve ka qene edhe bashkepunimi ne kuadrin e
luftes kunder terrorizmit, kjo duke pasur parasysh qe shteti helen eshte ne
prag te Lojerave Olimpkie. Ne kete pike, Kryeministri Nano ka shprehur
angazhimin e plote te Shqiperise per bashkepunim ne fushen e sigurimit.

----------------------------------------------------------------------------


Shqiperia ne BE, ne vitin 2020

Qendra Europiane per Studime Politike, (EPC), nje Institut europian me
qender ne Bruksel, ka shprehur mendimin e saj se vendi yne, do te jete pjese
e Bashkimit Europian ne vitin 2020. Sipas EPC, Shqiperia do te anetaresohet
ne BE ne vitin 2020, ne te njejten kohe me Kosoven. Ne nje kumtese me titull
"Ku mbaron Europa", te publikuar ne internet, drejtori i Institutit per
studime politike, Fraser Kameron, parashikon raundet e ardhshme per
zgjerimin e BE-se. Ai e bazon vleresimin e tij ne pervojen e ish-vendeve
kandidate te Bashkimit Europian dhe kohen qe u nevojitet atyre per t'u
pergatitur per anetaresim. Sipas vleresimit te tij, Bullgaria dhe Rumania do
te anetaresohen ne BE ne vitin 2007, Kroacia, Norvegjia dhe Islanda ne vitin
2009, Turqia, Maqedonia, dhe Zvicra ne vitin 2012, Serbi e Mali i Zi, Bosnje
e Hercegovine, Shqiperia dhe Kosova ne vitin 2020, ndersa Ukraina, Belarusi
dhe Moldova do te anetaresohen ne vitin 2025. Kameron mendon se Rusia,
Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbajxhani do te mbeten jashte Bashkimit Europian.
Ky parashikim i Institutit, vjen nderkohe qe qeveria shqiptare eshte
angazhuar ne reformat integruese dhe shume kohe pas berjes publik te
raportit te BE mbi ecurine e ketyre reformave. Ne lidhje me procesin
integrues, polet e politikes shqiptare akuzojne njeri-tjetyrin per pengese
te ecurise dhe perparimit te ketyre reformave. Gje e cila u vu re edhe ne
debatin e fundit parlamentare, kur deputetet diskutuan mbi kete raport.

----------------------------------------------------------------------------

http://www.shekulli.com.al/
Nano-Karamanlis, drejt zgjidhjes rikthimi i pronave tė bllokuara qė nga 1940

Nano pritet nė Athinė nga kryeministri grek "Shqipėria pėr nė BE ka nė krah
Greqinė"

"Zgjidhje pėr pronat e shqiptarėve nė Greqi dhe grekėve nė Shqipėri"

Altin Metaj


ATHINE- Kryeministri Fatos Nano dhe ai grek Kostas Karamanlis, kanė rėnė
dakord, dje, gjatė takimit tė tyre nė Athinė pėr ngritjen e njė komisioni nė
nivel ekspertėsh, pėr shqyrtimin e kthimit tė pronave tė shtetasve shqiptarė
nė Greqi dhe atyre grekė nė Shqipėri. Kjo ėshtė bėrė e ditur pas takimit nga
vetė kryeministri Nano, i cili tha se "vendosėm pėr tė filluar mė gjerė
konsultimet e pėrbashkėta tė ekspertėve pėr implementimin e detyrimeve qė
rrjedhin nga Traktati i Fqinjėsisė sė Mirė, Bashkėpunimit dhe Sigurisė midis
dy vendeve tona, nė mėnyrė tė veēantė nga neni 15 i kėtij traktati, i
nėnshkruar nė vitin 1996 dhe i ratifikuar nga parlamentet e dy vendeve tona
nė 1997". Ėshtė hera e parė qė nė njė takim tė tillė zyrtar midis palės
greke dhe shqiptare flitet edhe pėr pronat e shtetasve grekė nė Shqipėri.
Kryeministri shqiptar Fatos Nano ka filluar dje, nė Athinė njė vizitė
zyrtare disaditore dhe Nano ėshtė kryeministri i parė qė viziton Athinėn pas
zgjedhjeve greke tė 7 marsit. Gjatė takimit me kryeministrin e sapozgjedhur
Karamanlis, i cili zgjati rreth njė orė, tė dy kryeministrat shprehėn
vullnetin dhe dėshirėn e mirė pėr tė forcuar marrėdhėniet ndėrmjet dy
vendeve si dhe pėr zgjidhjen e problemeve qė kanė tė dy vendet nga e
kaluara.
Pronat
Ngritja e njė komisioni, i cili do tė merret me rikthimin e pasurive tė
sekuestruara nga tė dy vendet pas 1940, pėrshpejtimi i legalizimit tė
emigrantėve si dhe pėrkrahja greke pėr integrimin shqiptar nė Bashkimin
Evropian ishin pikat kryesore, mbi tė cilat edhe u zhvilluan bisedimet.
Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė pronave, tė dy vendet angazhohen qė tė zbatojnė
nenin 15 tė Traktatit tė Miqėsisė dhe Bashkėpunimit tė nėnshkruar nga tė dy
vendet mė 1996 dhe tė ratifikuar nga parlamentet e tė dy vendeve mė 1997.
"Nisur nga sensibilitetet e shprehura kohėt e fundit ne shqyrtuam me
vėmendjen e duhur dhe shprehėm vullnetin e pėrbashkėt politik pėr t'u
angazhuar nė zgjidhjen e ēėshtjeve tė mbetura pezull nga e shkuara historike
si ēėshtja e pronave tė shtetasve shqiptarė nė Greqi dhe tė shtetasve grekė
nė Shqipėri. Prandaj vendosėm tė nisim menjėherė konsultimet e pėrbashkėta
tė ekspertėve pėr implementimin e detyrimeve qė rrjedhin nga Traktati i
Miqėsisė, i Sigurisė dhe i Bashkėpunimit midis dy vendeve tona, nė mėnyrė tė
veēantė nga neni 15 i kėtij traktati qė u nėnshkrua nė vitin 1996 dhe qė u
ratifikua nga parlamentet e tė dy vendeve tona nė vitin 1997", -tha Nano pas
takimit nė konferencėn pėr shtyp. Nga ana e tij, kryeministri grek vlerėsoi
ecurinė e Shqipėrisė dhe siguroi mbėshtetjen greke pėr integrimin e saj nė
Europė. Pjesėmarrja e PBDNJ-sė nė koalicionin qeveritar ėshtė njė garanci qė
qeveria "Nano" jep pėr zbatimin e tė drejtave tė minoritetit grek nė
Shqipėri, tha nga ana e tij Karamanlis. Kryeministri grek u shpreh se
"marrėdhėniet tona kanė hyrė tashmė nė njė rrugė tė qėndrueshme dhe tė
pakthyeshme drejt progresit tė vazhdueshėm". "Jam i kėnaqur qė qeveria
shqiptare pėrmes kryeministrit tė saj rikonfirmon angazhimin dhe vullnetin
pėr forcimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve tona, duke e konsideruar Greqinė
si njė mik dhe partner tė sinqertė", -u shpreh kryeministri grek.
Kryeministri Nano, pėrveē tė tjerash shprehu mirėnjohjen pėr mbėshtetjen
greke dhe nisur nga kjo u shpreh i sigurt se Shqipėria do tė nėnshkruajė
Marrėveshjen e Asociim -Stabilizimit deri nė mesin e 2005. "Sa i pėrket
perspektivės evropiane tė Shqipėrisė, sigurisht qė tani bėmė hapa tė sigurtė
dhe po bėhet njė pėrpjekje e madhe pėr arritjen e objektivave qė ka vendosur
Komisioni Evropian dhe se vendi fqinj nė pėrpjekjen e tij tė madhe pėr
integrim nė BE do tė ketė nė krah tė tij Greqinė",-tha Karamanlis. Nė
kuadrin e Lojėrave Olimpike tė Athinės, Nano garantoi qeverinė greke se do
tė ketė njė bashkėpunim tė tė gjitha strukturave tė qeverisė dhe tė shtetit
shqiptar, veēanėrisht tė atyre tė Rendit, tė Mbrojtjes dhe tė shėrbimeve
tona inteligjente pėr mbarėvajtjen dhe zhvillimin me sukses tė Lojėrave
Olimpike tė Athinės, e cila ėshtė njė sfidė jo vetėm pėr Greqinė, por edhe
pėr ne fqinjėt e vendeve tė tjera tė rajonit, pėr gjithė Evropėn nė luftėn
pa kompromis kundėr terrorizmit dhe veprimtarive tė krimit tė organizuar.
Kryeministri Nano pati njė takim me ministrin e Jashtėm grek Moliviatis dhe
kryetaren e Parlamentit grek znj. Benaqis.

06/05/2004


-------------------------------
 © 2003 Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al/



Faqe 2 - Politikė
6Maj 2004

Karamanlis - Nano propozimi

Karamanlis e Nano bien dakord mbi komisionin pėr pronat e shqiptarėve nė
Greqi dhe tė grekėve nė Shqipėri

Ēamėve u bashkangjitet "ēėshtja greke"
Nano: Ramė dakord tė zgjidhim ato qė kemi lėnė pezull

Nga Athina Luljeta Progni & Marko Caka


Kryeministrat e Greqisė dhe Shqipėrisė bien dakord pėr shqyrtimin mes
grupeve tė veēanta tė ekpertėve nga tė dy vendet pėr tė drejtat pėr pronat e
shqiptarėve nė Greqi dhe pronat e grekėve nė Shqipėri.

Takimi mes Karamanlisit dhe Nanos, qė ka zgjatur mbi 45 minuta, ka shmangur
termin "ēamėt", duke e zėvendėsuar atė "me tė drejtat e shqiptarėve pėr
pronat nė Greqi dhe tė drejtat e grekėve pėr pronat nė Shqipėri". Tė dyja
zyrat e kryeministrave kanė pohuar dje se, gjatė takimit tė zhvilluar pa
praninė e medias, ēėshtja e emigrantėve shqiptarė nė Greqi dhe e minoritetit
grek nė Shqipėri janė konsideruar mes dy kryeministrave si dy urat lidhėse
mes dy vendeve, ndėrkohė qė siguria e kufijve tė pėrbashkėt nė prag tė
Lojėrave Olimpike do tė jetė prioritet i tė gjitha strukturave tė
specializuara, si nga Tirana, ashtu dhe nga Athina.

Menjėherė pas takimit dy kryeministrat kanė bėrė deklarata pėr shtyp. Nė
fjalėn e tij Karamanlis tha se qeveria greke do ta mbėshtesė plotėsisht
Shqipėrinė nė pėrpjekjet e saj nė integrimin e saj nė proceset e integrimit
evropian dhe nė struktuarat euroatlantike. Gjithashtu, Karamanlisisi theksoi
se qeveria e tij po vazhdon me hapa pozitivė nė integrimin e ekonomik dhe
social tė emigrantėve shqiptarė. "E informova kryeministrin shqiptar pėr
hapat tepėr pozitivė qė ka marrė Greqia dhe qeveria greke, pėr integrimin
ekonomik dhe social tė emigrantėve shqiptarė, tė cilėt kanė dhėnė njė
kontribut nė stabilitetin ekonomik tė Greqisė, por edhe nė zhvillimin e
Shqipėrisė", tha Karamanlis gjatė konferencės pėr shtyp. Ndėrkohė, nė
deklaratėn e tij pėr shtyp, Karamanlis nuk e shtjelloi fare problemin mė
serioz qė ekziston ndėrmjet dy vendeve, atė tė ēėshtjes ēame, njė konfirmim
qė pritej me shumė interes nga ana e mediave shqiptare, ku siē ishte
vendosur nė Samitin e Sarajevės, qė tė dy krerėt e lartė do ta bisedonin dhe
do tė kėrkonin gjetjen e njė formule tė pėrbashkėt nė lidhje me kėtė
ēėshtje. Madje, kėtė pikė tepėr tė rėndėsishme pėr palėn shqiptare,
Karamanlis e la ta konfirmonte mė mirė kryeministri shqiptar, Fatos Nano.
Ajo qė theksoi si tė njė rėndėsie tė veēantė kryeministri grek ishte ēėshtja
e minoritetit grek nė Shqipėri. "Siē e dini, u japim rėndėsi tė veēantė
ēėshtjeve tė minoritetit grek qė jeton nė Shqipėri, tė drejta qė burojnė nga
konventa ndėrkombėtare. Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut ėshtė pjesė
e koalicionit qeveritar nė Shqipėri, fakt qė tregon kontributin e
minoritetit nė jetėn politike dhe sociale tė vendit fqinj e mik", tha
Karamanlis.

Deklaratat e Nanos
Kryeministri shqiptar, nė deklaratėn e tij pėr shtyp menjėherė pas takimit,
ka falėnderuar homologun e tij grek pėr ftesėn, si kryetari i parė i njė
qeverie qė viziton Athinėn pas konstituimit tė qeverisė sė re. Ai ka
falėnderuar gjithashtu edhe mbėshtetjen e hapur tė kryeministrit Karamanlis
nė pėrpjejet e Shqipėrisė nė rrugėn e integrimit nė NATO dhe BE. "Unė mora
mbėshtetjen e qartė tė kryeministrit Karamanlis qė Greqia do tė vazhdojė tė
jetė pėrkrah Shqipėrisė nė kėtė proces historik qė ndikon edhe nė zhvillimin
e mbarė rajonit, duke synuar edhe mbylljen e negociatave dhe nėnshkrimin e
marrėveshjes sė asocimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian, para mesit tė
vitit 2005, si dhe pėr tė pėrcaktuar njė rrugė dhe kalendar tė qartė pėr
antarėsimin e Shqipėrisė nė NATO, ku Samiti i Stambollit, nė qershor tė
kėtij viti ėshtė njė kartė e rėndėsishme", tha Nano. Ndėrkohė, kreu i
qeverisė shqiptare komunikoi edhe bisedimet lidhur me atė qė njihet prej
vitesh si "ēėshtja ēame", por pa e prekur me kėtė emėrtim. "Nisur nga
sensibilitetet e shprehura kohėt e fundit ne e shqyrtuam me vėmendjen e
duhur dhe tė posaēme dhe shprehėm vullnetin e pėrbashkėt politik pėr tė
zgjidhur tė gjithė ēėshtjet e mbetura pezull nga e shkuara historike, si
ēėshtja e pronave tė shtetasve shqiptarė nė Greqi dhe atyre grekė nė
Shqipėri", tha Nano, duke deklaruar se mes tij dhe homologut grek ishte rėnė
dakord pėr tė filluar mė gjerė konsultimet e pėrbashkėta tė ekspertėve pėr
implementimin e detyrimeve qė rrjedhin nga Traktati i Fqinjėsisė, firmosur
nė vitin 1996 dhe ratifikuar nga Kuvendi nė vitin 1997.

Takimet e ardhshme tė Nanos
Kryeministri Nano, i cili shoqėrohet nė kėtė vizitė nga ministri i Shtetit,
Marko Bello, kreu i Komisionit tė Politikės sė Jashtme, Zela, si dhe kreu i
PBDNJ-sė, Vangjel Dule, do tė takohet sot nė mesditė me biznesmenėt nė
lidhjen e industrialistėve grekė. Mė pas Nano do tė takohet me liderin e
opozitės, Papandreu, me ministrin e Mbrotjes, Spiliotopus, dhe me kryetaren
e Bashkisė sė Athinės, Dora Bakojani. Ndėrkohė, nesėr Nano do tė takohet
edhe me presidentin grek, Stefanopulos. Ndėrsa takimi i fundit do tė jetė nė
ambientet e ambasadės shqiptare nė Athinė me komunitetin e shqiptarėve nė
Greqi.



Karamanlis cakton "njohėsin e Shqipėrisė"
Iliopulos, ambasadori qė do koordinojė "ēėshtjen ēame"


Ish-ambasadorit grek, Iliopulos, do t“i duhet tė kthehet sėrish nė Tiranė,
por kėtė herė jo si diplomat, por si ekspert pėr njė nga ēėshtjet mė tė
diskutueshme mes dy vendve, atė tė pronave tė popullsisė ēame. Sipas
burimeve pranė shefit tė qeverisė shqiptare, mėsohet se nė momentin qė
kryeministri Nano ka hedhur ēėshtjen ēame nė tavolinė pėr diskutim,
kryeministri grek, Karamanlis, ka thirrur ish-ambasadorin grek nė Shqipėri,
Iliopulos, duke e udhėzuar atė qė menjėherė tė marrė nė dorė rolin e
koordinatorit mes grupit tė ekspertėve grekė dhe atyre shqiptarė, qė do tė
merren me zgjidhjen e ēėshtjes sė pronave shqiptare nė greqi dhe
anasjelltas. Ish-ambasadori Iliopulos pritet tė vizitojė sė shpejti Tiranėn
pėr tė filluar menjėherė nga puna si koordinator pėr ēėshtjen nė fjalė.

Pėr kėtė ēėshtje edhe qeveria shqiptare pritet tė ngrejė me shpejtėsi grupin
e ekspertėve. Roli i kėtij grupi ekspertėsh, ngritur nga tė dy palėt, ėshtė
tė pėrcaktojė edhe njė afat kohor tė zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje, duke e
futur kėtė problem nė njė rrugė tjetėr debatimi.

Ndėrkohė, burime pranė kryeministrit Nano kanė pohuar dje pėr "Panorama" se
termi "popullsi ēame" apo "pronat ēame" janė shamngur nga fjalori i dy
shefave tė qeverive me argumentin se, "ēamėt janė popullsi shqiptare dhe, si
e tillė, nuk ėshtė e nevojshme tė ketė pėrcaktime tė tjera".



Sherri nė parti
Dule-Karamanlis, diskutohet pėr PBDNJ


Nė mėnyrė tė befasishme me delegacionin shqiptar nė Athinė ėshtė shfaqur
edhe kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule. Pėrfshirja e partisė sė tij nė qeverisje
ka qenė pjesė e diskutimit mes dy kryeministrave, ndėrkohė qė prania e tij
nė tryezė ėshtė servirur si argument i integrimit nė jetėn shqiptare tė
minoritetit grek qė jeton nė Shqipėri. Mė pas, nga pjesėtarėt e delegacionit
shqiptar ėshtė folur edhe pėr njė takim tė veēantė mes Karamanlisit dhe
Dules, ku janė diskutuar debatet e fundit ne gjirin e kėsaj partie e,
sidomos, sherri mes kreut tė PBDNJ-sė dhe deputetit Karamelo. Sipas tė
njėjtave lajme, mėsohet se Dule ka marrė mbėshtetjen e kreut tė qeverisė
greke pėr qėndrimin e mėtejshėm nė krye tė formacionit politik tė PBDNJ-sė.
Por, dje vonė, lajmi pėr njė takim tė tillė ėshtė mohuar nga kėshilltarėt
pranė Nanos, tė cilėt kanė pohuar se i vetmi takim mes Karamanlisit dhe
Dules ka qenė momenti kur ai ėshtė ndodhur nė tryezė sė bashku me
delegacionin e udhėhequr nga Nano.



Tre bomba alarmojnė Athinėn

Tre shpėrthime tė lehta, tė paralajmėruara mė parė nga njė telefonatė
anonime, kanė dėmtuar dje nė mėngjes stacionin e policisė nė lagjen Kalithea
nė qendėr tė Athinės. Shpėrthimi, qė ka ndodhur vetėm 100 ditė pėrpara
fillimit tė Lojrave Olimpike, ka sjellė plagosjen e njė polici dhe shumė
frikė. Megjithatė, drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar kanė pohuar
se ky shpėrthim nuk ka lidhje me Olimpiadėn.