© 2003 Gazeta Panorama

Faqe 6 - Politikė
6Korrik 2004

Tė vegjlit pėrforcojnė lėvizjet

Marrėveshja Ruēi-Topi, nė Gjykatėn Kushtetuese



Tė vegjlit kanė bėrė dje tentativėn e parė pėr t'iu kundėrvėnė tė mėdhenjve,
duke projektuar edhe alternativa politike. Menjėherė pas braktisjes sė
byrosė parlamentare, ata janė mbledhur nė mėnyrė tė fshehtė nė njė nga zyrat
e Kryesisė sė Kuvendit, pėr tė vendosur paraprakisht se si do tė manovrojnė
me situatėn. Dhe, duket se kanė pasur rezultatet e para. Tė vegjlit kanė
dalė dje me dy alternativa, pėrsa i pėrket qėndrimit tė tyre, pas paktit
PS-PD, me Kodin Zgjedhor. Ata kanė hedhur idenė e bashkimit tė forcave tė
tyre politike, nė njė tė vetme si dhe t'i drejtohen Gjykatės Kushtetuese pėr
interpretim nga ana ligjore pėr barazinė e votės. Gjithashtu, tė vegjlit
kanė vendosur qė tė zyrtarizojnė propozimet nė njė deklaratė tė vetme, duke
organizuar nesėr tryezėn e paralajmėruar nga Nard Ndoka dhe Ekrem Spahia,
javėn qė kaloi.

Poli i tretė
Pakti zgjedhor PS-PD, ka detyruar aleatėt e tyre qė tė nisin tentativat pėr
mbijetesė, duke kėrcėnuar me krijimin e njė koalicioni mė vete. Madje, ka
dhe njė kandidat pėr drejtimin e polit tė tretė, qė ėshtė pretendenti i
fronit mbretėror, Leka I. Megjithatė, dje ėshtė diskutuar, parimisht, rreth
kėsaj lėvizjeje tė re, pasi gjithēka do tė varet nga sjella e PS-sė dhe
PD-sė. Burimet prezente, gjatė takimit, theksojnė se tani pėr tani ėshtė
lėnė qė tė mos merren me emra konkretė pėr drejtimin e koalicionit tė ri,
por me alternativėn qė do t'i bashkojė. Shkak pėr kėtė vendim, janė bėrė
precedentėt e mėparshėm, duke qenė se edhe herė tė tjera ėshtė tentuar njė
gjė e tillė. "Dėshtimet e deritanishme kanė ardhur si shkak i pretendimeve
tė liderėve tė kėtyre partive, ku ēdonjėri prej tyre ka shfaqur bindjen se
ėshtė mė i votuar se tjetri. Nuk mund tė bėjmė tė njėjtin gabim sėrish, aq
mė tepėr, nė kėtė situatė", thanė burimet.

Denoncimi
Tė vegjlit kanė ndjekur edhe anėn ligjore pėr t'iu kundėrpėrgjigjur vendimit
tė dy partive tė mėdha, pėr Kodin Zgjedhor. Ata kanė gjetur argumente
juridike pėr tė hedhur poshtė marrėveshjen dypalėshe. Kėshtu, burimet bėnė
tė ditur se protokolli zgjedhor ka shkelje tė sė drejtės sė votės, ndaj, dhe
do tė ēohet nė Gjykatėn Kushtetuese. Duke sqaruar motivin, burimet theksuan
se "komisioni bipartizan ėshtė njė shkelje e standarteve ndėrkombėtare pėr
proceset zgjedhore, duke pėrjashtuar padrejtėsisht spektrin politik nga
ndryshimet nė legjislacionin zgjedhor". Sipas tyre, e drejta e vendimmarrjes
nė komsion, u ėshtė lėnė PS-sė dhe PD-sė, ndėrkohė qė tė vegjlit kanė vetėm
tė drejtėn e propozimeve. Kjo do tė jetė edhe logjika, qė do tė ndiqet kur
ēėshtja t'i kalojė Gjykatės Kushtetuese pėr interpretim.

------------------------
Mediu kritikon motivimin e kthimit tė ligjit tė pronave

"Moisiu, tė mbrojė Kushtetutėn"

Republikanėt pėrshėnd-esin vendimin e presidentit Moisiu, pėr tė kryer
ligjin e pronave, por nuk janė dakord me motivimin qė i bėhet. Kryetari i
Partisė Republikane, Fatmir Mediu, ka deklaruar dje se "thelbi i
kundėrshtimit dhe i mosdekretimit duhet tė ishte mungesa e kushtetueshmėrisė
sė kėtij ligji". Sipas tij, presidenti i Republikės nuk ėshtė nė krye tė
shtetit pėr tė kėnaqur shijet e njėrės apo tjetrės forcė politike, por pėr
tė garantuar qė legjislacioni shqiptar qė tė jetė komform Kushtetutės. Ai i
ka kėrkuar Kuvendit dhe opozitės qė ta shohė me seriozitet problemin e
pronave private nė Shqipėri, nė mėnyrė qė tė respektohet kjo e drejtė. Pėr
mė tepėr, Mediu ėshtė i bindur se ky ligj do tė krijojė edhe probleme shumė
tė mėdha sociale, sepse shkel tė drejtėn e pronės private. Pėr tė eliminuar
pasojat, ai bėn thirrje pėr rishikimin e Ligjit 7501. "Partia Republikane e
konsideron pozitive mosdekretimin e ligjit pėr pronat, nga presidenti i
Republikės, por nga ana tjetėr, qėndrojmė nė bindjen tonė qė ky projektligj
nuk ėshtė i pavlefshėm, thjesht pėr faktin se nuk janė tė kėnaqur dy forcat
politike qė kanė tė njėjtin qėndrim parimor pėr ēėshtjen e pronave; marrjen
e pronės private nga pronari i ligjshėm, por mungesa e kushtetueshmėrisė sė
kėtij ligji", tha dje Mediu, i cili ka sqaruar se partia qė drejton, ka
tashmė gati tė gjitha amendamentet qė duhen pėr ta kthyer pronėn tek i zoti.
Sipas tij, nė rast se parlamentarėt kanė dėshirė tė provojnė se janė tė
zgjedhurit e popullit, atėherė ky ėshtė njė shans qė u jepet.

-----------------------------


http://www.korrieri.com/

Pronat, PS rrezon dekretin e Moisiut
E Marte, 06 Korrik 2004


Partia Socialiste paralajmeron se nuk do te miratoje dekretin e Presidentit
per rishqyrtimin e ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave. Sekretari i
Pergjithshem, Gramoz Ruci: "Kthimi i ligjit eshte bere per arsye politike
dhe ai nuk do te ndryshoje"

Ergys GJENCAJ

Mazhoranca socialiste do te rrezoje dekretin e Presidentit te Republikes per
rishqyrtimin ne Parlament te ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave.
Socialistet vleresojne se dekreti presidencial nuk ka asnje baze ligjore dhe
kushtetuese, qe ky ligj te kthehej per shqyrtim ne komisionet parlamentare.

Sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste, Gramoz Ruci, ka pohuar se
kthimi qe Presidenti Alfred Moisiu, i beri ligjit per pronat nuk ka asnje
arsye kushtetuese. Per Rucin, "mosmiratimi i ligjit te pronave eshte thjesht
per arsye politike". Sekretari socialist pohon se ai nuk eshte ne njohje te
argumentave te Presidentit, por se nga nje bisede qe ka zhvilluar me Kreun e
Shtetit, ka mesuar prej tij (nga Moisiu) se mosarritja e konsensusit per
nenin 15 te ligjit, qe ka te beje me kryesimin e Komitetit Shteteror per
Kthimin dhe Kompensimin e Prones, ka sjelle edhe kthimin ne Parlament te
ligjit. Ruci shprehet, se "meqe minoranca (opozita) u largua ne nenin 15 te
projektligjit dhe meqe ky konsiderohet nje ligj i rendesishem, atehere
perdoren aresye te ndryshme jokushtetuese". Por, sipas Sekretarit te
Pergjithshem te PS, ligji i vertete per kthimin dhe kompesimin e
ish-pronareve jane 14 nenet e para dhe jo neni 15 e pas tij. "Nuk eshte neni
15 e mbrapa, pasi ky nen dhe nenet pas tij, kane vetem procedura", theksoi
ai. Ndersa gjithcka tjeter qe deklarohet nga opozita, per perfaqesuesin e
PS, "ishte nje qendrim politiko-elektoral". Pasi, sipas tij, deri ne nenin
14, gjithcka ka pasur bekimin dhe konsensusin e pozites dhe opozites. "Duke
pare qe ish-pronaret ngelen te pakenaqur nga opozita kryesore shqiptare,
atehere per t'i mbajtur me shprese dhe per t'i mbartur si barre sociale per
votimet e radhes, beri ate veprim politiko-elektoral dhe kjo eshte e drejte
e tyre. Une nuk mund ta paragjykoj. Por kjo nuk eshte aresye qe une te
anulloj ligjin, apo te ndryshoj qendrimin. Sepse cfaredo lloj qendrimi te
ndryshoj une, nuk ndryshon ligji i kthimit dhe kompesimit te pronave",
deklaroi Ruci. Nje deklarim qe paralajmeron rrezimin e dekretit te Moisiut.

Socialistet, qe diten e kthimit te ligjit per shqyrtim nga ana e
Presidentit, fundjaven e kaluar, kane theksuar se jane kunder ketij veprimi.
Ata kane vleresuar se veprimi i Presidentit Moisiu nuk ka pasur asnje baze
ligjore dhe kushtetuese dhe ne kete menyre ata kane shprehur pozicionin e
tyre per rrezimin e dekretit ne Kuvend. Por, miratimi i vendimit te PS ne
Kuvend eshte ne dyshim, duke pasur parasysh pozicionin qe do te marrin
deputetet e vete PS, pjesetare ne Levizjen Socialiste per Integrim, te
drejtuar nga Ilir Meta. Ne kete menyre, eshte ne rrezik arritja e numerit te
votave qe mund te bejne te mundur miratimin e dekretit te Presidentit, pasi
gezon mbeshtetjen e te gjithe deputeteve te opozites dhe grupit te Metes.


------------------
PR: Moisiu veproi drejt per ligjin e pronave
E Marte, 06 Korrik 2004
Partia Republikane ka pershendetur dje, mosdekretimin e ligjit "Per Kthimin
dhe Kompensimin e Pronave" nga Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, duke
e cilesuar ate si nje vendim pozitiv. Kryetari i republikaneve, Fatmir
Mediu, u shpreh se forca qe ai drejton, vazhdon te qendroje ne bindjen, qe
ky projektligj eshte i pavlefshem, jo vetem per faktin se nuk jane te
kenaqur dy forcat politike kryesore, por edhe per mungesen e
kushtetuetshmerise qe ka sipas tij, ky ligj. "Presidenti i Republikes nuk
eshte ne krye te shtetit per te kenaqur shijet e njeres apo tjetres force
politike, por per te garantuar qe legjislacioni shqiptar te jete komfort
Kushtetutes. Ne i kerkojme Kuvendit dhe vecanerisht opozites qe ta shikoje
me seriozitet problemin e pronave private ne Shqiperi, ne menyre qe ajo te
respektohet. Kerkoj qe Presidenti te jete me i qenesishem ne qendrimet e
tij", deklaroi dje, ne nje konference per median, Mediu.

---------------------------------------


06/07/2004 Shekulli http://www.shekulli.com.al/

Pronat, kthimi pėr arsye politike


Sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė Gramoz Ruēi u shpreh se ligji pėr pronat
ėshtė kthyer nga presidenti pėr arsye politike. "Nuk jam njohur ende se ē'
motive ka patur presidenti qė e ka kthyer ligjin e pronave. Nėse ka motive
kushtetuese, sigurisht do tė ketė ndryshim qėndrimi, por mesa di unė qė jam
marrė gjatė me kėtė ligj, nuk ka arsye kushtetuese. Mosmiratimi i ligjit tė
pronave ėshtė thjesht pėr arsye politike", -u shpreh Ruēi. Sipas tij, kjo do
tė thotė qė meqė minoranca, opozita u largua nė nenin 15 dhe meqė ky
konsiderohet njė ligj i rėndėsishėm, atėherė pėrdoren arsye tė ndryshme
jokushtetuese, megjithatė nuk kam lexuar argumentet, por nga bashkėbisedimi
qė kam bėrė me presidentin kėtė mė ka paraqitur. Unė i kam thėnė
presidentit, tha Ruēi, se ligji i vėrtetė pėr kthimin e kompensimin e
pronave ish-pronarėve janė 14 nenet e para. Sipas Ruēit, nuk ėshtė neni 15
dhe ato pas tij. "Ato kanė procedura, pra qėndrimi ose kthesa e menjėhershme
e opozitės e deri tek ligji i vėrtetė, janė miratuar me votat e pozitės dhe
tė opozitės, ky ishte njė qėndrim politiko-elektoral. Duke parė qė
ish-pronarėt ngelėn tė pakėnaqur nga opozita kryesore, atėherė pėr t'i
mbajtur me shpresė dhe pėr t'i patur si bazė sociale pėr votimet e radhės
bėri atė veprim politik", -shpjegoi Ruēi. Ėshtė e drejtė e tyre. Unė nuk
mund ta paragjykoj, tha Ruēi, por kjo nuk ėshtė arsye qė unė tė anuloj
ligjin apo tė ndryshoj qėndrimin se ēfarėdolloj qėndrimi tė ndryshoj unė nuk
ndryshon ligji i kthimit dhe kompensimit tė pronave.