Faqja 14/15 - SPECIALE Tetor 6, 2004 http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm



DOSSIER


Historitė e bujshme tė atyre viteve dhe festimet pėr martesėn e mbretit me
konteshėn Apony. Dhuratat e mesazhet qė mori ēifti nga liderėt e botės.

Si u vodhėn bizhuteritė e Cartierit nė martesėn e Zogut

Rezarta Delisula

Ishte 27 prilli 1938. 80 tė ftuar specialė, mes tė cilėve Dinastia
Mbretėrore Italiane e Savojės, Duka i Bergamos, ambasadorėt e Belgjikės,
Rusisė, Japonisė dhe Iranit, tė cilėt nuk kishin seli diplomatike nė
kryeqytet, mes shumė tė pranishmėve tė tjerė dhe dhuratave speciale, morėn
pjesė nė ceremoninė martesore tė mbretit tė shqiptarėve. Nė moshėn
43-vjeēare mbreti Zog kremtoi martesėn e tij me konteshėn Geraldine Apony.
Ministri gjerman nė Tiranė i dorėzoi mbretit tė shqiptarėve dhuratėn e
Hitlerit, qė ishte mė e shtrenjta ndėr tė tjerat. Mbretėrit e Italisė,
Anglisė, Egjiptit, Norvegjisė, Suedisė dhe Duka i madh i Luksenburgut i
dėrguan mbretit tė shqiptarėve dhuratat dhe urimet pėr kėtė martesė. Vetė
presidenti amerikan Ruzvelt, ngarkoi ambasadorin e tij nė Tiranė pėr t'i
komunikuar mbretit mesazhin e martesės. Jugosllavėt sollėn nė Tiranė
dirigjentin e njohur Balohoviē, i cili udhėhoqi njė koncert tė posaēėm me
kėtė rast. Mes njerėzve tė njohur tė kohės, diplomatėve e familjeve
mbretėrore, nė Tiranė mbėrriti edhe pėrfaqėsuesi i firmės sė madhe franceze
tė bizhuterive tė ēmuara "Cartier". Por, pikėrisht nė kėtė moment, ndodhi
edhe njė prej ngjarjeve tė rralla e mbase mė tė rrallave qė ka pėsuar kjo
kompani nė gjithė kėto vite.


Vjedhja
Teksa pėrfaqėsuesi i firmės franceze z.Cartier kishte ardhur nė Tiranė pėr
tė qenė pjesėmarrės nė martesėn e mbretit tė shqiptarėve, Ahmet Zogu, disa
fshatarė, duke e ditur mirė vlerėn e bizhuterive qė ai mbante me vete, kryen
vjedhjen, e cila mund tė jetė mė e madhja ndėr kohėra. Themi kėshtu, pasi
duke iu referuar gazetave tė kohės, bizhutė arrinin vlerėn e mė shumė se
disa milionė franga ari. Vjedhėsit e bizhuterive me vlerė ranė dakord pėr
t'ua shitur brilantet e gurėt e tjerė tė ēmuar disa tregtarėve napolitanė.
Plani i guximtarėve shkoi pėr mrekulli. Vjedhja ishte programuar nė udhėn e
kthimit tė pėrfaqėsuesit tė firmės "Cartier". "Pėrfaqėsuesi i firmės
parisjane z.Cartier kishte shkue nė prill nė Tiranė me rastin e Martesės
Mbretnore me nji sasi tė madhe xhevahiresh pėr t'i shitė dhe ishte nė udhėn
e kthimit qė ndodhi humbja e brillanteve. Z.Cartierin vetė fati e shtyni tė
dilte nė Brindizi tė pijė nji kafe e tė vonohet. Kur u kthye nė aerodrom
trimotori kishte ikun". Kėshtu e sjell ngjarjen "Gazeta Shqiptare" e datės
21 shtator 1938, pas gjetjes sė pjesės sė parė tė bizhuterive tė vjedhura.

Kėrkimet
Pak muaj pas vjedhjes sė madhe, nė shtator, gazetat italiane botuan lajmin e
mirė pėr gjetjen e disa prej bizhuterive tė ēmuara tė firmės "Cartier". Kėto
bizhuteri u gjetėn afėr qytetit tė Formias, disa tregtarėve napolitanė qė i
kishin blerė kėto nga disa fshatarė. Po sipas gazetave tė kohės, nė Formia u
bėnė shumė kėrkime nga ana e Z.Cartier dhe nga njė pėrfaqėsues i shoqėrisė
angleze ku ishin siguruar bizhutė. Mbi njė milion franga ari ishte vlera e
bizhuterive tė gjetura nė Formia, por kjo, sipas Z.Cartier, ishte vetėm njė
pjesė e tyre. Ndėrkaq, policia e Napolit vazhdoi kėrkimet pėr gjetjen e
pjesės tjetėr tė gurėve tė ēmuar, qė arrinin vlerėn e shumė milionėve.

Martesa
"Martesa mretėnore ushtoi nė tė gjithė botėn". Ky ėshtė titulli i madh i
"Gazetės Shqiptare" tė datės 29 prill 1938. Nė fakt, sipas pasqyrimeve nė
shtypin e kohės, festimet e martesės sė mbretit Zog zgjatėn disa ditė.
Darkat e shtruara me rastin e martesės ishin tė shumta. Pėr nder tė
gazetarėve kryeminisri Koēo Kota shtroi njė darkė nė hotel "Internacional",
njė prej hoteleve mė tė mira tė kohės. Veē gazetarėve vendės, tė ftuar ishin
tė gjithė ata gazetarė tė huaj qė pėrfaqėsonin agjenci dhe gazeta tė
njohura. Njė tjetėr darkė u shtrua pėr arsimtarėt, darka tė cilat u ndanė nė
dy net, pasi arsimtarėt e kryeqytetit ishin tė shumtė nė numėr. Njėra darkė
u shtrua nė hotel "Adriatik", ndėrsa tjetra nė hotel "Bristol". Njė tjetėr
dhuratė iu bė mbretit me rastin e martesės. Dhoma e tregtisė Italo-Orientale
vendosi qė studentit shqiptar qė mbaronte me nota shumė tė mira
Universitetin e Barit t'i jepej njė ēmim prej 500 lirash. Festimet mė tė
mėdha i pėrjetuan qyteti i Tiranės dhe i Durrėsit, ku mbreti shkoi pėr
vizitė njė ditė pas martesės sė tij. Sipas fotove tė kohės, sheshi para
Bashkisė sė vjetėr tė Tiranės, ku sot ndodhet Muzeu Historik Kombėtar, ishte
mbushur me njerėz tė veshur mire, qė festonin martesėn e mbretit. Po kėshtu
nė Durrės, teksa mbreti Zog dhe mbretėresha Geraldinė udhėtonin me njė
makinė tė hapur, populli priste duke duartrokitur e sigurisht kuriozė pėr tė
parė mbretėreshėn e re tė shqiptarėve.


MESAZHET NGA ME TE MEDHENJTE E BOTES

MBRETI I ANGLISĖ GEORGE VI
Me rastin e gėzueshėm tė martesės sė Lart Madhėrisė Suaj Mbretėresha
bashkohet tė dėrgojė L.M. Suaj edhe bashkėshortes Suaj pėrgėzimet Tona mė tė
pėrzemėrta dhe urimet Tona mė tė mira pėr lumturinė edhe mbarėvajtjen e Lart
Madhėrisė Suaj.

MBRETI I ITALISĖ VITTORIO EMANUELE
Me rastin e lumtur tė martesės sė Madhėrisė Suaj, Mbretėresha dhe Unė jemi
tė lumtur t'ju adresojmė pėrgėzimet tona mė tė sinqerta dhe t'Ju lutemi tė
kini mirėsinė tė pranoni urimet tona mė tė nxehta pėr lumturinė Tuaj
personale dhe pėr mbarėvajtjen e Shqipėrisė.

KANCELARI ADOLF HITLER
I lutem Lart Madhėrisė Tuaj tė pranojė urimet e mia mė tė pėrzemėrta me
rastin e martesės Tuaj.

PRESIDENTI TURK KEMAL ATATURK
Me rastin e evenimentit tė lumtur qė u festua prej Shqipėrisė Mike, i Lutem
Lart Madhėrisė Suaj tė pranoni Pėrgėzimet e Mia tė gjalla edhe urimet shumė
tė sinqerta qė formoj pėr lumturinė e Juaj personale edhe pėr atė tė
Familjes Mbretėrore.

PERANDORI I JAPONISĖ, HIROHITO
Me rastin e martesės sė Lart Madhėrisė Suaj Ju adresoj pėrgėzimet e Mia
shumė tė nxehta bashkė me urimet e Mia tė sinqerta pėr lumturinė e L.M.Suaj
dhe tė L.M.S Mbretėreshės.

MBRETI I GREQISĖ, GEORGE II
Me rastin e ngjarjes sė lumtur, i lutem Lart Madhėrisė Suaj tė pranoni tėrė
pėrgėzimet e Mia si dhe urimet shumė tė sinqerta qė formoj pėr LM Tuaj dhe
mbarėvajtjen e Vendit Tuaj fisnik.


Dhuratat qe mori Zogu per martese, sipas gazetes "Messaggero"

- Mbreti i Italisė V. Emanueli i dhuroi Geraldinės njė palė vathė dhe njė
unazė xhevahirėsh, si dhe statujėn e njė dragoi.
- Musolini i solli ēiftit mbretėror katėr vazo tunxhi me origjinė
napoleonike.
- Konti Ciano dhuroi njė tavolinė tė madhe argjendi
- Hitleri i bėri mbretit Zog dhuratėn mė tė ēmuar, njė automobil.
- Qeveria Greke dhuroi 3 tapete tė ēmuara.
- Qeveria Hungareze i dhuroi ēiftit njė pajton me katėr kuaj tė bardhė.

Fejesa e rreme e zogut
- 16 nėndor 1937. Pėrgėnjeshtrim lajmesh tė pathemelta. Nji komunikatė
zyrtare deklaron se lajmi i pėrhapun nga nji agjensi e huj, pėr ēka i pėrket
nji fejese tė afėrt tė Nalt Madhėnisė sė Tij Zogu I, nuk gjenė as nji
vėrtetim.

PARLAMENTI MIRATON MARTESĖN E MBRETIT
o Parlamenti Shqiptar mė 31 janar 1938, me kėrkesė tė mbretit Zog aprovoi
projektin e martesės sė tij me konteshėn Geraldine Apony. Ajo u vendos tė
bėhej me 27 prill 1938. Martesa u krye me ritin civil duke ruajtur secili
nga bashkėshortėt fenė e vet.

KONTI CIANO DESHMITARE I ZOGUT
o Nė ceremoninė martesore Zogu kishte dėshmitarė kunatin e tij Princ Habid
dhe Kontin Ciano, ndėrsa Geraldina kishte dėshmitar ambasadorin hungarez nė
Shqipėri dhe njė kushurirėn e vet.


Benci i Hitlerit, qė udhėtoi bashkė me familjen Shvarc

Situata nė Europė ishte e acaruar. Holokausti nazist kishte nisur tė merrte
pėrmasa tė mėdha. Pikėrisht nė vitin 1938 familja e pėrkthyesit Robert
Shvarc udhėtonte nga Sarajeva nė drejtim tė Elbasanit. Babai i njeriut qė na
solli shqip Remarkun ishte hebre, ndėrsa e ėma nga Elbasani. Kjo ishte
arsyeja e shpėrnguljes sė tyre, njė strehė mė e sigurt. Robert Shvarci
atėherė ka qenė rreth 7 vjeē. Teksa udhėtonin me trap nga Tuzi drejt urės sė
Bunės, djali i vogėl sheh njė makinė luksoze qė shkėlqente. I afrohet dhe u
kėrkon familjarėve t'i bėjnė njė foto. Kjo makinė ishte pikėrisht makina qė
Hitleri i dhuroi mbretit Zog me rastin e martesės. Kėtė histori Shvarci ia
ka treguar vetėm miqve tė tij mė tė mirė, histori e cila ėshtė pėrmendur
vetėm pas vdekjes sė pėrkthyesit tė madh. Foton ai e mbajti me vete dhe
kurrė nuk donte ta botonte. "Nuk dua tė qurravitem me historitė e familjes
sime", u ka thėnė Robert Shvarc miqve tė tij.


Historia e Cartierit qė thuri kurora martesore mbretėrish e njerėzish tė
njohur

Historia e Cartier-it realisht fillon kur Louis Francois Cartier (1809-1904)
ndoqi rrugėn e gjyshit tė tij, emrin e tė cilit mban dhe ai vetė. Ai e
filloi karrierėn e tij si ēirak te Adolphe Picard, nė njė fabrikė, dhe shumė
shpejt arriti tė bėhej njė prej argjendarėve mė tė mirė tė Parisit. Ai u bė
favoriti i princeshės Matildė, kushėrirė e Napoleonit III, gjė e cila i hapi
dyert e shoqėrisė pariziene. Tre bijtė e Alfred Cartier-it, Louis, Pierre
dhe Jaques, do ta transformonin biznesin e familjes sė tyre nė njė perandori
botėrore. Pasi hapėn njė dyqan nė Paris, nė 13 Rue de la Paix, dyqan i cili
vazhdon tė jetė edhe sot, hapėn njė degė nė Londėr, nė St. 4 Burlington dhe
njė nė New York. Cartier-ėt patėn klientelėn mė me influencė nė botė, duke
pėrfshirė kėtu ēdo kokė tė kurorėzuar nė Europė, pjesėn mė tė madhe tė
Maharajas-ve nė Indi dhe mbretėrve tė Siam-it dhe Nepal-it. Dyqani nė Londėr
drejtohej nga mė i riu nga djemtė e Alfred Cartier-it, Jaques Cartier, i
cili kishte si klientin e tij mė tė mirė princin e Galles-it, Eduartin VII.
Ky i fundit e kish cilėsuar Jaques-un si "argjendari i mbretėrve, mbreti i
argjendarėve". Ndėrsa dyqani nė New York ishte nėn drejtimin e Pierre
Cartier-it. Cartier-i nė Paris fillimisht e dėrgonte mallin e vet pėr t'u
shitur nė USA, nėpėrmjet Atlantikut, por shumė shpejt Pierre me ndihmėn e
Jules Glaenzer-it hapėn njė punishte nė New York. Nė vitin 1910 u hapėn dy
degė tė tjera, njė nė Moskė dhe njė nė Gjirin Persik. Tregtia po ecte kaq
mirė nė New York sa ata e zhvendosėn dyqanin nė Rrugėn e pestė 653, ku
lokalet ishin tė mrekullueshme. Hapja e kėtij dyqani nė New York e bėri tė
njohur Cartier-in nė tė gjithė botėn. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore Cartier
e vazhdoi aktivitetin e vet pėr shkak tė dizenjove origjinale dhe me
krijimtari tė spikatur. Gjatė kėtyre viteve ata hapėn dy degė tė tjera nė
botėn e modės sė plazhit, Cartier Cannes mė 1935 dhe Cartier Monte Carlo mė
1938. Degė tė tjera u hapėn edhe nė Gjenevė, Hong-Kong, etj. Nė fuksionimin
e perandorisė asokohe rol tė rėndėsishėm kishte Pierre Claudel, i biri i
Claude dhe Pierre Cartier. Louis dhe Jaques Cartier mbyllėn sytė nė vitin
1942 dhe nė vitin 1945 vėllai i tyre Pierre u bė presidenti i Cartier-it
Ndėrkombėtar dhe qė nga ai moment ai u mor me dyqanin nė Paris deri nė
momentin qė doli nė pension nė Gjenevė, nė vitin 1947. Nga fundi i viteve
1940 degėn e Londrės e drejtonte Jean-Jaques Cartier, ndėrsa degėn e New
Yorkut e drejtonte Claude Cartier. Nė vitin 1962 Claude Cartier shiti
dyqanin nė New York, por vazhdoi tė mbetej president i firmės deri nė vitin
1963. Nė vitin 1968 Cartier-i nga njė biznes familjar ishte shndėrruar nė
njė organizatė shumėkombėshe gjigante. Kjo firmė vazhdon edhe sot tė ruajė
tė gjallė magjinė e Cartier-it.