LZHK: NANO TE JAPE LLOGARI NE KUVEND PER PERMBYTJEN
Deputeti i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Eqerem Spahia, ka kerkuar dje qe
kryeministri Nano te informoje deputetet per situaten e krijuar ne Shkoder gjate
seances parlamentare te dites se hene. Sipas tij permbytja e Shkodres nuk erdhi
thjesht nga reshjet e shumta, por edhe si rezultat i hapjes se portave te
hidrocentraleve. Nese do te ishte hera e pare edhe mund te gjendesh ne befasi
por kjo kur ndodh ne vazhdimesi atehere duhet analizuar hollesisht pergjegjesia.
"Shiun nuk mund ta ndaloje as pushteti vendor dhe as qeveria. I kerkojme
kryeministrit Nano qe ne seancen e neserme te informoje Kuvendin e Shqiperise
mbi situaten alarmante ne Shkoder dhe masat e qeverise per te permbyturit",
tha Spahia. Ai shtoi se nuk eshte hera e pare qe Shkodra permbytet nga reshjet e
shiut. Kjo ka ndodhur shpesh jo vetem ne Shkoder, por edhe ne rrethe te tjera.
Permbytja e Shkodres nuk erdhi thjesht nga reshjet e shumta, por edhe si
rezultat i hapjes se portave te hidrocentraleve. "Qeveritaret kane ne dore
te kontrollojne portat e hidrocentraleve dhe te mos i hapin pikerisht kur
situata rendohet ne maksimum. Ketu duhet pare edhe politika qe po ndjek qeveria
me cmimin e energjise duke penalizuar rende qytetaret me kosto te
paperballueshme per nivelin e sotem te jeteses. Nderkohe qe nga ana tjeter hapen
portat e hidrocentraleve dhe cohen dem miliona e miliona kilovatore. Mos ndoshta
qeveria synon qe energjine elektrike vetem ta importoje?!", tha Spahia. Ai
shtoi se ne kohen qe banoret e rrethit te Shkodres kerkonin ndihme nga shteti,
filluan akuzat e ndersjellta mes pushtetit vendor dhe atij qendror. "Tashme
dihet se rrethi i Shkodres eshte i shperfillur nga qeveria persa u perket
investimeve te ndryshme, por sidomos per problemet e permbytjeve.
Natyrshem lind pyetja se cfare masash ka marre qeveria deri tani, duke pasur
parasysh permbytjet e meparshme, per mirefunksionimin e hidrovoreve dhe
furnizimin e tyre me energji elektrike, pastrimin e kanaleve kulluese,
funksionimin e kolektoreve te shkarkimeve, e te tjera?!", deklaroi kryetari
i PLL-se. Ai shtoi se pikerisht per t'u dhene pergjigje ketyre pyetjeve, bazuar
ne nenin 153 te Rregullores se Kuvendit, i kerkojme kryeministrit Nano qe ne
seancen e neserme, date 6 dhjetor 2004, te informoje Kuvendin e Shqiperise mbi
situaten alarmante ne rrethin e Shkodres dhe masat e qeverise per te permbyturit.