Shtune, 07 Shkurt 2004 KOHA JONE http://www.kohajone.com/

LEGALISTET PERKRAHIN PROTESTAT E PD-SE

Nje dite para fillimit te protestave masive Partia Levizja e Legalitetit, beri te ditur se u ka bere thirrje te gjithe perkrahesve te vet te dalin ne shesh ne oren 12. E gjithe kjo sipas tyre vjen si pasoje e zhvillimeve te mbrapshta politike ne vend dhe sidomos per keq-qeverisjen e partise ne pushtet, me pasoje rendimin e skajshem te jetes se shqiptareve. "Sistemi antihuman qe ka instaluar klika e socialisteve, reflektohet ne te gjitha rrafshet e jetes sone sic jane, gjendja e mjerueshme ekonomike, mungesa e sigurise per jeten, mungesa e te drejtave elementare njerezore, apo dhe thjesht zhdukja e mundesise per te ndertuar jeten ne kete vend", u shprehen legalistet ne konferencen e djeshme per shtyp.

Sipas tyre klani sundues i partise ne pushtet tregoi qarte ne keto vite "qeverisese" se ne vend te paqes dhe "sigurise sociale" qe trumpetoi, solli me shume varferi, me shume mjerim, me shume pasiguri, duke vrare keqas shpresen e shqiptareve se mund te jetojne te qete ne vendin e tyre. Ne keto kushte PLL-ja u beri dhe nje here thirrje aktivisteve dhe simpatizanteve te saj t'i bashkohen protestes se 7 shkurtit si e vetmja rruge dhe e vetmja mundesi qe qytetaret shqiptare te synojne te marrin ne dore fatin e se ardhmes se tyre.

-----------
KOMISIONI I PRONAVE, NUK KA FUNKSIOUAR
 
Eglantina Nasi
 
Qeveria pranon deshtimin e saj te radhes edhe me Komisionin e Kthimit dhe Kompesimit te Pronave. Ky i fundit nuk ka funksionuar sic duhet gjate viteve te fundit duke lene peng per nje periudhe shume te gjate procesin e kthimit dhe kompesimit te pronave. Me nje fakt te tille kane rene dakord drejtuesit e Shoqates "Pronesi per drejtesi" por edhe vete drejtuesit e ketij komisioni. Sipas Sipas z.Sotir Sina, ne rolin e kryetarit te ketij komisioni, per shume arsye ai nuk ka mundur t'i jape deri tani drejtim ceshtjes se kthimit dhe kompesimit te pronave. Ai ka deklaruar per mediat se e ka pranuar vendimin e deputeteve te komisionit parlamentar te Ekonomise per ngritjen dhe funksionimin e nje Komiteti te Posacem i cili do drejtoje kete proces te rendesishem, menjehere pas miratimit ne Kuvend te ketij projektligji.
 
----------
MUSTAFAJ: TOSKA TE JAPE DOREHEQJEN

Eglantina Nasi

Partia Demokratike reagon menjehere pas deklaratave te bera nga ministri i Rendit Publik Igli Toska ne lidhje me koncentrimin e disa shoqatave te dyshimta dhe aktivisteve te huaj e shqiptare te shkolluar ne disa vende te cilat shquhen per inspirime te akteve terroriste. Me ane te sekretarit per marrdheniet me Jashte Besnik Mustafaj, kjo force politike kerkon menjehere dhenien e shpjegimeve nga ana e ministrit te Rendit Publik ne lidhje me ket-_klarate te tij. Ajo u be ditet e fundit gjate nje analize te drejtuar prej ministrit Toska dhe drejtuesve te policise se qarqeve ne vend. Gjate ketij takimi, ministri i Rendit Publik ka terhequr vemendjen se mungesa e akteve terroriste te mundshme deri tani, nuk mund te tregoje se ato nuk mund te kryhen me pas. "Ne disa drejtori qarku ka nje koncentrim te disa shoqatave te dyshimta dhe aktivisteve te huaj dhe shqiptare te shkolluar ne disa vende te cilat shquhen per inspirim te akteve terroriste" ka qene deklarata e ministrot Toska. Por e thene ne nje menyre te thjeshte, vetem per te paralajmeruar fillesen e mundshme te ketyre dukurive, duket se eshte marre teper seriozisht nga selia blu e cila kerkon dhenien e domosdoshme te sqarimeve nga ana e ministrit te Rendit Publik. "Ne te kundert, ministri le te paraqese doreheqjen" ka deklaruar sekretari i marrdhenieve me Jashte dhe ne te njejten kohe edhe deputet i komisionit te Jashtem Parlamentar, Besnik Mustafaj. Nder te tjera, ai e cilesoi si te pafalshme qe nje fakt i tille pranohet edhe nga ministri shqiptar. Ne nje kohe, kur prania e organizatave terroriste ne Shqiperi u pranua dy dite me pare nga shefi i Sherbimeve Sekrete te Ushtrise Serbe, Momir Stojanovic.

Ja cfare deklaroi Stohjanovic:

Para disa ditesh, shefi i Sherbimit Ushtarak Sekret ne Serbi deklaroi se ne veri te Shqiperise, perkatesisht ne Krume dhe ne Bajram Curri ekzistojne organizata terroriste te Al Kaedas te cilat pergatiten per te zhvilluar aktivitete terroriste. Ndaj nje deklarate te tille reaguan te gjithe, NATO per Kosoven, reagoi Buckovski per Maqedonine Perendimore, Krivikapic per Malin e Zi. Por edhe Tirana zyrtare reagoi lidhur me nje fakt te tille. Me ane te deklarates se zedhenesit te ministrise se Rendit Publi, ajo hodhi poshte akuzat e Stojanovicit. Ne kete deklarate, drejtuesit e ministrise se Rendit Publik me te drejte pohonin se Shqiperia nuk mund te jete vater e ketyre organizatave terroriste per vete faktin pasi ajo ne radhe te pare mbetet nje vend qe eshte i regjistruar ne koalicionin e vendeve antiterroriste.
 

Cani: "Referendum pėr kthimin e pronave"

Lajmi i ores 9:30 AM
TIRANE (7 Shkurt) - Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani, ka kundėrshtuar projektligjin pėr kompensimin e pronave, i cili po diskutohet nė komisionet parlamentare, duke e konsideruar kėtė variant jo tė saktė. "Si ekonomist, kam njė kėndvėshtrim tė tillė se nuk ėshtė normale qė me tatim-taksat qė paguajmė tė gjithė ne, tė paguhen ish-pronarėt apo pronarėt e rinj", theksoi Cani. Projektligji "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave" parashikon qė deri nė vitin 2014 ata ish-pronarė qė nuk do tė mund tė kompensohen me prona tė drejtėpėrdrejta, do tė kompensohen me vlerėn e tregut. Sipas guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, njė referendum kombėtar do tė ishte mėnyra mė e mirė pėr tė zgjidhur kėtė problem, i cili direkt apo indirekt i prek tė gjithė shqiptarėt. "Pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje do tė sugjeroja referendumin, ku populli mund tė ndajė mes tre katėr pyetjeve gjykimin pėr variantin mė tė mirė. Referendumi i vė vulėn ēdo lloj gjykimi, vendimi apo kuvendi. Sigurisht qė nuk ėshtė e lehtė, por ky ėshtė mendimi im personal si njė shtetas", u shpreh Cani, gjatė njė konference pėr shtyp. Sipas tij, kjo do tė ishte rruga mė e qartė, mė e pastėr dhe mė e qetė e zgjidhjes sė ēėshtjes sė pronave, pasi publiku do tė vendosė me votėn e vet pėr kėtė ēėshtje. Ndėrkohė, pėr ekonominė shqiptare do tė jetė tepėr e vėshtirė pėr tė pėrballuar koston e kompensimit tė pronave. Pėr kėtė ēėshtje Cani ėshtė shprehur se kjo ėshtė njė kosto e papėrballueshme dhe tepėr e vėshtirė pėr t'u pėrballuar nga buxheti i shtetit shqiptar. Projektiligji "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave" parashikon qė duke filluar nga viti 2005 nė buxhetin e qeverisė do tė parashikohet njė fond mė vete pėr tė realizuar kompensimin e ish-pronarėve. Fondi parashkohet tė jetė i pranishėm nė buxhetin e shtetit deri nė vitin 2014 dhe mė pas do tė fillojė kompensimi financiar i ish-pronarėve tė ligjshėm.Gjatė njė konference pėr shtyp, guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani, ka kundėrshtuar pėrdorimin e fondit tė mbledhur nga shitja e Bankės sė Kursimeve pėr kompensimin e ish tė pėrndjekurve. Sipas tij, disa kohė mė parė midis ministrit tė Financave, guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar ėshtė nėnshkruar njė marrėveshje, sipas tė cilės, tė ardhurat qė do tė realizoheshin nga shitja e Bankės sė Kursimeve do tė pėrdoren pėr shlyerje borxhi dhe investime tė brendshme. Cani ka kėrkuar qė kjo marrėveshje tė zbatohet, megjithėse do tė jetė parlamenti ai qė do tė vendosė pėr paratė e arkėtuara nga shitja e Bankės sė Kursimeve. Sipas Canit, Kuvendi ka tė drejtė tė miratojė buxhetin, ta rishikojė atė dhe tė rishpėrndajė tė ardhurat. bm/bm (GazetaShqiptare/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/
 

Shekulli http://www.shekulli.com.al/

"Mėnyra mė e mirė ėshtė referendumi, ku populli mund tė zgjedhė vetė variantin mė tė mirė"

"Nuk ėshtė normale qė me tatim-taksat qė paguajmė tė gjithė ne, tė paguajmė ish-pronarėt"

 

Bledjana Beqiri

Deklarata

 

Kthimi dhe kompensimi i pronave ish-pronarėve duhet tė bėhet me referendum popullor. Kėshtu ka deklaruar dje guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani. Sipas tij, mėnyra mė e mirė pėr kompensimin e pronave ish-pronarėve ėshtė referendumi, ku populli mund tė gjykojė dhe tė zgjedhė variantin mė tė mirė. “Kompensimi i pronave ish-pronarėve ėshtė njė kosto e papėrballueshme dhe nuk e di se si mund ta pėrballojė buxheti i shtetit shqiptar”, -pohon Cani. Ai deklaron se nuk ėshtė normale qė me tatim-taksat qė paguajnė tė gjithė qytetarėt tė paguhen ish-pronarėt apo pronarėt e rinj. Kėshtu, guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė ka deklaruar hapur se pėr kompensimin e pronave ish-pronarėve, nuk duhet tė paguajė e gjithė shoqėria. Sipas informacioneve tė mia, sqaron Cani, mendohet qė deri nė vitin 2014 ata ish-pronarė qė nuk do tė mund tė kompensohen me prona tė drejtpėrdrejta, nga viti 2005 deri nė vitin 2014 tė kompensohen me vlerėn e tregut. “Nėse mendohet kėshtu, mua mė duket njė kosto e papėrballueshme dhe nuk e di se si mund ta pėrballojė buxheti i shtetit shqiptar", -pohon Cani. Prandaj, kreu i Bankės sė Shqipėrisė ka hedhur si opsion thirrjen e njė referendumi, duke hedhur poshtė kėshtu ligjin qė po diskutohet nė Parlamentin shqiptar "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve". Ky ligj parashikon tre opsione pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve. Kthimi fizik ose siē quhet ndryshe kompensimi pronė me pronė; nėpėrmjet privatizimit tė pronės shtetėrore (dhėnia e njė pjesė tė aksioneve tė pronės shtetėrore) ose kompensimi financiar nga buxheti i shtetit. Por, Cani e ka quajtur si njė zgjidhje anormale kompensimin financiar tė pronave, sepse sipas tij, buxheti i shtetit nuk e pėrballon dot kėtė kosto. “Kompensimi financiar ėshtė njė kosto e papėrballueshme nga buxheti i shtetit”, -pohon Cani. Edhe pse drafti qė po diskutohet nė Parlament parashikon krijimin e njė fondi pėr kompensimin e pronave. “Nuk mundet qė nga taksat qė paguan ēdo qytetar, tė kompensohet vetėm njė kategori e caktuar, ky ėshtė njė proces jo i saktė", -pohon kreu i bankės qendrore. "Referendumi i vė vulėn ēdo lloj gjykimi, vendimi apo Kuvendi. Kjo do tė ishte rruga mė e qartė, mė e pastėr dhe mė e qetė e zgjidhjes sė ēėshtjes sė pronave dhe publiku tė vendosė me votėn e vet pėr kėtė ēėshtje",-tha Cani. Ai sqaron se "sigurisht qė ky proces nuk ėshtė i lehtė, por ky ėshtė mendimi im personal si njė shtetas".

 

Edmond Spaho

Qeveria nuk e ka marrė seriozisht kompensimin e pronave ish-pronarėve. Deri tani ka bėrė vetėm lojė fajlėsh

“Kompensimi i pronave, jo me referendum”

“Qeveria nuk e ka marrė seriozisht kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve”, -pohon pėr gazetėn “Shekulli” Edmond Spaho, sekretar i Marrėdhėnieve Ekonomike nė Partinė Demokratike. Sipas tij, qeveria nuk e ka marrė seriozisht kėtė ēėshtje, sepse nė buxhetin e vitit 2004 nuk ka parashikuar njė fond pėr kompensimin financiar tė pronarėve, duke bėrė vetėm lojėra fjalėsh. “Kjo ėshtė njė mungesė serioziteti”, -sqaron Spaho. Ai sqaron se ligji “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve” parashikon disa forma pėr kthimin e kėtyre pasurive. “Kompensimi i drejtpėrdrejtė me pronė, kompensimi nga shitja e pronės shtetėrore dhe kompensimi i fundit ėshtė ai financiar”, -pohon Sapaho. Kėshtu, me miratimin e kėtij ligji qeveria shqiptare duhet qė tė fillojė nga puna. “Sa mė shumė qė tė zgjasė nė kohė fillimi i procesit tė kompensimit dhe sa mė i ulėt qė tė jetė ritmi, aq mė e madhe do tė jetė fatura qė do tė paguajė shoqėria”,-tha Spaho. Prandaj, sqaron ai mė tej, shteti duhet qė tė fillojė sa mė shpejt kėtė proces, si dhe tė shikojė mundėsi tė tjera alternative pėr kompensimin e pronave. Por, mė parė duhet qė tė kryhet njė inventarizim i tokave tė lira, sepse pa u kryer ky proces nuk ka kompensim, sqaron Spaho. Ndėrkohė pėr opsionin e hedhur nga guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani, pėr thirrjen e njė referendumi pėr pėrcaktimin e formės mė tė mirė, Spaho ėshtė shprehur: “ligji i ka marrė parasysh tė gjitha format”. Ai sqaron se ligji qė po diskutohet preferon kompensimin fizik tė pronave dhe referendumi nuk do tė nxirrte ndonjė rezultat tė ndryshėm. “Referendumi nuk ėshtė i nevojshėm, sepse nė ligj ka disa alternativa”, -sqaron ekonomisti Spaho, duke shtuar se referendumi nuk do tė sillte ndonjė gjė tė re. “Ligji ka marrė parasysh vullnetin popullor, qė nė kėtė rast ėshtė kompensimi fizik i pronave”,-tha Spaho. Ndėrkohė qė ai sqaron se ligji parashikon edhe krijimin e njė fondi pėr kompensimin e pronave, ku ēdo vit mund tė depozitohen para, pėr tė kryer mė pas kompensimin financiar. Guvernatori Cani ka pohuar dje se “s’ėshtė normale qė me tatim-taksat qė paguajmė qė tė gjithė ne, tė paguajmė ish-pronarėt apo pronarėt e rinj”. Ndėrkohė qė Spaho deklaron se “gjithēka qė pėrdoret pėr kompensimin ėshtė e gjithė shoqėrisė, por a do tė pėrdoret kompensimi fizik apo financiar, unė nuk shikoj ndonjė ndryshim. Ndėrkohė qė guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė ka deklaruar se nga paratė e siguruara nga privatizimi i Bankės sė Kursimeve nuk do tė pėrfitojnė as tė pėrndjekurit politikė dhe as ish-pronarėt e tokave, sepse ky ėshtė njė kusht i marrėveshjes sė nėnshkruar me Fondin Monetar Ndėrkombėtar.

B.Beqiri 

 

Privatizimi

 

Cani: “Ja si duhet t’i shpenzojė qeveria paratė e Bankės sė Kursimeve”

 

Paratė e siguruara nga privatizimi i Bankės sė Kursimeve nuk duhet tė shkojnė as pėr dėmshpėrblimin e tė pėrndjekurve politikė dhe as pėr kompensimin e pronave. Kėshtu ka pohuar guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani. Sipas tij, paratė e siguruara nga privatizimi i Bankės sė Kursimeve duhet tė pėrdoren pėr shlyerje borxhesh dhe pėr investime nė ekonominė shqiptare. “Shumė kohė mė parė, nė marrėveshjen me Fondin Monetar Ndėrkombėtar, dokument ky i firmosur nga kryeministri, guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė dhe ministri i Financave, ėshtė rėnė dakord edhe mbi mėnyrėn e pėrdorimit tė fondeve tė siguruara nga privatizimi”, -pohon Cani. Ai sqaron se pėr kėtė ēėshtje tashmė janė shprehur shumė deputetė apo krerė tė qeverisė, por mirė ėshtė qė qeveria shqiptare ti pėrmbahet kėsaj marrėveshjeje. “Kuvendi ka tė drejtė qė tė miratojė buxhetin, ta rishikojė buxhetin dhe tė rishpėrndajė tė ardhurat”, -shprehet Cani, duke shtuar se opinioni i tij mbetet respektimi i marrėveshjes. “Fondet nga privatizimi i Bankės sė Kursimeve duhet qė tė pėrdoren pėr shlyerje borxhesh dhe pėr investime nė ekonominė shqiptare”, -pėrfundoi Cani.

 

Parashikimet

 

Cani: “Ja zhvillimet e pritshme pėr vitin 2004”

 

Banka e Shqipėrisė garanton stabilitet ēmimesh. “Tė arrish stabilitetin e ēmimeve do tė thotė tė arrish norma tė ulėta pozitive tė inflacionit ose tė ndryshimit tė ēmimeve tė konsumit. Tė ruash stabilitetin e ēmimeve do tė thotė tė sigurosh norma tė ulėta pozitive inflacioni pėr periudha relativisht tė gjata kohe”, -pohon Cani. Sipas tij, objektivi strategjik i Bankės sė Shqipėrisė ėshtė mbajtja e inflacionit nė nivele tė ulėta pozitive, tė cilat sigurojnė qėndrueshmėri nė tregje dhe mbėshtesin rritjen ekonomike. Kėshtu, Banka e Shqipėrisė ėshtė e angazhuar nė mbajtjen e inflacionit vjetor nė nivelin rreth 3 pėr qind. Nė funksion tė kėtij objektivi, programi monetar synon kontrollin e rritjes sė ofertės monetare nė mėnyrė qė niveli i mjeteve monetare reale t'i pėrgjigjet nevojave reale tė ekonomisė pėr njė rritje ekonomike prej 6 pėr qind. Programi monetar garanton respektimin e objektivave sasiorė tė Bankės sė Shqipėrisė, si dhe kontrollin e huamarrjes sė brendshme tė qeverisė nė nivelin 2.8 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto. Ndėrkohė qė depozitat nė valutė pritet tė kenė njė rritje tė konsiderueshme vjetore, prej rreth 18.2 pėr qind, ose 17.7 miliardė lekė, nė fund tė vitit 2004. Sistemi bankar parashikohet tė plotėsojė totalisht nevojat e sektorit privat pėr kredi nė lekė si dhe kėrkesėn e qeverisė pėr financimin e deficitit. Banka e Shqipėrisė mund tė financojė deri nė 5 pėr qind tė mesatares sė tė ardhurave tė qeverisė nė tre vitet e fundit, ose rreth 7.5 miliardė lekė.

 

----------------------------------------

Gazeta 55 http://www.gazeta55.com/

Legalistėt, njė dorė qė shtyn Nanon drejt rrėpirės

Marilda Bejleri

Protesta e sotme mbarėkombėtare, e organizuar nga Partia Demokratike, ka gjetur mbėshtetjen e mjaft forcave tė tjera opozitare. Qėllimi i vetėm i lėvizjes "Nano, ik!" tashmė ėshtė i qartė, rrėzimi i kryeministrit socialist Fatos Nano dhe ēuarja e vendit nė zgjedhje tė parakohshme. Ndėrkohė qė strategjia e liderit Berisha pėr tė rrezuar qeverinė "Nano", do tė bėhet publike ditėn e sotme, nė sheshin "Skenderbej", gjatė zhvillimit tė protestave mbarėkombėtare.

Unifikimi i forcave opozitare do ta bėnte mė tė pėrshtatshėm ardhjen e demokratėve nė pushtet. Kėshtu, thirrjes tė kreut demokrat i janė pėrgjigjur dhe krerėt e partive tė tjera opozitare, pėr tė rrėzuar regjimin e kryeministrit Nano. Legalistėt kanė konfirmuar pjesėmarrjen e tyre nė protestat masive tė ditės tė sotme. Sistemi antihuman qė ka instaluar klika e socialistėve, me nė krye kryeministrin Fatos Nano, reflektohet nė tė gjitha rrafshet e jetės sonė, siē janė gjendja e mjerueshme ekonomike, mungesa e sigurisė pėr jetėn, mungesa e tė drejtave elementare njerėzore, apo dhe thjesht, zhdukja e mundėsisė pėr tė ndėrtuar jetėn nė kėtė vend. Treguesit negativė tė kėtij sistemi qeverisės shihen nė rritjen abuzive tė ēmimeve nė treg, taksat shkatėrruese pėr biznesin, tarifat ēnjerėzore tė energjisė e telefonisė, pėr tė vazhduar me rritjen e kriminalitetit tė organizuar, ku po bėjnė emėr bijtė e pushtetarėve, apo tė afėrmit e tyre, si dhe shtimi i dukshėm i kontrabandės, trafiqeve tė drogės e qenieve njerėzore.

Nė kėto kushte, Partia Lėvizja e Legalitetit u bėn thirrje aktivistėve dhe simpatizantėve tė saj, t'i bashkohen protestės sė ditės tė sotme, si e vetmja rrugė dhe e vetmja mundėsi qė qytetarėt shqiptarė tė synojnė tė marrin nė dorė fatin e sė ardhmes sė tyre. Kjo parti ka marrė tė gjitha masat qė sot tė jenė nė shesh tė gjithė legalistėt, simpatizantėt e Legalitetit e monarkisė, tė gjithė nacionalistėt, antikomunistėt, tė pėrndjekurit dhe ēdo qytetar i Tiranės, i cili nuk e duron mė kėtė qeveri mbi kurriz. Ndėrkohė sheh si zgjidhje tė vetme, krijimin e njė qeverie teknike, qė do tė pėrgatisė infrastrukturėn e zgjedhjeve tė reja tė parakohshme, tė cilat do t'u japin mundėsinė shqiptarėve, tė jetojnė njė jetė normale.

Neritan Alibali

"Kryesia e PR-sė i ka bėrė thirrje anėtarėve dhe simpatizantėve tė saj, tė marrin pjesė nė mitingun e 7 shkurtit. Ne pėrshėndesim faktin qė, pėr herė tė parė organizohet njė aktivitet i tillė, posaēėrisht pėr probleme ekonomike, sociale, tė qytetarėve shqiptare dhe si rrjedhim, dhe ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit shtetėror qė po gjunjėzon vendin".

Preē Zogaj

"Ftoj anėtarėt dhe simpatizantėt e Partise Aleanca Demokratike, sikurse tė gjithė qytetarėt e Tiranės, qė tė jene tek sheshi "Skenderbej", pėr t'i dhėnė njė dorė ēlirimit tė Shqipėrisė nga zgjedha e monopoleve dhe e korrupsionit, si dhe pėr t'i dhenė njė dorė zhbllokimit tė procesit tė integrimit pėr nė BE.