07/03/2004  http://www.korrieri.com/
PR: Pronat ne zonat turistike t'u kthehen ish-pronareve

Republikanet deklarojne se komisionet parlamentare po abuzojne me projektligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave: "Tokat e shtetit ne zonat turistike te perdoren per kompensim fizik"
 
Grupi parlamentar i Partise Republikane vlereson se, projektligji per kthimin dhe kompensimin e pronave, nga diskutimet dhe verejtjet qe po behen nga komisionet parlamentare, rezulton se jo vetem qe nuk eshte ne koherence me Kushtetuten, por ne disa nene te tij, ai con ne moskthimin fizik te prones, apo kompensimin e saj ne natyre. Deputeti republikan Maks Begeja, ka nenvizuar dje se qellimi i ketij "mish- mashi" me projektligjin ne fjale, eshte qe te mbahet ne fuqi ligji egzistues "Per zhvillimin e zonave qe kane perparesi turizmin". Ligj, qe sipas republikaneve, i jep Ministrise se Turizmit atributet e pronarit, duke bllokuar keshtu kthimin e pronave pronareve te ligjshem ne zonen turistike dhe legalizon te gjitha abuzimet e bera ne zonen turistike nga pushtetaret, ish- pushtetaret dhe personat e lidhur me to. "Kerkojme qe pronat ne zonen turistike te konsiderohen njelloj si pronat e tjera. Ato t'u kthehen apo t'u kompensohen pronareve te ligjshem, ndersa pronat e shtetit ne keto zona te perdoren per kompensim fizik. Kjo do te vinte ne vend padrejtesine qe eshte bere deri me sot ndaj pronareve dhe do te ule ne maksimum faturen financiare", nenvizon Begeja. Sipas tij, projektligji dhe diskutimet e bera per te, gjithashtu nuk i japin zgjidhje disa problemeve si pronave te luajtshme, bashkepronesise apo blerjes se investimeve nga subjekti i shpronesuar, kur investimi kalon vleren e truallit, pageses se qerase te banesave, sipas vleres se tregut ne momentin e hyrjes ne fuqi te ligjit, zgjedhjes se formes se kompensimit nga subjekti i shpronesuar dhe jo sipas gjykimit subjektiv te Komisionit te Kthimit te Pronave. Ne kete menyre, sipas Begese, po u mohohen te drejtat pronareve te ligjshem, duke krijuar hapesira per abuzime te metejshme me pronen private.
 
A. META
 
--------------------------------------------------------------------------------

E Diele, 07 Mars 2004 http://www.kohajone.com/

PR: BREGDETI T'U JEPET PRONAREVE

Partia Republikane kerkon kthimin e tokes te zonave bregdetare ndaj pronareve te vertete te tyre. Nje fakt te tille e beri te ditur per mediat deputeti i kesaj partie Maksim Begeja. Sipas tij, qeveria nuk kerkon te leshoje asnje pellembe toke nga zonat turistike dhe nje gje e tille eshte ne dem te pronareve te vertete te tyre. Sipas te dhenave, komisioni parlamentar i Ligjeve ka marre vendimin qe ne zonat turistike, toka t'u kthehet pronareve ne momentin e perfundimit te marreveshjeve koncesionare. Por nje fakt i tille sipas republikaneve shkel te gjitha te drejtat e pronareve te vertete te ketyre tokave. Lufta per zaptimin e trojeve ne zonat turistike ka nxjerre nga loja pronaret e dikurshem, te cilet nuk po perfillen as nga deputetet qe diskutojne realisht projektligjin per kthimin dhe kompesimin e pronave. Deputetet e mazhorances madje arrijne deri aty sa jo vetem qe nuk duan t'u kthejne tokat ne zonen turistike pronareve, por duan t'u mohojne atyre edhe te drejten e kompesimit qe perfitojne nga ky ligj. Por nje gje e tille po kundershtohet gjate debateve parlamentare nga deputetet e opozites te cilet paraqiten pro kthimit dhe kompesimit te zonave turistike ndaj pronareve si respektim i nje te drejte legjitime te tyre. Deri tani te drejten per te administruar zonat turistike e ka patur Komiteti i Turizmit, i cili lidhte kontratat me ke donte. Prandaj qeverise nuk i intereson qe t'ua jape pronareve pronen e tyre e cila korrespondon me nje vend te cilesuar si zone turistike prej saj. Por nje fakt i tille kundershtohet nga deputetet e mazhorances te cilet jane te vendosur per realizimin e priorotetit te qeverise, pikerisht ate te zhvillimit te zonave turistike.

Gjithsesi parlamenti ende nuk ka nje forme te sakte per kthimin dhe kompesimin e pronave ne zonat bregdetare. Sipas mazhorances, kjo toke duhet te mbetet shteterore sepse shteti eshte me efikas ne perdorimin e saj. Por opozitaret nuk jane dakord me nje fakt te tille.

E.Nasi