07 Qershor 2004 http://www.kohajone.com/

SPAHIU: MIREPRESIM INVESTIMET, JO PLEHRAT
 
Tashme problemi i mbetjeve urbane eshte kthyer ne nje fakt mjaft shqetesues per te gjithe shoqerine shqiptare. Nje jave me pare, Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve i eshte drejtuar se bashku me disa OJF te tjera kryeministrit Fatos Nano qe te pezulloje nenshkrimin e marreveshjes koncesionare per asgjesimin e mbetjeve urbane. Kjo zyre duke e konsideruar si mjaft shqetesues kete fakt, ve ne dukje se me gjithe reagimet e publikut, medias dhe shoqerise civile, qeveria me sa duket nuk ka ndermend te terhiqet nga kjo marreveshje. Prej kohesh mbetjet urbane jane bere nje shqetesim per shendetin dhe jeten e qytetareve. Duke iu referuar ketij fakti, qeveria e paraqet ate si nje nga argumentet e saj per nenshkrimin e marreveshjes me kompanine italiane. Drejtori i Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve, Kreshnik Spahiu, deklaroi dje lidhur me kete ceshtje se eshte pro investimit italian per ngritjen e impiantit, por eshte kunder cdo lloj importi te plehrave nga jashte. Per kete arsye, Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve mbeshtetet ne disa argumente pe kontestimin e kesaj marreveshjeje. Keshtu,
 
ZMQ e vlereson projekt-vendimin e qeverise si arbitrar dhe ne kundershtim me Ligjin nr.9010, date 13.02.2003 neni 26. "Ne mbeshtetje te ligjit, ne Shqiperi ndalohet importimi i mbetjeve me qellim depozitimi, asgjesimi dhe ruajtjeje", theksoi Spahiu gjate fjales se tij lidhur me kete ceshtje. Nga ana tjeter Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve vlereson se investimi italian dhe cdo lloj investimi i huaj eshte i mirepritur, por sipas saj, nuk ka pse ne keto impiante te perpunohen mbetje te shteteve te tjera. Madje kjo kjo zyre jep dhe nje lloj mendimi sipas te cilit, nese nuk mjaftojne mbetjet nga Tirana dhe Durresi per kapacitetin e impiantit, atehere le te merren mbetjet nga qytetet e tjera te Shqiperise si Vlora, Shkodra, Fieri, etj. Ne kete menyre ZMQ reagon ashper per kete marreveshje, duke shprehur shqetesimin se Shqiperia e ka teper te veshtire, ne mos te pamundur, qe te kontrolloje ne pikat doganore se cfare rreziqesh mund te fshihen ne mijera ton plehra. Ne to mund te depertojne substanca dhe mbetje te ndryshme me rrezikshmeri te larte per jeten e qytetareve. Gjithashtu, Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve dhe dhjetera organizata te perfshira ne Koalicionin Antikorrupsion i kane bere thirrje publikut per te protestuar diten e marte, ne ora 12.00, para zyrave te kryeministrit Nano.
 
 
http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
 
BESNIK MUSTAFAJ
Faqe 8 - Koment

7Qershor 2004

Integrimi me status jetimi

 

Besnik Mustafaj

Nė njė fjalim tė mbajtur me studentė tė Universitetit tė Tiranės ditėn e ēeljes sė vitit tė ri shkollor mė 1 tetor 2003, Kryeministri Nano pohon me tė drejtė se shqiptarėt nuk kanė nevojė t’u flitet pėr rėndėsinė e integrimit nė Bashkimin Evropian. Me fjalė tė tjera, shqiptarėt janė tė bindur se pėr ta si komb dhe si shoqėri nuk ka tė ardhme mė tė mirė e mė tė sigurtė sesa brenda familjes evropiane...

...Dhe vėrtetė, tė gjitha sondazhet e provojnė se nė kėtė pikė opinioni publik shqiptar ėshtė pothuajse unanimisht i sė njėjtės mėndje. Tjetėr gjė ėshtė tė shtrohet pyetja se nė ē’masė ėshtė i sqaruar opinioni ynė publik pėr brendinė e procesit tė integrimit, domethėnė se sa ėshtė ai nė dijeni pėr reformat qė duhen kryer dhe kė prekin ato. Mund tė duket si herezi ndaj demokracisė kjo qė po them, shkelje e rėndė e parimit tė transparencės, mbivlerėsim i rolit tė politikanėve etj., etj., por unė prapė i pėrmbahem mendimit se njė padije e tillė, veēanėrisht nė fillim, nuk pėrbėn njė ēėshtje kryesore. Nė fund tė fundit shihet se edhe sot e kėsaj dite qartėsia e opinionit publik ka mbetur mjaft relative edhe nė demokracitė e vjetra, themeluese historike tė kėtij Bashkimi, gjė qė nuk e ka penguar Bashkimin tė zgjerohet parreshtur e tė forcohet. Rėndėsi tė dorės sė parė tani pėr tani pėr politikanėt shqiptarė, tė angazhuar pėr realizimin e kėtij procesi ka qė opinioni publik t’i mbėshtesė pa ngurrim, mbėshtetje qė ata e kanė pa doganė.

Nga ana tjetėr, nė Parlamentin tonė, ndėr mė shumė se dhjetė partitė qė pėrfaqėsohen, nuk ka asnjė, qoftė edhe tė vogėl, qoftė edhe periferike pėr jetėn politike kombėtare, e cila tė ketė nė platformėn e vet pėr Shqipėrinė njė alternativė tjetėr nga integrimi europian dhe integrimi euroatlantik. Pra, ka njė pikė ku strategjia e sė majtės nė pushtet dhe strategjia e sė djathtės nė opozitė bashkohen, madje pėrputhen pa shfaqur as edhe ndonjė nuancė dalluese, dhe kjo pikė ėshtė integrimi. Ky realitet i politikės shqiptare ėshtė natyrisht njė shans i madh pėr Shqipėrinė, por mė konkretisht ėshtė njė avantazh shumė i madh, mė sė pari pėr shumicėn qeverisėse, e cila nuk rrezikon qė kostot e reformave tė domosdoshme t’i pėrdoren elektoralisht nga kundėrshtarėt e saj. Shumica qeverisėse ka, le ta themi, njė liri tė paēmueshme pėr tė vepruar shpejt e pa mėdyshje nė drejtimin e plotėsimit tė standardeve.

Duket sikur nė tabelė nuk mungon asgjė qė Shqipėria tė ecė pa pengesa, duke fituar nė mėnyrė tė pėrshpejtuar edhe kohėn gjysmėshekullore, kohė e humbur nėn regjimin izolacionist komunist, pėr tė zėnė kėshtu vendin e dėshiruar nė sofrėn evropiane. Dhe ėshtė e vėrtetė se logjikisht nuk mungon asgjė.

Megjithatė nuk po ndodh aspak ajo qė do tė duhej, pavarėsisht se nė tė njėjtin fjalim me studentėt kryeministri Nano deklaroi se “procesi po ecėn shumė mirė”. Vėshtirė tė besosh se ai ėshtė i bindur e i sigurtė nė atė qė thotė dhe kėtu fillon problemi kyē. Si guxon kryetari i qeverisė tė shpallė me gojėn e vet tė pavėrteta tė tilla? Nga data 26 deri mė 29 qershor 2004 bėra pjesė nė njė grup deputetėsh tė Kuvendit tė Shqipėrisė, tė ftuar nė NATO pėr t’u njohur drejtpėrdrejt me gjykimin e selisė sė Organizatės Euroatlantike lidhur me perspektivėn e anėtarėsimit tė vendit tonė nė tė. Takimet dhe bisedat qenė fare tė hapura dhe nė kėtė frymė na u pohua nga disa prej diplomatėve tė lartė qė na pritėn, se nuk ka perspektivė tė afėrme antarėsimi pėr ne. Domethėnė, viti 2007, i paraqitur plot bujė nga qeveria si afati i kurorėzimit tė procesit tė integrimit nė NATO, me sa na u tha, ėshtė ende vetėm njė ėndėrr tiranase. Na u thanė po ashtu edhe arsyet. Nė mėnyrė mė tė shkoqur ato i shprehu zoti Frank Blond, drejtor nė Force Planning Directorate, tė cilin edhe po e citoj: “Ka disa vonesa nė pėrshtatjen e legjislacionit, - tha ai, - por me pak dėshirė nga ana juaj, ato kapen shpejt. Pengesa mė e pakapėrcyeshme pėr kohėn qė mbetet deri nė vitin 2007 qėndron te hendeku tejet i madh, qė vihet re nė Shqipėri midis pėrmbajtjes sė ligjit tė votuar nė Parlament dhe zbatimit tė tij. Kjo e ka rrėnuar thellė besueshmėrinė e udhėheqėsve politikė tė vendeve anėtare tė Aleancės te qeveria juaj.” E solla kėtė episod tė pakėndshėm pėr veshin e ēdo shqiptari pėr tė nėnvizuar se mesazhi pėrputhet nė thelb me gjykimin e shprehur pak javė mė parė nga komisioneri pėr politikėn e jashtme nė Bashkimin Europian, zoti Kris Patten, i cili thotė se nė Tiranė nuk ka vullnet politik pėr tė kryer reformat qė do tė mundėsonin nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Asociim – Stabilizimit. Pėrputhja e kėtyre dy mesazheve nxjerr fare qartė nė pah se procesi i integrimit tė Shqipėrisė nė strukturat politiko – ushtarake apo politiko – ekonomike tė botės euroatlantike ėshtė njė dhe i pandarė pėr arsyen e kuptueshme se u nėnshtrohet tė njėjtave kritere. Dhe se nuk ėshtė e vėrtetė ajo qė thotė po kryeministri Nano se “Kėto kritere pėrcaktojnė disa standarde tė interpretueshme me njė farė lirie rast past rasti, me tolerancėn e nevojshme”. Asnjė tolerancė nuk ka nė interpretimin e kėtyre standardeve.

Pėrderisa plotėsimi i kritereve kryhet nė Shqipėri e vetėm nė Shqipėri, atėherė duhet thėnė pa ngurrim se procesi i integrimit ėshtė esencialisht problem i brendshėm. I tillė ėshtė konceptuar ai qysh nė fillim nga Bashkimi Evropian, nė Samitin e Kopenhagenit mė 1993, kur dhjetėshja e vendeve ish-komuniste, qė u anėtarėsuan mė 1 maj sivjet, sapo kishte trokitur nė derėn e Brukselit. U tha asokohe se “ēdo vend qė aspiron duhet tė pėrmbushė parametrat e shtetit demokratik dhe tė sė drejtės dhe tė garantojė respektimin e tė drejtave tė njeriut”. Pėrmbushja e parametrave tė shtetit demokratik dhe tė sė drejtės, krijimi i kushteve pėr garantimin e tė drejtave tė njeriut, veēanėrisht nė periudhat tranzitore postdiktatoriale, nuk mund tė jenė ndryshe veē vepėr e politikės. Ky konceptim nuk e nėnvleftėson aspak rolin e administratės publike nė pėrmbushjen e aspekteve teknike, gjithsesi tė shumta e komplekse, qė pėrmban negocimi i marrėveshjes.

Me njė fjalė, procesi i integrimit, nisur drejt NATO-s apo Bashkimit Evropian, ėshtė njė dhe i pandarė, mbetet deri nė fund problem i brendshėm dhe ėshtė para sė gjithash vepėr e politikės. Pėr pasojė, ai paraqitet i dėmtuar rėndė po nga politika qeverisėse, e cila i ka keqpėrdorur e vazhdon t’i keqpėrdorė kushtet aq tė favorshme, qė i ofron realiteti e qė janė, siē i rreshtuan nė krye, mbėshtetje e gjerė e opinionit publik si dhe mbėshtetje e opozitės, bashkuar kėtu edhe dashamirėsia e pashterruar e Brukselit ndaj Shqipėrisė. Do tė ishte me vend tė shtrohej pyetja se pėrse kjo shumicė punon me sytė ēelė kundėr vetes sė vet. Pėrmbledhtazi, pėrgjigja mė e saktė do tė mė dukej ajo qė ēon te pėrfundimi i njohur se integrimi i pret rrugėn korrupsionit dhe lidhjes sė politikės me krimin e organizuar.

Mund tė kontaktoni me autorin, e-mail:
besnikmustafaj2001@yahoo.com