© 2003 Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al/

Faqe 6 - Politikė
7Korrik 2004

Pretendenti pėr Fronin Mbretėror i shton ritmet e takimeve me politikanėt
dhe intelektualėt
  ligji i pronave
Leka I, kandidat pėr Polin e Tretė

Shkrimtarėt, letėr: Gati, ta mbėshtesim Lėvizjen Tuaj


Elisabeta Ilnica

Pretendenti pėr Fronit Mbretėror, Leka I, i shton ritmet e hapave drejt
politikės.

Ai ka shfrytėzuar situatėn e tensionuar politike, sidomos pas deklarimit tė
PS-sė pėr zgjedhje tė parakohshme, pėr tė startuar realisht Lėvizjen e tij
tė iniciuar disa javė mė parė. Ashtu siē kish premtuar, pretendenti i Fronit
Mbretėror ka zhvilluar takime me pėrfaqėsues tė forcave politike tė tė
gjitha spektreve, duke i ftuar ata nė krijimin e njė koalicioni tė ri. Edhe
pse nuk zbulohen emrat e politikanėve qė kanė kontaktuar me Zogun, zyrtarėt
e Oborrit tė tij, bėjnė tė ditur se "kėto ditė NMT Leka I, ėshtė takuar me
pėrfaqėsues tė disa partive politike, me personalitete publike, profesorė tė
Universitetit tė Tiranės, tė Magjistraturės, ekonomistė, specialistė tė
agrobiznesit, tė financave, gazetarė, shkrimtarė, nga tė gjitha krahinat e
trojet shqiptare". Sipas tyre, kryefjala e takimeve kanė qenė drejtimet dhe
synimet e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, hap i cili ėshtė vlerėsuar si i
domosdoshėm nė situatėn aktuale politike, ku kompromiset dhe marrėveshjet po
vazhdojnė nė dėm tė kombit shqiptar. Si shembuj pėr kėtė, Leka I ka
pėrmendur rezultatet e Samitit tė Stambollit, raportet nga SHBA-ja dhe
BE-ja, veprimet dhe qėndrimet e papėrgjegjshme pėr Ligjin e Pronave dhe pėr
kompensimin e tė pėrndjekurve politikė, me votimin ku u vodh hapur vota e
deputetėve; marrėveshja pėr Komisionin Parlamentar pėr korrigjimin e Kodit
Elektoral dhe votimi i pėrshpejtuar, pa zbatuar procedurat parlamentare.

Shkrimtarėt e mbėshtesin mbretin
Njerėzit e letrave i kthejnė sytė nga politika. Me anė tė njė letre, ata
kanė reaguar publikisht, duke deklaruar se "ne, si shkrimtarė tė njė vendi
tė bukur, por fatkeq, dimė ta shohim realitetin me tri palė sy: me sytė e
ballit, me sytė e zemrės dhe me sytė e mendjes. Duke e parė me kėto tri palė
sy kėtė politikė tė keqe ekonomike, qė ia bėn mė tė rėndė jetėn shqiptarit,
jo vetėm sot, por edhe pėr tė nesėrmen, e mbėshtesim Lėvizjen Tuaj". Sipas
tyre, ky qėndrim vjen pasi pėr mė shumė se dhjetė vjet tranzicion, politika
nuk ka sjellė veē varfėri pėr popullin dhe pasurime marramendėse pėr njė
grup pushtetarėsh tė pandėrgjegjshėm pėr detyrėn.



12 shkrimtarėt, qė i shkruan Lekės I

Janė 12 figura tė njohura tė letrave shqipe, qė shpėtimin e vendit e kanė
parė te familja mbretėrore. Hysen Sinani, Sadik Bejko, Ibrahim Gani, Izet
Shehu, Kastriot Mahilaj, Koēi Petriti, Mexhit Premēi, Pano Taēi, Perikli
Jorgoni, Qazim Sheme, Shpėtim Kelmendi, Zimo Krutaj, janė 12 firmėtarėt e
parė qė i janė bashkuar publikisht Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, tė
inicuar nga Leka I.



Iniciativa
Leka I i kapėrcen kufijtė

Lėvizja e Lekės po fillon shtrirjen edhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Zyra
e Shtypit pranė tij, ka njoftuar dje se "NMT Leka I ka marrė shumė letra dhe
mesazhe nga subjekte tė ndryshme pėrfaqėsimi nga e gjithė Shqipėria, nga
Prizreni, Ferizaj, Peja, Mitrovica, Tetova, Dibra, nga pėrfaqėsues tė
emigrantėve shqiptarė nė Greqi, nė Svicėr, nė Francė, nė Belgjikė, nė Suedi,
nė SHBA, nė Britaninė e Madhe, nė Itali etj.". Sipas njoftimit, ata
mbėshtesin Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar dhe angazhohen pėr tė dhėnė
ndihmesė aktive pėr tė sjellė ndryshimet qė kėrkon populli shqiptar dhe qė
ka marrė pėrsipėr ky orientim i ri i familjes mbretėrore.

---------------

Faqe 11 - Politikė
7Korrik 2004
 ligji i pronave
Kėrkesa e Moisiut pėr konsensus mes partive, bie "nė vesh tė shurdhėr"

PS: Nuk ka negociata pėr ligjin e pronave

Juli Prifti
Socialistėt do ta kalojnė tė hėnėn nė Parlament projektligjin e pronave, pa
i bėrė atij asnjė ndryshim.

Burime pranė Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste, pohuan dje pėr
"Panorama" se kjo parti nuk ka ndėrmend tė ndryshojė diēka nė variantin e
miratuar, njė herė nga Kuvendi. Pas kthimit pėr rishqyrtim nė Kuvend, tė
projektligjit nga ana e presidentit Moisiu, u hodh ideja e rihapjes sė
bisedimeve pėr gjetjen e konsesusit mes partive politike, pėr ta votuar
unanimisht kėtė projektligj. Mirėpo, duket se negociatat e zhvilluara pėr
kėtė qėllim nga ana e presidentit tė Republikės, kanė kaluar pa lėnė ndonjė
gjurmė te socialistėt. Sipas tė njėjtave burime, nuk pritet tė zhvillohet
ndonjė tryezė pėr tė arritur konsesusin, nė lidhje me Nenin 15 tė
projektligjit, nė tė cilin parashikohet drejtimi dhe pėrbėrja e Komitetit
Kombėtar tė Kthimit tė Pronave. Kjo pikė e draftit u bė shkak pėr prishjen e
konsesusit qė ishte arritur mes PS-sė dhe PD-sė, me ndėrmjetėsinė e
Prezencės sė OSBE-sė nė Shqipėri, pėr hartimin e draftit. Sipas kreut tė
Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi, kthimi i
projektligjit tė pronave nė Parlament, nga ana e presidentit Moisiu, ishte
thjesht njė vendim politik dhe nuk bazohej nė argumente kushtetuese. Kėshtu
qė, socialistėt duket se kanė vendosur tė mos i kushtojnė rėndėsi dekretit
tė presidentit pėr rikthimin e projektligjit pėr rishqyrtim, por do ta
kalojnė draftin, ashtu siē ėshtė aktualisht, pėr miratim nė seancėn
parlamentare tė ditės sė hėnė.

Debati
Gjatė votimit tė parė nė Parlament, tė draftit tė pronave, socialistėt e
miratuan atė pa votat e opozitės. Nė momentin qė projektligji nuk do tė
rishikohet pėr tė marrė konsesusin e forcave tė djathta, atėherė sėrish vota
e kėtyre tė fundit do tė jetė kundėr projektligjit. Mirėpo, nė kushtet e
reja tė krijuara pas distancimit tė aleatėve nga Partia Socialiste, duket se
PS-ja ka pak gjasa ta miratojė sėrish kėtė projektligj. Socialistėt, ashtu
siē edhe ka deklaruar vetė Ruēi, nuk arrijnė tė kenė kuorumin e nevojshėm
prej 71 votash, pėr tė kaluar projektligje tė rėndėsishme, siē konsiderohet
se ėshtė ai i pronave. Nė kėtė rast, atyre u nevojiten aleatė qė, tashmė,
nuk i kanė mes forcave tė majta.



PD-ja: Nuk e votojmė variantin e PS-sė

Demokratėt do ta rishikojnė Ligjin e Pronave, me ardhjen nė pushtet, nė rast
se pas kthimit tė dekretit nga presidenti Moisiu, maxhoranca nuk do tė
pranojė amendamentet shtesė. Kėshtu ėshtė shprehur dje nėnkryetari i
Komisionit tė Ligjeve, Fatos Beja, duke konfirmuar se PD-ja nuk do ta votojė
ligjin e pronave, nėse nuk do tė merren parasysh kėrkesat e Moisiut. "Kėto
dy ligje janė shumė tė rėndėsishėm dhe i takojnė shumė legjislaturave, ndaj
nė rast se nuk do tė kenė edhe konsensusin tonė, atėherė ne do t“i bėjmė
korrigjimet, me ardhjen nė pushtet", tha Beja. Sipas tij, ėshtė absurde qė
pėr ēėshtjet qė lidhen direkt me fatin e vendit, tė vendosė forca e
kartonit. Duke u paraqitur socialistėve, kushtet e PD-sė nė kėmbim tė votės
pro tė ligjit tė pronave, Beja thekson se "bėhet fjalė pėr ato nene qė
maxhoranca i miratoi pas largimit tė opozitarėve nga salla, pėr shkak tė
debatit tė kreut tė Komitetit Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e
pronave". Ai kundėrshton hapur amendamentin e socialistėve, ku u jepet e
drejta atyre qė kanė pronat me qira apo nė pėrdorim, qė tė kenė privilegjin
e parablerjes.