7 Gusht 2004 © 2003 Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al/
Faqe 7 - Politikė


ndryshimet

Nga kampi i djathtė nė Parlament, i vetmi ndryshim qė mund tė pritet ėshtė
pėrfaqėsimi i legalistėve me njė emėr tė ri, me atė tė lėvizjes sė shpallur
nga pretendenti pėr fronin mbretėror, Leka Zogu, "Pėr zhvillimin Kombėtar"

Lėvizjet nga tė vegjlit rrezikohen nga tėrheqja e deputetėve prej PS e PD

Kuvendi, beteja pėr grupet e reja

PLL-ja mund tė marrė emrin e lėvizjes sė Lekės I


Bledar Hoti

Sesioni i ri parlamentar pritet tė sjellė edhe ndryshime tė grupeve
parlamentare, duke paralajmėruar edhe lėvizje tė re politike, si brenda sė
majtės ashtu edhe tek e djathta.

Nė muajin shtator, me nisjen e punimeve tė Kuvendit do tė nisė, ashtu si nė
ēdo fillim sesioni, procesi i deklarimit tė deputetėve se nė cilin grup
parlamentar do tė bėjnė pjesė. "Grupet parlamentare formohen nga deputetė qė
kanė tė njėjtėn pėrkatėsi partiake ose orientim politik. Pėr formimin e njė
grupi parlamentar kėrkohet njė numėr minimum prej 5 deputetėsh. Ēdo grup
parlamentar zgjedh kryesinė e tij", thuhet nė rregulloren aktuale tė
Kuvendit.

Grupet e reja
Nė partinė mė tė madhe tė maxhorancės, PS, pritet qė tė ketė ēarje, nėse
ish-kryeministri Meta do tė vendosė qė tė krijojė partinė e tij me emrin
Lėvizja pėr Integrimt e Socialistėve. Nėse realizohet grupi parlamentar i
LSI-sė, tė paktėn, gjashtė deputetė tė PS-sė do tė shkėputen nga grupi i
maxhorancės, duke krijuar ēarjen e parė te tė majtėt. Pėr kėtė pritet
veprimi i deputetėve tė kėsaj lėvizjeje, nėse do ta shpallim ose jo krijimin
e grupit parlamentar nė fillim tė shtator, pėr tė marrė mė pas rrugėn
ligjore krijimi i partisė sė re. Ndėrkohė, njė rrezik jo tė vogėl paraqet
krijimi i grupeve tė vogla parlamentare brenda kampit tė majtė politik. Kjo,
nisur edhe nga marrėdhėniet e PSD-sė, PAA-sė, PBDNJ-sė me PS-nė. Aleatėt e
PS-sė i kanė krijuar grupet e tyre parlamentare, falė ndihmės sė dhėnė nga
ana e PS-sė, e cila i ka huazuar deputetėt socialistė pėr t'ua bashkangjitur
PSD-sė, PAA-sė, PBDNJ-sė. Nė bazė tė kėtij "parimi", janė gjashtė deputetė
socialistė qė kanė "tradhtuar" partinė e tyre me qėllim qė tė ndihmojnė
aleatėt e tyre. Por marrėdhėniet e PS-sė me aleatėt e saj janė ftohur, dhe
akoma nuk dihet nėse socialistėt do tė vazhdojnė ta ndjekin kėtė procedurė
edhe gjatė sesionit parlamentar tė vjeshtės. Nėse do tė deklarohet shkėputja
nga koaliconi nga parti politike si PSD-ja, PAA-ja, atėherė ato do tė
rrezikojnė mospėrfaqėsimin e tyre me grupe parlamentare, duke ndikuar edhe
nė zhvillimet politike.

Tė djathtėt
Nga kampi i djathtė nė Parlament, i vetmi ndryshim qė mund tė pritet ėshtė
pėrfaqėsimi i legalistėve me njė emėr tė ri, me atė tė lėvizjes sė shpallur
nga pretendenti pėr fronin mbretėror, Leka Zogu, "Pėr zhvillimin Kombėtar".
Kjo lėvizje, e cilėsuar si mbarėkombėtare nga pretendenti pėr fronin
mbretėror, synon tė pėrfshijė jo vetėm legalistė, por edhe deputetėve tė
partive tė tjera politike. Sipas burime pranė kėsaj lėvizjeje, po tentohet
qė tė diskutohet me deputetėve tė partive tė djathta politike, kryesisht
atyre tė vogla, si ballistė, reformatorė etj. Ndėrsa pėr partitė e tjera e
djathta tė vogla, si PBK-ja, PBL-ja, do tė shpresojnė ashtu si minorėt e
majtė, te partia e madhe, PD-ja, nė marrjen "borxh" tė deputetėve demokratė.
Pėrveē PDR-sė dhe PR-sė, e cila ka deputetėt e saj nė Kuvend, tė gjitha
partitė e tjera parlamentare tė djathta i kanė krijuar grupet e tyre, falė
ndihmės sė dhėnė nga PD-ja. Pėr partitė e vogla politike, ka njė rėndėsi tė
madhe pėrfaqėsimi e tyre nė Kuvend, pasi kanė mundėsinė e pėrfaqėsimit tė
tyre nė Byronė Parlamentare, si dhe tė pėrfshihen nė organizimin e debateve
dhe mocioneve nė Kuvend.

Tė drejtat e grupeve

Fonde tė konsiderueshme nga financat e buxhetit tė shtetit, pėrfitimi 8
milionė lekė
Pjesėmarrja nė mbledhjen e Byrosė sė Kuvendit pėr pėrcaktimin e programit
dhe kalendarit tė punimeve tė Kuvendit
Pjesėmarrja nė tė gjitha Komisionet Parlamentare, sipas proporcionit qė zėnė
nė Kuvendin
Pjesėmarrja nė tė gjitha debatet parlamentare
Kėrkimi i mocioneve dhe interpelancave
Kėrkimi pėr ngritjen e komisioneve tė hetimit


Rregullorja e re: Nuk ka deputetė borxh pėr partitė e vogla

Projektrregullorja e re e Kuvendit, e cila po diskutohet nė Komisionin e
Ligjeve, parashikon ndalimin e krijimit tė grupeve parlamentare fiktive.
Projekti i paraqitur pranė krerėve tė grupeve parlamentare po shqyrtohet nė
Komisionin e Ligjeve, i cili parashikon ndėrhyrje nė mėnyrėn e ndėrtimin tė
grupeve parlamentare. Nė bazė tė amendimimit tė paraqitur, deputetėt e njė
force politike nuk do tė mund tė bashkohet me njė forcė tjetėr politike me
qėllim qė tė krijohen grupe parlamentare. Grupet parlamentare do tė formohen
me nga pesė deputetė. Ky sanksionim do tė penalizojė partitė e vogla
parlamentare, tė cilat kanė huazuar deputetė nga PS-ja dhe PD-ja pėr tė
marrė mė shumė fonde nga financat e shtetit. Nė bazė tė projektrregullores,
deputetėt e partive politike nuk do ta kenė tė drejtėn tė bashkohen me parti
tė tjera, por vetėm me subjektin politik qė pėrfaqėson nė Kuvend. "Vetėm
partitė politike mund ta kenė tė drejtėn qė tė bashkohen pėr tė formuar njė
grup parlamentar tė pėrbashkėt", saktėsohet nė kėtė projektrregullore. Nė
bazė tė kėtij ndryshimi, pritet qė tė ketė ndėrhyrje edhe nė ēėshtje tė
tjera, siē janė mėnyrat e shkarkimit dhe tė emėrimit tė drejtuesve tė
institucioneve kryesore piramidės shtetėrore, duke filluar qė nga
presidenti, kryeministri, prokurori i pėrgjithshėm, kreu i KLSH-sė, anėtarė
tė Gjykatės Kushtetuese dhe tė Gjykatės sė Lartė. Aktualisht, nė Kuvendin e
Shqipėrisė janė shtatė parti politike dhe ekzistojnė 11 grupe parlamentare.
Kjo projektrregullore do tė diskutohet gjatė kėtij sesioni parlamentar, pėr
t'u votuar nė vitin e ardhshėm. Sipas burimeve pranė Kuvendit, kjo
projektrregullore parashikohet tė ketė efektet e saj pėr legjislaturėn e re
parlamentare, pas zgjedhjeve tė vitit 2005.


---------------------------------------------------------------
E Shtune, 07 Gusht 2004 http://www.korrieri.com/

PR: Kushtetuesja, prova e fundit per pronen


Republikanet i bejne thirrje Kryeministrit Fatos Nano, qe te reagoje ndaj
verejtjeve me te fundit te bera nga Brukseli, lidhur me problemin e ligjit
"Per kthimin dhe kompensimin e pronave". Deputeti republikan, Maks Begeja,
beri te ditur se, grupi parlamentar i PR, se bashku edhe me shoqaten
"Pronesi me Drejtesi", do te ēojne ne Gjykaten Kushtetuese, ligjin per
pronat, pasi ky ligj i miratuar vetem me votat e socialisteve, sipas tij,
eshte teresisht ne kundershtim me Kushtetuten. Sipas tij, ankesa e PR dhe
shoqates "Pronesi me Drejtesi", nuk do te kete si objekt ēeshtjen qe ka te
beje me komisionin shteteror per kthimin dhe kompensimin e pronave, qe ishte
objekt debati midis PS dhe PD, por me konceptin e ligjit, pasi ai, nenvizon
Begeja, jo vetem qe nuk e kthen pronen tek i zoti, por le shteg per
vazhdimin e grabitjes prones pronareve te ligjshem. "Gjykojme se Gjykata
Kushtetuese do ta shikoj me kujdes kete ēeshtje, ne menyre qe te nderprese
zbatimin e ketij ligji, teresisht antikushtetues. Fakti qe ligji ēalon ne
menyre serioze u vu ne dukje se fundmi edhe nga Komisioneri i BE, Kris
Paten. Kthimi i ligjit do te ishte nje shans tjeter per Kuvendin qe, jo
vetem ta vendoste ate ne shina kushtetuese, por edhe te deshmoje reagimin
serioz ndaj verejtjeve te Brukselit", nenvizon Begeja. Sipas tij, ēeshtja e
prones eshte deshmia me e qarte se, qeveritaret socialist, me ne krye Nanon,
jane te interesuar qe prona te mos shkoje tek i zoti, por tek njerezit prane
qeverise.

A.META