7 Shtator 2004 - Shekulli http://www.shekulli.com.al/
 
Nėnkryetari i PD-sė pėr aleancėn me PDR tha se kjo parti duhet tė ndajė nga do tė shkojė, majtas apo djathtas
 
PD: Lėvizja e Lekės pėrēan tė djathtėn

A.Rama
 
TIRANE- Nėnkryetari i Partisė Demokratike Bamir Topi e konsideroi jo oportune Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar tė shpallur disa kohė mė parė nga pretendenti i fronit mbretėror Leka Zogu. Topi tha dje se misioni i kėsaj lėvizjeje vihej nė pikėpyetje, pasi vetė Partia Lėvizja e Legalitetit ėshtė e pėrfshirė nė njė koalicion me PD-nė, i cili vazhdon tė ekzistojė. Sipas zyrtarit tė lartė demokrat, nisur nga kėtro rrethana, LZHK-ja nuk kishte si qėllim forcimin e sė djathtės. “Ne e kemi konsideruar, lėvizjen e mbretit, si njė lėvizje jo oportune, pėr fatin e sė djathtės nė Shqipėri dhe brenda PLL-sė, e cila ndodhet aktualisht nė koalicion me PD-nė. Ky ėshtė njė koalicion i paprishur, qė vazhdon tė qėndrojė nė kėmbė, si njė tentativė, e cila nuk i shėrben misionit tė konsolidimit tė sė djathtės”, -tha Topi. Nga ana tjetėr pėr mundėsinė e krijimit tė njė aleance me reformatorėt, Topi, thekson se PDR duhet tė qartėsojė njė herė e mirė pozicionin e saj nėse ėshtė e prirur tė krijojė aleanca me tė djathtėt apo me tė majtėt. Sipas numrit dy tė selisė blu, PDR ngelet e hapur edhe pėr bashkėpunim me parti tė tjera parlamentare, edhe pse ka shprehur hapur qėllimin sė fundi pėr krijimin e aleancave tė qėndrueshme me partinė mė tė madhe tė opozitės. Ai vėren se luhatje tė tilla nuk krijojnė siguri tek PD, sepse aleancat ndėrtohen mbi bazėn e bindjeve tė plota opozitare, me programe tė qarta qė kanė pika tė pėrbashkėta me njėri-tjetrin. “Ne do tė jemi tė vėmendshėm nė kėrkesat e tyre dhe do tė jetė objekt diskutimi nė forumet tona politike pėr tė pėrcaktuar hapat e mėtejshėm tė bashkėpunimit. Ēdo gjė bėhet hap pas hapi por ėshtė mjaft e rėndėsishme qė vetė PDR t’i shmanget njė lloj lėkundjeje pėr tė pėrcaktuar se cila ėshtė aleanca. Sepse nuk ėshtė gjė e vogėl nėse do tė bėsh njė aleancė nga krahu i djathtė apo nga krahu i majtė”, -tha Topi. Ndėrkaq ai rikonfirmon edhe njė herė qėndrimin e PD-sė pėr reformėn zgjedhore. Sipas Topit nė rast se socialistėt nuk do tė pranojnė rindėrtimin e KQZ-sė, atėherė qėndrimi i demokratėve nė komision vihet nė pikėpyetje. “Do tė mbajmė qėndrimin e duhur nė momentin e duhur, pas vendimeve tė forumeve tona politike, por jemi tė vendosur qė ky komision duhet tė balancohet”, -pėrfundoi Topi.
-----------------
 
Ministri i Jashtėm francez, 2 orė nė Tiranė
 
TIRANE- Ministri i Punėve tė Jashtme, tė Francės, Michel Barnier do tė zhvillojė sot njė vizitė nė Shqipėri ku do tė takohet me autoritetet e larta tė vendit. Vizita e shefit tė diplomacisė franceze vjen pas njė periudhe mjaft tė gjatė. Barnier do tė mbėrrijė nė Rinas rreth orės 16.00 tė pasdites dhe pas 20 minutash do tė takohet me homologun e tij shqiptar Kastriot Islami. Takimi me kryeministrin Nano ai do ta mbajė rreth orės 17.30 dhe mė tej do tė dalin sė bashku nė njė konferencė pėr shtyp. Vizita e Barnier vjen pas qėndrimit treditor tė ministrit tonė Islami para pak kohėsh. Pas rreshtimit tė vendit tonė nė krah tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė konfliktin e Irakut dhe dėrgimit tė komandove shqiptarė atje, diplomacia franceze ka qenė ajo qė ka dalė mė hapur me kritika pėr kėtė veprim. Dihet qė marrėdhėniet franko-amerikane pėsuan nė atė kohė njė ēarje jo tė vogėl. Sė fundi edhe nė planin e politikės sė jashtme franceze nė lidhje me Shqipėrinė, duket se diēka ėshtė riparuar.

 
Faqja 4 - POLITIKE http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

Shtator 7, 2004

 
SABIT BROKAJ ZGJIDHET NENKRYETAR
 
Ndahet PS, Meta krijon partinė
Zyrtarizohen emrat e 10 deputetėve tė LSI

Denion Ndrenika

"Kush jemi, nga vijmė dhe ku duam tė shkojmė". Kėshtu thuhet nė krye tė programit tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, e shpallur zyrtarisht dje. Kryetari Ilir Meta tha se LSI angazhohet pėr respektimin e votės sė lirė, luftėn kundėr trafiqeve, reformat drejt integrimit dhe shpalosjen e vlerave kundėr antivlerės...

LAJMI

Partia e 81-tė nė Shqipėri ėshtė e para qė rrjedh nga ndarja serioze e socialistėve pa pėrmendur njė PS tė re tė themeluar nė mesin e viteve '90-tė. Lėvizja Socialiste pėr Integrim e Metės ka rreth 10 deputetė nė Kuvend dhe nė organizim katėr nėnkryetarė. Ndėrkohė, LSI shpall se do tė luftojė pėr tė plotėsuar "aspiratėn pėr njė Atdhe qė rilind e pėrparon drejt qėllimeve tė mėdha, pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm dhe tė balancuar tė vėndit, pėr ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave njerėzore, pėr lartėsimin e integritetit dhe dinjitetit kombėtar, pėr integrim tė shpejtė nė familjen evropiane". Lėvizja themelohet, sipas nismėtarėve, "nė rrethanat kur reformat, zhvillimi, aspiratat integruese tė vendit dhe funksionimi normal i jetės politike, pluralizmit dhe konkurimit tė vlerave nė Shqipėri, janė kompromentuar seriozisht nga interesa klienteliste, nga monopolizimi dhe arbitrariteti qė shfaq mungesa e kulturės politike". Meta tha dje se lufta kundėr korrupsionit, monopoleve, krimit tė organizuar, trafiqeve, demokratizimi i politikės janė synime tė lėvizjes. Ai tha gjithashtu se do tė ndiqet politika e vlerave, sigurisė, solidaritetit, konkurrencės sė lirė e tė ndershme dhe pavarėsisė sė institucioneve. "Nė themel tė LSI-sė,-thuhet nė program,- ne do tė vendosim parimin "njė anėtar, njė votė", qė pushtetin e deleguar ta ushtrojmė demokratikisht nėpėrmjet organeve pėrfaqėsuese kolegjiale dhe vendimarrėse". Sakaq, sipas Metės, nismėtarėt e Lsi-sė u pėrpoqėn dhe sakrifikuan pėr tė zhvilluar demokracinė nė PS, por platforma e tyre hasi nė arrogancė, shpėrfillje dhe politika pėrjashtuese. Po sipas tij, koha e liderve tė pėrjetshėm ka marrė fund dhe ata i pėrkasin historisė. Nėnkryetari Sabit Brokaj veēoi pika themelore statutore, pėrveē parimit "njė anėtar njė votė", me qėllim fundosjen e vjedhjes sė votės, edhe lejimin e fraksioneve nė kuadėr tė filozofisė sė mendimit ndryshe dhe mundėsisht pėrqasjen e qeverie pėrpara zgjedhjeve, me synim transparencėn me zgjedhėsit. Nė politikėn e jashtme, janė vėrejtur dy ēėshtje tė "harruara"; Kosova dhe Ēamėria, pa pėrjashtuar diasporėn dhe rolin e Shqipėrisė nė rajon dhe nė botė.


Xhufi dhe Kodra jashtė shėrbimit diplomatik

Lirohen nga detyrat si pėrfaqėsues tė Trupit Diplomatik, Pėllumb Xhufi dhe Filloreta Kodra. Menjėherė, pasi tė dy diplomatėt u deklaruan zyrtarisht si nėnkryetarė tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ministri i Jashtėm, Kastriot Islami i kėrkoi kryeministrit Fatos Nano lirimin nga detyra tė Xhuifit, ndėrsa firmosi vetė lirimin e Kodrės, mbėshtetur nė ligjin pėr shėrbimin diplomatik. Ligji thotė se diplomati nuk mund tė bėjė pjesė nė ndonjė parti apo organizatė politike. Kodra ka qenė nė konsullatėn shqiptare nė Gjenevė, ndėrsa Xhufi, ambasador nė Itali. Xhufi, i cili mė parė ka qenė zėvendėsministėr i Jashtėm, e kishte kėrkuar qė nė korrik dorėheqjen nga detyra dhe kthimin nė Shqipėri.


KRYETAR: ILIR META
NENKRYETARE: SABIT BROKAJ,
PELLUMB XHUFI, FILLORETA KODRA, SOKOL AXHEMI
SEKRETAR I PERGJITHSHEM:
PETRIT VASILI
KRYESIA KOMBeTARE
ALBERT ĒAĒI
ARTAN KOXHUKU
DRITAN PRIFTI
EDMOND PANARITI
EDMOND HAXHINASTO
EDUARD ALUSHI
ELVIS MATAJ
ETLEVA BISHA
FILLORETA KODRA
ILIR META
LIMOZ DIZDARI
LUZHIANA ABAZI
MUSTAFA MUĒI
NDRE LEGISI
NORA MALAJ
PELLUMB XHUFI
PETRIT VASILI
QEMAL ELEZI
SABIT BROKAJ
SOKOL AXHEMI
SOKOL NAKO
SOKOL DERVISHI
SPARTAK BRAHO

GRUPI KUVENDOR
SABIT BROKAJ
ILIR META
LIMOZ DIZDARI
SPARTAK BRAHO
DRITAN PRIFTI
NDRE LEGISI
MUSTAFA MUĒI
MONIKA KRYEMADHI
EDUARD ALUSHI
ALBERT ĒAĒI


 

http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama

 
Faqe 7 - Politikė

7Shtator 2004

500 delegatė bėjnė zgjedhjet e forumeve tė LSI-sė. 10 deputetė startojnė grupin parlamentar
 
Ilir Meta

Meta: Do largojmė prijėsit e konflikteve

Brokaj, Axhemi, Kodra e Xhufi, katėr zėvendėsit

 

Luljeta Progni

Ėshtė themeluar dje partia mė e re poltike nė vend, e pagėzuar me emrin Lėvizja Socialiste pėr Integrim.

Ish-kryeministri Ilir Meta me nėntė deputetė tė tjerė tė dalė nga PS-ja, me mbėshtetjen e politikanėve tė tjerė, si dhe me pėrkrahjen e shumė intelektualėve, kanė bėrė publik zyrtarizimin e LSI-sė si parti politike. Pas njė lufte intensive politike mė shumė se dyvjeēare mes grupeve nė partinė mė tė madhe qeverisėse, tė pėrfaqėsuara prej ish-kryeministrit Meta dhe kryeministrit Nano, ėshtė finalizuar ndarja e parė e socialistėve pas 13 vjetėve ekzistencė.

Shpallja e LSI-sė
Nė sallėn e mbushur tė Teatrit tė Operas dhe Baletit grupi nismėtar i LSI-sė, i pėrbėrė prej 500 vetash, ka zgjedhur drejtuesit dhe pėrbėrjen e forumeve tė larta tė saj kėsaj partie. Kryetari i kėsaj partie ėshtė zgjedhur Ilir Meta, ndėrsa nėnkryetarė janė zgjedhur: Sabit Brokaj, Pėllumb Xhufi, Filloreta Kodra dhe Sokol Axhemi. Sekretar i Pėrgjithhėm i kėsaj partie ėshtė zgjedhur Petrit Vasili, ndėrsa kryetar i Komitetit Drejtues Kombėtar, ėshtė zgjedhur Limoz Dizdari. Nė fjalėn e tij para anėtarėve dhe simpatizantėve tė LSI-sė, kryetari i kėsaj partie, Ilir Meta, ka theksuar rėndėsinė e krijimit tė kėsaj force politike dhe rolin qė pritet tė ketė ajo nė zhvillimet politike nė vėnd. “Ne jemi sot kėtu pėr tė thėnė fjalėn tonė tė hapur e konstruktive, pėr tė pohuar ē’duhet pohuar e pėr tė mohuar ē’duhet mohuar, me drejtėsi e mendje tė kthjellėt”, tha Meta. Ai ka falėnderuar tė gjithė ata qė kanė pasur guximin tė radhiten te LSI-ja, dhe, nė kėtė mėnyrė, sipas tij, janė radhitur nė luftėn kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar, monopoleve dhe varfėrisė. “Falėnderoj tė gjithė ata individė, tė devotshėm dhe kurajozė, qė kanė marrė vendimin e rėndėsishėm pėr tė flakur tej mungesėn e shpresės dhe indiferencėn ndaj politikės sė vjetėr, duke u bashkuar nė kėtė komunitet pėr ndryshim. Falėnderoj nė mėnyrė tė veēantė tė gjithė ata intelektualė tė shquar, profesorė dhe akademikė, tė cilėt bashkuan idealin e tyre qytetar dhe politik me Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, nė kėtė angazhim historik pėr ndryshim”, tha Meta.

Objektivat
Nė fjalėn e tij kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, ka bėrė tė ditur objektivat e partisė sė tij duke theksuar se do tė jetė njė parti nė filozofinė e sė cilės do tė jetė qytetari dhe jeta e tij nė komunitet. “Jam krenar qė ne kemi nė filozofinė tonė njė politikė qė ka nė qendėr tė saj qytetarin dhe jetėn e tij nė komunitet dhe aspak politikanin dhe privilegjet e tij. Ka nė qendėr tė saj njė politikė ku triumfojnė vlerat mbi antivlerat, zhvillimi mbi prapambetjen, mirėqenia mbi varfėrinė”, tha Meta. Ai tha se grupi i deputetėve tė LSI-sė ka bėrė tė gjitha pėrpjekjet brenda PS-sė pėr tė bėrė qė nė qendėr tė filozofisė sė saj tė jetė qytetari. “Ne jemi tė bindur se shumė shpejt udhėheqėsit e pėrjetshėm, liderėt historikė dhe prijėsit e konflikteve do tė mbeten thjesht dhe vetėm njė kujtim i hidhur i kėtij tranzicioni”, tha Meta.

Grupi i PS-sė, sot debat pėr ikjen e Metės
Grupi i deputetėve tė PS-sė pritet tė diskutojė sot jo vetėm shkėputjen e Metės nga PS-ja, por edhe qėndrimin ndaj LSI-sė nė Kuvend. Debati i parė PS - LSI pritet tė jetė pikėrisht pėr postet qė mbajnė anėtarėt e LSI-sė, Braho, Dizdari e Alushi, nė krye tė Komisionit tė Ligjeve, Arsimit e Shkencės dhe Industrisė.

 

Struktura e LSI-sė

  • Kryetar i LSI-sė u zgjodh Ilir Meta.
  • Nėnkryetarė u zgjodhėn Sabit Brokaj, Pėllumb Xhufi, Filloreta Kodra dhe Sokol Axhemi.
  • Sekretar i pėrgjithshėm u zgjodh Petrit Vasili.
  • Kryetar i Komitetit Drejtues Kombėtar u zgjodh Limoz Dizdari.
  • Kryesia e LSI-sė pėrbėhet nga njė numėr tek anėtarėsh 23, duke pėrfshirė kryetarin, nėnkryetarėt, kryetarin e Komitetit Drejtues Kombėtar, sekretarin e pėrgjithshėm, kryetarin e Lėvizjes sė tė Rinjve pėr Integrim, kryetaren e Lėvizjes sė Gruas pėr Integrim dhe anėtarėt
  • Kryetari ėshtė drejtuesi kryesor politik i LSI–sė.
  • Kryetari zgjidhet njė herė nė 4 vjet nėpėrmjet votimit nga anėtarėsia.
  • Kryetari i LSI-sė nuk mund tė zgjidhet nė funksion mė shumė se dy mandate radhazi.

 

Grupi i LSI-sė, pritet edhe Goxhi e Karamelo

Grupi parlamentar i partisė mė tė re, LSI, i pėrbėrė prej dhjetė deputetėsh, pritet tė zgjerohet edhe me emra tė rinj deputetėsh nga parti tė tjera. Deputetėt e PBDNJ-sė, Ligoraq Karamelo dhe Kristo Goxhi, tė distancuar nga krerėt e PBDNJ-sė, janė ende tė lėkundur pėr tė qėndruar ose jo nė kėtė parti. Sipas zėrave pranė kėsaj partie, pritet qė mbledhja e forumeve tė larta drejtuese tė PBDNJ-sė tė pėrcaktojė pozicionet reale tė kėtyre deputetėve. Ka tė ngjarė qė, nėse ata do tė marrin poste drejtuese nė kėtė formacion politik, tė qėndrojnė nė grupin parlamentar tė PBDNJ-sė. Nė tė kundėrt, ata janė shprehur tė vendosur tė kalojnė nė grupin parlamentar tė LSI-sė, duke e ēuar numrin e kėtij grupi parlamentar nė 12 deputetė. Nė mbledhjen themeluese tė LSI-sė ka qenė dje i ftuar edhe Kristo Goxhi, i cili e vlerėsoi pozitivisht krijimin e partisė sė re Lėvizja Socialiste pėr Integrim. Aktualisht, grupi parlamentar i LSI-sė ėshtė i pėrbėrė prej dhjetė deputetėsh tė cilėt janė: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sabit Brokaj, Limoz Dizdari, Spartak Braho, Dritan Prifti, Eduard Alushi, Albert Ēaēi, Ndre Legisi dhe Mustafa Muēi. “Ne mund tė themi se grupi i deputetėve mbėshtetės do tė jetė nė rritje”, thanė dje drejtuesit e LSI-sė.

 

Islami shkarkon dy nėnkryetarėt e LSI

Ministri Jashtėm, Kastriot Islami, ka liruar dje nga detyra si Ministre kėshilltare nė Misionin e RSH-sė pranė OKB-sė dhe organizmave ndėrkombėtare nė Gjenevė, Filloreta Kodrėn, si dhe i ka propozuar Kryeministrit Nano lirimin nga detyra tė ambasadorit shqiptar nė Itali Pėllumb Xhufi, pas dorėheqjes sė kėtij tė fundit. Tė dy tė liruarit nga detyra janė zgjedhur dje nėnkryetarė tė LSI-sė.

 

-------------------

 
Ilia Terpini
 
Faqe 12/13 - Speciale

7Shtator 2004

dossier
 
Flet Ilia Tarpini/ Operatori qė xhiroi me dhjetėra filma dhe reportazhe me aktorė tė shquar dhe personalitete tė ndryshme nga koha e diktaturės, deri mė sot
 

"Jeta ime mes artistėve tė mėdhenj shqiptarė"

Terpini: Kur xhiroja aktorėt kisha mė shumė emocione se me politikanėt

 

Kastriot Kotoni

Ka kaluar njė jetė tė tėrė para kameras. Nė fokusin e mjetit xhirues, ai ka kujtime tė paharruara. Artistė tė mėdhenj qė jetojnė dhe nuk jetojnė mė, kanė kaluar nė syrin e Ilia Terpinit. Tashmė, ai ėshtė nė njė moshė qė mbi supe ka dekada tė tėra tė njė jete plot vuajtje, por edhe me emocione tė paharruara. Iu desh qė nė moshė tė re tė pėrballej me faktet tronditėse, qė babai i tij kishte jetuar nė Amerikė.

Kėtė fakt mundohej qė ta fshihte vetėm pėr njė arsye tė vetme, sepse njerėz tė tillė nuk mund tė pranoheshin kollaj nga sistemi komunist. Por gjithsesi, ai mundi tė bėhej me plot bindje, njė nga mjeshtėrit e mėdhenj tė kameras. Si bėheshin xhirimet nė filmat e periudhės komuniste. Si u ndje kur i thanė se do tė xhironte Enverin nė njė vizitė qė bėri nė Korēė. Ēfarė raportesh ruan me artistė tė mėdhenj tė skenės shqiptare. Si e pėrjetoi incidentin me mbretin Leka i I-rė, kur po e shoqėronte nė Sarandė. Si e kujton takimin me Sejfulla Malėshovėn gjatė kohės kur ishte i internuar. Kush janė disa nga filmat qė ka ndjerė mė shumė emocione; tė gjitha kėto i tregon pėr gazetėn “Panorama”, kameramani i mirėnjohur Ilia Terpini.

Si i kujtoni vitet e fėmijėrisė gjatė periudhės sė pasēlirimit tė vendit, duke marrė parasysh se babai juaj kishte jetuar nė Amerikė pėr disa kohė?
Pas ēlirimit tė Shqipėrisė, megjithėse babai ishte i lidhur me 1ėvizjen nacional-ēlirimtare, aq sa ishte zgjedhur kryetar i parė i kėshillit nacional tė fshatit Hoēisht dhe nėna kryetare e gruas antifashiste, ai shpesh rezervohej pėr shumė gjėra dhe mė thoshte se kjo nuk ėshtė demokraci. I kthyer nga Amerika si patriot, thoshte se atje e shajnė presidentin dhe po tė dėgjonte njė polic, ai i pėrgjigjej duke i thėnė: “Shaje-shaje se e keni me kushtetutė”. Ai dinte dy gjuhė tė huaja anglisht dhe greqisht, tė cilat nuk donte tė na i mėsonte ne katėr fėmijėve, se ata qė kishin qenė nė Amerikė nė emigracion, shiheshin me sy tjetėr. Xhaxhai im Krist Heills (Kristaq Ilia), i cili ushtronte profesionin e doktorit e mban pranė Fan Noli dhe ia dorėzoi vendin e Dhespotit atij, nė kishėn ku liturgjia dhe fryma kombėtare jepeshin nė gjuhėn shqipe. Ne lidheshim shpesh me letra. Kur pyesja nė Ministrinė e Brendshme pėr tė, shpesh mė thonin: “Po ē’pyet, ai ėshtė me Fan Nolin- e mė vonė mė pėrgjigjeshin- ē’tė duhet, ai ėshtė prift qė vdiq nė moshėn 98 vjeēare i pėrmalluar pėr Shqipėrinė”. Unė punoja nė njė institucion shumė tė rėndėsishėm, por nuk i thoja shokėve se babai ka qenė nė Amerikė.

Gjatė jetės suaj keni takuar shumė njerėz nga Jugu dhe Veriu i vendit, natyrisht jeni mbushur me shumė emocione. Ēfarė ju ka bėrė mė shumė pėrshtypje?
Pėr profesionin tim si mėsues dhe pastaj si kino-operator kam patur fatin qė ta shikoj shumė mirė Shqipėrinė, tė njihem me shumė njerėz, t’i xhiroj, t’i intervistoj. Por tė paharrueshme nė mendjen time dhe pse isha i vogėl, kujtoj se shtabi i batalionit tė Fuat Babanit, erdhi nė shtėpinė tonė. Fuati sė bashku me partizanėt e tjerė, flinin tek ne. Ai ishte njeri me shumė kulturė, por fatkeqėsisht u vra nė njė pėrpjekje me forcat pushtuese. Kurse tė paharruar do tė mbeten nė kujtesėn time vėllezėrit Plaku: si Kalo Plaku, (drejtor i fermės sė Sukthit) i cili u eleminua, Jorgo Plaku i vrarė nė rrethana tė paqarta nė pėrpjekje me gjermanėt. Panajot Plaku, ushtarak, strateg, vrarė nė Jugosllavi. Koēo Plaku, njė nga inxhinierėt mė tė mirė tė naftės, tė cilin e kam takuar shpesh kur kam qenė drejtor shkolle nė Mallakastėr, ishte kaq i zoti, sa hahej dhėmbė pėr dhėmbė me tre inxhinierė rusė. Nė Kuēovė, Patos e Fier thoshin nė atė kohė, se ku hedh kapelen Koēo Plaku ka naftė. Por edhe ky u vra. Kjo familje ishte djepi i lėvizjes nacional-ēlirimtare, por si duket nuk duhet tė ishin kaq tė zotėt. Kur do tė xhironim filmin “Rrugicat qė kėrkonin diellin”, shtabi i filmit, duke kėrkuar vendet nė Korēė, takoi njė person, i cili punonte nė komunale, ai si na tregoi disa vende qė do tė xhironim, na tha se edhe ai ishte artist, por amator. Shpesh nė Estradėn e Korēės kam vėnė nė lojė mjekėt qė i harruan pincėn njė pacienti nė bark. Kur u sėmura mė tha se i kishte vajtur sekretarit tė parė, Mihail Ziēishtit dhe i ishte lutur pėr njė rekomandim pėr tė vėllanė, sepse ai e dinte ēfarė u kisha bėrė mjekėve nė Korēė me skeēin, ndaj Mihail Ziēishti, qė ishte Ministėr i Shėndetėsisė, mė dha rekomandimin dhe erdha nė Tiranė. Vėllai i tij mė priti shumė mirė dhe tha se do tė caktonte dy mjekė tė udhėheqjes qė tė mė operonin. I thashė faleminderit, por duke bėrė operacionin bie zilja e udhėheqėsit dhe mė thonė se njė shok i udhėheqjes ėshtė i sėmurė. Ata e lanė operacionin pėrgjysėm, se ata ishin tė udhėheqjes, dhe mua ma vazhdonte infermierja. “More qėnke i zgjuar -mė tha ministri. Po kė do, -mė tha, dhe nxorri njė letėr pėr Maksut Drasėn-, shko ta takosh nė Spitalin Ushtarak”. Shkova nė spital, takova Maksut Drasėn dhe i thashė tė paraqitet Ali Dhoga, “me kė tallesh” -mė tha, por kur pa pasaportėn u ēudit qė unė e kisha Ali Dhoga. Mė operoi shumė mirė, sikur tė isha vėllai i tij nga Korēa. Babai vinte shpesh nė Tiranė, sidomos nė periudhėn e dimrit. Kur erdhi njė vit, mė shpuri me njė shokun e tij pjesėtar tė Bandės sė Vatrės, nė Tiranė. Ata kishin ardhur bashkė me bandėn, duke bėrė muhabet, mė tregoi historinė kur shkonin nė kurs pėr tė mėsuar instrumentin, dhe kur shkonin nė dyqanin e veglave muzikore, pėr tė blerė tela. Shitėsja, njė vajzė e bukur i kishte thėnė: “Me kėto buzė kaq tė bukura t’i vazhdon violinėn?!”. Unė u preka dhe e shava. Ajo mė tha: “Mos u prek, unė kam njė kurs qė drejtoj pėr trompė, buzėt e tua janė pėr atė instrument”. Mė bindi dhe e vazhdova atė kurs. Mė vonė u dashurova me atė vajzė dhe hyja e dilja nė shtėpinė e saj, e cila e kishte dhe babain dhe nėnėn muzikantė.

Nė Luftėn e Parė Botėrore, na mobilizuan ushtarė dhe kur niseshim pėr nė Evropė, mua mė mbajtėn nė bandėn qė pėrcillte ushtarėt nė luftė. Mė vonė na nisėn tė gjithėve pėr Evropė. Nė oqean mėsuam se lufta kishte mbaruar. U ktheva menjėherė nė qytetin ku kisha lėnė tė fejuarėn. Kur pyes, gjithė familja kishte vdekur nga gripi spanjoll. U bashkova me bandėn “Vatra” dhe erdhėm nė Shqipėri. Nė dimėr, kur erdhi babai nga Hoēishti, mori me vete dhe dy shokėt e tij dhe xhaxhain, Dhimitraqin, tė cilėt bėnin orkestrėn e fshatit. Njė ditė shkuam nga liqeni dhe ata filluan t’u bien instrumentave dhe tė kėndonin. Nuk kaluan shumė minuta dhe u grumbulluan gjithė ata njerėz duke duartrokitur dhe duke thėnė: “Nuk kemi parė orkestėr as kėtu nė Tiranė, si juve”. E kam ndjerė veten shumė tė emocionuar, momentin kur ne xhironim, me regjizorin Muharrem Fejzo, filmin “Gunat pėrmbi tela”. Mbarimi i luftės sė Vlorės u kurorėzua me hyrjen e bandės “Vatra”. Gjithė bandėn qė kishim improvizuar, sipas fotografive tė kohės, ata kishin njė shirit ku shkruante “Banda Vatra”. Nė kėtė moment, kamera ime pushoi sė xhiruari, sytė mu mbushėn me lotė. Regjisori po mė thoshte se ē’po bėja, pse nuk punonte aparati. U detyruam t’i kthejmė disa dubla. Kur shikoj dhe Muharremi ishte prekur shumė nga kjo skenė se babai i tij kishte qėnė me babain tim, mė 1920, sė bashku me 200 vullnetarėt e ardhur nga Amerika. Mu duk sikur atje ishte dhe babai, djalė i ri, simpatik, sikundėr ėshtė nė fotografi. Ata ishin njė brez patriotėsh, tė cilėt lanė interesat e tyre dhe erdhėn kur i thirri atdheu. Fan Noli kur i ka pėrcjellė nga Amerika u ka thėnė: “Shkoni pėr njė Shqipėri tė lirė e demokratike”. Ky ishte babai qė mė frymėzoi edhe mua. Kur filmi u pa nga komisioni, u bėnė vėrejtje pėr ta shkurtuar, ne nuk na thoshin se ēfarė tė metash ka. U thirr nga komisioni ku merrte pjesė Dritėro Agolli, Ismail Kadare dhe dy historianė. Ata folėn fjalėt mė tė mira, por megjithatė filmi u ēensurua dhe mė vonė morėm vesh pse, pasi dilte se Lufta e Vlorės ishte mė e madhe se Lufta Nacionalēlirimtare. Me dokumentarin “Skrapar 72”, kam kujtimet mė tė mira me regjisorin e paharruar Endri Keko. Kemi ndenjur 1 muaj me njė mikėpritje tė jashtėzakonshme. Fillonte mezja nė orėn 6 tė mėngjezit dhe mbaronte nė 12 tė natės. Prandaj dhe filmi doli shumė i mirė. Nuk kemi lėnė asnjė fshat pa xhiruar. Atje kemi takuar dhe Petro Markon, i cili ishte njė shkrimtar i madh dhe unė e kisha shumė mik. Skenarin e dokumentarit pėr Prespėn, e kishte bėrė djali i Prespės, Sterjo Spase dhe kur shkuam pėr xhirim erdhi dhe Sterjua. Sterjon, fshatarėt e kishin si perėndi. Darkėn e parė e hėngrėm nė njė familje me njerėzit e afėrm tė Sterios. Pėr tė fjetur, u ndamė nė dy shtėpi. Tek shtėpia ku ishim ne tė filmit, ishim tre veta. Ishte ora dy e natės, i zoti i shtėpisė na tha se duhej tė kėshillohej me ne. “Mėngjesin do ta hani sė bashku me Sterjon tek unė. Kam dy qingja. Njė 7 kg dhe tjetri 14 kg, kė tė ther pėr mėngjes?” Ju lutėm tė mos therte asnjė. Tė nesėrmen kur u ngritėm pamė se ishte therur qingji i madh. Ky ėshtė populli ynė artdashės.

A keni pasur ngjarje emocionale mes artistėve?
Puna e filmit me ēonte kudo dhe s’di kė tė pėrmend mė parė. Kur xhiroja me rastin e 20-vjetorit tė Teatrit Kombėtar, kam hipur nė skenėn e Ezopit, “Dhelpra dhe rrushtė”. Artistit tė madh, kolosit tė skenės, Kadri Roshi, tė cilit nuk i bėnte pėrshtypje fare kamera anifeks, e cila bėnte zhurmė gjatė xhirimit se ishte me film, ai interpretonte duke u dridhur nė mėnyrė tė shkėlqyer. Mė vonė u bėmė miq, sepse me tė kisha shumė filma. Ai ėshte artist me botė tė madhe. Nuk mund tė lė pa pėrmendur mbresat me artistin e madh Viktor Gjoka, i cili sapo kishte ardhur nga Bashkimi Sovjetik, bisedonte me mua pėr planet e sė ardhmes. Interpretimi i Nikollaqit, nė “Karnavalet e Korēės” mbetet nė kujtesėn e tė gjithėve. Por mos harrojmė Sulejman Pitarkėn, i cili kur xhirohej filmi “Ballė pėr Ballė”, gjatė pushimit rrinte shpesh me mua, ishte i thjeshtė bėnte humor, por ama kur vinte momenti i interpretimit ishte i disiplinuar. Nė njė Festival Ndėrkombėtar, kur ėshtė shfaqur filmi “Ballė pėr Ballė”, ekipi rus qė asistonte nė festival, pa momentin e interpretimit tė Zeleznovit dhe thanė: “Ky ėshtė rus”. Nuk mundem tė lė pa pėrmendur aktorin qė nuk i vjen mė as teatrit dhe as kinematografisė, Vangjush Furxhiun, mikun tim tė ngushtė, i cili nuk rron mė, por unė do tė jem i qetė, sepse nė ceremoninė e pėrmotshme munda t’i bėja njė reportazh.

Jashtė kameras ndihesh mė mirė me brezin e ri?
Po tė jetė puna pėr tė treguar aspekte, gjatė xhirimit tė filmave, me pėrjashtim tė Viktor Gjikės, Dhimitėr Anagnostit, Kristaq Dhamos dhe Muharrem Fejzos, gjithė filmat e tjerė si “Kapedani”, “Dimri i fundit”, “Rrugicat qė kėrkonin diell”, “Troku i burgut”, “Tė paftuarit”, “Ditari i partizanit” dhe shumė tė tjerė i kam bėrė me regjizorė tė rinj. Natyrisht, pėr sa i pėrket jashtė kameras, ndihem mė mirė me brezin e ri.

Jeta tė ka dhėnė mundėsi tė njohėsh njerėz tė politikės sė djeshme dhe tė sotme, pėrshtypjet tuaja?
Kur ėshtė bėrė regjistrimi i parė i popullsisė, rastėsia mė bėri tė njoh poetin, politikanin, njeriun e madh Sejfulla Malėshova. Rrethanat ishin jo tė kėndshme, sepse unė isha drejtor shkolle nė Arranitas, Sejfullai ishte i internuar nė Ballsh. Kisha lexuar poezitė e tij, kisha dėgjuar pėr konfliktin me Enver Hoxhėn, por nuk e njihja. Kur shkuam nė magazinėn ku ai punonte, filluam tė mbushnim formularėt si emri, mbiemri, vendlindja, etj. Kur mbėrritėm tek kollona gjuhėt, ai u pėrgjigj- “14-tė gjuhė tė huaja, -prit mos e shkruaj, vėre 13-tė gjuhė se e 14-ta nuk ėshtė gjuhė zyrtare, por unė e kam mėsuar pėr kulturė”, ndėrsa habiteshim, nuk mund tė bėnim mė gjatė muhabet se ai ishte i internuar. Mė caktuan tė shoqėroj Enver Hoxhėn nė festėn e Devollit. Ishte periudha kur ai thoshte se “…patatja ėshtė dhe bukė edhe gjellė.” Duke i folur nė podium popullit tė Devollit pėr pataten, Myftar Grabocka qė ishte pranė tij (nė atė kohė kryetar i Komitetit Ekzekutiv tė Korēės), po e tėrhiqte Enverin nga xhaketa. Pas mitingut, Enveri i thotė Myftarit: “Pėrse mė tėrhiqje nga xhaketa? Devolliti e ka mbjellė pataten dhe e pėrdor atė dem babadem”-i tha ai, dhe kėshtu qeshėm tė gjithė. Rasti e solli qė tė shkoja nė Afrikėn e Jugut, pranė familjes mbretėrore, kishim dėgjuar shumė gjėra gjatė regjimit tė kaluar. Prandaj ishte me shumė interes ky takim. Pėrshtypjen e parė pėr Nėnėn Mbretėreshė, ishte njė grua zonjė, shumė me kulturė dhe kishte dashuri pėr Shqipėrinė. Megjithėse kishin vuajtur shumė qė nga dita e ikjes nga Shqipėria, duke shkuar nė shumė vende si Greqi, Egjipt, etj. Ajo fliste me shumė konsideratė pėr tė shoqin, Mbretin Zog. Njė ditė mė bėri pėrshtypje kur ishim duke ngrėnė bukė nė verandė, Nėna Mbretėreshė del nga vila me njė flamur tė madh shqiptar dhe thotė: “Kėtė e kam qėndisur vetė”. Kurse Leka i I–rė, duke na ftuar pėr tė ngrėnė bukė nuk lejoi tė na shėrbenin punonjėset e shtėpisė, por tha: -“Miqve nga Shqipėria, pijet do t’ia shėrbej vetė”. Kishte krijuar njė ambjent me mish tė pjekur si nė Shqipėri. Gjatė turneut qė bėri Leka Zogu nė gjithė Shqipėrinė, nė vitin 1997, u prit shumė mirė nga i gjithė populli. Patėm pak probleme nė Delvinė, ku banditėt tė hipur nė autoblinda na qėlluan me mitraloz, pasi kėrkonin mbi 20000$ qė ne tė hynim nė Sarandė. Mbreti jo vetėm qė nuk i dha, por u tregua shumė trim. Gazetat shkruajtėn se Mbreti u fut nėn makinė, por kjo s’ishte e vėrtetė. Kur vajtėm nė Kolonjė, tė rinjtė e qytetit e pyetėn se ē’mendim kishte pėr Fan Nolin. Leka ju pėrgjigj: “Kur kam vajtur nė Boston, gjėja e parė qė kam bėrė shkova dhe vendosa njė tufė me lule nė varrin e Fan Nolit”. Njė natė kemi fjetur nė Libohovė, fshati i Avni Rustemit. Gjatė gjithė natės dėgjuam tė shtėna armėsh, pushke e mitralozi, por Mbreti nuk lėvizi nga vendi.

Ju keni punuar si mėsues dhe artist, kush ėshtė fabula e jetės suaj?
Megjithėse vazhdoja Fakultetin pėr Biologji, dėshira ime e madhe ishte kinematografia dhe nė mėnyrė tė veēantė, puna e operatorit. Nė ambjentin familjar ku u rrita, merita mė e madhe ishte e babait, qė mė ngjalli nė shpirt punėn e artistit, me kontaktet, gjatė 4 viteve tė shkollės sė mesme, me dy artiste, piktorė tė mėdhenj korēarė, Vangjus Tushi dhe Vangjush Mihon, tė cilėt mė dhanė bazat e ardhshme pėr tu bėrė operator. Munda tė plotėsoj hobin tim. Kam xhiruar nė Francė, Belgjikė, Zvicėr, Itali, Turqi, Greqi, Hollandė, Afrikėn e Jugut, peng mė ka mbetur dhe dėshira ime ėshtė, pėr tė bėrė njė film dokumentar pėr fshatin tim, Hoēisht (Devoll) dhe ėndėrra pėr tė xhiruar Moskėn dhe Shėn Petėrburgun. Po pėrgatis pėr tė bėrė njė film dokumentar, pėr krahinėn e bukur dhe me tradita tė Shėngjergjit, mė vonė pėr fshatin e tre kryeministrave Kaninėn dhe ėndrrėn e paharrueshme “Serenatėn Korēare” dhe Banda “Vatra”.

Nėse dikush do tė bėnte njė dokumentar pėr ju, si do tė reagonit ose si do ta prisnit?
Do t’i thosha prit dhe disa vite sa tė mbaroj ato projekte qė mė kanė ngelur pa bėrė.

Nė tė gjithė punimet tuaja kinematografike, kush ka qėnė puna juaj mė e mirė, mė e lodhėshme dhe kush tė ka dhėnė kėnaqėsi?
Filmat janė si fėmijėt, nuk di si t’i diferencosh. Megjithatė, ka fėmijė tė mbarė dhe tė prapė. Kam kujtime tė paharrueshme nga xhirimi i “Kapedanit” “Ballė pėr ballė”, “Mėsonjtorja”, kėnaqėsi mė ka dhėnė edhe filmi “Dimri i Fundit”.