http://www.panorama.com.al/

Faqe 6 - Politikė
8Shkurt 2004

Parlamenti do tė miratojė pėr dy javėt e ardhshme projektligjin pėr
ligjėrimin e ngulimeve tė reja

Legalizimi i banesave, brenda shkurtit
Lekėt e legalizimeve, shkojnė pėr kompensimin e ish-pronarėve


Elisabeta Ilnica

Tė shpėrngulurit nga zonat e thella dhe tė pėrqendruar kryesisht nė
rrethinat e qyteteve, pėr dy javė mund tė kenė nė dorė lejen e shtėpisė.
Parlamenti do t'u hapė dritė jeshile ligjėrimit tė banesave, brenda
shkurtit.

Ngulimet e reja komunitare do tė legalizohen pranė bashkive pėrkatėse, duke
respektuar planin e ri tė urbanistikės. Menjėherė pas marrjes sė "Ok"-it nė
seancė plenare, tė projektligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronės, e
kanė radhėn legalizimet. Nė fakt, "kėmbanės" pėr tė miratuar kėtė
projektligj, i ranė anėtarėt e Komisionit tė Ekonomisė, nisur nga fakti i
dėmshpėrblimit pėr tokėn e zėnė forcėrisht. Pikat mė tė dobėta do tė jenė
Bathorja dhe Kamza, ku lekėt e mbledhura nga legalizimet do tė shkojnė pėr
kompensimin financiar tė ish-pronarėve. Drafti i pregatitur nga njė grup
deputetėtsh opozitarė, pretendon legalizimin e ndėrtimeve pėr strehim dhe
biznes privat tė ndėrtuara brenda territoreve specifike nė rrethinat
Bathore-Kamėz, Kėnetė-Durrės dhe nė rrethinat e qyteteve tė krijuara pėr
shkak tė migracionit tė brendshėm tė popullsisė. Legalizimet do tė bėhen
vetėm pas nėnshkrimit tė kontratave pėr shitblerjen e trojeve, midis
pronarėve tė ligjshėm tė tyre dhe pronarėve tė ndėrtesave. I gjithė
dokumentacioni duhet tė depozitohet nė zyrėn e urbanistikės sė Bashkisė.
Trojet qė nuk figurojnė nė pronėsi tė personave privatė, kontratat do tė
lidhen mes Bashkisė dhe pronarėve tė ndėrtimeve. Ndėrsa, pėr shlyerjen nga
ana e pronarėve tė ndėrtimeve tė vlerės sė kontratės sė shitblerjes sė
truallit, do tė ngarkohet Kėshilli i Ministrave.

Asistenca dhe kreditė
Deputetėt opozitarė kanė theksuar si domosdoshmėri nė projektligj pėr tė
zgjidhur ēėshtjen e tė shpėrngulurve, njė asistencė nga ana e shtetit pėr
mbulimin e kostove individuale tė kontratave tė shit-blerjes. Kjo asistencė,
do t'i ngarkohet Kėshillit tė Ministrave, i cili do ta japė atė nė formėn e
kredive afatgjata dhe me normė tė ulėt interesi, sipas kėrkesės sė tyre dhe
deri nė masėn e plotė tė vleftės specifike tė kontratės. Kushtet dhe
garancitė e tjera pėr kreditė, do tė zbatohen nė pėrputhje me kushtet e
kreditimit bankar nė fuqi. Nė mėnyrė tė veēantė, sipas demokratėve, brenda
dy javėve qė ky ligj do tė hyjė nė fuqi, Kėshilli i Ministrave duhet tė
pėrcaktojė, si dhe tė publikojė hartėn e territoreve pėr ēdo qytet, tė cilat
do tė pėrfshihen nė procesin e legalizimit. Por, ky proces ėshtė i
domosdoshėm qė tė nisė njėkohėsisht nė tė gjitha ngulmimet e pėrfshira nė
hartė. Projektligji i paraqitur propozon njė rregullim specifik pėr shkak tė
faktit se, rrethanat e rastit kėrkojnė njė ndėrhyrje tė shpejtė dhe
specifike. Ai ėshtė hartuar nė kuadėr tė protestave tė nisura nga komuniteti
i qytetarėve Bathore-Kamėz, tė vijuara edhe nga komunitetet e tjera qytetare
nė Laprakė dhe Kėnetė-Durrės, pėr legalizimin e ndėrtesave tė tyre.



Si mund tė legalizosh njė shtėpi

Pjesė e legalizimeve do tė jenė ato shtėpi qė nuk prekin planin e ri tė
urbanistikės
Legalizimi do tė bėhet pas nėnshkrimit tė kontratave pėr shit-blerjen e
trojeve midis pronarėve tė ligjshėm dhe pronarėve tė ndėrtesave
Kėrkesat pėr legalizim duhet tė depozitohen nė zyrėn e urbanistikės sė
Bashkisė
Trojet qė nuk figurojnė nė pronėsi tė personave privatė, kontratat do tė
lidhen mes Bashkisė dhe pronarėve tė ndėrtimeve
Qeveria duhet tė sigurojė pėr pronarėt e ndėrtimeve, kredi afatgjata dhe me
normė tė ulėt interesi
Kushtet dhe garancitė e tjera pėr kreditė, tė zbatohen nė pėrputhje me
kushtet e kreditimit bankar nė fuqi
Brenda dy javėve, nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, qeveria tė publikojė
hartėn e territoreve pėr ēdo qytet tė legalizimeve
Procesi i legalizimit tė fillojė njėkohėsisht nė tė gjitha ngulimet e
pėrfshira nė hartė