08 Korrik 2004 http://www.kohajone.com/

LEVIZJA PER ZHVILLIM KOMBETAR, KONKURS PER EMBLEMEN


Ne nje nga sallat e Akademise se Arteve te Bukura, ne emer te komisionit
organizator, Princi Leka shpalli konkursin per realizimin e emblemes se
Levizjes per Zhvillim Kombetar nga ana e studenteve diplomante te Arteve
Figurative te Akademise.

Ne takimin promovues te ketij konkursi, moren pjese personalisht Princi
Leka, i shoqeruar nga Kryetari i Zyres se Oborrit Mbreteror, Fluturak
Germenji, studente aplikante te projektit per realizimin e emblemes,
pedagoge te Akademise, intelektuale te njohur dhe gazetare te shumte te
mediave te shkruara e elektronike.

Ne fjalen e tij Princi Leka, u shpreh se e sheh si te domosdoshme
pjesemarrjen e rinise ne proceset e ndryshimeve demokratike ku eshte futur,
pa kthim, mbare shoqeria shqiptare. "Ne qofte se ne te rinjte nuk
angazhohemi per te realizuar ndryshimet e domosdoshme, nuk do te arrijme te
realizojme endrrat tona e te ringjallim shpresen tone, qe eshte shpresa e
prinderve, vellezerve e motrave tona, pra, e te gjithe shqiptareve. Prandaj,
edhe kete konkurs duam ta realizojme me studentet qe diplomohen ne artet
figurative dhe jo me specialiste, qofshin keta edhe me eksperience te vyer.
Pra duam t'u japim shansin te rinjve per realizimin e kesaj embleme, sepse
duam te promovojme aftesite dhe talentin e tyre, per te cilat shoqeria ka
shume nevoje", u shpreh ai, duke kerkuar qe te jene keta te rinj beresit e
emblemes se kesaj levizjeje.