Copyright
© 2004 Babel International All Rights Reserved
Alice Desthuilliers -
Paris - 8.10.2004
Carte
postale d'un pays méconnu, musulman, situé au coeur du continent
européen, et qui se rapproche peu à peu de l'UE. Pour sortir des
clichés.
|
Petit pays de
moins de 30 000 km2, peuplé de 3,3 millions d’habitants, tout en
relief, à la fois agricole et pastoral, bordé de lagunes,
l’Albanie est coincée entre l’Adriatique, le Monténégro, le
Kosovo, la Macédoine et la Grèce.
Longue attente que celle des Albanais. Descendants des Illyriens, dominés par Alexandre le Grand, christianisés, envahis par les Barbares puis les Slaves, leur pays fut annexé par Charles d’Anjou, Rex Albaniae en 1272, assailli, par les Serbes d’Etienne Duisan en 1343 et soumis par les guerriers de la Sublime Porte. Ils durent donc attendre jusqu’en 1912 pour déclarer leur indépendance et forment une population homogène. Régime stalinien On compte actuellement 96% de la population d’origine albanaise et 4% d’origine grecque ou slave. 70% de la population est de confession musulmane (essentiellement sunnite) : le reste se répartit entre des catholiques (au Nord) et des orthodoxes autocéphales. A cette homogénéité se superpose le rêve d’une Grande Albanie : ont en effet été laissés hors des frontières de 1913 un nombre important d’albanophones : en Grèce, en Macédoine, en Serbie… En 1912 donc et en bref, l’Albanie s’affranchit du joug ottoman et s’émancipe. Dépecée par les vainqueurs de la Grande Guerre et signataires de l’accord de Londres de 1915, elle est finalement accueillie à la SDN en 1920 dans ses frontières de 1913 ! De 1939 à 1944 elle est occupée par l’Italie : la résistance s’organise sous la férule d’Enver Hodja qui devient un des plus remarquables dictateurs de son époque. De 1945 à 1985 il condamne sont pays à suivre un régime stalinien orthodoxe : recluse et autarcique, l’Albanie se lance dans un partenariat avec la Chine qui se termine mal et la laisse encore plus seule. En 1990, sous la pression de la rue, les successeurs d’Hodja doivent accepter la remise en cause et consentent à la formation, le 11 juin 1991, d’un gouvernement de « stabilisation nationale. » Depuis, l’Albanie est moins connue pour avoir été l’Etat le plus répressif de ce côté ci de la Mer Noire que pour être le nid d’une des mafias les plus terrifiantes de la région. Pourtant jamais elle n’a été aussi proche de nous, de l’Europe, de l’adhésion à l’Union européenne, puisqu’elle bénéficie depuis 2002 d’un accord de stabilisation et d’association (ASA). L’occasion de balayer les stéréotypes et de découvrir plus avant le pays. Corruption et alphabétisation élevées La société albanaise s’organise autour de clans qui ont la vie dure : chef de clans, hérédité de la charge, application des lois du Kanun qui établit les règles de la vengeance… contribuent à nous donner de ce pays une image archaïque. On estime ainsi que dans la ville de Shköder vivent plusieurs milliers de famille en « exil intérieur » dans l’attente de la vengeance d’un autre clan. Le pays tire la plupart de ses ressources de l’exploitation pétrolière et de l’agriculture, de l’élevage et de l’aquaculture. On compte ainsi 466 000 micro-exploitations agricoles (1 à 2 ha) pratiquant majoritairement une agriculture extensive (plantes potagères, bovins, ovins, exportations laitières). L’aquaculture s’est développée en mer (chalutage), dans les lagunes (mytiliculture) ou dans les lacs et les fleuves (cypriniculture). D’une manière générale beaucoup de progrès ont été enregistrés mais l’Albanie subit encore une crise énergétique grave (fréquentes coupures de courant) et connaît toujours le niveau de vie le plus bas de la région. Pour remplir les conditions de l’ASA, d’un point de vue politique ou économique, l’Albanie a dû s’engager à réformer ses pratiques (lutte contre la corruption, le blanchiment d’argent, le crime organisé, respect des droits de l’homme) et son économie (respect des normes en matière de marché public, de liberté de circulation des biens, des capitaux et des personnes, adoption d’une législation vétérinaire et phytosanitaire contraignante). Mais il ne faut pas occulter le fait que l’Albanie connaît également un des taux de scolarisation les plus élevés des Balkans, une des législations les plus souples en ce qui concerne la création d’entreprise et compte six organismes de micro-financement sur lequel ses 55 000 petites entreprises peuvent prendre appui pour se développer. La mafia albanaise existe mais il n’est pas question de réduire l’Albanie à cela. Son rapprochement avec l’Union européenne pose aussi une question cruciale : celle l’intégration à l’Union d’un pays musulman à l’européanité inscrite au cœur du continent. |
PS-PD, KOMPROMIS NE PARLAMENT
Propozimet e qeverise u kontestuan nga opozita dhe LSI-ja, por u miratuan me
votim te fshehte
Edlira Prenga
Bashkimi i votave te pozites dhe opozites ne Kuvend solli dje miratimin e
anetareve te rinj te Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise. Votimi per
keta emra u be i fshehte nga deputetet e Kuvendit, ku me i votuari ne fund te
ketij votimi ishte Fatos Ibrahimi, kandidatura e PS-se e propozuar para dy
javesh ne nje nga mbledhjet e grupit parlamentar te kesaj force politike. I
nisur qe ne oret e para te mengjesit per t'u bere nje votim i tille, ky proces
mori fund vetem ne oret e pasdrekes se djeshme. Ne fillim te seances grupi
parlamentar i LZHK-se i kundershtoi keto kandidatura, duke pretenduar se nuk
jane zgjedhjet e duhura. Ndersa republikanet paraqiten nje emer per keshillin
mbikeqyres, por qe nuk u pranua nga Kuvendi pasi propozimi ishte bere me
vonese. Pas miratimit te disa projektligjeve, ligjvenesit e Kuvendit u
mblodhen serish ne dreke per te votuar per emrat e propozuar nga qeveria, PS
dhe PD. Gjate pushimit kreu i grupit parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci, kerkoi
nga deputetet e grupit te tij qe te mblidheshin para se te niste procesi i
votimit. Burime nga kjo mbledhje e paparashikuar bejne te ditur se Ruci ka
kerkuar nga socialistet qe te jene te gjithe ne votim dhe te telefonone dhe
koleget e tyre ne menyre qe askush te mos mungoje, pasi per ta eshte
konsideruar nje prove nese maxhoranca i ka votat e saj apo jo. Por votimi i
djeshem tregoi se ekziston mundesia e kompromisit PS-PD per zgjedhjen e ketyre
anetareve. Kandidatet e propozuar nga PS-ja me nje perllogaritje te thjeshte
edhe pse votimi ishte i fshehte, kane marre vota jo vetem nga deputetet e
LSI-se, por dhe nga deputetet e opozites. Secili nga kandidatet duhet te
merrte 50+1 te pjesemarrjes se deputeteve ne salle. Vetem kandidati i PD-se,
Albert Gajo nuk arriti te siguronte votat e mjaftueshme per te qene anetar i
Keshillit Mbikeqyres. Ndersa nga tre kandidaturat e paraqitura nga PS-ja u
votua per dy emra, te Fatos Ibrahimit dhe te Andis Harasanit, te cilet moren
dhe votat me te shumta ne votimin e djeshem. Po keshtu edhe tre emrat e
propozuar nga qeveria shqiptare arriten te siguronin votat e mjaftueshme per
te qene pjese e ketij keshilli shtuar ketu dhe nje anetar te propozuar nga
PD-ja. Gjate procesit te votimit nuk pati asnje kontestim, as nga salla, as
nga komisioni i ngritur dje dhe i kryesuar nga socialisti Durim Hushi.
Si u be votimi
Qe ne momentin e shpalljes se emrave nga qeveria dhe PS-ja per Keshillin
Mbikeqyres, e gjithe politika opozitare reagoi ashper kunder ketyre emrave.
PD-ja deri ne momentin e fundit nuk ka dashur te paraqese emra per t'u votuar
ne parlament, me kushtin qe ne Banke te ishin dy perfaqesues te propozuar prej
tyre. Por ne momentin e fundit opozita eshte terhequr nga pretendimi i saj,
duke pretenduar vetem per nje emer i cili u votua dje. Por para ketij votimi
ishte kreu i shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, qe u beri thirrje ligjvenesve te
jene te matur ne voten e tyre dhe ne emrat e propozuar. Duke pare debatet
politike te ndezura ditet e fundit kreu i shtetit shqiptar, Alfred Moisiu,
kerkoi para se te votohej ne parlament nje gjykim sa me profesional ne
zgjedhjen e anetareve te rinj te Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise.
Sipas Moisiut ky proces duhet te merrte ne konsiderate arritjet e deritanishme
te Bankes se Shqiperise, stadin aktual te reformave dhe sfidat e ardhshme, me
te cilat do te perballet sistemi bankar si dhe ekonomia shqiptare. Presidenti
shprehu besimin se Kuvendi, ne perputhje te plote me kerkesat e ligjit, do te
beje zgjedhjet e duhura, duke dhene nje ndihmese thelbesore ne rritjen e
pavaresise dhe efektivitetit te veprimtarise se Bankes se Shqiperise.
Megjithate, emra te tille si ai i guvernatorit aktual, Shkelqim Cani, apo i
ekonomistit Genc Ruli nuk figuruan ne asnje nga propozimet e bera nga partite
politike. Gjithsesi, Kuvendi i Shqiperise votoi per emrat e paraqitur dje, ku
pjesemarrja e deputeteve bashke me kabinetin qeveritar ishte 124.
Emrat qe u miratuan ne Kuvend
Fatos Ibrahimi 89 vota (PS)
Andis Harasani 87 vota (PS)
Ardian Fullani 75 vota (qeveri)
Ksenofon Kristafi 72 vota (qeveri)
Tefta Cuci 68 vota (qeveri)
Elisabeta Gjoni 61 vota (PD)
... (nuk u miratua)...
Albert Gajo 51 vota (PD)
Faqja 5 - POLITIKE |
Tetor 8, 2004 |
|
Dje në Kuvend pritej të matej forca e mazhorancës, por partitë
zgjodhën marrëveshjen
|
Votohet këshilli i ri i Bankës
|
Arrihet pakti PS-PD, miratohen kandidatët
|
|
Artemida Çollaku Parlamenti votoi dje gjashtë anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me një procedurë jo shumë të përdorur, atë të votimit me fleta dhe jo elektronike. Opozita shprehu rezerva për faktin që Këshilli i Ministrave kishte propozuar vetëm tre kandidatë për tre vendet e paracaktura për në KMBSH. LSI dhe LZHK u shprehën kundër disa kandidaturave të paraqitura. LAJMI Votimi i anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dje në seancën parlamentare u parapri nga një debat midis palëve politike. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike shprehën rezerva, jo vetëm për faktin se Këshilli i Ministrave duhej të kishte sjellë më shumë kandidatura për tre anëtarët që i përkasin këtij institucioni, por edhe për cilësinë e tyre. Deputeti i PD-së, Ritvan Bode, u shpreh se kandidatura e Ksenofon Krisafit, e propozuar nga Këshilli i Ministrave, nuk i plotëson kriteret që duhet të ketë një anëtar i KMBSH. "Krisafi nuk është ekspert në ekonomi, apo institucionet bankare dhe nuk ka asnjëlloj kualifikimi në ekonomi", tha Bode. Duke iu referuar kandidaturës të Krisafit, Bode nënvizoi se ky është një institucion mjaft i rëndësishëm, në të cilin duhet të ketë njerëz që i plotësojnë të gjitha kushtet. Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, u shpreh se askush nuk ka të drejtë të komentojë kandidaturat e sjella në Parlament. "Secila prej kandidaturave ka integritetin e vet moral dhe profesional dhe askush prej nesh nuk ka të drejtë t'i përflasë ata", tha Ruçi. Mbrojtja Qëndrimi Votimi
Megjithëse drejtori i përgjithshëm i KESH-it, Andis Harasani, ka qenë një nga personat më të përfolur dhe të akuzuar për vjedhje dhe abuzime, nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dje deputetët e këtij të fundit i kanë dhënë votat e tyre. Kandidatura e Andis Harasanit ishte propozuar nga Partia Socialiste dhe mori 87 vota nga 124 të mundshmet. Nëse në seancë do të ishin të gjithë deputetët socialistë, si dhe të gjithë deputetët e aleatëve të PS-së, totali i votave që mund të merrte Harasani do të ishte 76. Por jo të gjithë deputetët e PS-së kanë qenë në procesin e votimit. Kështu Petro Koçi, Blendi Klosi, Valentina Leskaj, Arben Malaj munguan në seancën e djeshme.
Për të realizuar votimin e fshehtë me fletë dhe jo me elektronikë u krijua edhe komisioni i mbikëqyrjes së procesit të votimit. Kështu, sipas rregullit, tre anëtarë të këtij komisioni i përkisnin mazhorancës dhe dy opozitës. I papritur ishte propozimi që bënë përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Përveç deputetit Sokol Olldashi, demokratët preferuan që në komisionin t'i përfaqësonte deputeti i LSI-së Ndre Legisi, i cili e pranoi ofertën me shumë kënaqësi. Ndërsa tre anëtarët e mazhorancës ishin: Durim Hushi, Ardian Myslimi dhe Irfan Dervina |
Deklarata e partive te "Koalicionit per Integrim": |
E Premte, 08 Tetor 2004 |
Partite
e "Koalicionit per Integrim" u mblodhen me date 7.10.2004
per te diskutuar me pergjegjesine e duhur politike ne lidhje me
detyrat qe u dalin atyre, partive politike dhe institucioneve
shteterore per te pershpejtuar pergatitjen per zgjedhjet e ardheshme
parlamentare dhe ne menyre te vecante per zbatimin e rekomandimeve te
OSBE/ODIHR, ne lidhje me permiresimet qe duhet te behen ne Kodin
Zgjedhor, me qellim qe zgjedhjet parlamentare te vitit 2005 te
plotesojne standartet nderkombetare demokratike. Ne perfundim te diskutimeve partite e "Koalicionit per Integrim" miratuan deklaraten e meposhtme: • Zgjedhjet e vitit 2005 jane teper te rendesishme per te konsoliduar edhe me tej stabilitetin dhe klimen politike ne vend ne dobi te integrimit te Shqiperise ne BE dhe ne strukturat e NATO-s. • Partite e "Koalicionit per Integrim" vleresojne se cdo vonese ne zbatimin e reformes zgjedhore, sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR, rrezikon te kete pasoja negative ne pergatitjen dhe mbajtjen me sukses te zgjedhjeve legjislative te vitit 2005. • Ky proces kerkon angazhimin e te gjitheve. Partite e "Koalcionit per Integrim" rikonfirmojne vullnetin e tyre te plote dhe angazhohemi qe te japim te gjitha kontributet e nevojeshme politike per te realizuar ne vend zgjedhje te drejta, te barabarta dhe te ndershme ne menyre qe qe ky proces zgjedhor te jete i pa kontestueshem. Me kete rast ne ftojme gjithe partite politike te shprehin te njejtin angazhim per pergatitjen e zgjedhjeve dhe moskontestimin e tyre pavaresisht rezultateve. Partite e "Koalicionit per Integrim": • Pranojne pa medyshje rekomandimet e bera nga OSBE/ODIHR dhe angazhohen per zhbllokimin e plote te tyre ne procesin legjislativ te permiresimeve qe duhet te behen ne Kodin Zgjedhor. • Procesi i reformes zgjedhore duhet te perqendrohet ne keto perparesi kryesore, te cilat nuk duhen politizuar: a) Ne mbeshtesim inisiativen per permiresimet ligjore ne drejtim te pergatitjes, rishikimit dhe verifikimit te listave te zgjedhesve te behen pa humbur kohe nepermjet procedurave parlamentare me synim qe brenda muajit duhet te miratohet projektligji per listat elektorale per te mundesuar keshtu pergatitjen ne kohe te tyre. Duhet te ndermerren te gjitha veprimet e nevojeshme ligjore prej strukturave pergjegjese, sidomos prej strukturave te pushtetit vendor per pergatitjen, rishikimin dhe verifikimin e listave te zgjedhesve. Pergjegjesia per saktesine e listave te zgjedhesve duhet te percaktohet qarte per te shmangur spekulimet e mundeshme politike. b) Te menjanohet perfshirja e partive politike ne pergatitjen e listave te zgjedhesve; roli i tyre mbetet te jete monitorimi i te gjitha etapave te procesit, per te cilin duhet te sigurohet transparence e plote. c) Problemet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve duhet te trajtohet ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR. Per kete, ne mbeshtesim te gjitha zgjidhjet qe garantojne integritetin institucional te KQZ-se dhe ne te njejten kohe rrisin besimin tek ai. Zgjidhjet qe synojne influenca apo ndikim te dukshem apo te padukshem ne vendimmarrjen e KQZ kercenojne standartet e kerkuara per zgjedhjet e ardheshme. d) Permiresime te rendesishme duhen bere ne perberjen dhe emerimin e anetareve te komisioneve zgjedhore lokale ne menyre qe perfaqesimi i subjekteve elektorale te jete sa me i gjere. Partite politike duhet te garantojne qe komisionet zgjedhore te funksionojne me paanesi dhe profesionalizem pa nderhyrje nga jashte dhe se ankesat duhet te ngrihen permes procedurave perkatese te ankimimit ne rruge ligjore. Duhet te menjanohet kerkesa per shumice te cilesuar ne vendimmarrjet e komisioneve zgjedhore. e) Ne mbeshtesim forcimin e bashkepunimit te eksperteve te te gjitha paleve, si dhe vleresojme rolin e OSBE/ODIHR si te pazevendesueshem per zbatimin e sakte te rekomandimeve te ketyre institucioneve ne procesin zgjedhor. Partite e koalicionit qeverises shprehen vullnetin e tyre per ndermarrjen e inisiativave te perbashketa politike dhe legjislative per realizimin e permiresimeve te nevojshme te Kodit Elektoral ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Partite e "Koalicionit per Integrim" shprehen gadishmerine e tyre qe me perfundimin e permiresimeve te Kodit Zgjedhor per zgjedhjet e vitit 2005, brenda kesaj legjislature, Kuvendi i Shqiperise te ndermarre nje reforme te plote zgjedhore. Kjo reforme afatgjate lipset te ndermerret para zgjedhjeve te vitit 2005 dhe te hyje ne fuqi ne zgjedhjet pasardhese. Ato besojne se vetem ne kete menyre behet e mundur qe kontributet e te gjitha paleve te jene te cveshura nga interesat e ngushta politike dhe elektorale te statusit te tyre aktual. Tirane, 7 tetor 2004 Firmosen Paskal Milo (PDS) Neritan Ceka (PAD) Lufter Xhuveli (PAA) Vangjel Dule (PBDNJ) Skender Gjinushi (PSD) Fatos Nano (PS) |