Gazeta55 09032004 http://www.gazeta55.com/
Qeveria zvarrit pronat ēame 
 
Ēėshtja ēame rikthen diskutimet nė komisionin e Jashtėm dhe nė parlament, ku pritet tė miratohet njė projektrezolutė e propozuar nga njė grup deputetėsh tė opozitės Rihapja e problemit tė trojeve tė Ēamėrisė, jashtė kufirit shqiptar, ide i iniciuar nga opozita, ka detyruar dhe qeverinė socialiste qė tė mos e kundėrshtojė kėtė nismė. Pėr kėtė qėllim, ministri i Jashtėm, Kastriot Islami, ka qenė dje i pranishėm nė komisionin parlamentar tė Jashtėm, pėr tė diskutuar mbi kėtė ēėshtje. Duke parė dhe interesimin e ndėrkombėtarėve mbi kėtė ēėshtje, si dhe duke e njohur kėtė si njė problem tė mprehtė kombėtar, qeveria socialiste nuk ka provuar qė ta kundėrshtojė mė kėtė nismė, duke iu nėnshtruar kėshtu, idesė sė opozitės. Sipas ministrit tė Jashtėm, Islami, "qeveria po punon pėr hartimin sa mė parė nė parlament tė kėsaj projektrezolute, qė njeh pronat ēame jashtė kufirit shqiptar". Por nė fakt, ēėshtja e tokave ēame ka qė prej njė viti qė ėshtė zvarritur nėpėr komisionet parlamentare, duke hasur nė mosimpenjimin e socialistėve dhe tė qeverisė sė tyre, pėr tė zgjdhur kėtė ēėshtje. Sipas nėnkryetarit tė komisionit tė Jashtėm, deputetit Besnik Mustafaj, ēėshtja ēame vjen me vonesė nė parlament, pasi ajo duhet tė ishte zgjidhur mė parė, nga qeveria socialiste. Projektrezoluta e paraqitur prej opozitės qė para njė viti, ėshtė penguar nė mjaft raste, nga indiferenca e mazhorancės sė majtė, qė, megjithė deklarimet pėr ngritjen e njė grupi pune greko-shqiptar pėr kėtė ēėshtje, ka preferuar qė tė heshtė, duke punuar nė favor tė Greqisė. Megjithatė, kėtė javė, njohja e pronėsisė ēame, do tė kalojė nė parlament, ku sipas deklarimeve tė parlamentarėve, pritet tė votohet nga tė gjitha forcat politike.

 

Gazeta55 09032004
Cili ishte anėtari i fundit i Kėshillit tė Naltė tė Regjencės

Cafo Ulqinaku, regjenti pak i njohur

Nga Kastriot Dervishi


Nė historinė e Shqipėrisė, janė dy periudha qė njohin si kryetar shteti organin kolegjal e quajtur me emrin Kėshilli i Naltė. Periudha e parė ėshtė ajo e 31 janar 1920 - 21 janar 1925, kur Shqipėria ishte mbretėri dhe Mbreti Wilhelm von Wied nuk ndodhej nė vend, dhe periudha e dytė ishte ajo 25 tetor 1943 - 25 tetor 1944, kohė kur pas kapitullimit tė Italisė, nė Shqipėri u rishpall pavarėsia e u rinjoh kushtetuta e vitit 1928 dhe deri nė ardhjen e Mbretit Zog detyrat e kryetarit tė shtetit i ushtroi organi i quajtuar Kėshilli i Naltė i Regjencės.

Shqipėria 1943 - 1944, njė kohė jo shumė e njohur

Zgjedhjet pėr nė organin legjislativ tė shtetit, i quajtur ky Kuvendi Kushtetues, pėrfunduan mė 1 tetor 1943. Pėr shkak tė rrethanave tė luftės, deputetėt u zgjodhėn nga kėshillat bashkiake pėrkatėse. Mė 22 tetor 1943, Kuvendi Kombėtar miratoi dhe dekretoi 5 vendime tė tij qė bėnė tė mundur:

1-Shfuqizimin e vendimeve tė Asamblesė sė 12 prillit 1939, e cila kishte "votuar" pėr "bashkimin personal" midis Shqipėrisė dhe Italisė.

2-Abrogimin e tė gjitha ligjeve qė binin nė kundėrshtim me vendimin e 22 tetorit 1943.

3-Caktimin e institucionit tė Kėshillit tė Naltė tė Regjencės pėr aq kohė sa do tė zgjaste lufta, si dhe ushtrimin prej tij tė pushtetit ekzekutiv. Po ashtu Kėshilli i Naltė i Regjencės ushtronte bashkarisht me Parlamentin pushtetin legjislativ.

4-Rifuqizimin e Statutit Themeltar tė Mbretėrisė Shqiptare tė vitit 1928.

Nė pikėn e 5-tė tekstualisht thuhej:

"Konsiderohet e pa qenė dhe mbetet pa fuqi pėr ēdo efekt, dekret-ligja mė datė 9 qershor 1940, e botuem nė Fletorja Zyrtare nr 93 datė 10 qershor 1940, kthyer nė ligjin nr 128, datė 19 gusht 1940, me tė cilin Shqipnia njihej e hyeme nė luftė me ato shtete me tė cilėt Mbretnia e Italisė ka pas qenė nė luftė" (shih Fletorja Zyrtare", nr 106, 23 nėntor 1943, Tiranė 1943).

Pikėrisht pika e fundit e pėrcaktonte Shqipėrinė njė vend jo vetėm sovran por edhe jashtė aleancave ushtarake tė kohės.

Ky fakt ka shumė rėndėsi pasi propagandat sllavo - komuniste kanė dashur vazhdimisht t'i japin pushtetit tė vendosur nė Shqipėri nė vitet 1943 - 1944, ngjyrat e kolaboracionizmit.

Profesori i Universitetit tė Parisit, Charles Rousseau, i cili ėshtė njė nga juristėt mė tė njohur nė tė drejtėn ndėrkombėtare publike, ka konsideruar se pavarėsia e Shqipėrisė u rivendos mė 14 shtator 1943 dhe se i ashtuquajturi "bashkim personal" midis Shqipėrisė dhe Italisė, mori fund mė 22 tetor 1943 (shih "Revue da Droit International Public", Janvier 1973).

Kush ishin regjentėt?

Pas deklaratės sė shpalljes sė pavarėsisė sė 14 shtatorit 1943 nga Komiteti Ekzekutiv i Pėrkohshėm, kryesia e kėtij komiteti, organizoi zgjedhjet e 1 tetorit 1943 pėr Kuvendin Kombėtar, i cili i mblodh mė 16 tetor 1943. 

Kėshilli i Naltė u formua si organ i pėrkohshėm qė zėvendėsonte mbretin pėr aq kohė sa ky nuk ndodhej nė Shqipėri.

Ligji pėr Kėshillin e Naltė u miratua nga Kuvendi Kushtetues mė 21 tetor 1943 (shih "Fletorja Zyrtare" 13 dhjetor 1943). Ai kishte 15 nene dhe i jepte kėtij organi kompetencat e kryetarit tė shtetit, si drejtimin e Komandės sė Pėrgjithshme tė Fuqive tė Armatosura, emėrimin e nėpunėsve tė lartė tė shtetit, dekretimin e ligjeve, traktateve, etj. Kėshilli i Naltė nuk kishte tė drejtė tė shpallte luftėn pa miratimin e Parlamentit veē nė rastin kur kishim tė bėnim me vetėmbrojtjen e atdheut. Kryetari i Kėshillit tė Naltė ishte me rotacion pėr njė periudhė 3 mujore. Atributet e tjera, ushtroheshin sipas kushtetutės sė miratuar mė 1 dhjetor 1928.

Mė 25 tetor 1943, Kuvendi Kombėtar zgjodhi si anėtarė tė Kėshillit tė Naltė, Mehdi Frashėrin, Lef Nosin, Fuat Dibrėn dhe Padėr Anton Harapin. Ky i fundit asistoi nė tė gjitha mbledhjet e zhvilluara me praninė e Kėshillit tė Naltė, porse u betua mė 13 janar 1944 pasi kishte marrė edhe lejen e Papės.

Ēarja e parė nė gjirin e Kėshillit tė Naltė zė fill me krizėn qeveritare. Kryetari i Kėshillit tė Naltė Mehdi Frashėri, nė emėr tė institucionit tė lartė tė shtetit, pranoi dorėheqjen e kryeministrit Rexhep Mitrovica mė 16 qershor 1944 (shih "Bashkimi i Kombit" 17 qershor 1944). Pak ditė mė vonė, kryeministri Rexhep Mitrovica mori pjesė nė kongresin e Kryqit tė Kuq Shqiptar ku u rizgjodh kryetar Koēo Tasi ("Bashkimi i Kombit" 20 qershor 1944). Kriza qeveritare vazhdoi pėr shumė ditė dhe pėrfshiu edhe Kėshillin e Naltė, duke shtuar mosmarrėveshjet brenda tij, ku Padėr Anton Harapi dha dorėheqjen dhe Lef Nosi kėrkoi letėrdelegimin e kompetencave deri sa tė pranohej dorėheqja e tij ("Bashkimi i Kombit" 27 qershor 1944). Regjenti i parė nuk pranoi tė rikthehej mė nė detyrė, ndėrsa Lef Nosi vazhdoi detyrėn pasi letėrdelegimi u cilėsua si i paligjshėm. Megjithatė Parlamenti vazhdoi t'i kėrkojė pa sukses Padėr Anton Harapit rikthimin e tij nė detyrė (shih letra e Mihal Zallarit nė "Bashkimi i Kombit" 28 qershor 1944) dhe vendi i tij mbeti bosh e nuk u zėvendėsua kurrė. 



Cafo Ulqinaku nė politikėn shqiptare



Nė vitet 1941 - 1944, kur Shqipėria u bashkua me territoret e tjera shqiptare tė pėrtej kufirit, shumė njerėz tė njohur u integruan nė politikėn e kohės pėr tė realizuar qėllimet e tyre kombėtare. Kėshtu Cafo Ulqinaku ishte kryetar i bashkisė sė qytetit tė lindjes dhe qė prej 18 prillit 1942 ai ishte deputet i organin legjislativ tė shtetit tė quajtur KEFK.

Pas kapitullimit tė Italisė dhe pėr pasojė tė rėnies sė "Bashkimit personal", vijojnė veprimet qė i kemi pėrshkruar mė sipėr.

Nė atė kohė Ulqini bėnte pjesė nė prefekturėn e Shkodrės, e cila zgjodhi si deputetė nė organin legjislativ tė shtetit kėta persona: Filip Llupi, Mark Gjonmarkaj, Gjon Zef Kastrati, Cafo Alibegaj (Ulqinaku). Ky i fundit ishte deputet i Ulqinit.

Mė 23 tetor 1943, Kuvendi Kombėtar mori njė vendim sipas tė cilit "pėr arsye tė rrethanave tė jashtėzakonshme dhe tė ngushtėsisė sė kohės, Kuvendi Kombėtar, me zana tė pėrbashkėta, vendosi, qė prej gjinit tė tij tė nxjerrė njė pėrfaqėsi tė pėrbame nga dy misa pėr ēdo prefekturė, sė cilės pėrfaqėsi t'i delegojė tė gjitha atributat e Kuvendit pėr njė kohė tė pacaktueme". Kjo pėrfaqėsi nuk paguhej por vetėm merrte njė dietė ditore. Nga ana tjetėr, Komiteti Ekzekutiv i Pėrkohshėm, mbeti nė fuqi deri nė formimin e qeverisė sė re (mė 5 nėntor 1943), si dhe gjatė kėsaj kohe merrte pjesė nė mbledhjet e Parlamentit. Prefekrura e Shkodrės u pėrfaqėsua nga Cafo Ulqinaku (pėr Ulqinin) dhe Filip Llupi ("Bisedimet e Kuvendit Kombėtar 16 tetor 1943 - 13 janar 1944, Tiranė 1944).

Vetėm pak ditė para se tė zgjidhej anėtar i Kėshillit tė Naltė, mė 2 qershor tė vitit 1944, Cafo Begu organizon mbrojtjen e kufijve tė Ulqinit dhe tė rrethinave tė tij.

Nė katundin Katerkollė ai organizoi "Kongresin e pėrgjithshėm" me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė tė gjitha trevave si dhe me pjesėmarrjen e autoriteteve civile dhe ushtarake lokale. Cafo Begu, nė cilėsinė e deputetit tė Ulqinit nė Parlamentin Shqiptar, mbajti nė kėtė kongres njė fjalim entuziast ku trajtoi gjendjen dhe nevojat e shpejta tė vendit pėr tė pėrballuar edhe ushtarakisht sulmet e sllavėve. Ndėr tė tjera nė kėtė mbledhje ai tha:

"Unė e di se shumica e katundarėve janė tė bashkuar njeri me tjetrin, por pėr tė realizuar kėtė bashkim tė vėrtetė, duhet qė ti japim njėri-tjetrit besėn e shqiptarit pėr tė mbrojtur deri nė pikėn e fundit tė gjakut, tokėn e tė parėve. Kjo ėshtė arsyeja kryesore qė na detyron sot tė bėhemi tė ēeliktė, tė vllazėruar nė njė bashkim pa dallime feje dhe krahine, sepse armiku nuk dihet se ku dhe kur do tė na sulmojė. Sot mė tepėr se kurrė duhet tė jemi tė bashkuar, duhet tė betohemi para altarit tė herojve dhe atdheut se do tė mbrojmė integritetin tonė dhe vllazėrimin tonė! A betoheni ju tė pranishmit se do ti jepni njėri - tjetrit besėn e shqiptarit ? A betoheni se nuk do ta tradhtoni atdheun? Rroftė Shqipėria! Rrofshin shqiptarėt! Shqipėria e shqiptarėve!"

Kjo mbledhje zgjodhi njė komitet tė pėrgjithshėm me qendėr nė Ulqin, i cili kishte dy anėtarė si dhe tė gjitha komitetet komunale me nga tre anėtarė. Nė kėtė mbledhje u dhanė nga populli rreth 100 mijė franga ari pėr nevoja tė mbrojtjes sė vendit. 



Si erdhi Cafo Ulqinaku nė Kėshillin e Naltė tė Regjencės



Vdekja e regjentit Fuat Dibra mė 22 shkurt 1944, la njė vend tė paplotėsuar nė kėtė organ kolegjal qė kryente detyrat e kryetarit tė shtetit. Pasi Ibrahim Biēakēiu kishte refuzuar tė zinte vendin vakant, Kėshilli i Naltė i Regjencės emėroi mė 25 qershor 1944 pa pėlqimin e Parlamentit, ish-kryeministrin Rexhep Mitrovica, i cili vazhdonte tė mbetej nė detyrė deri nė zgjedhjen e kryeministrit tė ri. Situata nė fjalė krijoi njė acarim institucional midis Regjencės dhe Parlamentit, aqsa detyroi Rexhep Mitrovicėn tė jepte dorėheqjen mė 10 korrik 1944, pėr t'i shėrbyr nė kėtė mėnyrė zgjidhjes sė shpejtė tė krizės.

Nė kėto rrethana, Cafo Ulqinaku u zgjodh nga Parlamenti mė 10 korrik 1944 anėtar i Kėshillit tė Naltė tė Regjencės nė vend tė Fuat Dibrės, duke pasuar nė fakt Rexhep Mitrovicėn (shih "Bashkimi i Kombit", 11 korrik 1944 si dhe Arkivi Qendror i Shtetit i RSH, Fondi 246, Viti 1944, Dosja 35).

Dy ditė mė vonė, mė 13 korrik 1944, midis Shqipėrisė dhe Gjermanisė u rrit pėrfaqėsimi diplomatik pasi Martin Schlipp u emėrua ambasador i Gjermanisė nė Tiranė dhe Rrok Gera ambasador i Shqipėrisė nė Berlin ("Bashkimi i Kombit" 14 korrik 1944).

Ngritja e nivelit diplomatik tregon edhe njėherė statusin ndėrkombėtar tė Shqipėrisė nė ato vite.

Si anėtar i Kėshillit tė Naltė tė Regjencės, Cafo Ulqinaku mori pjesė nė ceremonitė e zhvilluara tė betimit tė qeverive tė Fiqri Dines (18 korrik - 28 gusht 1944) sė bashku me dy regjentėt e tjerė Mehdi Frashėri e Lef Nosi (pasi regjenti tjetėr Padėr Anton Harapi kishte dhėnė dorėheqjen), dhe nė qeverinė e Ibrahim Biēakēiut (7 shtator - 25 tetor 1944) 

-Qeveria Dine u votėbesua nė Parlament mė 24 korrik 1944 ("Bashkimi i Kombit" 25 korrik 1944). Kryeministri theksoi se "ndodhja e trupave gjermane nė Shqipėri ka karakter tė pėrkohshėm tė caktuem nga kushtet e luftės". Ai tha gjithashtu se qeveria e tij do tė kishte vėmendjen tek ideali kombėtar, duke pasur shpėtimi sa tė ishte e mundur nga katastrofa.

-Qeveria Biēakēiu u votėbesua mė 14 shtator 1944. Kryeministri tha se nė fjalėn e tij se qeveria e tij nuk do t'i kėrkonte popullit asnjė sakrificė tė cilėn nuk do ta bėnte ajo e para. "Arma jonė mė e mirė -tha kryeministri - do tė jetė dashunija pėr atdhe" (shih "Bashkimi i Kombit" 14 shtator 1944).



Aktiviteti i fundit i Cafo Ulqinakut



Afrimi e mė pas ardhja e trupave komuniste nė Tiranė dhe shpėrthimi nė masė i luftės civile nga ato, detyroi Kėshillin e Naltė tė Regjencės dhe qeverinė tė ndėrprisnin veprimet e tyre dhe bashkė me patriotė tė tjerė tė vendoseshin nė Shkodėr, ku mė 18 tetor 1944 zhvilluan njė mbledhje nė bashkinė e qytetit njė mbledhje pėr nnjė reagim tė mundshėm kundėr kryengritjes komuniste e cila sponsorizohej dhe nxitej edhe nga Partia Komuniste Jugosllave. Nė mbledhjen e Shkodrės pati dy grupime: njėri ishte pėr largimin jashtė atdheut dhe tjetri pėr tė qėndruar nė Shqipėri. Cafo Ulqinaku sė bashku me Lef Nosin, Anton Harapin, Ibrahim Biēakēiun, etj, pėlqyen tė mos largohen nga atdheu.

Ky veprim, ndonėse idealist ishte me pasojė tragjike pėr shumė nga figurat e njohura tė Shqipėrisė. Edhe Cafo Ulqinaku u arrestua nga forcat komuniste nė moshėn 62 vjeēare.

Nuk dihen shumė gjėra rreth fundit tė jetės sė tij. Nė ato pak tė dhėna qė kemi, mėsojmė se ėshtė dėnuar politikisht me 8 vjet burg, dhe se ka banuar nė Shkodėr pas daljes nga burgu. Nė kėtė qytet edhe ka vdekur. Cafo Ulqinaku vdiq nė Shkodėr, mė 1977 nė moshėn 85 vjeēare. 

Disa hollėsi nė lidhje me jetėn e tij i jep njė intervistė e vajzės sė tij, Lumnie Murteza (Alibegu), e cila banon nė Bosnjė Hercegovinė dhe qė bashkėsia shqiptare atje, me rastin e festės sė 28 Nėntorit 2001, e ka shpallur anėtare nderit.



Intervista qė vajza e Cafo Ulqinakut, Lumnie Murteza (Alibegu) i ka dhėnė gazetės "Kronika" tė Ulqinit mė 14 maj 2003.



Ky tekst mė ėshtė dėrguar mė 19 nėntor 2003, pas njė kėrkese timen, me anė tė e mail-it nga botuesi i gazetės "Kronika" tė Ulqinit z.Ilir Ēapuni. Intervista ėshtė realizuar nė Sarajevė nga Suada Milla dhe po botohet nė gazetėn "55", e plotė me ndonjė redaktim letrar. Nė kėtė, intervistė vajza e Cafo Alibegut, zj.Lumnie Murteza flet pėr 13 ditėt e vetme tė jetės sė saj qė ajo pati mundėsi t'i qėndronte babait tė saj. 

-A ishte lehtė tė ishe vajza e Cafo Beg Ulqinit?

Nė atė kohė ishte shumė vėshtirė. Kemi jetuar me njė frikė nė njė anė, ndėrsa nė anėn tjetėr kemi qenė krenarė pėr emrin e tij. Nėna gjithmonė e ka madhėruar dhe lavdėruar para nesh, se kemi qenė aq tė vogla kur na ndanė nga babai dhe nuk e dinim se vajzat e kujt jemi. Nėna ka qenė ajo e cila na ka mėsuar ta duam dhe ta respektojmė babain tonė.

-Ju po flisni nė shumės!

Po, edhe nė emėr tė motrės dhe tė nėnės. Jetonim nė Shkodėr. Nė vitin 1945 unė i kisha katėr vjeē, motra njė vjeē e gjysmė ndėrsa nėna e re, kur na arrestuan dhe na ēuan nė logor. Se harroj kurrė atė ditė, qė ėshtė futur nė kujtesėn time. Babai ishte nė ilegalitet, por nė shtėpi, kur i pa disa persona me uniforma qė iu afruan shtėpisė, ai mori hov tė dorėzohej, se e dinte qė do t'ia arrestonin familjen, nėse ai nuk dorėzohej. Ai nuk ka dashur tė lejojė qė ne tė vuajmė pėr shkak tė tij. Nėna, njė grua guximtare dhe burrneshė, qė babain e donte dhe e respektonte shumė, e luste dhe e kėmbėngulte qė ai tė mos dorėzohej. Nė njė moment ajo e largoi babain nė dhomė, e mbylli derėn mbas vetes, mė mori mua pėr dore, e kapi motrėn e vogėl me gjithė djep dhe i doli ushtarėve pėrpara. Ushtarėt na futėn nė njė makinė, (ndėrsa ne kishim tė drejtė tė merrnim disa gjėra

themelore) dhe na dėrguan ne burgun e Shkodrės. Aty na mbajtėn katėr muaj.

Prej aty na ēuan nė Kuēovė, njė vend afėr Durrėsit. Edhe aty mbetėm disa muaj. Mė kujtohet se uji qė pinim aty kishte erėn e naftės. Prej aty na ēuan nė Berat, aty njė vit. Pastaj nė Valias, njė fshat i vogėl nga i cili mė kujtohen disa stalla bagėtish ku rrinim. Edhe aty na mbajtėn njė vit. Mė kujtohet shumė mirė njė rast i asaj kohe. Njė ditė, nė njė dhomė tė madhe, ishim duke ndenjur tė gjitha gratė dhe fėmijėt e llogorit, kur erdhi njė grup ushtarėsh. I thirrnin gratė njė nga njė. Kur erdhi rradha te nėna, ajo mė kapi mua dhe

motrėn pėr dore, duke mos ditur se ē'po ndodhte. Njėri prej ushtarėve me disa grada tė larta iu drejtua nėnės dhe i tha: 

"Nėse hiqni dorė dhe e mohoni burrin tuaj, sot ju dhe fėmijėt tuaj do tė jeni tė lirė".

Me ka habitur guximshmėria e nėnės sime, njė grua e vogėl me shtat, por me zemėr tė madhe, kur me krenari iu pėrgjigj ushtarit me grada tė larta: "Nė kėtė moment mund tė mė pushkatoni me tė dy vajzat, e unė nuk heq dorė nga emri i burrit tim dhe mbes gruaja e tij deri sa tė jem gjallė". 

Ushtarėt shikuan njėri - tjetrin dhe u larguan. Babai pasi qė mori vesh pėr kėtė rast, e dėrgoi motrėn e vet, hallėn tonė, ta bindte nėnėn tė hiqte dorė nga ai, ēka nėna nuk pranoi kurrė. Gjatė gjithė kohės sė internimit, nėna punonte punė tė vėshtira nėpėr fusha, pastronin gėrmadhat e mbetura tė pas luftės. Meqėnėse kishte edhe shumė familje tjera siē ishim ne, derisa gratė punonin, njėra prej tyre i ruante fėmijėt. Valiasi ishte vendinternimi ynė i fundit, prej nga u liruam. Erdhėm nė Shkodėr, te halla, ndėrsa mė 1 prill 1948 u kthyem nė Tivar, nė pasurinė e trashėguar tė nėnės nga nėna e saj dhe vazhduam tė jetojmė me shpresė se do tė takohemi dhe tė bashkohemi me babėn dhe tė bėhemi njė familje e bashkuar. Nė vitin 1952 kemi marrė letėr nga babai, ku na lajmėronte se gjendej nė burg nė Shqipėri, i dėnuar me tetė vjet burg, si disident politik...Gjatė asaj kohe, meqenėse nuk ishte nė burgim tė rreptė, ai ėshtė marrė me shkrime dhe, kur ka dalė, ka ardhur nė Shkodėr te motra vet, ku ka jetuar deri nė vdekje.

- Si e mbani nė mend babain tuaj dhe takimin e parė me tė?

Dėshira ime e madhe ishte tė shihja babain. Nga fėmijėria e mbaja mend

shumė pak. Shumė herė kėrkuam vizė familjarisht, tė vizitonim babain nė Shkodėr. Pas pėrpjekjeve tė shumta, atė fat e pata vetėm unė. Ishte shtatori i vitit 1974, kur unė, bashkė me dy djemtė e mi tė vegjėl fituam vizėn pėr Shqipėri. Takimi i parė me babain...(lotėt e rrjedhin nėpėr faqe) vėshtirė tė pėrshkruhet. Na priti nė atė anė tė kufirit dhe shikonte nėnėn dhe motrėn duke i pėrshėndetur me dorė prej sė largu. Ē'tė them, u ndamė kur i isha vetėm katėr vjeē, dhe e takoja kur isha grua 33-vjeēare, me dy fėmijė nė prehen, ndėrsa ai i moshuar - 82-vjeē. Kurrė s'e harroj ... (prapė i mbushen sytė me lot) ... njė detaj, kur djalit tim tė vogėl, Arbenit, i thashė "Thirre gjyshin", ndėrsa babai u kthye nga unė dhe tha: "A ėshtė e mundur qė tė mė thėrrasė mua dikush gjysho!?. Nuk pata rast tė dėgjoj fėmijėt e mi tė mė thėrrasin - babe, e shyqyr qė ia mbėrrita tė mė thėrrasin nipat gjysho". 

Nė Shkodėr qėndrova vetėm 13 ditė. Babai, edhe pse ishte mjaft i moshuar, ishte i shėndoshė fizikisht dhe psikikisht, dhe nė atė kohė shkruante memoare. Mund tė them qė vetėm 13 ditė tė jetės i kalova me babain tim, gjallė pėr sė gjalli, por nė mendime gjithmonė kemi qenė me tė. Pėr kėtė dua tė falėnderoj nėnėn, e cila gjithmonė mė ka folur pėr tė me njė dashuri dhe respekt tė vaēantė. Letrat qė i merrnim nga ai i lexonim disa herė. Na thoshte nėna, mua edhe motrės, qė ta lexonim letrėn e babės.

Isha shumė e re, e i thoja: "Po, nėnė, e kemi lexuar", "E di - thoshte - por lexojeni edhe njėherė!". Kam dėgjuar prej tė tjerėve qė ka qenė njė person i ēmuar dhe i nderuar, megjithatė mė ka ēuditur fakti qė vėrtetova nė Shkodėr. Gjatė shėtitjes me tė rrugėve tė Shkodrės, njerėzit zbriteshin nga biēikletat e tyre dhe e pėrshėndesnin me njė respekt tė veēantė. Ishte i vetmi njeri tė cilin nė atė regjim komunist atij iu drejtoheshin me titullin beg. Pas 13 ditėsh u ndamė pėrgjithmonė. Ishte njė ndarje shumė e vėshtirė, duke e ditur edhe unė edhe ai qė, ky ishte takimi ynė i parė dhe ndarja jonė e fundit. Pas tre vjetėsh vdiq nė Shkodėr, ku dhe u varros mė 1976.

- Pas kėtij rrėfimi mallėngjyes e krenar ta kthejmė bisedėn pak pėr jetėn tuaj familjare, martesa, fėmijėt, studimet nė fakultetin e stomatologjisė qė, me sa kam dėgjuar, jeni dhe doktoreshė. E parė e stomatologjisė, femėr shqiptare e Ulqinit, ndoshta edhe Tivarit...

Znj. Liri: Pasi u kthyem nga Shkodra nė Tivar mė 1948, u regjistrova nė shkollė. Filloren dhe tė mesmėn i kreva nė Tivar. Pas kryerjes sė maturės u martova dhe erdha nė Sarajevė. Aty u regjistrova nė Fakultetin e Stomatologjisė, ku edhe diplomova. Punoj nė

Fabrikėn e Duhanit nė Sarajevė, prej diplomomit deri sot, prej ku shpresoj, edhe njė kohė tė shkurtėr do tė dal nė pension. 

- Ishit grua dhe nėnė kur diplomuat. Si arritėt tė keni sukses?

Jeta ime bashkėshortore ėshtė nė njė harmoni e vėrtetė. Nuk do tė kisha pasur sukses sikur tė mos e kisha pėrkrahjen e bashkėshortit tim, Osmanit. Kisha pėrkrahje tė madhe nga ai dhe ēdo sukses imi ishtė gėzim ynė i pėrbashkėt. Mė pyetėt pėr fėmijėt. Osmani dhe unė i kemi dy djem dhe krenohemi me ta. Senadi, i madhi, punon si gjinekolog nė Qendrėn Klinike nė Sarajevė dhe njėkohėsisht, ėshtė asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė, nė Universitetin e Sarajevės. Arbeni, djali i vogėl, studion nė Fakultetin Juridik, ndėrsa aktualisht ėshtė duke dhėnė provimet pėr shkallėn e tretė.

-Ishte kėnaqėsi tė bisedojmė me njė zonjė, siē jeni ju, nė kuptimin e plotė tė fjalės. 

Ulqini nderon regjentin Cafo Ulqinaku dhe i jep njė shembull Shqipėrisė

Jo shumė ditė mė parė, Kėshilli Komunal pėr Emėrtimin e Rrugėve tė Ulqinit i drejtuar nga z.Mehmet Bardhi, emėrtoi rrugėt e Ulqinit me emrat e disa prej personaliteteve shqiptare, njėra prej tė cilėve, Cafo Ulqinaku. 

Vini re emrat e rinj tė rrugėve tė Ulqinit:

1-Detarėt e Ulqinit (Rana)

2-Hafiz Ali Ulqinaku (Prej majės sė pazarit deri nė Ranė)

3-Ymer Prizreni (Mahalla Re)

4-Cafo Begu (Prej Ranės deri nė "Vracar")

5-Mujo Ulqinaku (Prej Kinos deri nė Galeb)

6-Bulevardi Gjergj Kastrioti Skėnderbeu (Prej Majės tė Pazarit deri nė Komunė)

7-Vėllezėrit Frashėri (Prej Komunės deri nė magjistral nė hyrje tė Ulqinit)

8-Mehmet Gjyli (Totoshi)

9-Kosovės (Pinjeshi)

10-Nėna Tereze (Prej Komunės deri tek pumpa vjetėr)

11-Teuta (Prej pumpės vjetėr deri nė Portamilene)

12-Mehmet Beci (Mali i Bardhė)

13-28 Nėntori (Prej Pumpės Vjetėr deri tek udhėkryqi pėr Zogaj)

Ndėrkohė qė rrugė tė tjera janė:

14-Shtojit

15-Dom Simon Filipaj

16-28 Dhjetori

17-Rudaj

18-Sheshi ne Katėrkollė

19-Shkodrės

20-Kripores

21-Kadi Hysen Mujali

22-Dom Gjon Buzuku

Ēėshtja nė fakt ngjalli xhelozinė e autoriteteve qendrore malazeze, tė cilėn ēėshtjen ia kaluan Gjyqit Kushtetues. Mė 5 dhjetor 2003, kryetari i Kėshillit Komunal pėr Emėrtimin e Rrugėve z. Mehmet Bardhi, bėri tė ditur se mė 3 dhjetor, ai ka marrė shkresėn e vendimin e Gjyqit Kushtetues me tė cilin, ky organ, vendimin e Kuvendit Komunal tė Ulqinit pėr emėrtimin e rrugėve e shpalli si jokushtetues me arsyetim se sipas Kushtetutės, tabelat janė dashur tė shkruhen mė parė nė gjuhėn serbe e mė tej nė gjuhėn shqipe. 

"Kjo, tha z.Bardhi, do tė na japė njė arsye tė mirė pėr veprim tė mėtejmė politik pėr tė sqaruar ēėshtjen e barabarėsisė sė gjuhėve nė Mal tė Zi".

Gjithsesi, Ulqini dhe pushtetarėt e tij lokale, megjithė kushtet jo tė favorshme ku ndodhen, i kanė dhanė njė leksion kombėtar edhe pushtetarėve tė Shqipėrisė, tė cilėt akoma nuk janė pastruar nga mentalitetet partizane dhe bolshevike.

Vetėm pak ditė mė parė, njė zyrtar i bashkisė sė Tiranės qė merrej me emrat e rrugėve tė kryeqytetit, bėri tė ditur pėr njė televizion privat, se nė Tiranė 60% e emėrtesave tė rrugėve, ishin nė pėrkujtimin tė "Luftės Nacional Ēlirimtare". Kjo do tė thotė se disa muaj tė parėndėsishėm dhe pėr mė tepėr tė dėmshėm tė kėsaj lufte (realisht luftė civile), na qenkan e gjithė historia jonė. Pse nuk ka nė Tiranė asnjė emėr rruge si psh Mehdi Frashėri, Padėr Anton Harapi, Lef Nosi, Fuat Dibra, apo edhe Cafo Ulqinaku. Edhe njė emėr rruge qė u vu nė Elbasan pėr tė kujtuar Lef Nosin, kaloi nė disa kontestime socialiste tė cilėt si gjithmonė e kanė mendjen tek "lufta".