http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama

Faqe 10 - Politikė

9Korrik 2004

koalicioni i djathtė

intervista


Kreu legalist kundėrshton marrėveshjen Ruēi-Topi edhe pse pranon pjesmarrjen
nė komision

Spahia: Jam me Lekėn, votoj Berishėn

"Jemi jashtė loje, por unė kontribuoj pėr lėvizjen mbretėrore"


Elisabeta Ilnica

Jam futur nė komisionin parlamentar pėr pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor edhe
pse jam kundėr tij.

Kreu legalist, Ekrem Spahia, ėshtė munduar dje t“i japė njė spjegim
pozicionit pranues-kundėrshtues tė prezencės sė tij nė komisionin e arritur
nga marrėveshja Ruēi-Topi. Duke shpresuar se do t“i shėrbejė Lėvizjes pėr
Zhvillim Kombėtar, tė inicuar nga pretendenti pėr Fronin Mbretėror, Leka I,
Spahia, shprehet se prania e tij ėshtė nė dobi tė partive tė vogla.

Pse morėt pjesė nė komision bipartizan, ndėrkohė qė pjesa me e madhe e tė
vegjėlve, e kundėrshtuan?
Janė njė sėrė arsyesh qė mė afruan drejt komisionit dypalėsh. Pikė sė pari,
duhet tė jemi tė vetėdijshėm pėr realizimin e ndryshimeve qė duhen bėrė nė
Kodin Elektoral, duke iu referuar rekomandimeve tė OSBE/ODIHR-it. Ky proces
duhet tė mbarojė nė njė kohė rekord dhe refuzimi nuk do t'i shėrbente kauzės
pėr zgjedhje tė besueshme. Kjo, aq mė tepėr, kur ne vetė si opozitė kemi
kėmbėngulur vazhdimisht pėr zgjedhje tė parakohshme, tė cilat nuk mund tė
konceptohen pa korrigjuar defektet e Kodin Zgjedhor. Nė kėtė kontekst, duhet
pėrmenduar edhe sakrifica qė kemi bėrė ne si opozitė qė tė unifikojnė herė
pas here qėndrimet tona, pėrsa i pėrket reformės zgjedhore. Ndaj, tė
tėrhiqeshim nė kėtė moment, do tė ishte sikur tė hidhnim poshtė kėto
sakrifica. Megjithatė, mendoj se pakti qė bėri PD-ja me PS-nė, ishte njė
fatkeqėsi pėr gjithė spektrin e djathtė politik. Gjithsesi, jam i bindur se
protokolli dypalėsh do tė bjerė shpejt, pasi ne kemi depozituar tashmė nė
Gjykatėn Kushtetuese njė sėrė ankesash, pėr tė cilat presim pėrgjigje.

Konkretisht, cilat janė kėrkesat drejtuar Gjykatės Kushtetuese?
Po, gjithēka do tė nisė qė nga mėnyra se si u hartua dhe u firmos ky
protokoll, mes PS-sė dhe PD-sė. Mė pas, kemi momentin qė u fut nė seancė
plenare pėr t'u votuar, duke shkelur hapur procedurat parlamentare.
Gjithashtu, Pika 4 e protokollit dypartiak, cilėson se ēdo vendim mund tė
merret vetėm nga PS-ja dhe PD-Ja, ndėrkohė qė pėrfaqėsuesit e tjerė, kanė
vetėm tė drejtėn e propozimeve. Pra, nėpėrkėmbet nė mėnyrė tė hapur e drejta
e votės sė deputetit. Tė gjitha kėto arsye, janė tė mjaftueshme qė ta
nxjerrin jofunksional komisionin bipartizan.

Duket sikur bini nė kontradiktė, kur thoni se ky komision ėshtė
antikushtetues dhe vazhdoni tė jeni pjesė e tij. A nuk legjitimoni nė kėtė
mėnyrė antikushtuetshmėrinė e kėtij pakti dypalėsh?
Nė fakt, ne u gjendėm pėrballė njė fakti tė kryer. U vumė nė pozitė, pasi u
gjendėm tė befasuar nė Parlament, kur komisioni u fut pėr miratim. Pasi e
diskutuam si grup, vendosėm qė tė ishim pjesė e kėtij komisioni, vetėm pėr
tė dhėnė kontributin tonė. Mendoj se reforma zgjedhore ėshtė mė e
rėndėsishme, sesa inatet e momentit politike apo qejfmbetjet, pasi ēdo forcė
politike, duhet tė japė maksimumin pėr njė proces zgjedhor maksimal.
Gjithsesi, prezenca e PLL-sė nė kėtė komision, nuk do tė thotė qė jemi pro
tij. E thashė dhe mė sipėr, se ne jemi nė pritje tė pėrgjigjies nga Gjykata
Kushtetuese. Duhet qė tė kihet parasysh se pėr tė dalė nga komisioni, nuk ka
asnjė lloj pengese. Nė ēdo moment, ne do tė ndjekim hapat e grupeve tė tjera
parlamentare dhe do tė jemi nė harmoni me vendimet e tyre. Pra, nė rast se
do tė arrijmė nė njė konsensus me gjithė spektrin politik, ne do tė shikojmė
pozicion tonė nė komision bipartizan.

Jeni i bindur se Gjykata Kushtetuese do tė marrė njė vendim tė drejtė dhe aq
mė tepėr, nė kohėn e duhur, nisur edhe nga rreziku i zgjedhjeve tė
parakohshme?
Ėshtė shumė e rėndėsishme qė ky institucion t'i shkojė kėsaj ēshtjeje deri
nė fund dhe me ndershmėri. Nuk bėhet fjalė pėr pakte politike pėr interesa
personale, por pėr njė ēėshtje me rėndėsi mbarėkombėtare. Ky proces zgjedhor
ėshtė kushti i vėnė nga ndėrkombėtarėt pėr integrimin e Shqipėrisė. Aq mė
tepėr, duhet pasur parasysh se njė praktikė e tillė e vitit tė kaluar, nė
zgjedhjet vendore, vėrtetoi se ishte dėshtimi kryesor. Pra, marrėveshja
PS-PD, nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse njė ripėrsėritje dėshtimit. Kėto dhe
kėrkesat tona tė tjera, duhet qė tė shndėrrohen pėr Gjykatėn Kushtetuese,
provat pėr tė hedhur poshtė protokollin dypalėsh. Tashmė ėshtė e vėrtetuar
nga ndėrkombėtarėt se nuk ka pasur asnjė rast qė zgjedhjet tė jenė prishur
nga partitė e vogla, por gjithmonė, nga dy tė mėdhatė. Ndaj, shumė grupe
parlamentare jemi gati qė tė nisim lėvizjet tona politike.

Jeni tė pėrgatitur edhe pėr zgjedhjet e parakohshme?
Nuk besoj ta ketė seriozisht kryetari i PS-sė, Fatos Nano. Ai tashmė e ka
provuar veten edhe nė Parlament, qė ka mbetur nė minorancė dhe po e bėn kėtė
lloj loje, vetėm pėr tė mos lėnė hapėsira dhe mundėsi pėr tė fuqizuar
kundėrshtarėt brenda partisė sė tij. Unė vazhdoj t'i qėndroj mendimit se
Nano duhet tė largohet dhe tė zhvillohen zgjedhjet e parakohshme. Kjo ishte
dhe ajo ēka e pėrshkoi lėvizjen opozitare pėr shumė muaj me radhė.
Gjithsesi, unė flas pėr PLL-nė dhe garantoj qė ne si parti, jemi pėrgatitur
pėr ēdo eventualitet zgjedhor, por mendoj se edhe opozita ėshtė e gatshme
pėr njė hap tė tillė.

Nė fakt, PD-ja nuk ėshtė treguar kaq e gatshme sa ē'thoni ju. A nuk ėshtė
kjo njė shndėrrim i motos nga "Nano, ik!" nė "Nano, rri!"?
Asnjė forcė politike opozitare nuk duhet tė tėrhiqet nga largimi i Nanos.
Edhe tė duam ne tani qė tė ndalojmė qė ai tė ikė, Nano vetė e ka marrė atė
rrugė. Nuk ka mė forcė politike qė ta ndalojė kthimin e Nanos nė opozitė.

Mendoni qė nė rast tė bashkimit tė forcave politike, do tė kishte njė
rrugėdalje?
Ėshtė normale qė ēdo parti politike tė veprojė nė varėsi tė rrethanave
politike, por dhe nė dobi pėr tė kontribuar pėr proceset demokratike nė
Shqipėri, pėr tė pėrfaqėsuar atė pjesė tė elektoratit qė pretendon dhe tė
gjejė rrugėt qė tė ēojnė drejt fitores. Edhe krijimi i njė koalicioni tė
tillė, mendoj se do tė ishte i dobishėm pėr fatet e vendit tonė, duke parė
qė situata politike ėshtė futur nė shumė qorrsokaqe. Madje, ky ka qenė dhe
qėllimi i Mbretit Leka I, i cili ka shpallur tashmė dhe drejton vetė
Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar dhe ėshtė mirėpritur nga masa e gjerė e
opinionit publik. Gjithashtu, nė veēanti kjo lėvizje ėshtė pėrkrahur nga
qarqe akademike, intelektuale, shoqata tė ndryshme, por edhe nga individė qė
kanė njė personalitet e integritet pėrballė konsumit tė shumė individėve, qė
merren me politikė aktive. Nė kėtė linjė, PLL-ja e mbėshtet me gjithė
infrastrukturėn dhe strukurat e saj lėvizjen, sepse kjo i shėrben rritjes sė
ndėrgjegjies kombėtare dhe pėr tė thithur votuesin abstenues, nga politikat
qeverisėse, qė nuk kanė sjellė ndonjė progres nė vend, pėrkundrazi, kanė
shkaktuar vetėm regres. Ndaj, ne si parti politike, e shohim se kjo lėvizje
do t'u sjellė ndryshime shqiptarėve. Gjithashtu, tė gjitha forcat politike
janė tė ftuara qė t'i bashkangjiten kėsaj lėvizjeje, duke paraqitur edhe
kėrkesat e propozimet e tyre pėrkatėse. Kjo do tė bėnte qė, pėr herė tė
parė, tė thyhej monopoli i politikės dhe tė hapeshin rrugėt e zhvillimit tė
vendit, e mbi tė gjitha, integrimi.



Spahia shpjegon strategjine e Lekės I
Lėvizja e Mbretit, e ardhmja e pushtetit

Legalistėt mohojnė se kanė "kėmbyer" Mbretin me Partinė Demokratike.
Kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, thotė se prezenca e
tij nė komision bipartizan, nuk do tė thotė qė janė vėnė nė rrezik
marėdhėniet me Lekėn I. Teksa sqaron pėr "Panorama", ai thotė se, "vetė
Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, e iniciuar nga familja mbretėore, ka nė bazė
tė saj afrimin e forcave politike pėr tė nxjerrė Shqipėrinė nga situata e
rėnduar politike". Sipas tij, nė asnjė pjesė tė platformės sė Lėvizjes nuk
thuhet se duhet tė ketė distanca me forca tė caktuara politike, apo qė duhet
ndenjur larg proceseve mė tė rėndėsishme tė vendit, siē ėshtė rregullimi i
defekteve pėr Kodin Elektoral. Pėrkundrazi, thotė Spahia, pjesėmarrja jonė
nė komisionin bipartizan i shėrben edhe Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. "Nuk
ėshtė ēėshtja qė ne i jemi pėrgjigjur ndonjė partie politike. Partia Lėvizja
e Legalitetit ėshtė e lidhur nė mėnyrė organike me familjen mbretėrore pėr
vetė historinė e saj. Pėr ne, Mbreti ėshtė simboli kombėtar dhe tė gjitha
sakrificat kanė shkuar nė dobi tė tij, njėkohėsisht dhe tė atdheut", thotė
Spahia. Sipas tij, hyrja e shumė partive nė komisionin bipartizan, do tė
bėnte qė PS-PD, tė dėshtonin nė monopolizimin e politikės shqiptare.



Berisha, "indiferent" ndaj Mbretit

Demokratėt duken tė painteresuar pėr Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar, tė
iniciuar nga Mbreti Leka I. Nė komentin qė ka bėrė lideri demokrat, Sali
Berisha, kėsaj lėvizjeje, ėshtė shprehur se "ėshtė njė nismė e lirė qė mund
ta marrė ēdo qytetar nė njė sistem demokratik". Gjithashtu, gjatė kėsaj kohe
nuk ėshtė shėnuar asnjė takim Berisha-Leka I.



Kundėrshtimi i republikanėve
Mediu: Lėvizja monarkiste, e paqartė

"Monarkia" pėrplaset me "Republikėn". Ideja e Lekės I pėr Lėvizjen pėr
Zhvillim Kombėtar nuk ėshtė e pranueshme nga kryetari i Partisė republikane,
Fatmir Mediu. Gjatė njė prononcimi pėr "Panorama", ai shprehet se, "unė jam
republikan dhe, qė tė jem i sinqertė, unė nuk kam parė asnjė vizion tė qartė
tek kjo lėvizje, pėrkundrazi shoh shumė konfuzion, rrėmujė dhe asgjė tė
saktė". Sipas tij, lėvizjes sė Mbretit i mungojnė shumė elementė, duke
filluar qė nga pozicionimi politik. Mediu argumenton se, "nuk kam parė njė
lėvizje qė tė funksionojė edhe majtas edhe djathtas. Kjo ėshtė jashtė
logjikės normale edhe tė vendeve tė tjera demokratike, e jo mė pėr
Shqipėrinė". Nė kėtė kuadėr, Mediu jo vetėm qė duket skeptik ndaj kėsaj
Lėvizjeje, por e sheh krejt tė pamundur qė ajo tė afrojė rreth vetes tė
gjitha forcat politike, simodos partitė e vogla. "Unė nuk shikoj njė
marrėdhėnie tė qenėsishme ndėrmjet partive tė vogla dhe Lėvizjes sė Mbretit,
sepse nuk ka asnjė mendim tė qartė pėr organizimin dhe funksionimin e
mėtejshėm elektoral. Pra, mė saktė nuk ka asnjė lloj bazamenti, ku mund tė
mbėshtetet", argumenton kryetari republikan, Mediu.

 

© 2003 Gazeta Panorama

9Korrik 2004  Faqe 5 - Politikė


votimi nė kuvend

pėrplasja

"Ligji pėr plehrat"/ Pėrplasja e parė mes dy grupeve, sjell dėshtimin e parė
tė maxhorancės

Lėvizja Meta rrėzon PS nė Kuvend

14 deputetė tė majtė, dalin kundėr vendimeve tė socialistėve

Bledar Hoti

Ndarja nė dy grupime, brenda Partisė Socialiste, sjell tronditjen e parė
serioze tė maxhorancės socialiste nė Parlament.

Votimi i amendamentit tė paraqitur nga 27 deputetė, socialistė dhe
opozitarė, pėr "Mbrojtjen e Mjedisit", ka dhuruar rezultatin e parė tė
pėrplasjes mes grupit tė deputetėve tė "Lėvizjes pėr Integrim" dhe pjesės
tjetėr tė PS-sė. Nė kėtė duel tė parė, janė pėrzier edhe aleatėt e PS-sė, si
deputetėt e PSD-sė dhe tė PBDNJ-sė, tė cilėt u janė bashkuar me votat e tyre
kėsaj lėvizjeje, duke sjellė pėr herė tė parė "rrėzimin" e maxhorancės
socialiste nė Kuvend. Pas shumė debatesh, brenda PS-sė dhe aleatėve tė saj,
pėr zhvillimin e zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare, votimi i djeshėm
ishte treguesi mė i mirė se ndarja brenda PS-sė, nė mes tė dy fronteve, do
tė ndikojė nė miratimin e projektligjeve tė rėndėsishme.

Votimi
Nė votimin nė parim tė kėtij amendamenti, votuan pro 12 deputetė tė
koalicionit tė majtė qeveritar, tė cilėt, sė bashku me votat e opozitės,
tronditėn grupin parlamentar tė PS-sė. Nė votimin e parė, nė parim, nominal,
rezultoi se 59 vota ishin nė favor tė amendamentit, 55 kundėr, dhe shtatė
ishin abstenim. Deputetėt qė votuan pro, ishin: Ilir Meta, Sabit Brokaj,
Monika Kryemadhi, Limoz Dizdari, Spartak Braho, Ndre Legisi, Mustafa Muēi,
Dritan Prifti dhe aleatėt e socialistėve: Skėnder Gjinushi, Gaqo Apostoli,
Ligoraq Karamelo dhe Kristo Goēi. Ndėrsa, kanė abstenuar ministri
socialdemokrat, Engjėll Bejtja, socialistėt Petro Koēi, Taulant Dedja, Durim
Hushi, Ilir Gjoni, Luan Rama dhe Ilir Zela.

Menjėherė, deputetėt e opozitės kanė shpallur rezultatin e votimit, nė favor
tė tyre, duke duartrokitur njėkohėsisht pėr suksesin e parė tė tyre nė
Kuvend. Tė 13 deputetėt socialistė, qė votuan pro dhe abstenuan, dolėn
kundėr vendimit tė grupit parlamentar tė PS-sė, qė ishte kundėr amendamentit
tė paraqitur.

Votimi i dytė
Rrėzimi i maxhorancės nė Kuvend, ka sjellė menjėherė irritimin e drejtuesve
tė PS-sė, tė cilėt janė vėnė nė lėvizje pėr tė mos miratuar projektligjin nė
tėrėsi. Pas votimit tė amendamentit, votimi i projektligjit, nė tėrėsi, ka
sjellė tėrheqjen nga qėndrimi i votės sė mėparshme, nga ana e disa
deputetėve socialistė, si dhe tė ministrit socialdemokrat tė Punės.
Deputetėt Luan Rama, Durim Hushi, Ilir Gjoni dhe Engjėll Bejtja, tė cilėt
kishin abstenuar mė parė, nė votimin e dytė tė kėtij projektligji, votuan
kundėr, duke sjellė vota tė barabarta nė Kuvend, 59 pro, 59 kundėr, dhe tre
abstenime tė socialistėve: Petro Koēi, Taulant Dedja dhe Ilir Zela, tė cilėt
nuk u tėrhoqėn nga qėndrimi i tyre. Votimi i barabartė nė vota solli
automatikisht mosvotimin e kėtij projektligji. Ndėrkohė, deputetėt e
opozitės e kanė kundėrshtuar procedurėn e votimit, duke kėrkuar anulimin e
tij. Kreu i grupit parlamentar tė PDR-sė, Nard Ndoka, kėrkoi nė seancė
anulimin e votimit, duke u shprehur se "ky proces votimi ishte mė i
pakuptimi dhe ka parregullsi". Ndėrsa lideri i PD-sė, Sali Berisha, pas
seancės u shpreh se "procesi i votimit u manipulua, u falsifikua nga
njerėzit e dherave dhe tė plehrave, tė cilėt nuk lejuan qė tė kalohej
amendamenti i Komisionit tė Ligjeve". "Natyrisht, me kėtė votim u tregua se
maxhoranca socialiste nuk ekziston", theksoi mė tej Berisha.



Votat

Deputetėt, qė votuan pro

Sabit Brokaj
Ilir Meta
Monika Kryemadhi
Limoz Dizdari
Spartak Braho
Ndre Legisi
Mustafa Muēi
Dritan Prifti
Aleatėt e PS-sė

Skėnder Gjinushi, PSD
Gaqo Apostoli, PSD
Kristo Goēi, PBDNJ
Ligoraq Karamelo, PBDNJ
Abstenim nė parim

Taulant Dedja
Petro Koēi
Ilir Zela
Luan Rama
Ilir Gjoni
Durim Hushi
Engjėll Bejtja, PSD
Deputetėt qė ndryshuan

Luan Rama, votoi kundėr
Ilir Gjoni, votoi kundėr
Durim Hushi, votoi kundėr
Engjėll Bejtja, votoi kundėr


Meta mbledh mbėshtetėsit
LSI feston fitoren e parė me vota

Njė festė e vogėl mes miqsh dhe simpatizantėsh tė Lėvizjes Socialiste pėr
Integrim, ka pėrkuar dje pasdite me fitoren e parė tė arritur nga votimi i
shtesės nė Ligjin pėr Mjedisin nė Kuvendin e Shqipėrisė. Edhe pse nuk ka
qenė ky shkaku i vėrtetė i takimit qė ėshtė zhvilluar dje, nė selinė e
Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, pjesėmarrėsit e kanė konsideruar votimin e
djeshėm nė Parlament si lėvizjen e parė nė favor tė tyre. Kėshtu,
ish-kryeministri Ilir Meta ka mbledhur anėtarėt dhe simpatizantėt e
lėvizjes, nė pėrfundim tė disa takimeve qė ata kanė zhvilluar nė disa rrethe
tė vendit. Duket se gjithēka qė ka tė bėjė me platformėn dhe idetė e kėsaj
lėvizjeje, janė plotėsisht tė gatshme, ndėrkohė qė takimet e fundit janė
konsideruar nga Lėvizja si tė suksesshme dhe me njė pjesėmarrje tė mirė. Me
kėtė rast, si njė gjest falenderimi, drejtuesi i Lėvizjes Socialiste pėr
Integrim, Ilir Meta, ka realizuar njė pauzė pėr tė detajuar hapat e
mėtejshme qė do tė ndiqen. LSI-ja, tashmė, ka arritur tė formatohet si njė
forcė e re politike, duke pasur drejtuesit dhe strukturat e saj nė Tiranė,
ndėrkohė qė paraqitja si subjekt elektoral nė tė ardhmen, kėrkon shtrirjen e
strukturave nėpėr rrethe. Gjithashtu, pjesėmarrėsit e kanė shfrytėzuar
takimin edhe pėr tė diskutuar pėr ndarjen e votave, gjatė seancės sė djeshme
tė Parlamentit. Projektligji qė mbshtetej nga deputetėt socialistė,
pjesėtarė tė LSI-sė, ka arritur tė mbėshtetet me tė njėjtin numėr votash,
nga ata qė e kanė kundėrshtuar. Njė fakt i tillė, duket se pėrbėn thyerjen e
parė tė maxhorancės parlamentare, ashtu si edhe ishte paralajmėruar. Kėshtu,
LSI-ja duket se do tė vazhdojė, edhe gjatė kėsaj kohe, takimet e saj me
bazėn socialiste, pėr tė testuar vetveten dhe pėr tė pėrmbyllur ciklin e
shndėrrimit nė njė forcė politike me elektorat. Gjithsesi, takimi i djeshėm
ishte njė pikėndalesė, pas turit tė parė nėpėr rrethe.

-----------------------
http://www.shekulli.com.al/
Balla: Mungova se jam sėmurė

N.Perndoj

TIRANE- Njė prej deputetėve tė munguar ai legalist, Sadedin Balla deklaroi
dje pėr "Shekullin" se prej dy ditėsh ai nuk e kishte ndjerė veten mirė me
shėndet, ndaj dhe nuk mund tė ishte i pranishėm gjatė votimit tė
amendamentit. I ndodhur nė shtėpi, Balla sqaroi se dy ditė mė parė atij i
kishte rėnė tė fikėt nė bibliotekėn e Kuvendit, dhe se ishte dėrguar nė
spital me ambulancė pėr shkak tė njė virusi gripal. "Mua mė ra tė fikėt dy
ditė mė parė, dhe qė nė atė moment unė kam qenė me serume. Madje edhe tani
qė po flas me ju kam marrė serume pėr shkak tė njė virusi gripal", -tha
Balla. Deputeti legalist shtoi se ai nuk do tė shfaqej nė kryesinė e
Kuvendit edhe disa ditė mė pas, derisa gjendja e tij shėndetėsore tė
pėrmirėsohej. Edhe pse kėsaj here pėr arsye shėndetėsore, deputeti legalist
Balla nuk ka qenė i pranishėm edhe gjatė njė votimi tjetėr tė rėndėsishėm nė
kohėn kur Kuvendi do tė miratonte si ministėr, Namik Doklen. Asokohe,
deputeti Balla "u shpall" deputet "nė kėrkim" pėr shkak se mungesa e tij nuk
ishte justifikuar as pranė kryesisė sė Kuvendit dhe as pranė grupit tė tij
parlamentar.

-------------------------
09 Korrik 2004 http://www.kohajone.com/

PRONAT NUK RIKTHEHEN NE KUVEND

Partia Socialiste po perpiqet te shmange rishikimin e ligjit te pronave ne
Kuvend pas kthimit te dekretit nga ana e kreut te shtetit. Burime prane
grupit parlamentar te PS-se bejne te ditur se kjo force politike do te beje
te pamunduren ta shmange nga kalendari i fundit i punimeve parlamentare te
kesaj legjislature. Ne kete menyre rishikimi i ligjit per kthimin dhe
kompensimin e pronave do te mbetet nje ceshtje qe mund te diskutohet ne
fillim te legjislatures tjeter kuvendore. Kjo shmangie eshte e qellimshme
per vete faktin qe PS-ja nuk e ka mirepritur rikthimin e dekretit
presidencial. Madje ata ne deklarimet e tyre publike jane shprehur te
habitur pse Moisiu e ktheu nje ligj te tille qe sipas tyre ishte i plotesuar
nga kuadri ligjor.

------------
PRONAT SHQIPTAREVE, JO KOLONEVE

Nga Gjet KOLA

Presidenti i Republikes Alfred Moisiu, ne baze te kompetences qe i jep
Kushtetuta, ktheu per rishqyrtim ne Kuvend ligjin per kthimin dhe
kompensimin e pronave. Asnje force politike nuk duket e pakenaqur nga ky
veprim i Presidentit. Socialistet mendojne se nga ky kthim, nuk eshte
demtuar pozita e tyre. Ata jane te sigurte se dhe nese nuk kane miratuar nje
ligj te "persosur", ata kane shumicen e kartonave dhe perseri mund t'ia
dergojne ligjin Presidentit per kunderfirmim tashme te detyruar, pa
ndryshimet e kerkuara prej tij. Ndersa partite e vogla te spektrit te
djathte ia atribuojne kembenguljes se tyre kthimin e ligjit. PD-se, si forca
e vertete opozitare, i interesonte ky kthim per te dhene mesazhin para
zgjedhesve se ligji nuk mund te gjeje zbatim pa konsensusin e saj dhe eshte
ajo forca qe duhet mbeshtetur.

Megjithate, mendoj se kthimi i ligjit per rishqyrtim ka vetem vlera pozitive
dhe riformulimi i tij eshte domosdoshmeri.

Kuvendi, per kete ligj kaq te rendesishem por dhe per ligje te tjera, nuk ka
marr asnjehere mendimin e Akademise se Shkencave te Shqiperise,
institucionit shkencor me te rendesishem te vendit, te pakten teorikisht. Ky
vendim i Presidentit e krijon kete mundesi. Nje kerkese e Kuvendit per nje
mendim te tille do te ishte dhe nje vleresim e ndihme e madhe dhe per vete
Akademine e Shkencave. Me nje mendim te bazuar e shkencor kjo Akademi do t'u
jepte goditje te rende gjithe "kundershtareve" e "dashakeqeve te saj" qe
thone se qe te jesh anetar i Akademise se Shkencave ne Shqiperi duhet te mos
kesh as ide as vepra.

Se dyti, me kete kthim krijohet mundesia qe ne terrenin praktik te merret
dhe mendimi i Dhomes Kombetare te Avokateve. Kjo dhome ka ne gjirin e saj jo
vetem numrin me te madh te juristeve ne krahasim me te gjitha institucionet
e tjera, por ka dhe juristet me te shquar te vendit me nje eksperience ne
profesion. Nepermjet saj, mund te evidentohen me pyetesore e forma te
ndryshme te komunikimit, problemet qe kane dal ne praktike gjate zbatimit te
ligjit per pronat te vitit 1993 dhe ligji i ri te jape zgjidhje praktike
atyre problemeve.

Projektligji nuk i jep zgjidhje problemit politikisht

Se pari, mendoj se projektligji nuk ka dhene zgjidhje problemit politikisht.
Ne nenin 6 eshte sanksionuar se subjekteve te shpronesuara u njihet e drejta
dhe u kthehen pa kufizim pronat e paluajtshme me perjashtim te tokes
bujqesore, e cila kthehet ose kompensohet deri 60 ha". Nga kjo dispozite,
del se ne projekt nuk jane percaktuar qellimisht afatet kohore ne te cilat i
shtrin efektet ky ligj. Do te njihen pronat nga shteti i Pirros, Agronit,
Teutes, Gjergj Kastriotit, Dukagjineve, do njihen pronat e marra me fermane
(dekrete) te Sulltaneve, pronat fituara pas shpalljes se shtetit te pamvarur
shqiptar me 28.11.1912, apo pronat e fituara pas njohjes nderkombetarisht te
tij ne pranveren e vitit 1913.

Njohja dhe kthimi i pronave pa percaktuar afatet kohore ne ligj, ju jep te
drejte edhe arbereshve te Italise, te Kroacise e vendeve te tjera,
arvanitasve te Greqise qe t'i kerkojne shtetit shqiptar kthimin apo
kompensimin e pronave te stergjysherve te tyre. Kushdo do te kishte te
drejte qe te paraqiste pemen e tij gjenaologjike dhe te kerkonte t'i njihej
prona e stergjysherve te tij, ne nje zone te caktuar te Shqiperise, e t'i
kthehej ose te kompensohej nga shteti shqiptar per te.

Njohja sipas p/ligjit e pronave te marra me dekrete te Sulltaneve, koloneve
te sjelle nga viset e ndryshme aziatike te Imperatorise Otomane dhe qe me
kalimin e kohes pervetesuan gjuhen shqipe dhe me largimin e pushtuesit e
deklaruan veten shqiptare kryesisht per te ruajtur ato prona, ose
kolaboracionisteve vendas qe bashkepunuan me te dhe qe se bashku gjate mbi
kater shekujsh te sundimit turko -mongol formuan klasen sunduese te vendit,
do ishte me pasoja te renda politike afatgjata per mbare nacionin shqiptar.
Politika shqiptare me te drejte ka akuzuar fuqite e medha europiane te kohes
per coptimin e trojeve shqiptare. Por fuqizimi i dekreteve te Sulltaneve dhe
kthimi i pronave trashegimtareve te pashallareve, bejlereve, latifondisteve,
agallareve etj qofte dhe pjeserisht sic percaktohet ne p/ligj, do
legjitimonte keto vendime te fuqive te medha. Fqinjet tane serbe greke etj.
na kane akuzuar ne shqiptareve se me asimilimin ne shumice ne fene e
pushtuesit kemi ndihmuar pushtuesin aziatik ne shtypjen e popujve te tjere
te ballkanit dhe si humbes te luftrave ballkanike, kane kerkuar ndeshkimin
tone bashke me pushtuesin. Klasa politike e fetare e perbere kryesisht nga
kolonet e ardhur nga viset aziatike si Vrionet, Libohovet, Turdite etj, po
dhe kolaboracionistet vendas e kane shtuar pasurine e tyre ne kurriz te
popullit shqiptar e popujve te tjere te Ballkanit. Per ta ilustruar kete ide
po permend rastin e dekretit te sulltanit per dhenien ne pronesi dhe te disa
fshatrave ne Fier Omer pashe Vrionit, si shperblim per egersine qe ai tregoi
ne komanden e trupave turko-shqiptare ne shtypjen e luftes se grekeve per
liri ne revolucionin e 1821. Ne projektin e tij, Parlamenti Shqiptar njeh
pjese te kesaj prone dhe kthen ose kompenson ate. Gjithashtu me kthimin pa
kufizim te pronave te tjera te paluajteshme, parlamenti jo vetem qe fuqizon
dekretet e sulltaneve por ben dhe diskrimin te madh te popullsise etnike
shqiptare. Per popullsine me origjine dhe jo vetem me shtetesi shqiptare,
rikthehet dhe nje here, tashme ne menyre te kamufluar, pushtimi turk me
miratimin e deshiren e vete shqiptareve. Kolonet turq, te asimiluar ne
shqiptare per shkak te fese, qe bashke me kolaboracionistet dje perbenin
klasen e bejlereve, agallareve etj, ne kete ligj, duhet te trajtohen si
maksimum te barabarte me shqiptaret dhe kurrsesi si minimum. Nje trajtim, si
i projektit, do te kishte pasoja te paparashikuara per ekzistencen e vete
shtetit shqiptar, pasi nuk ka rast ne historine e njerezimit qe pas gati nje
shekulli te shtetit te vet, pasi e ka larguar nje here nga skena, nje
parlament te kete nostalgji e te vendose rehabilitimin e pushtuesit te tij.

Thellohet diskriminimi per zonat malore

Me kete dispozite thellohet diskriminimi qe shkaktoi ligji per token 7501 ne
pergjithsi per popullsine e zonave malore dhe ne vecanti per popullsine e
rretheve te zones verilindore Mirdite, Puke, Malesi e Lezhes, Malesi e
Shkodres, Tropoje, Kukes etj.E gjithe popullsia e vendit kishte marre pjese
ne menyre te barabarte ne rritjen e siperfaqeve te tokes se punueshme dhe ne
mobilimin e saj. Nese banoret e rrethit te Pukes nuk kishin mundesi te
rrisnin siperfaqen e tokes se punueshme, ata nga viti 1945-1991 i dhane
ekonomise kombetare mbi 25 milion m3 lende drusore, minerale etj. Ndersa me
ligjin per token popullsia e ketyre zonave u perjashtua nga privatizimi i
barabarte i tokes bujqesore ne krahasim ate te zones fushore. Diferencat ne
minus shkojne nga 6 deri 10 here.

Projekti ve ne te njejtat pozita diskriminuese banoret e fshatrave te Zones
Jugore te vendit, te cilet pas miratimit te tij, kthehen ne qiragji te
kullotave e tyre. Miratimi i ketij projekt ligji ne fushen e kullotave e
livadheve, do te ndjehet ne menyre te vecante ne Jugun e Shqiperise. Banoret
e ketyre zonave, per te kullotur bagetite e tyre si para 28 nentorit 1912 do
kerkojne perseri lejen e pasardhesve te koloneve e kolaboracionisteve qe ju
kishin qendruar mbi zverk per mbi 4 shekuj. Mospercaktimi i kufirit te
fuqise prapavepruese te ketij ligji, do te kishte pasoja politike Neni 4 i
projektit, ku, ne mes te tjerash, eshte sanksionuar se dispozitat e ketij
ligji nuk zbatohen per pronat e perfituara si rezultat i zbatimit te ligjit
108, date 29.08.1945 "Per reformen agrare" me ndryshimet e mevoneshme bie
ndesh me nenin 6 te cituar me lart. Pra ndersa njihet reforma agrare qe
praktikisht sanksionoi fundin e pushtimit otoman ne fushen e pronesise,
kerkohet qe njekohesisht e njejta toke, ne gjendjen qe eshte sot pas
mobilimit me punen e papaguar te disa gjeneratave ne rreth gjysem shekulli
te pas Luftes Dyte Boterore, truall, kullote, livadhe etj. dhe deri ne 60 ha
toke bujqesore, t'iu kthehet ose kompensohet koloneve qe solli pushtuesi
gjate sundimit kater shekullor.

Prpjekti, i rrezikshem dhe per shpronesimet

Projekti mendoj se eshte me pasoja te rrezikshme politike dhe ne trajtimin
qe i ka bere problemit te shpronesimeve. Edhe ne kete drejtim nuk eshte
percaktuar shtrirja kohore e fuqise prapavepruese te ligjit. Si eshte
formuluar projekt ligji nuk del se cilat shpronesime nuk njihen; ato qe ju
beri pushtuesi otoman luftetareve te lirise per kundershtimin e tyre me
arme; shpronesimet qe bene qeverite sovrane shqiptare para dhe pas lufterave
boterore apo merren persiper dhe shpronsimet qe bene pushtuesit per te
mbajtur ne kembe makinerine e luftes ne lufterat ballkanike dhe ne dy
lufterat boterore.

Pervecse duhet te vihet kufiri kohor, politikisht sic ka rezultuar dhe nga
debatet ne parlament, problem kane qene shpronesimet e bera pas Luftes se
Dyte Boterore nga shteti i diktatures komuniste.

Shteti te ktheje pronat e paluajtshme ne bilancet e 1938

Por dhe per kete problem mendoj se mund te realizohet zgjidhje ne kete ligj.
Shteti te marre persiper qe t'ju ktheje ose t'ju kompensoje pronat e
paluajteshme te pasqyruara ne bilancet financiare te vitit 1938, bilance qe
duhej te ishin dorezuar ne organet finaciare te shtetit shqiptar brenda
tremujorit te pare, pra para 7 prillit 1939. Ne ligj mund te sanksionohet qe
ish pronaret te kompensohen per pasurine e konfiskuar nga shteti komunist ne
nivelin e bilancit 1938 dhe pasi ti zbriten nga ajo pasuri tatimet, ne ate
nivel qe i kane marre dhe vendet e tjera te sapodala nga kjo lufte. Me kete
veprim ligjvenesi do te shmangte qendrimin bsurd qe kuislinget te
shperblehen per pronat fitimet e realizuara nga bashkepunimi me pushtuesit.
Me pak se dy shekuj mbasi Zef Serembe shkruante "Shqiperia matane detit na
kujton, se ne te huaj jemi ne kete dhe'" Kuvendi i Shqiperise synon te lere
perseri nje pjese te shqiptareve etnike pa prone, sic la nje pjese te tyre
ne zonen verilindore te vendit pa toke bujqesore me 1991.

-----------------------------
http://www.balkanweb.com/
Thaēi takon Solanėn, pėr idenė e zbatimit tė Paktit tė Ohrit nė Kosovė
Lajmi i ores 3:40 PM


Hashim Thaēi
 PRISHTINE (9 Korrik) - Kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, ėshtė takuar sot nė
Bruksel me Pėrfaqėsuesin e Lartė tė Bashkimit Evropian pėr Politikė tė
Jashtme dhe Siguri, Havier Solanen. Ky takim ėshtė konform premtimit qė ka
dhėnė Solana gjatė vizitės sė fundit tė tij nė Prishtinė, se do tė thėrriste
kreun e PDK-sė, nė Bruksel, pėr tė diskutuar idenė e Thaēit rreth zbatimit
tė formulės rreth Marrėveshjes sė Ohrit edhe nė Kosovė. Ndonėse ka pohuar se
marrėveshja identike e njė vendi nuk mund tė zbatohet nė njė vend tjetėr,
Solana nuk e ka pėrjashtuar apriori idenė e Thaēit, sepse ka vlerėsuar se
disa elemente tė Marrėveshjes sė Ohrit, mund tė aplikohen edhe nė rastin e
Kosovės. Lideri i partisė sė dytė nė Kosovė, pas takimit deklaroi se
gjithashtu ėshtė diskutuar mundėsia qė BE-ja, tė merr mė shumė pėrgjegjėsi
nė vend apo siē u shpreh Thaēi, tė evropianizohet Kosova. Temė e
pashmangshme e kėtij takimi ishin ngjarjet e marsit, tė cilat u kualifikuan
sėrish si tė dėmshme mirėpo, ata tė dy, pėrkatėsisht Solana dhe Thaēi, janė
pajtuar se nuk bėn tė ndėshkohet i tėrė populli i Kosovės pėr shkak tė kėsaj
episode. ro/ro (RTK/BalkanWeb)

------------------
Franca: OK njė takim kryediplomatėsh tė Ballkanit

Lajmi i ores 11:00 PM

TIRANE (9 Korrik) - Kryediplomati shqiptar Islami gjatė takimit tė djeshėm
me homologun francez Michel Barnier i propozoi kėtij tė fundit realizimin nė
njė tė ardhme tė kryeministrit Nano nė Francė dhe mė pas tė njė zyrtari tė
lartė kryeministėr apo president francez nė Tiranė. Zoti Barnier gjeti
mirėkuptim pėr kėtė kėrkesė sipas njė njoftimi tė Ministrisė sė Punėve tė
Jashtme. Ndėr tė tjera, ministri Islami nė kuadėr tė bashkėpunimit nė fushėn
e arsimit propozoi hapjen nė Tiranė tė njė liceu francez. Po ashtu, njė
tjetėr propozim qė kishte tė bėnte edhe me rajonin e Ballkanit ishte ai i
njė takimi tė Ministrave tė Jashtėm tė Ballkanit Perėndimor, ku
kryediplomati francez tha se mirėpriste idenė dhe do tė merrte pjesė nė kėtė
takim. Ndėr tė tjera, u fol edhe pėr sigurinė e reformave dhe investimeve nė
Shqipėri. Islami tha se ėshtė krijuar terreni i pėrshtatshėm qė investitorėt
francezė tė vijnė nė vendin tonė .bm/bm (GazetaShqiptare/Balkanweb)