Faqja 4 - POLITIKE Gusht 9, 2004  http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

NE SHTATOR RIFORMULOHET E DJATHTA SHQIPTARE

Zogu i merr opozitės 12 deputetė
PLL e Balli Kombėtar: Do tė vendosin strukturat

Denion Ndrenika


Ndėrkaq, zėdhėnėsi i Oborrit Mbretėror, Fluturak Gėrmenji pohoi dje pėr
"Gazetėn", se ka deputetė tė ndryshėm si dhe grupe tė partive nė Kuvend, qė
janė tė hapur pėr bashkėpunim me Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar (LZHK).
Deputeti i Ballit Kombėtar, Alfred Cako ka pohuar se Lėvizja e Mbretit Leka
ėshtė mė djathtas se PD-ja sot dhe mbėshtetet nė synimin e bashkimit
kombėtar. "Lėvizja e Leka Zogut ėshtė mė djathtas se PD-ja, sepse e ka
shpallur hapur komponentin kombėtar. Meqėnėse ajo ėshtė shprehur pėr
bashkimin kombėtar, ėshtė edhe pranė aspiratave tė shqiptarėve dhe tė Ballit
Kombėtar, ndaj ėshtė e mundshme qė tė ketė njė zhvillim apo pjesėmarrje nė
grupin e ri tė saj nė kuvend, nėse kjo do tė ndodhė. Mirėpo, pėr kėtė nuk
mund tė vendosim individualisht"-ka pohuar Cako pėr "Gazetėn". Ai ka thėnė
se nisur nga pragmatizmi mbi kėto synime tė LZHK, Balli Kombėtar mund tė
marrė pjesė dhe ta pėrcaktojė kėtė nė strukturat partiake. Balli Kombėtar,
sipas Cakos, mendon se Lėvizja e Zogut duhet tė bashkėpunojė me PD-nė, si
forca mė komponente e qendrės sė djathtė, gjė qė do tė synonte tė nxirrte mė
shumė abstenues qė janė tė djathtė nė votime dhe rrjedhimisht do tė
merreshin mė shumė vota. Ndėrsa, kryetari legalist Ekrem Spahia, i ka pohuar
"Gazetės" se mund tė ketė zhvillime qė lidhen me krijimin e njė grupi tė
lėvizjes sė Zogut, por ai gjithashtu ka thėnė se mendohet qė regjistrimi tė
bėhet paraprakisht si PLL nė Kuvend pėr grupin parlamentar, pa pėrjashtuar
mundėsinė e ndryshimeve mė pas. Deputeti tjetėr legalist Bahri Kollēaku ka
pohuar se ky grup i Mbretit, mund tė shkojė nga 10-12 deputetė. Deputetėt qė
mund tė bashkohen mund tė dalin nga grupi i PLL-sė, Bahri Kollēaku, Sadedin
Balla apo Atem Fejzollari dhe Ballit Kombėtar, aktualisht jo shumė i qartė
(Alfred Cako, Shpėtim Roqi, Uran Metko). Burime tė tjera legaliste dhe nga
Oborri thonė se qėndrime tė hapura pėr t'u pėrfshirė nė grup ka pasur nga
deputetė tė PD-sė apo PS-sė, BLD-sė dhe PDR-sė. Kollēaku pohon megjithatė se
pas 20 gushtit, organet e PLL-sė do tė mund tė vendosin nėse do tė ketė
bashkėpunim me deputetėt qė janė jashtė strukturave tė tyre. Por, figura
drejtuese nė PD konfirmuan pėr "Gazetėn" dje se druhen se LZHK nuk i shėrben
opozitės apo qė deputetė tė PD-sė tė bashkohen me grupin e mundshėm. Uran
Metko, deputet i Ballit Kombėtar ka pohuar se ēdo lloj bashkėpunimi, pėrfshi
kėtė pėr grupin e Zogut, ėshtė i mirėpritur, por ende nuk ka pasur
diskutime.


PD gati tė tėrheqė deputetėt e vet nga partitė aleate

Partia Demokratike nuk ka vendosur ende se ēfarė do tė bėjė me deputetėt e
saj qė u ka dhėnė partive aleate me qėllim krijimin e grupeve tė tyre nė
Kuvend. Anėtarė tė kryesisė pohojnė se ka dyshime nėse do t'u lihen edhe
kėtė sesion deputetėt demokratė dhėnė grupeve tė tjera nė Kuvend. Ndėrkohė,
deri tani partia mė e madhe e opozitės ka qenė e vendosur pėr tė respektuar
marrėveshjet me aleatėt, paēka se deputetėt e saj "borxh" preferojnė tė
kthehen nė grupin e tyre. Kėshtu, PD ka dhėnė deputetin Sali Shehu, fitues
nė zonėn 21, te grupi i Lėvizjes sė Legalitetit dhe treshen Shaban Memia
(zona 31), Bardhyl Londo (lista shumemėrore) e Valentin Palaj (zona 4) te
grupi i Bashkimit Liberal Demokrat. Po ashtu, janė dhėnė Muhamet Ukperaj
(zona 10), Gjovalin Bzheta (zona 1) dhe Pėllumb Berisha (zona 27) te grupi
parlamentar i Aleancės pėr Demokraci. Burime nga Partia Demokratike shprehen
se shumė shpejt do tė tėrheqin deputetėt e tyre nga grupet. Madje ata thonė
se njė gjė e tillė do tė forcojė grupin parlamentar tė PD. Kjo do tė ndodhė
mė tepėr nėse do tė ketė krijim tė njė grupi tė ri tė djathtė siē mund tė
jetė ai qė ka iniciuar pretendenti pėr fronin mbretėror Leka Zogu. Por nuk
dihet nėse PD do tė tėrheqė deputetėt e vet qė nė kėtė legjislaturė qė do tė
hyjė apo mė vonė. Ajo qė ėshtė deklaruar tashmė, ėshtė fakti se dhe nė tė
djathtėn ėshtė duke lėvizur diēka.


DEPUTETET PRO LEVIZJES

ALFRED CAKO
- Ka pranuar se mund tė Balli Kombėtar mund tė bashkohet me Lėvizjen e
Mbretit, sepse ajo "ėshtė mė djathtas se PD-ja sot, pasi e ka shpallur hapur
komponentin kombėtar. Prandaj, ėshtė pranė aspiratave tė shqiptarėve dhe tė
Ballit Kombėtar

BAHRI KOLLĒAKU
- Deputeti legalist thotė se ka hapėsirė mė largpamėse brenda nismės sė
Mbretit Leka pėr tė punuar pėr Shqipėrinė. Sipas tij, ėshtė "ende shpejt,
por pas 20 gushtit mund tė vendoset dhe tė ketė bashkėpunim", ndėrkohė qė i
gjithė grupi ėshtė i prirur

SADEDIN BALLA, ATHEM FEJZOLLARI
- Tė dy deputetėt legalistė janė pjesė e grupit pėr kalimin nė LZHK, por kjo
mund tė konsolidohet vetėm pas datės 20 gusht. Balla ėshtė me pushime nė
Turqi, ndėrsa pogradecari Fejzollari nė Australi

EKREM SPAHIA
- Kryetari i Lėvizjes sė Legalitetit, ėshtė mė i sigurt pėr kėtė nismė. Ai
thotė se ata janė tė rregjistruar si PLL nė punimet e kėsaj legjislature dhe
mendon se kėshtu do tė vazhdojnė tė bėjnė. "Por, nuk pėrjashtohet ndonjė
zhvillim i ri mė pas"

URAN METKO
- Njė ndėr deputetėt e Ballit Kombėtar, ka pohuar mundėsinė e ēdo lloj
bashkėpunimi me Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar. Por, Metko, ka pohuar se
ende nuk ėshtė diskutuar mbi kėtė ēėshtje akoma nė strukturat e partisė


GRUPET E PAKONFIRMUARA

PDR
Jak NDOKAJ
Saimir CURRI
Nard NDOKA
Ilirjan BERZANI
Dashamir SHEHI
Qazim TEPSHI

PBLD
Teodor LAĒO
Arjan STAROVA

PBK
Shpėtim ROQI
Alfred CAKO
Brahim BRUKA
Uran METKO.


----------------------------------------------------------------------------

09 Gusht 2004 http://www.kohajone.com/

PD: S'MARRIM PJESE NE KOMISIONIN E PRONAVE

Kryetari i PD-se, Sali Berisha, deklaroi dje se opozita nuk do te marre
pjese ne Komisionin Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Kreu
demokrat e artikuloi kete deklarate ne momentin kur pjesa kryesore e
faktorit nderkombetar ka artikuluar nje sere akuzash ndaj mazhorances per
mungesen e konsensusit ne Kuvend, gjate miratimit te ligjit te pronave.
Berisha shpjegoi se perderisa ligji nuk ishte miratuar me konsensus dhe nuk
u mireprit propozimi i opozites per Komisionin e Kthimit te Pronave, atehere
PD-ja nuk kishte pse te behej pjese e nje procesi te njeanshem.

Pak dite me pare, prezenca e OSBE-se ne Tirane shprehu keqardhjen per
mungesen e konsensusit ne hartimin dhe miratimin e ligjit te pronave. "PS-ja
dhe PD-ja deshtuan me miratimin e ligjit te pronave". Ky ishte konkluzioni
ne te cilin erdhi prezenca e OSBE-se ne Tirane, pas miratimit te ligjit te
pronave nga Parlamenti, pa konsensusin e opozites. "Prezenca e OSBE-se ne
Shqiperi mirepret votimin e dites se enjte ne Kuvendin e Shqiperise, i cili
permiresoi ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave, por shpreh,
gjithashtu, keqardhje qe Partia Demokratike dhe parti te tjera te opozites
bojkotuan Kuvendin para votimit", thuhej ne nje njoftim per media te
prezences se OSBE-se ne Tirane. Kryetari i Prezences se OSBE-se, Ambasadori
Osmo Lipponen, pergezoi perpjekjet e ndermarra gjate javeve te fundit per
rifitimin e konsensusit per kete ligj. "Veprimi i kthimit te ligjit nga
Presidenti Alfred Moisiu, pas raundeve te konsultimeve te kujdesshme, ishte
nje sinjal i forte se partite duhej te gjenin konsensusin per kete ligj te
rendesishem". "Kjo u dha atyre nje mundesi tjeter per zgjidhjen e ēeshtjeve
te rendesishme. Fatkeqesisht, kjo mundesi nuk u shfrytezua plotesisht",
deklaroi Osmo Liponen.