Moisiu takon kryelegalistin Spahiu
Presidenti Mosiu, ka zhvilluar dje nje takim me Kryetarin e PLL, Eqerem Spahiu.
Ne kete takim mesohet se eshte diskutuar per zhvillimet me te fundit politike
ne vend dhe konkretisht edhe per ngjarjet e renda te se shtunes gjate mitingut
te opozites. Sipas Spahise, Presidenti ka nenvizuar ne fjalen e tij, se
protestat duhet te jene te lira dhe paqesore dhe se dhuna eshte teresisht e
papranueshme. Moisiu, sipas kryelegalistit, ka kerkuar qe PLL te jape
kontributin e saj politik qe protestat te jene paqesore. Nga ana e tij, Spahiu
e ka siguruar Presidentin se, PLL do te kontribuoje maksimalisht qe anetaret
dhe simpatizantet e saj te zhvillojne protesta paqesore, pavaresisht se
qytetaret ne pergjithesi jane mjaft te indinjuar nga menyra se si po e qeveris
vendin Kryeministri Nano. Po dje, kreu i legalisteve, ne nje konference per
shtyp, deklaroi se PLL distancohet nga cdo akt dhune e force nga cdo ane qe te
vije ajo, pasi vete emri Legalitet nenkupton legjitimitet dhe respektim te se
drejtes. "Largimi i Qeverise "Nano" eshte nje domosdoshmeri per
nxjerrjen e vendit nga kjo katastrofe ekonomike e institucionale qe ndodhet.
Mendojme se rruga e vetme per te stabilizuar kete situate eshte ndertimi i
institucioneve legjitime, te cilat vijne nepermjet zgjedhjeve te lira e te
ndershme. Zgjedhjet e parakohshme mundesohen vetem permes krijimit te nje
qeverie teknike, e cila do te pergatise te gjithe kete proces", ka
deklaruar Spahiu.
A.M
--------------------------------------------------------------------------------
10 Shkurt 2004
KOHA
JONE http://www.kohajone.com/
PRONAT, TE VLERESOHEN PAS SHPERNDARJES
Procesi i kthimit dhe kompesimit te pronave duhet te filloje pas atij te
shperndarjes qe iu eshte bere atyre. Nje gje te tille e vleresoi dje komisioni
parlamentar i Bujqesise dhe Ushqimit. Pasi filloi shqyrtimin e projektligjit
perkates te pronave, deputetet rane dakord qe procesi i kompesimit te pronabve
te behet per periudhen pasi ajo eshte shperndare dhe pikerisht duke marre
parasysh menyren sesi ajo eshte shperndare nga shteti shqitar per te gjithe.
Ky projektligj eshte vleresuar nga dy partite kryesore politike, Partia
Socialiste dhe Partia Demokratike, ndersa eshte kontestuar nga disa parti
opozitare te djathta. Projekt-Ligji ka per objekt rregullimin e drejte te
ceshtjeve te pronesise, qe kane lindur nga shpronesimet, shtetezimet ose
konfiskimet e saj. Sipas ketij drafti, cdo subjekt i shpronesuar ka te drejte
te kerkoje njohjen e se drejtes te pronesise, ne rast se kjo i eshte hequr nga
shteti, sipas vendimeve penale te gjykatave ose i eshte marre prej tij ne
menyre te padrejte, nga data 21 Nentor 1944. Ligji i ri parashikon qe "ish-pronareve
u njihet e drejta e pronesise dhe u kthehen pa kufizim pronat e paluajtshme,
me perjashtim te disa rasteve kur ligji e percakton ndryshe. Pronat nuk
kthehen ne rastin kur mbi to "ka projekte ose investime me interes publik".
Gjithashtu, ish-pronaret nuk e perfitojne kete prone dhe ne rast se "ajo
i sherben ruajtjes se mjedisit, shendetit, arsimit publik ose edukimit
parashkollor".
E.Nasi