10/06/2004 http://www.korrieri.com/
Legalistet lene Berishen
Mes alternatives se Leka Zogutdhe asaj te Berishes, te ngjizur ne koalicionin "Bashkimi per Fitore", drejtuesit me te larte legaliste deklarojne se, natyrshem, kane vendosur qe, politikisht dhe organizativisht, te mbeshtesin alternativen e pretendentit te fronit mbreteror. Kryetari i PLL Eqerem Spahiu, ka daravitur dje mjegullnajen politike, e cila eshte krijuar gjate ketyre diteve te fundit, per pozicionin politik te partise qe ai drejton, ne raport me nismen e Leka Zogut, te quajtur "Levizja per Zhvillim Kombetar" dhe koalicionit te kesaj partie me formacionin opozitar "Bashkimi per Fitore". Sipas tij, qe ne fillim fare PLL eshte angazhuar ne kuader te "Levizjes per Zhvillim Kombetar".

"Legalistet dhe mbreteroret, kane sakrifikuar gjithmone per Mbretin dhe Familjen Mbreterore, pasi per ne Mbreti eshte simboli kombetar, prandaj PLL do ta mbeshtese 'Levizjen per Zhvillim Kombetar'", nenvizon Spahiu. Megjithate, ai ben te qarte se legalistet, si formacion politik, do te perpiqen te jene te lubrifikueshem ne skenen politike shqiptare me partite e spektrit opozitar. Spahiu komenton se, PLL eshte parti ne opozite dhe duke qene e tille, sipas tij, eshte domosdoshmeri bashkepunimi me te gjitha partite e tjera opozitare, ne vecanti ato parlamentare, e per gjithe ate problematike qe kalon shoqeria shqiptare dhe vendi. Sipas tij, "Levizja per Zhvillim Kombetar" eshte ne hapat e saj te pare dhe ajo, sipas Spahiut, i kapercen dimensionet e nje partie, pasi ka synime afatgjata ne rrafshin gjithekombetar, te cilen e kane mbeshtetur edhe shqiptaret jashte kufijve aktuale.

A. META


Les légalistes abandonnent Bérisha

Avec l'alternative créée par Leka Zogu, les dirigeants légalistes choisissent de soutenir politiquement le "rassemblement pour le redressement national" et de prendre leur distance avec l'Union pour la victoire menée par S. Bérisha.

Ekrem Spahija a déclaré que "le parti de Légalitet était engagé dans l'option de ce mouvement au dessus de tous les partis, ouvert ą toutes les personnalités  politiques ou civiles d'opinions différentes et offrant des perspectives nouvelles au pays". Il a aussi indiqué qu'en qualité de parti d'opposition, le PLL restera actif au sein des forces de droite.


 
"Presidenti te mos dekretoje ligjin per pronat"
Drejtuesit me te larte te partive opozitare i kerkojne Presidentit Moisiu, te mos dekretoje ligjin per pronat, te miratuar ne Kuvend. Sipas krereve reformatore dhe legaliste, si dhe deputetit te PBDNJ, Karamelo, dy nete me pare shumica e majte me 64 vota (baraz me 45 %, nga 140 deputete te Kuvendit), miratoi ligjin "Per Kthimin dhe Kompesimin e Pronave", i cili, sipas tyre, nuk e zgjidh ceshtjen e pronave, pervecse e komplikon edhe me shume, duke sjelle tejzgjatjen e tranzicionit te kompromentuar shqiptar. "PLL kerkon qe Kreu i Shtetit, sipas nenit 84 te Kushtetutes, te mos e dekretoje ligjin dhe ta ktheje ate per rishqyrtim ne Kuvend", ka deklaruar Kryetari i PLL, Eqerem Spahiu. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese dueht te interpretoje nenin 41 te Kushtetutes, qe konsakron te drejten e prones. Per Spahiun, ne tryezen e 18 dhjetorit te vitit 2002, te iniciuar nga Kreu i Shtetit, ne te cilen ishin te pranishem te gjithe kryetaret e partive parlamentare, PLL ishte partia e vetme qe nuk firmosi deklaraten e perbashket, pasi ne thelb, sipas tyre, termat juridike dhe qendrimet qe ajo mbarte, nuk e zgjidhnin ceshtjen e pronave. Legalistet i kerkojne Presidentit, qe ta rregulloje sa me pare kete gabim, duke mos e dekretuar ligjin per pronat, te miratuar vetem me votat e socialisteve. Nga ana tjeter, edhe reformatoret kane vleresuar se ligji nuk arrin te zgjidhe problemin e pronave. Sekretari Mediatik i PDR, Eno Bozdo, ka nenvizuar dje se, mosmarrja ne vleresim e disa amendamenteve te reformatoreve per kete ceshtje e ka komplikuar akoma me shume problemin e pronave. Rezerva per ligjin e pronat ka shprehur edhe deputeti i PBDNJ Ligoraq Karamelo. Sipas tij, nje ligj kaq i rendesishem i miratuar pa prezencen e opozites, te Kryeministrit dhe mbi te gjitha pa pasur nje konsensus te paleve, eshte nje shkelje e hapur e te drejtes se pronareve.

A.Meta

EQEREM SPAHIU:

"PLL kerkon qe Kreu i Shtetit, te mos e dekretoje ligjin "Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" dhe ta ktheje ate per rishqyrtim ne Kuvend. Gjykata Kushtetuese te interpretoje nenin 41 te Kushtetutes, qe konsakron te drejten e prones"

ENO BOZDO:

"Mosmarrja ne vleresim e disa amendamenteve te PDR per kete ceshtje e ka komplikuar akoma me shume problemin e pronave. Ne i kerkojme Kreut te Shtetit, qe ta shikoj me kujdes ligjin ne fjale"

LIGORAQ KARAMELO:

"Shpreh mbeshtetjen per te gjithe ish-pronaret dhe pronaret, te cilet me te padrejte u jane marre trojet dhe pronat. Do te ishte jashtezakonisht e domosdoshme qe Presidenti te rikthej ne Kuvend kete ligj"


OSBE, deshtimet me pronat dhe zgjedhjet

Bisedimet sekrete me PS e PD per reformen zgjedhore dhe deshtimi i konsensusit per kthimin e kompensimin e pronave, rrisin pakenaqesine politike ndaj Pranise se OSBE. Pse ligji rrezikon mosdekretimin nga Moisiu dhe justifikimi i ambasadorit Liponen: "Ishte nje hap drejt zgjidhjes perfundimtare"
 
Elton METAJ
 
Osmo Liponen, diplomati 60 vjecar nga Finlanda, ndodhet i kryqezuar pas negociatave sekrete me PS dhe PD per zgjedhjet e ardhshme dhe se fundi, deshtimin e konsensusit per ligjin e pronave. Drejtues i Zyres ne Tirane se Organizates per Sigurim dhe Bashkepunim ne Evrope, prej 21 muajsh, ambasadori Liponen duket se do te kete perballe dite te veshtire, ndersa mbeshtetja politike per te po pakesohet. Ai eshte bere objekt kritikash e sulmesh te personaliteteve te njohura, si ish-Kryeministri Meksi, lideri republikan Godo apo ish-Ministri i Jashtem, Shehu. Me i guximshmi, arkeologu Neritan Ceka, ka kerkuar edhe largimin e Liponen nga Shqiperia, per me teper edhe si "person i padeshirueshem". Gjithashtu, partite e vogla parlamentare nuk kane munguar ta akuzojne finlandezin nga Rovaniemi, se po ben "nje loje te pandershme, politike ilegale dhe veprime ne njeanshme ne dem te stabilitetit politik te vendit".
 
Renia e zgjedhjet 2003 dhe dilema per 2005
 
OSBE vitin e kaluar ne zgjedhjet vendore mori rol kryesor dhe zhvilloi bisedime me PS e PD, duke arritur te hartoje edhe nje Kod te ri Zgjedhor. Problemet me te medha u krijuan nga fakti se marreveshja nuk u shnderrua ne ligj me te njejten perputhje, duke lene shteg per interpretime, qe sollen debate e konflikte politike. OSBE ne kete rast e lavderoi Kodin Elektoral, por rezultoi se ai ishte ne disa pjese difektoz dhe duhej ndryshuar. Burime te besueshme shprehen se OSBE e beri aq vone marreveshjen dhe ligjin, sa nuk kishte kohe teorike qe Presidenti te kthente ligjin, pasi ishte shpallur data e zgjedhjeve. Nderkohe, kancelari te rendesishme pretendojne se OSBE nuk mbajti asnje qendrim ndaj PS kur prishi marreveshjen per anetarin e shtate te KQZ-se. E nisur fillimisht nga Presidenti Moisiu, nisma per nje reforme tjeter zgjedhore per votimet e 2005, perfundoi shpejt ne duart e OSBE-s. Ajo zhvilloi bisedime sekrete me PS e PD, pa bere asgje publike dhe pa marre mendimin e partive te tjera ne Kuvend (10 parti te tjera parlamentare), te cilat kundershtuan.
 
Pronat, prishja e konsensusit
 
Konsensusi per ligjin e kthimit e kompensimit te pronave startoi ne vitin 2002, kur ne nje tryeze te 12 partive politike, te thirrur nga Presidenti dhe ku ishte i pranishem edhe ambasadori Liponen, u miratua nje deklarate parimesh per reformen, te firmosur nga te gjitha partite. Por, sipas burimeve politike, ne kundershtim me kete firme dhe angazhim, OSBE ngriti nje komision te saj te brendshem dhe ne bashkepunim me dy partite e medha miratoi nje projektligj, qe tashme eshte votuar ne Kuvend. Per kete projekt u pretendua se kishte konsensus, por ne Kuvend opozita e bojkotoi dhe deklaroi se nuk e njeh ligjin. Ne te njejten kohe, OSBE propozoi qe kryetari i Komisionit te Kthimit te Pronave te jete i caktuar nga Presidenti, por OSBE nuk kundershtoi kur deputetet e ndryshuan kete pike, duke ia dhene te drejten qeverise. Pike qe prishi edhe konsensusin dhe qe duket se rrezikon dekretimin e ligjit te pronave nga Presidenti Moisiu.
 
--------------------------------------------------------------------------------
OSBE: Pronat, nje hap i rendesishem

Prania e OSBE-se ne Shqiperi e konsideroi miratimin e ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave, si pjese te procesit per arritjen e nje zgjidhjeje perfundimtare per ceshtjen e pronave. Kreu i Pranise se OSBE-se, Osmo Liponen, vleresoi "klimen politike dhe profesionale pozitive te shfaqur gjate gjithe procesit njevjecar te hartimit dhe shqyrtimit te ligjit ne komisionet parlamentare". Por ambasadori shprehu keqardhje "qe fryma e konsensusit u prish ne oret e fundit te shqyrtimit te projektligjit, gje qe coi ne miratimin e nxituar te neneve te fundit, pa debat te plote e te hapur". Kreu i OSBE-se theksoi se nje nder ceshjet shqetesuese te vena ne dukje ka te beje me kompetencat e gjera qe i jane dhene Komitetit Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, gje qe mund te rrise mundesine per abuzime dhe te krijoje konflikte te reja pronesie, ne rast se nuk saktesohen kufizimet perkatese per kompetencat e Komitetit. Gjithashtu, sipas OSBE, neni qe kufizon kthimin dhe kompensimin e tokes bujqesore ne 60 hektare u paraqit per t'u votuar ne fund te seances plenare, pasi kishte perfunduar shqyrtimi i te gjitha neneve te tjera. Ambasadori Liponen shprehu edhe shqetesimin se disa nga parimet kryesore per te cilat ishte rene dakord gjate procesit te shqyrtimit ne komisionet parlamentare, nuk jane respektuar dhe kjo mund te vere ne rrezik besimin te zbatimi i ligjit.
 
"Akuzat" per OSBE:
 
- Deshtim ne zgjedhjet vendore 2003 per shkak te vonesave dhe konsensusit vetem mes PS e PD
 
- Paralajmerim i rreme per trazira te dhunshme, qe nuk ndodhen kurre ne Shqiperi
 
- Bisedime sekrete me PS dhe PD per reformen zgjedhore per zgjedhjet e ardhshme parlamentare
 
- Hartimi i projektligjit per pronat pa diskutim te gjere dhe vetem me PS e PD. Deshtim i konsensusit
 
--------------------------------------------------------------------------------
Pse u prish konsensusi
Prishja e konsensusit mes PS dhe PD per miratimin e projekt-ligjit "Per kthimin dhe kompensimin e pronave", erdhi nga mosmarreveshjet per Kryetarin e Komitetit qe do te beje te mundur kompensimin e ish-pronareve. Debatet mes deputeteve u perqendruan mbi ate se kush do ta propozonte kete Kryetar. Keshtu, opozita kerkonte me ngulm qe Kryetari te propozohej nga Presidenti dhe Komiteti te perbehej nga pese anetare, dy nga opozita dhe dy nga pozita. Por, kjo ide kundershtohej nga mazhoranca, e cila kerkonte qe te ishte Keshilli i Ministrave ai qe do bente propozimin e Kryetarit.

 
10 Qershor 2004 http://www.kohajone.com/

LIGJI I PRONAVE, VOTIM I NXITUAR

Tedi Blushi

Tejzgjatja e tranzicionit shqiptar mesa duket do te komplikohet me tej nga moszgjidhja si duhet e ceshtjes se pronave. Ndonese me shumice parlamentare, projektligji ne fjale u votua me 64 vota pro te vete mazhorances ne pushtet, aplikimi i tij konkret ka gjasa te jete teper i veshtire. Me shume se nje hap pozitiv, drejt zgjidhjes perfundimtare te problemeve, qe gjeneronte mungesa e nje ligji "Per kthimin dhe kompensimin e pronave", pritet qe politika te mos i kaperdije aq lehte "kartonat e kuq" te socialisteve. Por as me shume e as me pak, thjesht nje "hap pozitiv drejt zgjidhjes perfundimtare", ishte vleresimi qe dha dje OSBE-ja per miratimin e ligjit te pronave. Menjehere pasi u njoh me vendimin qe mori shumica parlamentare per ceshtjen ne fjale, kreu i prezences se Organizates per Sigurim dhe Bashkepunim ne Evrope, Osmo Liponen, ben publike qendrimin e tij zyrtar per rezultatin e arritur gjate punimeve te fundit plenare, ku perfundimisht u vendos kalimi me 64 vota pro te ligjit ne fjale. Nepermjet nje deklarate per shtyp, te shperndare per te gjitha mediat, diplomati i huaj e vleresoi kete qendrim te ligjvenesve shqiptare, si pjese te procesit per arritjen e nje zgjidhjeje te pranueshme, te ceshtjes se pronave. Ne cilesine e perfaqesuesit direkt, te te vetmit institucion nderkombetar, qe kontribuoi me konsulencen e vet konkrete, per zgjidhjen e ceshtjes se pronave, ambasadori Liponen shpjegoi dhe njehere ate cka arriti te realizoje politika fale sugjerimeve te meparshme te OSBE-se. "Pas disa perpjekjesh te pakurorezuara per miratimin e nje ligji per pronat, tashme u hodh nje hap i rendesishem. Ne e vleresojme klimen politike dhe profesionale pozitive te shfaqur gjate gjithe procesit njevjecar te hartimit dhe shqyrtimit te ligjit ne komisiont parlamentare", vecoi nder te tjera ai. Sipas kreut te kesaj organizate, per t'u vleresuar ishte dhe puna qe kane bere komisionet parlamentare per zgjidhjen e ketij problemi, pavaresisht mungeses se vullnetit te treguar ne disa raste. Kreu i OSBE-se shprehu gjithashtu edhe shqetesimin e tij per mosarritjen e nje konsensusi te mundshem mes dy kraheve te politikes, qe e percaktoi si "faktor qe mund te rrezikoje besimin tek zbatimi i ligjit". Ambasadori Liponen shtoi se procedura e ndjekur per shqyrtimin dhe ndryshimin e projektligjit gjate oreve te fundit te debatit, duhet te ishte bere edhe me transparente, ku si shembull solli shperndarjen e tekstit integral para votimit. "Megjithate, eshte per te ardhur keq qe fryma e konsensusit u prish ne oret e fundit te shqyrtimit te projektligjit, gje qe coi ne miratimin e nxituar te neneve te fundit, pa debat te plote e te hapur", nenvizoi ai. Nder ceshtjet e tjera shqetesuese qe ai radhiti ne fjalen e tij, ishte dhe kompentecat e zgjeruara qe i jane dhene Komitetit Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Pasi nje fakt i tille sipas tij do te mund te rrise hapesirat per abuzime dhe te krijoje konflikte te reja pronesie. Ne fund te fjales se tij, ai garantoi edhe njehere opinionin publik per ndihme konkrete te OSBE-se per zgjidhjen e drejte te ceshtjes se pronave, qe sipas Liponen do te perqendrohet kryesisht ne zbatimin e drejte te ligjit.

OPOZITA: NUK DO TE LEJOJME QE TE HYJE NE FUQI LIGJI I PRONAVE

Pas prishjes se konsensusit ne parim mes pozites dhe opozites, qe u pasua me bojkotim te seances plenare prej kesaj te fundit, shanset per hyrjen ne fuqi te ligjit te pronave thuajse jane tek shifrat minimale. Sinjalin e pare te ketij konstatimi na e dhane dje legalistet. Ne emer te tyre, preferoi te prononcohej vete kryetari Ekrem Spahia, i cili sqaroi opinonin publik, nepermjet nje konference per shtyp, per hapat e metejshem qe do te ndjeke e djathta, ne lidhje me kete ceshtje. "Sipas socialisteve, ky ligj permbush nje nga kushtet e Bashkimit Europian per proceset integruese, por partia jone beson se faktoret nderkombetare nuk do te mashtrohen, sepse edhe ata jane te bindur se ky ligj nuk do te zbatohet", arsyetoi kreu i Partise Levizja e Legalitetit. Ky deklarim qe kishte formen e nje paralajmerimi te hapur, jo vetem duhet marre seriozisht ne konsiderate por edhe duhet percaktuar si nje ze zyrtar qe buron nga opozita. Ne kete linje jane pozicionuar dje dhe shumica e deputeteve demokrate, qe ndonese ende nuk jane shprehur publikisht e mbeshtesin padyshim nje nisme qe do te bllokonte dekretimin e "Ligjit per Pronat" nga ana e Presidentit, Alfred Moisiu. Megjithese e kane teper te veshtire te prononcohen ne mungese te liderit, Sali Berisha, qe aktualisht ndodhet per nje vizite disaditore ne Vjene, shumica e ligjvenesve te PD-se, u shprehen dje ne menyre konfidenciale pro te gjitha levizjeve politike qe do te sigurojne nje rikthim te kesaj ceshtjeje ne parlament. Sipas ketyre te fundit eshte e pafalshme qe pas perpjekjeve per arritjen e nje konsensusi te perbashket mes dy kraheve, mazhoranca roze ne Kuvend te perdorte forcen e kartonit per miratimin e projektligjit ne fjale. Tashme per kedo eshte e qarte se gjate ketyre tri javesh diskutimi te varianteve per "Kthimin dhe kompensimin e pronave", selia blu u mundua me cdo mjet te arrinte nje bashkepunim me te majten per nje zgjidhje sa me e pranueshme te kesaj ceshtjeje. Madje, demokratet preferuan te vene ne rrezik dhe aleancen brenda opozites, kur hodhen poshte variantin e paraqitur nga dyshja Mediu-Cako. Por nga rezultati i votimit, u pa qarte se as kjo "sakrifice" e PD-se, nuk u sherbeu si argument ligjvenesve te mazhorances, per te kaluar me konsensus projektligjin ne fjale. Ndaj per kete arsye PLL-ja doli dje me nje liste prej tre pikash, ku nder te tjera kerkohej kthimi i ligjit ne fjale per rishqyrtim ne Kuvend. "Sipas nenit 84 te Kushtetutes i kerkojme Presidentit Alfred Moisiu, te mos ta dekretoje kete ligj. Gjithashtu ne baze te nenit 85 ai duhet ta ktheje ate per rishqyrtim ne parlament. Nderkohe qe Gjykata Kushtetuese qe garanton kete te fundit duhet te interpretoje ligjin qe njeh te Drejten e Prones, vuri ne dukje Spahia duke bere keshtu publike nje pjese te levizjes politike qe do te ndjeke ne te ardhmen PLL-ja per zgjidhjen e ketyre problemeve. Duke u nisur nga keto reagime apo qofte dhe nga vete debati i hapur se fundmi ne media, i vetmi rezultat konkret me te cilin jane njohur tashme ish-pronaret, nga miratimi i "Ligjit per Pronat", eshte fakti qe edhe per disa kohe, e drejta e tyre legjitime do te mbahet peng ne duart e politikes.

Tedi Blushi

KARAMELO: LIGJI NUK KA BAZE PER T'U ZBATUAR

Miratimi i ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave, eshte shoqeruar me reagime te ndryshme nga klasa politike shqiptare. Qendrimi i opozites lidhur me kete ceshtje tashme eshte me se i qarte, por kundershtime vijne edhe nga forcat e majta politike. Deputeti i PBDNJ-se, Ligoraq Karamelo, miratimin e ketij ligji pa konsensusin e paleve, gjate nje prononcimi per shtyp, e cilesoi nje shkelje e hapur e te drejtave te pronareve. "Miratimi i ketij ligji eshte vetem thjesht formal, ai nuk do te kete asnje lloj baze per t'u zbatuar, aq me teper qe protestat e pronareve tashme kane filluar", theksoi Karamelo lidhur me kete ceshtje. Sipas tij, miratimi i ketij ligji jo vetem qe nuk e zgjidh ceshtjen e pronave, por ai e fut vendin ne nje kolaps jashtezakonisht te madh. Madje Karamelo gjate fjales se tij, cilesoi si te domosdoshem rikthimin e ketij ligji nga presidenti. "Mendoj se do te ishte nje veprim jashtezakonisht i domosdoshem veprimi i Presidentit per rikthmin e ketij ligji. Thirrja e nje konsulte nga presidenti, jo vetem me partite politike, por edhe me perfaqesuesit e shoqatave, me qellim qe te arrihet nej konsensus i pranueshem nga te gjitha palet, ne interesa te te gjitha paleve, sepse vetem kjo do te jete kontributi per Shqiperine", theksoi Karamelo duke shprehur ne kete menyre mospranimin e ketij ligji.

O.XH

ZGJEDHJET DHE PRONAT, DY DESHTIMET E OSBE-SE

Edlira Prenga

Ditet e fundit disa nga analistet me te njohur nderkombetare per Kosoven kane akuzuar Holkerin, kryeadministratorin e Kosoves se ishte nje i huaj qe nuk e ka njohur dhe nuk arriti ta njohe sa duhet Kosoven, ndaj edhe deshtoi me krizat e marsit. E njejta gje po ndodh me bashkeqytetarin e tij, Liponnen, ne Tirane. I ndodhur ne krye te OSBE-se ai eshte bere objekt kritikash e sulmesh te personaliteteve te njohura si Meksi, Godo, Shehu, Ngjela, etj. dhe forcave politike parlamentare (partive te vogla) duke u akuzuar per loje te pandershme, politike ilegale dhe veprime ne njeanshme ne dem te stabilitetit politik te vendit.

Fakti eshte se dy nga iniciativat kryesorete OSBE-se, ligji i pronave dhe ai i reformes zgjedhore rrezikojne te kthehen ne deshtimet me te medha te kesaj organizate dhe te klases politike ne vend.

Zgjedhjet 2003, deshtimi i pare per OSBE-ne

OSBE-ja vitin e kaluar ne zgjedhjet vendore mori rol kryesor dhe zhvilloi bisedime vetem me PD-ne e PS-ne duke arritur te hartohet edhe nje Kod i ri Zgjedhor. Problemet me te medha u krijuan nga fakti se marreveshja e tyre nuk u shnderrua ne ligj me te njejten perputhje, duke lene shteg per interpretime qe sollen debate e konflikte politike.

Ajo e lavderoi ne maksimum Kodin, por pas deshtimit te tij, tha se duhen bere ndryshime ne 40 per qind te neneve te Kodit qe kishte hartuar vete.

OSBE-ja e beri aq vone marreveshjen dhe ligjin sa nuk kishte kohe teorike qe Presidenti ta kthente ligjin, pasi ishte shpallur data e zgjedhjeve.

OSBE-ja nuk mbajti asnje qendrim ndaj PS-se kur prishi marreveshjen per anetarin e shtate te KQZ-se. Kur iu kerkua te shprehet per proceduren, ajo heshti; zyrtarisht i dha te drejte Presidentit, jo zyrtarisht i dha te drejte opozites.

OSBE-ja paralajmeroi qe ne qershorin e vitit te kaluar zhvillime te dhunshme ne Shqiperi dhe asnjehere nuk sqaroi burimet e tyre dhe as beri perpjekje per zgjidhjen e tyre.

Pronat, OSBE deshtim i plote

Me 2002, tryeza e 12 partive politike e thirrur nga presidenti, ku ishte i pranishem edhe Lipponen miratoi nje deklarate parimesh per reformen e prones, te firmosur nga te gjitha partite. Ne kundershtim me kete firme dhe angazhim, OSBE-ja ngriti nje komision te saj te brendshem dhe ne bashkepunim me PD-ne e PS-ne miratoi nje draft ligji qe tashme eshte votuar ne Kuvend.

OSBE-ja tha se ka konsensus te plote per ligjin, por ne Kuvend opozita e bojkotoi dhe nuk e njeh ligjin, pra ligji nuk mori konsensusin dhe nuk u be ligj kombetar.

OSBE-ja propozoi qe kryetari i komisionit te jete caktuar nga presidenti, por kur Kuvendi u bllokua dhe u kerkua mendimi i saj per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje, OSBE-ja refuzoi te mbaje qendrim, duke sjelle largimin e PD-se nga Kuvendi dhe miratimin e variantit me shumice votash nga mazhoranca, pra prishjen e konsensusit politik.

Ne kohen kur vete OSBE-ja e drejton kete proces, ne raportet e saj kritikon institucionet shqiptare se nuk po merren ne kohe me problemet zgjedhore dhe te prones.

Zgjedhjet 2004, OSBE mungese transparence

Me 2004, OSBE-ja ia mori nismen Presidentit per reformen zgjedhore dhe po zhvillon bisedime sekrete me PD-ne e PS-ne pa bere asgje publike dhe pa marre mendimin e partive te tjera ne Kuvend (10 parti te tjera parlamentare).

Kjo rrezikon qe PS-ja e PD-ja te arrijne ne nje marreveshje te re me OSBE-ne qe te perserise te njejten gjendje kaotike si vitin e kaluar me zgjedhjet, me KQZ-ne dhe me perjashtimin e partive te tjera nga numerimi i votave.

OSBE nuk ka shprehur asnje mendim publik per propozimet e grupit te te urteve dhe kritikat e analisteve dhe politikaneve se po punon ne ilegalitet.

Lipponen nuk ka zhvilluar asnje konference shtypi ose deklarim qe sqaron pozicionin e tij, perkundrazi ne nje interviste ka lene te kuptohet se mund te ndodhe gjithcka (perfshire edhe ndryshimi i Kushtetutes) nderkohe qe ne takime zyrtare thote se Kushtetuta nuk mund te preket. Kjo rrezikon qe OSBE-ja te mos kete nje draft real, pr ta ndryshoje ate ne varesi te marredhenieve te saj me Nanon e Berishen.

Kur te gjithe thone se jemi vone per pergatitjen e zgjedhjeve, OSBE-ja deklaron se ka ende kohe dhe nuk nxit publikisht palet per vazhdimin e punes.

MALAJ: KOMPENSIMI I PRONAREVE NE 2006

Ne buxhetin suplementar te vitit 2004 nuk do te pershfihet kompensimi financiar i ish-pronareve. Nje fakt i tille u publikua dje gjate prezantimit te ketij buxheti ne komisionin e Ekonomise nga ministri i Financave, Arben Malaj. Sipas Malajt, aktualisht nga buxheti mund te perballohet vetem kostoja e ngritjes dhe financimit te strukturave qe do te merren me kthimin dhe kompensimin e pronave. "Per ceshtjen e pronave sapo kostoja per shperblimin te jete gati, qeveria do te nderhyje me ane te strukurave te saj per ta vene ne jete projektin. Kjo mund te realizohet pas dy vitesh", u shpreh Malaj gjate fjales se tij lidhur me kete ceshtje. Ne kete menyre, kompensimi financiar i ish-pronareve do te filloje vetem pas vitit 2006, vit kur qeveria do te parashikoje per here te pare nje ze te posacem ne buxhet. Por nje ceshtje tjeter e cila gjithashtu nuk do te perfshihet ne kete buxhet eshte dhe fatura financiare per ish-te perndjekurit politike. Keshtu, gjate prezantimit te buxhetit suplementar ne komisionin e Ekonomise, ministri Malaj theksoi se "per ish-te perndjekurit ende nuk eshte hartuar nje kuader i plote ligjor". Ne kete menyre per sa kohe Kuvendi mban te ngrire projektligjin per ish-te perndjekurit politike, qeveria nuk do ta perfshije kete ceshtje ne asnje lloj buxheti financiar. Duke u ndalur tek rritja e shpenzimeve buxhetore, ministri Malaj sqaroi se "shpenzimet buxhetore jane rritur edhe si pasoje e moszbatimit ne kohe te shume projekteve nga ministrite perkatese. Kjo ka bere qe te rritet kostoja reale e tyre dhe te ngadalesohen procedurat e tenderimit". Nga fondi rezerve i shtetit, rreth 3 per qind e tij eshte perdorur per investime publike, te cilat, sipas ministrit Malaj, jane zevendesuar me te ardhurat e parashikuara nga shitja e sektoreve strategjike si Banka e Kursimeve.

Oli Xhilaga


 10/06/2004 http://www.shekulli.com.al/

Zyra e Regjistrimit tė Pasurisė nė rreth: Kjo tokė ėshtė e llojit pyll dhe me pronar shtetin. Komuna thotė tė kundėrtėn

Pronėsia, 27-vjeēarja 3 ditė pa varrosur

Rruzhdie Murati prej tre ditėsh ėshtė qarė nė oborrin e shtėpisė. Bashkėfshatari nuk e linte tė varrosej

Gjergj Marku

BURREL- Kishte ndėrruar jetė prej gati tre ditėsh, pėr shkak tė njė sėmundjeje tė rėndė, por arkivoli me trupin e saj tė pajetė ėshtė mbajtur nė oborrin e shtėpisė, pasi toka e varrezave tė fshatit, (tokė qė funksionon si e tillė qė prej 45 vjetėsh) pretendohet nga njė banor. 27-vjeēarja Ruzhdie Murati nga fshati Zall Mallunzė (komuna Komsi e rrethit Mat) ėshtė mbajtur nė shtėpi prej mė shumė se 48 orėsh, pasi bashkėfshatari i saj, 63- vjeēari Hajredin Nuro, nuk lejonte varrimin e kufomės nė tokėn qė ai pretendon se ėshtė e tij. Janė dashur njė sėrė negociatash dhe ndėrhyrja e policisė, e cila shoqėroi nė komisariat dhe 63-vjeēarin, qė vajza e re qė kishte ndėrruar jetė tė hėnėn tė pėrcillej dje pasdite (nė orėn 17:00) pėr nė banesėn e fundit.
Fati i 27-vjeēares
Ruzhdie Murati, qė ndėrroi jetė tre ditė mė parė ka qėnė fatkeqe. Por ky fat e ndoqi dhe pas vdekjes. Sipas banorėve tė fshatit, ajo ka vuajtur shumė. Prej vitesh vajza ka qenė e paralizuar, ndėrsa familja e saj jeton nė varfėri tė tejskajshme. Hyjria, e ėma, pėrmes lotėve thotė se vajza e saj e sėmurė, prej vitesh nuk e ka bėrė njė ditė tė bardhė nė kėtė jetė. “Kemi vuajtur shumė si familje. Vuajtjet tona nuk kanė tė treguar. Mezi u kam dhėnė bukė fėmijėve”,- thotė nėna mes dhimbjes. Hyrija i ka rritur jetimė fėmijėt, pasi burri i saj ka ndėrruar jetė 15 vjet mė parė. Edhe ai ka pasur njė vdekje tragjike. Pas njė punė tejet tė vėshtirė nėpėr miniera, kryefamiljarit Murati iu gangrenizua kėmba. Ai nuk kishte mundėsi ekonomike qė tė shkonte nėpėr spitale dhe pėr kėtė shkak ndėrroi jetė nė moshėn 52- vjeēare. Qė nga ajo kohė Hyrija i ka rritur e vetme 4 fėmijėt e saj. “I kam rritur me njė pension qesharak qė nuk dilte as pėr bukėn thatė. Njėqind herė shkova nė kemp pėr Ruzhdien, por ato pak lekė nuk ia dhanė deri sa vdiq”,- thotė nėna mes lotėve. Djali i shtėpisė thotė se lidhur me kėtė problem disa herė i kanė shkruajtur Ministrit tė Shėndetėsisė dhe tė tjerėve, por askush nuk e “vuri ujin nė zjarr”. “Ka vuajtur shumė ajo vajzė. Dhe mė e keqja ėshtė se ajo po “vuan” akoma”,- thotė dajoja i Ruzhdies. Tre ditė kemi qė e mbajmė vajzėn nė oborrin e shtėpisė, pasi “pronari i varrezave” ku kemi pėrcjellė tė afėrmit tanė prej 45 vitesh, nuk e hap paksa shpirtin, pėr ta lėnė tė prehet e qetė dhe kėtė vajzė tė gjorė, pėrfundon dajoja.
Konflikti pėr varrezat
Burrat e fshatit, qė i janė gjendur pranė familjes Murati, i takuam nė paraditen e djeshme tek varrezat e fshatit. Ata thonė se jemi kėtu pėr tė hapur varrin pėr 27- vjeēaren, por edhe pėr t’u ruajtur nga ndonjė e papritur. Ata punojnė me radhė nė rrėmihjen e varrit mė tė ri tė fshatit, ndėrsa tė tjerėt i bėjnė veshėt pipėz dhe sytė katėr. Gjithė kėtė “gatishmėri enigmatike”, ata e spjegojnė me faktin se nė varrimet e mėparshme, prej njė kodre pėrballė u kanė ardhur plumbat e shtėnė nga njerėz tė Hajredin Nuros, njė 63- vjeēar qė jeton nė lagjen matanė, (Zall Shoshaj). Kryetari i fshatit, Hysni Murra, thotė se varreza e fshatit ėshtė projektuar dhe vendosur kėtu me vendim tė asaj kohe, qė nė vitin 1960. Aty ndodhen mbi 80 varre. Zenel Uka shėnohet si emri i parė i njeriut qė u varros aty, dhe pllaka duket qartė, megjithėse pėrgjithėsisht varrezat i ka mbuluar ferrnaja. Kjo pasi pronari i ri u ka thėnė se nuk do tė shohė njeri qė tė hyjė nė varreza. Pėrkundėr kėsaj, banorėt e fshatit nuk kanė mundėsi qė tė kryejnė ritualet pėrkujtimore a tė kujdesjen pėr varret, jo mė pėr tė varrosur tė tjerė. Banorėt e fshatit tregojnė se pas vitit ’97, hapja e njė varri kėtu ka qėnė njė aventurė. Sapo e merrte vesh kėtė gjė, Hajredini menjėherė dėrgonte njerėz tė tij nė kodrėn atje. Ata qėllonin me breshėri nė drejtimin tonė. Kjo gjė ka ndodhur pėr disa raste varrimesh tė tilla, thonė fshatarėt njėzėri, ndėrsa disa tė tjerė, pėr tė mos i hyrė kėsaj aventure, i kanė marrė arkivolet dhe i kanė dėrguar nė varrezėn publike tė qytetit tė Burrelit. Mė e keqja thotė njė banor, ėshtė kur pleqtė na kanė lėnė amanet, qė t’i varrosim pranė njerėzve tė afėrt. Mirėpo janė tė detyruar ta bėjnė kėtė punė, dhe shumė prej tyre janė ndarė. Banorėt e fshatit thonė se i kanė kėrkuar bashkėfshatarit, qė t’ia paguajnė tokėn-pyll, (nėse ajo rezulton zyrtarisht pronė e tij). Ose thonė ata t’i japim tokė tjetėr nėn ujė, por atij nuk i ėshtė mbushur mendja. “Mė e keqja kjo nuk ėshtė tokė buke, por pyll, dhe si e tillė nuk e kuptojmė ē’kėrkon ky njeri”,- tė thonė banorėt.
Pėrplasje shkresash
Nė fshat mėson se pėr problemin e varreve, disa herė ka ndėrhyrė dhe policia. “Kėtu kanė hile dhe ata tė kėshillit tė komunės. Kemi kėrkuar me shkrim, qė kjo tokė tė funksionojė si varrezė publike, ashtu siē ka qenė, por ata tė komunės nuk kanė nxjerrė njė vendim tė prerė pėr kėtė tokė”,- thonė banorėt. Ndėrkohė po prej tyre mėsohet se nė vitin 2002 (24 shkurt) kėshilli i komunės pasi ka dėgjuar relatimin e urbanistikės ligjore, vendimin e kryepleqėsisė sė fshatit, kėrkesėn e 60 familjeve tė fshatit ka vendosur ta miratojė si varrezė publike “kodrėn e Celamit”, ku gjendet varreza nė fjalė, por nuk ka harruar pa pėrmendur shtojcėn “pronė e Hajredin Nuros”. Duket se kjo i ka shtėnė atij “ethet” e pronėsisė. Por nė datėn 31 maj tė kėtij viti ėshtė Zyra e Regjistrimit tė Pasurisė nė rreth ajo qė ka lėshuar njė vėrtetim, ku thuhet se vendi ku janė vendosur varrezat e lagjes Zall Mallunzė, nuk figuron tė jetė pronė e asnjėrit. Aty thuhet shprehimisht se kjo tokė “ėshtė e llojit pyll dhe me pronar shtetin”. Kjo gjė nė fakt duket dhe me sy, pasi aty nuk ėshtė punuar ndonjėherė, ėshtė e mbushur me dushqe, lisa, si dhe ka patur pemė gjelbėruese dimėr-verė, qė i pėrshtaten njė varreze.
Familja Murati, jeta nė skėterrė…
Familja Murati jeton nė njė varfėri tė tejkajshme. Shtėpia e kėsaj familjeje ėshtė tejet e rrėnuar. Muret jashtė dhe brenda duken tė ēarė, ndėrsa ēatia nuk mund ta mbajė shiun. Kjo shtėpi pėrbėhet nga dy dhoma, njėra shėrben si kuzhinė dhe dhomė fjetje. Aty ndodhet njė djep qė tundet nga dy fėmijė. Hyjria thotė se janė fėmijėt e djalit qė ka nė Greqi. Edhe ai ėshtė i sakatuar nė duar dhe nuk mundet tė mbajė as veten me bukė. Pėr djalin ka qenė “me fat” fakti i shtyrjes sė varrimit tė Ruzhdies, pasi vetėm tė martėn nė mbrėmje ka mundur tė vijė nė shtėpi. “Sot ėshtė diell, rrėfejnė njerėzit e shtėpisė, por kur bie shi, llucat vijnė deri lart”. Askush nuk e ka vėnė ujin nė zjarr pėr kėtė familje. Madje si pėr ironi tė fatit, kėtyre fėmijėve, kėsaj familjeje tė skamur nuk i jepet as pėrkrahje sociale nga komuna, me pretendimin se i zoti i shtėpisė, Murati, punon nė Greqi! “Po ē’Greqi zeza, punon ai sakat. Tė ishte se sillte tė ardhura, nuk do ta kishte lėnė shtėpinė nė kėtė gjendje dhe fėmijėt nė mes tė baltės dimėr verė”,- thotė Hyjria.

 


Malaj: Nuk kemi parashikuar fonde pėr ta dhe ish-tė pėrndjekurit nė buxhet

 

Malaj: Ish-pronarėt nuk kompensohen para vitit 2006

 

A.Rama

TIRANE - Kompensimi financiar i ish-pronarėve do tė parashikohet si zė mė vete nė buxhet, vetėm pas dy vjetėsh. Ministri i Financave Arben Malaj deklaroi dje nė komisionin e Ekonomisė gjatė paraqitjes sė ndryshimeve nė buxhetin e qeverisė tė vitit 2004, se ish -pronarėt dhe tė pėrndjekurit politikė nuk do tė pėrfitojnė asnjė lekė nga privatizimi i Bankės sė Kursimeve. Deklarimi i ministrit Malaj pėr tė shtyrė nė vitin 2006 fillimin e procesit tė kompensimit financiar pėr pronarėt, qė nuk do tė kompensohen fizikisht, bie nė kundėrshtim me ligjin “Pėr kthimin dhe kompensimin e tokave” i miratuar vetėm dy ditė mė parė nga Parlamenti. Nė ligj ėshtė pėrcaktuar se kompensimi financiar do tė pėrcaktohet si zė mė vete nė buxhetin e vitit 2005, dhe do tė mbarojė pas 10 vjetėsh, pra nė 2015. Ndėrsa nė projektbuxhetin suplementar qė do tė zbatohet pėr gjashtė muajt nė vazhdim, parashikohet njė zė i veēantė nė tė cilin pėrfshihen shpenzimet e nevojshme pėr funksionimin e Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronės si dhe shpenzimet pėr funksionimin e komisioneve vendore. Kryefinancieri Malaj nuk dha njė pėrgjigje tė saktė duke u shprehur skeptik se si do tė veprohet pėr kompensimin e ish -tė pėrndjekurve, pasi ėshtė deklaruar nga zv/kryeministri Namik Dokle se projektligji do tė miratohet nė Parlament brenda kėtij muaji. Ministri Malaj, tha se nuk ėshtė pėrcaktuar kompensimi i kėsaj shtrese nė buxhetin shtesė, pasi ligji qė pėrcakton edhe skemėn e financimit tė kėsaj shtrese tė shoqėrisė nuk ėshtė miratuar ende nė Parlament. “Nė hartimin e kėtij ligji duhet qė tė merret parasysh shmangia sa mė shumė qė tė jetė e mundur e barrės fiskale. Nė kėtė mėnyrė zbatimi i kėtij ligji nuk do tė bėhet pengesė pėr mbajtjen nėn kontroll tė treguesve bazė tė ekonomisė sė njė vendi”, -tha Malaj. Ai bėri edhe prezantimin e detajuar pėr tė gjitha ndryshimet qė janė parashikuar pėr t’u bėrė nė buxhet, i bazuar nga lekėt e pėrfituara nga shitja e Bankės sė Kursimeve, ku 50 % e shumės totale do tė kalojnė pėr uljen e huamarrjes sė brendshme nė 6 500 milionė lekė dhe pjesa tjetėr pėr investime. Deputetėt e komisionit kėrkuan qė tė shihej mė mirė shpėrndarja e fondeve pėr investime dhe tė garantohej zbatimi i tyre deri nė pėrfundim tė vitit. Deputetja Valentina Leskaj, kėrkoi qė nė kėto pėrmirėsime t’i vihej pėrparėsi investimet nė turizėm, pasi shėndoshja e kėtij sektori ndikon nė mėnyrė tė tėrthortė nė uljen e varfėrisė.

Shefi i OSBE-sė shpreh shqetėsimin pėr kompetencat e gjera qė i janė dhėnė KSHKKP dhe kufirin e kompensimit prej 60 ha

Lipponen: Pronat, miratimi nga PS jo transparent

N.Perndoj

TIRANE- Kryetari i Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė, Osmo Lipponen shprehu dje keqardhjen
pėr bojkotin e opozitės, dy ditė mė parė, gjatė miratimit tė projektligjit “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave”, nga ana e maxhorancės. Duke vlerėsuar si hap tė rėndėsishėm miratimin e kėtij ligji, Lipponen shtoi se, “ėshtė pėr tė ardhur keq qė fryma e konsensusit u prish nė orėt e fundit tė shqyrtimit tė projektligjit, gjė qė ēoi nė miratimin e nxituar tė neneve tė fundit, pa debat tė plotė e tė hapur”. Prezenca e OSBE-sė nė Shqipėri e konsideron miratimin e ligjit “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave” nga Kuvendi shqiptar si pjesė tė procesit pėr arritjen e njė zgjidhjeje pėrfundimtare pėr ēėshtjen e pronave. “Pas disa pėrpjekjesh tė pakurorėzuara pėr miratimin e njė ligji pėr pronat, dje u hodh njė hap i rėndėsishėm”, -tha kreu i Prezencės sė OSBE-sė, ambasadori Osmo Lipponen. “Ne e vlerėsojmė klimėn politike dhe profesionale pozitive tė shfaqur gjatė gjithė procesit njėvjeēar tė hartimit dhe shqyrtimit tė ligjit nė komisionet parlamentare”, -shtoi ai.
Vėrejtjet
Kreu i OSBE-sė parashtroi dje edhe problemet e kėtij ligji. Ai theksoi se njė ndėr problemet ishte paraqitja e vonuar e ndryshimeve nė debatet plenare, tė cilat nuk ishin shpjeguar ose diskutuar plotėsisht para votimit. Njė ndėr ēėshjet shqetėsuese tė vėna nė dukje nga ai ka tė bėjė me kompetencat e gjera qė i janė dhėnė Komitetit Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, gjė qė mund tė rrisė mundėsinė pėr abuzime dhe tė krijojė konflikte tė reja pronėsie, nė rast se nuk saktėsohen kufizimet pėrkatėse pėr kompetencat e komitetit. Gjithashtu, neni qė kufizon kthimin dhe kompensimin e tokės bujqėsore nė 60 hektarė u paraqit pėr t’u votuar nė fund tė seancės plenare, pasi kishte pėrfunduar shqyrtimi i tė gjitha neneve tė tjera. Ambasadori Lipponen shprehu edhe shqetėsimin se disa nga parimet kryesore pėr tė cilat ishte rėnė dakord gjatė procesit tė shqyrtimit nė komisionet parlamentare, nuk janė respektuar dhe kjo mund tė vėrė nė rrezik besimin te zbatimi i ligjit. Ai shtoi se procedura e ndjekur pėr shqyrtimin dhe ndryshimin e projektligjit gjatė orėve tė fundit tė debatit, duhet tė ishte bėrė mė transparente dhe konsensuale, si, pėr shembull, duke shpėrndarė njė tekst integral pėrpara votimit pėrfundimtar. Ndėrkohė, kryetari i legalistėve Eqerem Spahia i ka bėrė thirrje dje presidentit qė tė mos dekretojė ligjin e pronave

Malaj: Buxheti i shtetit, pas dy vjetėsh, kompensim pėr pronarėt

Lajmi i ores 9:30 AM
 

Arben Malaj

TIRANE (10 Qershor) - Pėr herė tė parė nė vitin 2006 do tė parashikohet njė zė i venēantė nė buxhetin e shtetit pėr kompensimin e ish-pronarėve tė tokave. Kėtė e ka deklaruar dje ministri i Financave, Arben Malaj, gjatė prezantimit tė buxhetit suplementar nė Komisionin Parlamentar tė Ekonomisė dhe Financave Ai ka deklaruar se kompensimi financiar i ish- pronarėve tė tokave do tė parashikohet pėr herė tė parė nė buxhetin e shtetit pas dy vjetėsh. Ndėrsa, pėrsa i pėrket kompensimit tė ish tė pėrndjekurve politik, Malaj ka deklaruar se ende nuk ėshtė hartuar njė kuadėr i plotė ligjor. Megjithėse, Parlamenti Shqiptar ka votuar vetėm dy netė mė parė ligjin "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve", qeveria shqiptare ka parashikuar qė kompensimi financiar tė fillojė nė buxhetin e vitit 2006. Parlamenti Shqiptar nėpėrmjet ligjit tė miratuar kufizon kthimin e pronės deri nė 60 hektarė, ndėrkohė qė nė raste tė dhėnies sė zonave turistike hapėsira mbėshtetėse ėshtė deri nė 70 hektarė. Gjatė miratimit tė kėtij ligji dy netė mė parė nė Parlamentin Shqiptar ishte i pranishėm edhe shefi i Pranisė sė OSBE-sė, Osmo Liponen, i cili pas seancės tha se nuk i kishte pėlqyer bojkoti i opozitės. Po ashtu Liponen pasi vlerėsoi bashkėpunimin midis komisioneve parlamentarė me ekspertėt, shtoi se ky bashkėpunim duhet tė kishte vazhduar deri nė fund. Ndėrkohė, dje ministri i Financave gjatė prezantimit tė buxhetit suplementar ėshtė shprehur edhe nė lidhje me shpenzimet buxhetore, tė cilat kjo ministri do ti kontrollojė nė mėnyrė rigore ēdo muaj. "Shpenzimet buxhetore janė rritur edhe si pasojė e mos zbatimit nė kohė tė shumė projekteve, nga ministrite pėrkatėse, kjo ka bėrė qė tė rritet kostoja reale e tyre, dhe tė ngadalėsohen procedurat e tenderimit", tha Malaj. Ai gjithashtu ka sqaruar se nga fondi rezervė i shtetit rreth 3 pėr qind e tij ėshtė pėrdoruar pėr investime publike, tė cilat janė zėvendėsuar me tė ardhurat e parashikuara nga shitja e sektorėve stategjikė. bm/bm(GazetaShqiptare/Balkanweb)

 
http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
 
Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu
Faqe 2 - Politikė

10Qershor 2004

ligji i pronave
 

dekretimi

 
Kreu i shtetit paralajmėron kthimin mbrapsh tė variantit tė mazhorancės
 

Moisiu: Jo firmė pėr ligjin e pronave

 

Elisabeta Ilnica

Vota e mazhorancės pėr tė kaluar ligjin e pronave nuk do tė marrė firmėn e kreut tė shtetit pėr t“u kthyer pėrfundimisht nė ligj tė detyrueshėm pėr zbatim nė praktikė.

Burime pranė kreut tė shtetit kanė bėrė tė ditur dje pėr “Panorama” se Presidenti pritet tė rrėzojė variantin e votuar pa mbėshtetjen e tė gjitha forcave politike. Arsyet e kundėrshtimit tė Mosiut janė shtuar edhe pas kontestimit tė hapur qė kanė bėrė dje ambasadori i OSBE-sė, Liponen, ambasadori i BE-sė, Salzman, dhe pėrfaqėsuesit e Ambasadės Amerikane, tė cilėt janė mbledhur me shpejtėsi pėr tė diskutuar mbi qėndrimin qė duhet tė mbajnė kėto institucione pas miratimit tė ligjit me votat e mazhorancės. Kėshtu, duke qenė se nuk u arrit konsensusi i duhur mes forcave politike pėr njė ēėshtje kaq tė rėndėsishme, zgjidhja e sė cilės ėshtė njė ndėr kushtet kryesore vėnė nga Bashkimi Evropian pėr integrimin e Shqipėrisė, duket se Presidenti e ka tashmė nė duar “armėn” pėr tė motivuar vendimin e tij nė rast mosdekretimi. Nė kėtė linjė, Moisiu duket mė i vendosur se sa ambasadori Liponen, qė po ashtu paralajmėroi “votėn” kundėr, nė se do prishej konsensusi politik, ndėrsa dje e “pėrtypi” kėtė fakt vetėm nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp.

Mėnjanimi i Mosiut
Dy forcat politike kryesore nė vend thuajse kanė mėnjanuar tėrėsisht rolin e Presidentit pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė pronave. Tryeza e 12 partive politike nė dhjetor tė 2002-shit, e thirrur nga Presidenti, ėshtė kontakti i fundit i pėrbashkėt pėr kėtė proces. Kupola “rozė” e “blu”, nėn drejtimin e OSBE-sė ngritėn njė komision, duke miratuar projektligjin nė parim. Nė asnjė moment, tė dyja forcat mė tė mėdha politike, por edhe OSBE-ja nuk e pyeti kreun e shtetit shqiptar rreth kėsaj ēėshtjeje, edhe pse ky i fundit u bėri disa herė thirrje. Vetėm pas dy vjetėsh, PS-ja dhe PD-ja u kujtua se ligji, para se tė funksionojė realisht, kėrkon edhe nėnshkrimin e Presidentit tė Republikės. Po ashtu, edhe ambasadori Lipponen vetėm dje ėshtė “zgjuar” nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp, nė tė cilėn edhe pse i njeh defektet e ligjit pėr pronat, e pranon zyrtarisht atė.

 

Pronat vėnė nė rrezik Kodin Zgjedhor

Kodi Zgjedhor rrezikon tė pėsojė tė njėjtin fat si ligji i pronave, pra tė jetė njė draft nė varėsi tė marėdhėnieve tė OSBE-sė me Nanon e Berishėn. Mungesa e vullnetit politik pėr kėtė proces, pritet qė tė ndikojė negativisht nė ndryshimet pėr reformėn zgjedhore. Ashtu si me draftin pėr pronat, OSBE-ja po shėrben si zyrė takimesh vetėm pėr PS-nė dhe pėr PD-nė, duke pėrjashtuar tėrėsisht partitė e vogla dhe njėkohėsisht propozimet e huazuara tė tė urtėve tė Presidentit Moisiu, pėr tė cilat nuk ka bėrė deri mė sot asnjė koment zyrtar. Ashtu si nė zgjedhjet e vitit 2003, OSBE-ja po punon nė “ilegalitet” vetėm me dy forcat e mėdha politike. Edhe pse vitin e kaluar i dha notėn maksimale ndryshimeve nė Kod, ambasadori Lipponen pranoi se, 40 pėrqind tė neneve, sipas ekspertėve tė tij, ishin me gabime. Por, ishte tejet vonė pėr tė korrigjuar. Presidenti Moisiu nuk arriti dot tė kthente ligjin zgjedhor, pėr shkak se kishte shpallur tashmė datėn e garės elektorale vendore. Ndėrkohė, kreu i shtetit u gjend i “tradhtuar”, edhe nė njė moment tjetėr, nga OSBE-ja. Anėtari i shtatė i KQZ-sė, ishte “molla e sherrit” qė pėrplasi Moisiun me selinė blu. OSBE-ja nuk mbajti asnjė qėndrim ndaj PS-sė kur prishi marrėveshjen pėr tė shtatin e KQZ-sė. Kur iu kėrkua tė shprehet pėr procedurėn, ajo heshti. Zyrtarisht i dha tė drejtė Presidentit, jo zyrtarisht i dha tė drejtė opozitės.

 

Shkaqet

  • ish-pronarėt
    Janė arsyeja kryesore e Presidentit Moisiu pėr tė mos dekretuar ligjin e pronave. Duke qenė se ish-pronarėt i janė drejtuar qė nė fillim kreut tė shtetit pėr ndihmė, ai ndjehet i detyruar qė tė mendohet mirė para se tė hedhė firmėn nė ligjin e miratuar nga mazhoranca. Kjo pėr fakti se shoqatat e pronarėve dolėn me njė projektligj mė vete pėr ēėshtjen e pronave dhe vetėm njė pjesė e papėrfillshme e amendamenteve tė tyre u morėn parasysh. Pjesa kryesore e propozimeve tė ish-pronarėve mbeti vetėm nė letra. Mė i rėndėsishmi ishte abrogimi i ligjit 7501. Po ashtu, argumenti i shoqatave se shteti duhet t’i japė pėrparėsi kthimit tė pronės dhe jo kompesimit, pėr shkak se nuk ka lekė nė arkėn e shtetit, ėshtė njė tjetėr arsye pėr Moisiun pėr tė mos e dekretuar ligjin.
  • “tė vegjlit”
    Kanė qenė qė nė fillim palė me ish-pronarėt dhe i kanė mbėshtetur ata. Partitė e vogla tė opozitės ishin tė parat forca politike qė iu ankuan Presidentit pėr personalizimin qė i bėri PS-ja dhe PD-ja ēėshtjes sė pronave. Krerėt e kėtyre partive trokitėn vazhdimisht tek zyra e Moisiut, ndėrkohė qė sė bashku me ish-pronarėt shkrinė propozimet e tyre nė njė projektligj tė vetėm, nėn autorėsinė Mediu-Cako. Por, me anėn e forcave tė kartonit rozė e blu, drafti u hodh poshtė pa u shyrtuar nė detaje. Menjėherė pas kėtij akti, tė vegjlit i kėrkuan Presidentit qė tė mos e dekretojė ligjin e pronave, pasi ai nuk zgjidhte realisht ēėshtjen e pronave, madje paralajmėruan shtimin e konflikteve sociale. Kėto parti u shprehėn tė gatshme tė rrezikojnė marėdhėniet me selinė blu pėr tė mbrojtur tė drejtėn e pronarėve.
  • selia blu
    Bojkoti i PD-sė ėshtė arsyeja mė madhore qė Presidenti tė mos bekojė ligjin e pronave. Duke qenė se Bashkimi Evropian, si njė ndėr kushtet pėr integrimin e Shqipėrisė ka vėnė zgjidhjen konsensuale tė ligjit tė pronave, dekretimi i Moisiut edhe pse selia blu kundėrshton, do tė ishte njė rrezik i madh pėr vendin. Ky do tė ishte njė gabim i pafalshėm pėr kreun e shtetit, nisur nga fakti se PD-ja ėshtė forca politike mė e madhe opozitare nė vend. Gjithashtu, PD-ja me kėrkesėn e saj qė kreu i Komitetit Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompesimin e Pronave tė jetė nėn drejtimin e Presidentit tė Republikės, dėshmon pėr njė ndryshim “kursi” nė kahen pozitive sa i takon marrėdhėnieve me Predsidentin. Vota kundėr e kreut tė shtetit ndaj ligjit tė pronave, do tė ishte njė hap i mirė pėr rregullimin e mėtejshėm tė kėtyre marėdhėnieve.
  • osbe
    “As mish, as peshk”. Indiferenca e OSBE-sė karshi Presidentit, duke e ditur se nė fund sėrish do tė pėrballej me tė pėr dekretin, duket e patolerueshme. Prezenca e ka konsideruar veten si negociatore mes forcave politike, por ka hedhur firma vetėm pėr PS-nė dhe PD-nė. OSBE-ja nuk iu pėrmbajt vendimit kryesor tė tryezės sė dhjetorit 2002, pėr tė pėrfshirė nė procesin e hartimit tė ligjit tė gjitha partitė, por shėrbeu vetėm si “kafene” pune e dy kampeve kryesore politike, duke shkelur nė kėtė mėnyrė edhe iniciativėn e Presidentit tė Republikės. Kėshtu, Moisiu duket se me sjelljen e kėtij institucioni, i cili nuk reagoi publikisht asnjėherė, rradhit njė shkak tjetėr pėr tė mos dekretuar ligjin e pronave. Aq mė tepėr kur bėhet fjalė qė vetė ambasadori Liponen shkeli premtimin pėr tė mos e pėrkrahur ligjin, nė se ai nuk do tė kishte votėn e tė gjithėve.

 

Malaj: Kompensimi pėr pronat, mė 2006

Qeveria do tė pėfshijė nė buxhetin e saj fonde pėr kompensimin e pronave vetėm nė vitin 2006. Ministri i Financave, Arben Malaj, ka deklaruar kėshtu gjatė prezantimit qė i ka bėrė nė Komisionin Parlamentar tė Ekonomisė projektbuxhetit tė kėtij viti. Malaj tha se do tė duhet njė vit kohė pėr parashikimin nė buxhet tė njė zėri tė posaēėm pėr procesin e kompensimit tė pronave. Ndėrkohė qė ligji i sapomiratuar nė Kuvend thekson se Ministria e Financave, sė bashku me Kėshillin e Ministrave, menjeherė pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji duhet tė fillojė tė pėrcaktojė mekanizmat e zbatimit tė tij, tė cilat parashikojnė edhe faturėn financiare pėr kompensimin e tė shpronėsuarėve. Ndėrkohė, Malaj ka prekur dje edhe temėn e dėmshpėrblimit tė ish-tė pėrndjekurve politikė. Sipas tij, buxheti i kėtij viti nuk do tė pėrmbajė asnjė fond pėr kompensimin e kėsaj shtrese. Kjo deklaratė e Malajt bėhet nė njė moment pasi qeveria pati premtuar se shuma pėr kompensimin e ish-tė pėrndjekurve do tė sigurohet nga privatizimi i Bankės sė Kursimeve. Por, Qeveria do tė pėrballet shpejt me faturėn financiare pėr kėtė shtresė, pasi Kuvendi pritet tė votojė mė 28 qershor projektligjin “Pėr kompensimin e ish tė dėnuarėve politikė nė kohėn e regjimit komunist”. Aktualisht ky draft ligjor ėshtė miratuar vetėm nga dy komisione parlamentare, ndėrkohė qė komisione tė tjera parlamentare nuk e kanė futur aspak nė anxendėn e tyre pėr dy javėt e ardhshme.

 
Ambasadori i KE-sė pėr Shqipėrinė, Lutz Salzman & kreu i OSBE-sė, Osmo Liponen
Faqe 3 - Politikė

10Qershor 2004

ligji i pronave
 

reagimi

 
Shefat e zyrės sė OSBE-sė, BE-sė dhe ambasadės sė SHBA-sė, kritika formės sė votimit tė ligjit
 

Liponen: Mazhoranca gaboi me pronat

“Ligji i jep Komitetit tė Kthimit tė Pronave kompetenca tė zgjeruara”

 

Nikolin Todolli

KE, OSBE dhe ambasada amerikane e kanė vlerėsuar gati tė dėshtuar ligjin pėr pronat miratuar nga Kuvendi.

Diplomacia ndėrkombėtare ėshtė vėnė nė lėvizje vetėm njė ditė pasi 64 votat e deputetėve tė majtė miratuan ligjin e ri “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave”. Ambasadori i KE-sė pėr Shqipėrinė, Lutz Salzman, kreu i Prezencės sė OSBE-sė, Osmo Liponen, dhe pėrfaqėsues tė ambasadės amerikane janė mbledhur nė njė takim disa orėsh nė selinė e OSBE-sė nė Tiranė, ku kanė diskutuar edhe lidhur me qėndrimin e kėtyre selive lidhur me votėn nė Kuvend. Menjėherė pas kėtij takimi, ambasadori i OSBE-sė ka dalė me njė komunikatė pėr shtyp, nė tė cilėn ka nėnvizuar defektet qė pėrmban ligji i sapomiratuar. “Eshtė pėr tė ardhur keq qė fryma e konsensusit u prish nė orėt e fundit tė shqyrtimit tė projektligjit, gjė qė ēoi nė miratimin e nxituar tė neneve tė fundit, pa debat tė plotė e tė hapur”, tha Liponen. Megjithėse ai ka vlerėsuar punėn e bėrė nga kryetarėt e komisioneve, Braho, Gjana dhe Bufi, kreu i OSBE-sė kė qenė kritik nė vlerėsimin qė i ka bėrė ligjit pėr pronat. Sipas tij, ndryshimet nė projektligj janė sjellė tepėr vonė nė Parlament, pa u shpjeguar ose diskutuar plotėsisht para votimit.

Liponeni kritikoi gjithashtu numrin e madh tė kompetencave qė ligj i jep kėshtu Komitetit Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, pasi kjo mund tė rrisė mundėsinė pėr abuzime dhe tė krijojė konflikte tė reja pronėsie, nė rast se nuk saktėsohen kufizimet pėrkatėse pėr kompetencat e Komitetit. “Gjithashtu, neni qė kufizon kthimin dhe kompensimin e tokės bujqėsore nė 60 hektarė u paraqit pėr t’u votuar nė fund tė seancės plenare, pasi kishte pėrfunduar shqyrtimi i tė gjitha neneve tė tjera”, ishte njė tjetėr vėrejtje e Liponenit. Ndėrkohė, pozita dhe opozita nuk kanė respektuar disa parime bazė, tė cilat nė fillim u zotuan se do t’i zbatojnė. “Kjo mund tė vėrė nė rrezik besimin te zbatimi i ligjit”, tha Liponen. Vėrejtjet e OSBE-sė duket se janė mbėshtetur edhe nga ambasadori i Komisionit Evropian, Salzman, gjatė takimit qė zhvilloi dje nė zyrat e OSBE-sė.

Rekomandimet e KE
Pėrballė qėndrimit tė Qeverisė shqiptare dhe votimit tė Kuvendit, Komisioni Evropian ka sinjalizuar kohėt e fundit se, nėse nuk zgjidhet siē duhet problemi i pronave, atėherė investimet e huaja priten tė bllokohen. Aktualisht, firmat e huaja nuk investojnė nė tregun shqiptar tė shit-blerjes sė pronave dhe kjo pėr shkak tė ligjeve jo tė mira qė janė nė fuqi. “Italianėt kanė preferuar tė investojnė nė tregun rumun dhe bullgar tė shit-blerjes sė tokės, sesa tė investojnė nė Shqipėri”, thekson njė pėrfaqėsues i shoqatave tė ish pronarėve.

Letra dhe protestė
Ish-pronarėt po ndjekin dy rrugė pėr tė fituar tė drejtat e tyre. Shoqata “Bregdeti” ka paralajmruar se do tė ngrejė nė protesta tė gjithė ish-pronarėt e zonave turistike. Ndėrsa drejtuesit e shoqatės tjetėr “Pronėsi me Drejtėsi” theksojnė se do tė ndjekin rrugėn institucionale pėr tė kthyer mbrapsht nė Parlament ligjin e sapomiratuar. Dje, drejtuesit e kėsaj shoqate i kanė drejtuar njė letėr Salzmanit, Liponenit dhe pėrfaqėsuesve tė tjerė tė diplomacisė sė huaj. Njė letėr tjetėr ata i kanė drejtuar edhe kryenegociatorit tė KE-sė, Reinhard Priebes, ku i kanė shprehur shqetėsimin pėr “ligjin e keq” qė po pėrgatitej nga Kuvendi. Sipas tyre, Priebe do tė kthejė shumė shpejt njė pėrgjigje, e cila pritet tė jetė negative.

 

Ambasadorėt mblidhen nė selinė e OSBE-sė

Takimi i tre pėrfaqėsuesve tė zyrave mė tė rėndėsishme diplomatike ndėrkombėtare nė Shqipėri ėshtė zhvilluar dje tek selia e kreut tė Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė, Osmo Liponen. Takimi ėshtė zhvilluar nė orėt e mesditės me dyer tė mbyllura dhe pa praninė e gazetarėve.

 

Flet nėnkryetari i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”
Sulstarova: Gjykata Kushtetuese ta kthejė ligjin

“Ligji pėr pronat ėshtė nė dorė tė Presidentit, i cili na ka premtuar se do tė respektojė Kushtetutėn”, shprehet nėnkryetari i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”, Ahmet Sulstarova, duke shpresuar se Moisiu nuk do tė lejojė kalimin e kėtij ligji antikushtetues. “Por edhe nėse ai e kalon, nė do i drejtohemi Gykatės Kushtetuese”, thotė Sulstarova.

Si e komentoni votimin nė parlament tė ligjit pėr pronat?
Ky ligj nuk e zgjidh problemin e pronėsisė dhe e kalon atė nė kalendat greke. Deputetėt treguan njė mosseriozitet nė votim. Ata madje nuk kishin as njohuritė themelore pėr kėtė projektligj. Nga ana e saj, PD-ja mbajti njė qėndrim tė hapur. Nuk e prisnim largimin e saj. Ndėrkohė, vlerėsojmė qėndrimin e PR-sė dhe sė fundi tė PDR-sė, por sidomos tė Pepės, i cili ka qenė kundėrshtari ynė mė i fortė.

Ēfarė pasoja sjell ky ligj?
Ligji i pėrmban nė vetevete pasojat, duke qenė kontradiktor dhe shkel nenet 41 dhe 181 tė Kushtetutės si dhe konventat ndėrkombėtare. Ky ligj del i pazbatueshėm ndėrkohė, pasi nuk parashikon njė studim tė plotė pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Gjithashtu, me anėn e kėtij ligji, ligjėrohen tė gjitha abuzimet, korrupsioni dhe allishverishet qė janė kryer me pronat nė kurriz tė ish-pronarėve si dhe mbron aferat e disa deputetėve nė zonat turistike.

Cila do tė jetė lėvizja tuaj e mėtejshme?
Ne do tė vazhdojmė luftėn institucionale. Ligji do tė kalojė tek Presidenti dhe nga bisedat qė kemi bėrė me tė, ai na ka premtuar se do tė mbrojė Kushtetutėn. Kėtė e lemė nė vullnetin e tij. Pastaj do t’i drejtohemi Gjykatės Kushtetuese, e cila nė mbrojtje tė Kushtetutės ka pėr detyrė tė rrėzojė ato nene qė janė antikushtetuese. Por, ne kemi informuar gjatė kėsaj kohe edhe institucionet ndėrkombėtare.

Ē’mendoni pėr kompensimin deri nė 60 ha?
Kjo ėshtė gjėja mė qesharake. Ligji nė formėn fillestare tė tij kishte pėrcaktuar kthim dhe kompensim pa kufizim tė pronės. Por, Parlamenti luan lojėn e kungulleshkave. Ky kufizim nuk ėshtė veēse njė absurditet tjetėr i ligjit.

 

“Ligji i ri na lė nė vėllavrasje”

“Mos na fusni nė vėllavrasje!”. 161 familje ish-pronarėsh nga Bregu i Matės tė Lezhės i kanė drejtuar njė telegram kryetarit tė Kuvendit, Servet Pėllumbi, si dhe krerėve tė PD-sė, Berisha e Topi, pėrmes tė cilit i kėrkojnė tė shmangin me tė gjitha mėnyrat njė ligj qė do tķ dėrgonte banorėt e kėsaj zone nė vėllavrasje. “Na jepni pronat tona”, “shfuqizoni ligjin 7501” dhe “Mos na fusni nė vėllavrasje”, kanė disa nga kėrkesat qė 161 familjet lezhiane u kanė drejtuar eksponentėve kryesorė tė Kuvendit dhe disa drejtuesve politikė. Madje, nė kėtė letėr, banorėt shprehen se nuk kanė mė ndėrmend t“ua japin votėn partisė qė mbėshtesin, e konkretisht PD-sė pėr tė cilėn kanė votuar gjatė zgjedhjeve tė kaluara. Ndėrkohė, 161 familjet shpresojnė se ka ende instanca qė mund ta ndalojnė kėtė ligj, i cili mund t“ua lėrė tragjedinė sėrish nė mes, duke i vėnė nė vėllavrasje dhe gjakmarrje. Ndėrkohė, shenja protestash ndaj kėtij ligji kanė kanė shfaqur edhe ish-pronarėt e “Bregdetit”, menjėherė sapo kanė mėsuar se ligji i ri u jep tė drejtėn pronarėve tė rinj qė tė paguajnė truallin ku kanė bėrė ndėrtimin nė zonat turistike. “Ndodhi ajo qė prisnim, qė politika do tė legjitimitonte fitimet e veta me tokat tona nė bregdet. Kjo ėshtė shakaja mė e rėndė”, janė shprehur ish-pronarėt e zonave bregdetare.

 

Ish-pronarėt, letra drejtuar politikanėve

Pas miratimit tė ligjit pėr pronat, dhjetėra ish pronarė dhe familje tė shqetėsuara pėr pronat e tyre kanė dėrgur letra tek deputetėt dhe politikanėt. Ata shprehin shqetėsimin se ligji i sapomiratuar ėshtė i paqartė dhe nuk shpjegon se si do tė kthehet apo kompensohet prona e tyre.

© 2003 Gazeta Panorama