E Premte, 10 Shtator 2004 http://www.korrieri.com/
Begeja: Pse kalova nga PR tek LZHK 
Kryetari i grupit parlamentar te Levizjes per Zhvillim Kombetar shpjegon pse zgjodhi te ndryshoje grupin parlamentar
 
Kryetari i grupit parlamentar te LZHK, Maks Begeja, i cili gjate sesionit te fundit parlamentar ka qene deputet i PR dhe drejtues i larte i strukturave drejtuese te kesaj partie, ka sqaruar kalimin e tij nga grupi parlamentar i PR tek ai i Levizjes per Zhvillim Kombetar. Sipas tij, eshte teresisht absurde habia politike qe ka shkaktuar kjo levizje, pasi, sipas Begese, jane mjaft levizje te tjera te bera nga politikane te ndryshem, qe jane per te vene "duart ne koke", te cilet rane duke fjetur si anetare te PPSH dhe majtiste ekstrem dhe ne mengjes u gdhine si demokrate te flakte dhe te vetshpallur te djathte. Begeja nenvizon se, LZHK eshte nje dritare per te ardhmen e vendit, per te lene tej politiken 13 vjecare te deritanishme, e cila ka qene plotesisht e deshtuar. "Nuk kam asnje alternative tjeter vec te djathtes. Bindjet e mia jane republikane dhe vazhdojne te jene te tilla", ka nenvizuar Begeja.
 
-------------------------
Ndahen deputetet, tani 12 grupe 

Kuvendi i Shqiperise ka marre dje, ne menyre zyrtare konfigurimin real te tij persa i perket formezimit te grupeve te reja parlamentare per kete sesion te punimeve te tij. Keshtu, legjislativi shqiptar deri ne zgjedhjet e ardhshme do te kete gjithsej 12 grupe parlamentare, nga te cilat jane shtuar dy te rinj, Levizja per Zhvillim Kombetar e nismuar nga Pretendenti i Fronit Mbreteror, Leka Zogu dhe Levizja Socialiste per Integrim, e drejtuar nga ish-Kryeministri, Ilir Meta. Nderkaq, gjate ketij sesioni nuk do te kete me grup parlamentar te Partise "Levizja e Legalitetit", si dhe te Partise Balli Kombetar. Kurse te gjithe grupet e tjera kane mbetur ashtu sic kane qene, por me ndonje ndryshim ne emra deputetesh.
 
Emri Kryetari Anetare
 
1 - Grupi Parlamentar Liberal Demokrat - Teodor Laco (5 deputete)
2 - Grupi Parlamentar e Djathta e Bashkuar - Uran Metko (5 deputete)
3 - Grupi Parlamentar Aleanca per Demokraci - Prec Zogaj (5 deputete)
4 - Grupi Parlamentar Republikan - Fatmir Mediu (5 deputete)
5 - Grupi Parlamentar i LZHK-se - Maksim Begeja (6 deputete)
6 - Grupi Parlamentar Te Gjelberit - Lufter Xhuveli (5 deputete)
7 - Grupi Parlamentar i Qendres se Djathte - Ligoraq Karamelo (5 deputete)
8 - Grupi Parlamentar Socialdemokrat - Gaqo Apostoli (5 deputete)
9 - Grupi Parlamentar i PDR-se - Nard Ndoka (5 deputete)
10 - Grupi Parlamentar LSI-se - Sabit Brokaj (9 deputete)
11 - Grupi Parlamentar i PD-se - Bamir Topi (21 deputete)
12 - Grupi Parlamentar i PS-se - Gramoz Ruci (59 deputete)
 
Nuk bejne pjese ne asnje grup:
 
Albert Caci
 
Paskal Milo
 
Nikolle Lesi
 
Ilir Gjoni
 
Dy deputete te djathte 
-------------------------------------------
Ndarja territoriale, ngrihet komisioni
E Premte, 10 Shtator 2004
Kuvendi i Shqiperise ka caktuar ne seancen e djeshme te tij, te gjithe anetaret qe do te perbejne Komisionin e Posacem te Kuvendit per pergatitjen e projekt-ligjit "Per ndarjen e re Administrativo-Territoriale te njesive te qeverisjes vendore". Ky komision do te kete si anetare te tij, gjithsej 16 deputete, te perzgjedhur nga te dyja kahet e politikes shqiptare dhe nga te gjitha grupet parlamentare qe perbejne Kuvendin. Keshtu, perfaqesues i LSI-se do te jete deputeti Ndre Legisi, ndersa per Levizjen per Zhvillim Kombetar, Shpetim Rroqi. Ky i fundit, zuri vendin e deputetit Shaban Memia, meqenese perfaqesues te LZHK-se kerkuan anetarin e tyre ne Komision, duke e cilesuar si te padrejte mosperfshirjen e tyre ne te.
-----------------------------------------------------------------------

E Premte, 10 Shtator 2004 http://www.kohajone.com/

LEKA ZOGU SHKUND "DARDHA" PER NANON

Nga Andi Nano

Kur u rikthye familjarisht Leka Zogu ne Tirane para disa vitesh, shumica e shqiptareve thane se duhej qe familja mbreterore te kishte nje status te vecante, pasi pretendenti per mbret eshte mbi partite dhe nuk merret me politike. Natyrisht qe ishte prej vitesh, bile parti e tradites, nje parti zogiste e cila mori emrin PLL e qe kishte si filozofi rikthimin e monarkise se Zogut. E drejte e saj, ashtu sic eshte dhe e drejte e shqiptareve qe e kane votuar diku tek 2.5 per qind. Referendumi i vitit te mbrapshte 1997 thuhet se u manipulua dhe rezultati u vodh nga socialistet. Akoma mbetet enigme rezultati, porse duhet pranuar se nje pjese jo e vogel e votuesve, te merzitur me rremujat e vrasjet e atij viti, mund e duhet te kene votuar per Leka Zogun. Por ama jo si partiak, por si nje kurore qe duhej e qe kishte themeluar shtetin e pare shqiptar. Ahmet Zogu nga sa tregojne e shkruhet ka qene nje burre shteti i permasave historike. Si ai ne sojin e tij mbreteror nuk lind me. Ai ishte edhe shtetar i forte, por dhe njeri me shpirt popullor. Por Ahmet Zogu u ka mbetur arshivave te historise kombetare dhe ne cdo pervjetor duhet ta respektojme. Por kjo nuk do te thote se cdo emer nga familja mbreterore ka vlerat e tij. Leka Zogu kur erdhi ne Tirane dhe u ngulit ne tokat e tij (qe i duhen kthyer plotesisht) doli neper media e ne popull, duke na recituar fjalet e bukura se "une nuk bej politike partiake, por jam mbi partite", duke nenkuptuar me te drejte se si te majtet, ashtu dhe te djathtet, kane si strehe kuroren mbreterore, nese merr fuqi ligjore. Deri ketu nuk ka gabuar aspak Leka Zogu. Por ne momentin qe tre deputetet e partise zogiste votuan ne nje votim vendimtar per Fatos Nanon dhe nga votat e tij u zgjodh kryeministri aktual i qeverise, atehere u vu ne dyshim djathtizmi i forces politike qe perkrahte monarkine sic eshte PLL. Kryetari aktual, (nuk i dihet me vone se cilin do te vendosin) zoti Ekrem Spahia, ndonese mund te kete defekte anesore sic kane te gjithe politikanet, ishte me i perkushtuari ne Parlament e ne politike per siglen mbreterore. Ato tre vota zogiste qe shkuan per Fatos Nanon vune ne dyshim sterilitetin e partise zogiste. Hamendjet dhe informacionet filluan te dalin nga kampi i majte se tre votat e zogisteve u dhane per kryeministrin e majte pasi Nano i kishte premuar vete ne telefon Leka Zogut rikthimin e disa pronave, qe natyrisht i takojne, por qe po zvarriteshin kastile. Si rezultat Nano doli pa u lagur nga kundershtaret e tij brenda Partise Socialiste. Realisht Fatos Nano eshte akoma kryeminister ne saje te tre votve zogiste dhe te nje ballisti deputet. E djathta e mori nje krisje ne kete moment, ndonese nga shumekush qe ben politike u be nje sy qorr, duke menduar se pretendenti per fronin mbreteror ishte ne hall pasuror. Por nderkohe vdiqen Mbreteresha e shqiptareve, nje katolike qe iu perkiste te gjithe shqiptareve dhe gruaja e Leka Zogut. Asnje nuk guxonte te thoshte nje fjale per votat e zogisteve qe ishin me shume nanoiste sesa djathtiste. Pretendenti per fronin mbreteror theu dhe kemben, nje fatkeqesi fizike, e dukej se do ta linte atje ne krye per mbi krye te te gjitheve pa u marre direkt me politike. Edhe Nano nuk dukej se kishte nevoje me per te, pasi tre votat zogiste i kishte bere tashme te tijat nisur nga biznese qe shteti nuk ua takson. Por ne skenen e se majtes u ngjit fort Ilir Meta, ish-kryeministri me i suksesshem ne keto 13 vite. Mori deputete nga mazhoranca e Nanos. Emertoi nje levizje qe tani eshte bere parti politike. U trondit elektorati i majte, aq me teper qe Meta njihet per kurajon e tij ne perballjen me Nanon. Sondazhet jo te mirefillta tregonin per nje fitore tek 15 per qind te LSI-se. Kryeministri po rrezikohej seriozisht. Me carjen e se majtes, qe prej 63 vitesh nuk kishte ndodhur, partia e Nanos kalonte ne opozite te sigurte. Forcohej Meta, ikte Nano dhe rikthehej Berisha ne pushtet. Por zoti Nano duke qene nje politikan i sprovuar e finok beri nje levizje qe cuditi politiken. U fut ne loje nga e djathta, nderkohe qe te gjithe prisnin te levizte ne te majten duke perdorur makinacionet qe ai i njeh mjeshterisht. Informacionet e besueshme tregojne se ai ka komunikuar direkt me Leka Zogun dhe i ka kerkuar qe te futet ne loje, ndonese me kembe te thyer. Leka Zogu duke u munduar te qendroje larg politikes direkte nuk ka pranuar, por financuesit e oborrit mbreteror qe paguajne qerane, sherbimet, qe duan prona e qe nuk iu pelqen Ekrem Spahia si kryetar i grupit parlamentar zogist nxituan ta mbyllnin marreveshjen me Nanon. U gjet nje zgjidhje ideale; te thuhet se krijohet Levizje per Zhvillim Kombetar e jo parti. Por kjo levizje a do te votohet? Natyrisht qe po. Por ne KQZ regjistrohen partite e jo levizjet e perditshme! Edhe Levizja Socialiste e Ilir Metes ne forme te tille si LZHK-ja ishte dhe perfundoi ne parti politike keto dite. Marreveshja u be: Dilte Leka Zogu ne lojen e politikes se dites qe te shkepuste vota nga e djathta, e cila e ka me shume se kurre pushtetin. Ajo cka merrej nga Meta nga e majta, hiqej nga Leka Zogu nga e djathta, pasi votimet jane me nje raund. Pra Nano rifiton prape pushtetin, kurse si kompensim Leka Zogut i jepej e drejta per referendum dhe le te merrte kuroren e monarkut pa monarki. Hiqet Moisiu, pasi nuk iu hyn me ne pune vitin e ardhshem. Pra qeveri socialiste me Nanon ne krye e Leka Zogun permbi krye! Ose me sakte nje levizje brilante e Nanos per te gjetur menyren, sipas tij, per te shkaterruar disi te djathten e cila mjafton vetem te mos bertase e te rrije poshte dardhes me thes ne dore, pasi votat shkojne per ta. Ne menyre qe "dardhat" te binin para kohe, kryeministri Nano ngjiti ne dardhe Leka Zogun qe t'i shkunde ato pa u pjekur!
-------------------------------

BEGEJA: LEVIZJA E ZOGUT NUK ESHTE MONARKISTE

Deputeti i PR-se, Maksim Begeja, deklaroi dje se Levizja per Zhvillim Kombetar nuk eshte nje levizje monarkiste. Ne kete menyre, deputeti republikan shpreh se nuk ka asgje te keqe qe ai eshte rreshtuar me kete grup parlamentar. "Kjo levizje nuk eshte nje levizje monarkike. Perkundrazi kjo eshte nje levizje jashte partive politike, bindjet e mia jane republikane, mbeten republikane dhe sigurisht jane kunder bindjeve monarkike. A do te mbetem une apo s'do te mbetem anetar i Partise Republikane kjo varet nga strukturat e partise. Por dhe une jam i bindur se mua nuk ka pse te me mohohet pjesemarrja ne Partine Republikane", deklaroi Begeja.

Kryetaret e grupeve parlamentare

Grupi LZHK Maksim Begeja
Grupi Te Gjelbrit Lufter Xhuveli
Grupi Qendra Liberaldemokrate Ligoraq Karamelo
Grupi PSD Gaqo Apostoli
Grupi PDR Nard Ndoka
Grupi LSI Sabit Brokaj
Grupi PD Bamir Topi
Grupi PS Gramoz Ruci
Grupi Te Djathtet Uran Metko

---------------------------------------------------------

BAMIR TOPI, KRITIKA NDAJ LEVIZJES SE LEKA ZOGUT

"Nuk besoj qe krijimi i nje grupi pervec anes formale te kete ndonje element tjeter per te rritur forcen dhe reputacionin. Krijimi i shume grupeve te reja parlamentare, e ka bere kompozicionin disi qesharak", deklaroi dje nenkryetari i PD-se, Bamir Topi. Sipas tij, keto jane manovra qe nuk do i sherbenin konsolidimit te grupeve realisht te forta ne Parlament. "Nuk jap ndonje mendim pozitiv lidhur me levizjen e re te naltmadhnise per te krijuar nje force te tille, gje qe po projektohet dhe ne Parlament. Gjithsesi eshte nje perzgjedhje e tyre. Forcat e verteta te se djathtes jane ato qe i kane anashkaluar keto lekundje", u shpreh nenkryetari i PD-se, Bamir Topi.

PD-JA U HUAZON NJE DEPUTET REPUBLIKANEVE

"Nuk eshte problemi yn-_-_deputeti Begeja fle republikan dhe zgjohet ruajalist". Keshtu u shpreh dy dite me pare kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, i cili ka mbeshtetur Partine Republikane dhe grupin e saj parlamentar. Ai u shpreh se "Partia Republikane eshte nje parti aleate e cmuar per ne dhe une mendoj se grupi parlamentar i Partise Republikane me dinjitet te madh ka operuar gjate gjithe kesaj legjislature". Berisha nuk perjashtoi dhe mundesine e huazimit nga grupi republikan te nje deputeti demokrat per te plotesuar vendin vakant pas ikjes se Maksim Begese nga ky grup.

---------------------------------------------------------------------------

10/09/2004 http://www.shekulli.com.al/

Harta e Parlamentit me 12 grupe

A.Rama

TIRANE- 12 grupe parlamentare, tė konfirmuara dje nė Kuvend do tė zhvillojnė aktivitetin e tyre politik gjatė kėtij sesioni. Buxheti i shtetit do tė akordojė mė shumė fonde pėr kėtė sesion pėr tė 12 grupet nė krahasim me sesionin e shkuar ku numri tyre ishte 11. Grupi mė i ri i Parlamentit ėshtė ai i LSI-sė i pėrbėrė nga 9 deputetė, tė gjithė tė shkėputur nga maxhoranca socialiste. Grupim tjetėr i ri, me deputetė tė pėrkatėsive tė ndryshme politike, ėshtė edhe ai Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, nismė e ndėrmarrė nga pretendenti i fronit mbretėror Leka Zogu, qė do tė jetė e pėrfaqėsuar nė Kuvend me 6 deputetė. I ri nė emėrtim ėshtė edhe grupi parlamentar i djathtė, qė do tė zėvendėsojė grupin e Partisė sė Ballit Kombėtar. Ndėrkohė janė konfirmuar tė gjitha grupet e tjera tė sesionit tė kaluar, grupi Liberal-Demokrat, grupi parlamentar i Djathtė, grupi i PR-sė, Aleanca pėr Demokraci, grupi i Qendrės Liberal-Demokrate, grupi i tė Gjelbėrve, i PDR-sė, i PSD-sė, i PD-sė dhe grupi i PS-sė.

Grupet Parlamentare:
Grupi i PS-sė
Grupi i PD-sė
Grupi i LSI-sė
Grupi i PSD-sė
Grupi i PDR-sė
Grupi i LZHK-sė
Grupi Liberal-Demokrat
Grupi Parlamentar i Djathtė
Grupi i PR-sė
Aleanca pėr Demokraci
Grupi i qendrės Liberal-Demokrate
Grupi i tė Gjelbėrve

-----------------------------------------

“Unė mbeten republikan dhe bindjet e mia janė kundėr monarkisė”

Begeja: LZHK, nuk ėshtė lėvizje monarkike

 

D.Tanushi

TIRANĖ –Deputeti Maksim Begeja sqaroi dje, se bashkimi i tij me Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar nė njė grup parlamentar ka ardhur pėr arsye se kjo lėvizje nuk ėshtė njė lėvizje monarkike, por njė lėvizje intelektualėsh qė luftojnė pėr njė Shqipėri mė tė mirė. Edhe pse ai ėshtė konfirmuar zyrtarisht pjesėtar i kėtij grupi parlamentar, kundėrshton pėrjashtimin e tij nga Partia Republikane. “Kjo lėvizje nuk ėshtė njė lėvizje monarkike. Pėrkundrazi kjo ėshtė njė lėvizje jashtė partive politike. Bindjet e mia janė republikane, mbeten republikane dhe sigurisht janė kundėr bindjeve monarkike. A do tė mbetem unė apo jo anėtar i PR-sė kjo varet nga strukturat e PR-sė. Unė jam i bindur qė mua nuk duhet tė mė mohohet pjesėmarrja nė PR”, -ėshtė shprehur Begeja. Por ndryshe nga ai, deputeti republikan Aleksandėr Garuli tha se “tani qė qėndrimi i deputetit qė u largua nga grupi ynė u zyrtarizua mbetet njė formalitet i strukturave pėr tė zbatuar kėtė pikė tė statutit pėr tė marrė vendim qė tė mos jetė mė pjesė e strukturave tė PR-sė”. “Deputetėt e PR-sė janė tė detyruar tė ndjekin linjat e saj politike. Nė rastin e zotit Begeja, i cili meqė ėshtė nė grup tjetėr do tė ndjekė tė tjera linja, nuk mund tė jetė mė pjesė e PR-sė, pra as anėtar i saj. Kjo ėshtė e pėrcaktuar nė statut”, -u shpreh Garuli. Sipas Begesė lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar nuk kėrkon nė asnjė pikė kthim tė monarkisė. “Sė shpejti ne do tė shpallim edhe programin e kėsaj lėvizjeje, po punojmė pėr tė dhe do tė shikoni se nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me monarkinė, as nuk kėrkohet monarkia, pra pėrkundrazi ky ėshtė njė bashkim njerėzish qė janė nė pėrgjithėsi intelektualė, qė janė njerėz me aspirata, njerėz tė ndershėm, njerėz qė punojnė dhe luftojnė pėr njė Shqipėri sa mė tė mirė, pėr njė tė ardhme sa mė tė mirė tė tė gjithė popullit”. Ai tha se ka 13 vjet republikan dhe kjo nuk mund t’i mohohet.

--------------------------------------------------------------------------------

http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama

 
Faqe 7 - Politikė

10Shtator 2004

Begeja shpjegon largimin nga PR-ja
 

“Jam republikan, e mbes i djathtė”

 

b.h.

Deputeti Maksim Begeja, kryetari i LZHK-sė, jep arsyet e tij se pėrse e braktisi PR-nė dhe pėrkrahu alternativėn e pretendentit pėr fronin mbretėror, Leka i Parė. Sipas tij, kjo alternativė ėshtė mė e besueshme dhe se shqiptarėt janė tė zhgėnjyer nga dy partitė e mėdha, PS-ja dhe PD-ja.

Pėrse kjo lėvizje e tillė nga ana e juaj? Pse u bashkuat me lėvizjen e pretedentit tė fronit mbretėror?
Jemi dėshmitarė qė qytetarėt shqiptarė gjatė kėtyre 13 viteve janė tė zhgėnjyer, kanė humbur dhe po humbin besimin te partitė politike. Ata kėrkojnė njė alternativė ndryshe nga ajo qė ofrojnė dy partitė e mėdha. Prandaj, duke qenė i bindur se alternative e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar ėshtė ajo qė kėrkon populli shqiptar, unė e mbėshteta kėtė alternativė, pasi shoh se ėshtė ajo qė e ringjall besimin e humbur pėr tė ardhmen te njerėzit. Ėshtė kjo alternativė qė e nxjerr vendin nga ky kaos dhe nga kjo gjendje e mjeruar ekonomike e politike ku e kanė zhytur pushtetarėt e sotėm. Unė dua tė theksoj diēka, se kjo lėvizje nuk ka tė bėjė me monarkinė, nė programin e saj politik flitet thjesht pėr zhvillim kombėtar tė vendit. Kjo nuk ėshtė njė lėvizje mbretėrore apo monarkiste. Nė kontaktet qė kam pasur me Lekėn e Parė, ai mė konfirmoi se kjo lėvizje nuk kėrkon tė jetė lėvizje monarkiste qė do tė kėrkojė rikthimin e monarkisė. Ajo ėshtė njė ēėshtje e njė tė ardhmeje tė largėt nė lidhje me sistemin e qeverisjes. Momenti i dytė ėshtė se duhet duhet kuptuar diēka kjo ėshtė njė lėvizje e djathtė. Nė pėrbėrje tė saj sot kanė hyrė nė grupin parlamentar pėrfaqėsues nga tė gjitha partitė e djathta. Gjithashtu, nė tė kanė hyrė edhe shumė personalitete tė shquara nė fusha tė ndryshme, politike, ekonomike, kulturore, tė letrave dhe tė artit. Kėta pėrfaqėsues kėrkojnė njė Shqipėri ndryshe, njė Shqipėri qė tė mos jetė mė peng i partive politike, por i qytetarėve tė ndershėm pėr tė ndėrtuar vendin e tyre.

Si i komentoni deklaratat e Berishės pėr largimin tuaj nga PR-ja dhe koalicioni i djathtė?
Dua tė theksoj diēka tjetėr, pėr lexuesit e gazetės suaj, nė lidhje me personin tim se, i garantoj tė gjithė qė unė kam lindur i djathtė, jam ngrysur i djathtė dhe kam gdhirė pėrsėri i djathtė. Dhe ky grup parlamentar, i ngritur tani do tė mbėshtesė opozitėn e djathtė dhe do tė luftojė tė realizojmė rrėzimin e qeverisė “Nano” pėr tė krijuar njė qeveri tė djathtė.

Si jeni ndarė me drejtuesit e PR-sė, si e kanė pritur ata vendimin tuaj?
Unė jam njė nga republikanėt e parė nė Shqipėri, qė nė mars tė vitit 1991. Bindjet e mia kanė qenė dhe mbeten republikane. Sigurisht, kolegėve tė mi nuk u erdhi mirė nga largimi im, por kjo nuk do tė thotė qė ata tė mbajnė kokėn mėnjėanė. PR-ja ėshtė njė forcė e konsoliduar nė spektrin e politikės, gėzon mbėshtetje brenda dhe jashtė vendit dhe atė nuk e dėmton largimi i njė apo pesė personave.

-------------------------------------------------------

http://www.zeripopullit.com/

Berisha sajon tre grupe parlamentare kundėr Zogut

TIRANE- Dje janė konturuar edhe grupet parlamentare nė Parlamentin shqiptar. Po t'u hedhim njė sy emrave tė deputetėve qė pėrbėjnė kėto grupe, ėshtė me tė vėrtetė e dhimbshme, teksa sheh qė pjesa mė e madhe e grupeve parlamentare tė partive tė djathta, janė tė pėrbėrė nga deputetė tė PD, duke sjellė nė kėtė mėnyrė edhe njė mungesė tė theksuar serioziteti nė parlamenti shqiptar, nga vetė parlamentarėt shqiptarė, tė cilėr me njė gjasme demokraci kanė sjellė njė gjasme grupe parlamentare, tė anancuara si zhvillim demokratik edhe nė media nga disa kapterrė tė shkolluar nė Zallherr tė OJF-ve shqiptare.

Pėr tė qėnė sa mė konkreėt, por marrin grupin parlamentar Liberal-Demokrat. Vetėm emrin ka ky grup dhe dy deputetė tė mjerė nė njė grup me pesė deputetė, kur tre deputetė janė tė PD.

Mė konkretisht akoma, nė kėtė grup Liberal-demokrat marrin pjesė liberaldemokratėt Laco e Starova dhe deputetėt e PD Bardhyl Londo, Shaban Memia dhe Valentin Palaj. Tė paktėn dreci e mori baza e grupit tė ishte e liberaldemokratėve qė tė merrte emrin dhe jo mė shumė deputetė tė PD.

Njė fiktivitet me tė vėrtetė I dhimbshėm, aq mė tepėr qė kur sheh nė kėtė grup Shaban meminė qė vetėm me liberaldemokracinė nuk ka asnjė lidhje. Imagjinoni nė parlament kur tėrhiqet grupi Liberaldemokrat pėr tė marrė ndonjė vendim, vendim I cili ėshtė marrė mė parė nė PD pasi tre deputetė janė tė PD dhe liberaldemokratėt nuk kanė as shumicėn nė grup, pėr tė parė se sa qesharakė janė kthyer tashmė grupet parlamentare.

 

LZHK, grupi Parlamentar real i sė djathtės shqiptare

TIRANE- Dje nė seancėn parlamentare ėshtė konfiguruar njė grup I ri parlamentar, grupi Parlamentar Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar e iniciuar dhe drejtuar nga Leka Zogu. Njė grup parlamentar me tė vėrtetė I pastėrt I djathtė dhe pėrbėn edhe palcėn e sė djathtės shqiptare dhe tė opozitės nė Shqipėri. Deputetėt e kėtij grupi Parlamentar janė me tė vėrtetė nga e njėjta prejardhje, nga e djathta reale shqiptare. Mė konkretisht, Maksim Begeja, deputet I PR, kryetar, Shpėtim Roqi, deputet I PBK, Ekrem Spahija, deputet I PLL, Bahri Kollcaku, Fejzollari, deputet I PLL, Sadedin Balla, deputet I PLL janė gjashtė deputetėt e Lėvizjes pėr Zhvillim tė Leka Zogut, tė cilėt kanė formuar edhe grupit parlamentar tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, njė lėvizje e re e iniciuar nga pretendenti pėr fronin mbretėror, leka Zogu, I cili duke parė se tashmė e djathta shqiptarė nėn drejtimin e Berishės ėshtė rrėnuar tėrėsisht, duke parė se Berisha jo vetėm qė po shkatėrron tė djathtėn traditcionale por nuk po I jep shpresė opozitės pėr tė pretenduar tė paktėn pėr pushtet, ka vendosur tė iniciojė dhe tė drejtojė Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar. Nė kėtė mėnyrė I vetmi grup parlamentar realisht I djathtė dhe I saktė nė tėrė spektrin politik shqiptar, pra nga e djathta traditcionale ėshtė grupi parlamentar I Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar.

S. Vuciterna

-------------------------------------------------------