10 Tetor 2004 http://www.kohajone.com/

LZHK PREMTON SE DO TE JETE AFER NJEREZVE
 
Partia Levizja e Legalitetit perkujtoi dje 109 vjetorin e lindjes se Mbretit Zog I-re. Ne kete tubim ishte i pranishem NT Princi Leka, i shoqeruar nga Fluturak Germenji dhe zyrtare te tjere te Oborrit Mbreteror Shqiptar. Tubimi u zhvillua ne sallen kryesore te Muzeut Historik Kombetar dhe ne te moren pjese deputete te PLL-se, drejtues, veterane e simpatizante te kesaj partie, si dhe perkrahes te Monarkise e qytetare te kryeqytetit. Gjate ketij tubimi folen studiues e historiane te ndryshem si Abdi Baleta, prof.as.dr.Bajram Xhafa, Neritan Kolgjini, si dhe kryetari i PLL-se Eqerem Spahiu dhe Blerim Kamberi kryetar i deges se PLL-se Tirane, i cili celi kete tubim. Ne emer te Familjes Mbreterore, tubimin e pershendeti NT Princi Leka, i cili falenderoi shqiptaret per mbeshtetjen qe i kane dhene dhe vazhdojne t'i japin Familjes Mbreterore dhe NMT Leka I-re Mbret i Shqiptareve. Ne fjalet e tyre referuesit u perqendruan ne kontributin e Mbretit Zog per ndertimin e shtetit shqiptar si dhe ne momentet kryesore historike te ngritjes e forcimit te monarkise shqiptare. Me pas, ne perfundim te tubimit u dha edhe nje koktej per pjesemarresit ne kete pervjetor.
 

 10/10/2004 http://www.shekulli.com.al/

Legalistėt pėrkujtojnė 109-vjetorin e lindjes sė mbretit Zog

N. Perndoj

Partia Lėvizja e Legalitetit pėrkujtoi dje 109-vjetorin e lindjes sė Mbretit Zog I, pa shumė kujtime nga aktiviteti i kėtij tė fundit. Nė kėtė tubim mori pjesė djali i pretendentit pėr Fronin Mbretėror, Leka II i shoqėruar nga zyrtarė tė lartė tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Gjatė njė prononcimi pėr mediat, nipi i Mbretit, Ahmet Zogu, Leka II, shprehu keqardhjen qė nė kėtė pėrvjetor, ata nuk mund tė dėgjonin zėrin origjinal tė gjyshit tė tij dhe tė shihnin shumė kujtime tė aktivitetit, qė mbreti Zog kishte zhvilluar asokohe nė funksion tė zhvillimit politik shqiptar. Tubimi u zhvillua nė sallėn kryesore tė Muzeut Historik Kombėtar dhe nė tė morėn pjesė deputetė tė PLL-sė, drejtues, veteranė e simpatizantė tė kėsaj partie, si dhe pėrkrahės tė monarkisė e qytetarė tiranas. Nė kėtė tubim folėn studiues e historianė tė ndryshėm si Abdi Baleta, Bajram Xhafa, etj. Nė emėr tė familjes pretendente pėr fronin mbretėror, tubimin e pėrshėndeti pinjolli Leka II, i cili falenderoi shqiptarėt pėr mbėshtetjen, qė i kanė dhėnė dhe vazhdojnė t’i japin familjes pretendente mbretėrore. Nė fjalėt e tyre referuesit u pėrqėndruan nė kontributin e Mbretit Zog pėr ndėrtimin e shtetit shqiptar si dhe nė momentet kryesore historike tė ngritjes e forcimit tė monarkisė shqiptare.


http://www.panorama.com.al/


Pėrkujtohet 109-vjetori i mbretit Zog

Partia Lėvizja e Legalitetit pėrkujtoi dje 109-vjetorin e lindjes sė mbretit Zog I. Takimi ėshtė pėrshėndetur nga nipi i mbretit Zog, princi Leka. “Nė emėr tė familjes mbretėrore falėnderoj shqiptarėt pėr mbėshtetjen qė i kanė dhėnė dhe vazhdojnė t’i japin familjes mbretėrore dhe LMT Leka I, Mbret i Shqiptarėve”, tha nė fjalėn e tij princi Leka. Ndėrkohė, studiuesit Abdi Baleta, Bajram Xhafa, Neritan Kolgjini, si dhe ligjėruesit e tjerė u pėrqendruan nė kontributin e mbretit Zog pėr ndėrtimin e shtetit shqiptar, si dhe nė momentet kryesore historike tė ngritjes e forcimit tė monarkisė shqiptare. 


 E Diele, 10 Tetor 2004 http://www.korrieri.com/

15 familjet mafioze shqiptare 
Ne nje raport zyrtar per mafian nderkombetare, ne pjesen per Shqiperine dhe shqiptaret, konfirmohet per here te pare, ekzistenca dhe kristalizimi i familjeve mafioze. Nje strukture kjo, e ngjashme me ato te krimit te organizuar tradicional italian dhe qe zoterojne miliarda dollare pasuri, nga trafiku i drogave, armeve dhe i qenieve njerezore. Me i spikaturi mes ketyre figurave te krimit shqiptar, konsiderohet i mirenjohuri Daut Kadriovski, i arrestuar pak vjet me pare ne Durres
 
Ekzistojne dhe jane identifikuar 15 familjet mafioze shqiptare. Per to kemi informacione te plota, por lufta kunder tyre eshte e veshtire, pasi nje pjese e tyre ka lidhje shume te afreta me politiken. Ka qene ky thelbi i nje bisede mes zyrtareve te Byrose Federale te Hetimit Amerikan, (FBI) dhe njerit prej zyrtareve me te larte te Policise se Shtetit, ne ministrine e Rendit Publik e zhvilluar disa muaj me pare ne Tirane, ne kuader te bashkepunimit ne luften antikrim, mes dy vendeve tona. Nje alarm qe javet e fundit eshte shtuar, pas publikimit te disa raporteve nga zyrtare te FBI amerikane qe kane dhene alarmin se "Mafia e re" e SHBA mban emrin e shqiptareve, te cilet mund te zevendesojne familjet e vjetra mafioze italiane te "La Cosa Nostra". Nje raport tjeter i FBI i botuar nga "Korrieri" shkonte me tej, kur konkludonte se grupet e krimit te organizuar shqiptar, kane ne perberje te tyre edhe grupe paraushtarake. Ndersa dje, "Korrieri" botoi nje interviste me shefin e sherbimit sekret gjerman, i cili jepte alarmin se "krimi i organizuar shqiptar, perben sot kercenimin me te madh per Europen". Sipas tij, tentakulat e saj jane shtrire jo vetem ne kontinentin tone, por edhe ne SHBA e deri ne Australi. Pak dite me pare, Parlamenti shqiptar miratoi paketen ligjore antimafia, nje dokument shume i rendesishem per luften kunder krimit te organizuar. Por, te cilit i mungon objekti dhe mbi te gjitha subjekti qe te jete i zbatueshem. Pasi mungon "Harta e Krimit Shqiptar", nje dokument qe duhet perpiluar ne rruge operative nga policia kriminale dhe sherbimi sekret, per te qene nje detyre e strukturave te specializuara qe te grumbullojne provat juridike ndaj strukturave mafioze, per ti vene ato perpara bankos se te akuzuarve.
 
Per te kuptuar trafikun nderkombetar te heroines eshte e rendesishme te kuptohet krimi i organizuar shqiptar. Kjo pasi shqiptaret jane ndermjetesit mes mbjellesve afgane dhe pakistaneze te heroines, prodhuesve turq dhe tregut boteror te heroines. Ne boten e krimit, shqiptaret jane personat qe kane lidhjet me te mira per perhapjen dhe tregtine e droges.
 
Per te perhapur tregtine e tyre kriminaliteti shqiptar ben marreveshje me "N'Drageten" italiane, "Kamorren", "Stiden" dhe Mafian si dhe me keqberesit rus "Solentskai", krimin e organizuar ne Poloni, si dhe me organizata kriminale ne Nigeri, Kolumbi, Meksike, Serbi, Britani, Irlande, Hollande dhe organizatat kriminale kurde. Ne fakt kriminaliteti shqiptar punon me cdo lloj grupi kriminal ne te gjithe boten. Por lidhjet e tyre me shqetesuese jane me grupe kriminale nga Serbia dhe Afganistani.
 
Retrospketive
 
Lidhjet mes politikes qe ndjekin grupet terroriste dhe bandat kriminale te perfshira ne trafikun e droges dhe heroines, ne skllaverimin e personave, grabitje dhe shfrytezim njerezish u kthye ne nje nder problemet kryesore te botes ne 1990. Organizatat kriminale dhe organizatat terroriste filluan te bashkepunonin me njeri tjetrin kur vune re se ata mund te fitonin shume para bashke. Ne fakt te gjithe grupet terroriste kane nevoje per para te cilat i perfitojne nga aktivitete kriminale. Duke punuar ne nje kohe te shkurter (part time) si terroriste dhe mekohe te plote (full time) si kriminele. Kriminaliteti shqiptar me shume se shume grupe te tjera kriminale u kthyen ne grupe me te varura ne lidhjet e tyre me grupe terroriste dhe ne drejtimin e qeverisjes se lidhjeve mes grupeve terroriste.
 
Pas gjithe shperndarjes se heroines ne bote ishin talebanet, dhe me pas kontrollin e moren Afganet e Veriut te cilet kane lidhje me shqiptaret. Organizatat kriminale Shqiptare jane organizata hibride. Keto grupe jane te perfshira si ne krim ashtu dhe ne politike. Ndryshe nga grupet e tjera te organizuara kriminale shume prej drejtuesve shqiptare kane nje ideologji politike me te cilen drejtojne veprimet e tyre.
 
Ne 1986 prishja e "Pizza Conection" beri te mundur qe grupe te tjera kriminale te vendosen ne territorin italian dhe ne territorinm e familjeve kriminale italo- amerikane. Kjo ne menyre te vecante ishte e lehte per grupet kriminale shqiptare pasi ata kishin punuar shume afer me mafian siciliane dhe grupe kriminale amerikane homologe gjer te pakten ne vitet 1970.
 
Gjate nje zhvillimi te koshiences etnike- e nxitur dhe nga nje politike serbe antishqiptare- ne 1980 dhe 1990 shqiptaret dhe ne menyre te vencate kosovaret filluan te zhvillonin sensin e identitetit kolektiv i cili i parapriu perfshirjes se tyre ne organizata kriminale te cilat perseri ishin bazuar ne nje klan besueshmerie dhe lidhjesh familjare. Pikerisht ky element bashkoi klanet per te zhvilluar biznesin ne fushen e krimit.Grupet kriminale shqiptare mes grupeve kriminale karakterizoheshin nga besimi ne dhenien e fjales dhe nje sens per te vepruar ne menyre te kundra ligjshme. Ky ishte pikerisht dhe kushti qe transformoi dhe mafian italiane gjate shekullit XIX.
 
Lordet shqiptare te krimit u perhapen ne gjithe Europen dhe me pas erdhen dhe rrjetet e tyre. Pas mbarimit te konfliktit ne Kosove lordet shqiptare ne fushen e krimit u kthyen si lojtaret me te medhenj ne trafikun nderkombetar te droges.
 
Kur lufta mbaroi, i gjithe Ballkani u perfshi nga nje lum ndihmash humanitare. Mijera kosovare u kthyen ne shtepite e tyre nga kampet e refugjateve dhe vune re se
 
komshinjte tashme ishin bere me benza, visheshin me kostume dhe ishin kthyer ne njerezit me te forte te lagjeve.
 
15 familjet mafioze
 
Elementi kryesor i cili u shfaq ne kete kohe u njoh si 15 familjet. Keto 15 familje kryesisht ishin marre me kontrabande kohe me pare dhe duke perfituar nga lufta ne Kosove arriten te vinin pasuri shume te medha, per shkak te trafikut te armeve, trafikut te heroines e cila u lehtesua ne ndonje rast dhe nga zyrtare te korruptuar te ish- UCK-se. I tere rajoni vuante nga mos ekzistenca e ligjit dhe e rendit. Shqiperia u kthye ne nje shtet anarkik dhe 15 familjet u kthyen nder vendet me te fuqishme ne ate zone. Secila prej ketyre familjeve kishin planet e veta kriminale dhe ushtrine e vet.
 
15 familjet vazhdonin te pasuroheshin duke fituar 2 bilione dollare nga trafiku i heroines vetem per vitin 2000. Ata vazhduan te rriten dhe te behen aq te fuqishem sa sot 80 % e trafikut te heroines kalon permes Shqiperise. Pjesa me e madhe e trafikanteve te heroines ne Europe i referohen heroines shqiptare si "Albanka" apo "Albanian lady".
 
Heroina vjen ekskluzivisht nga Azia Perendimore. Shqiptaret marrin prodhimin nga prodhuesit afgane. Me pas opiumi afgan udheton nga Irani per ne Turqi. Ne Turqi opiumi kthehet ne heroine dhe me pas shitet te shqiptaret per tu tregtuar ne Europe.
 
Ate cfare kartelet meksikane jane per trafikun e kokaines ne Ameriken Veriore, karteli shqiptar eshte per trafikun e heroines ne Europe. Ata jane UPS e droges ne boten e krimit.
 
Me pas lufta ne Bosnje perhapi shqiptaret neper Europe, sebashku me to ne Europe u perhapen dhe shume kriminele te cilet rane ne kontakt me elemente te krimit te organizuar ne Europe. Kjo rriti shume fuqine dhe perfitimet e tyre.
 
Si Mafia tradicionale europiane ashtu dhe Mafia ruse u lidhen me shqiptaret per te shperndare trafikun e heroines. Me fondet e tyre ata arriten te blenin banka. Kontrabandistet shqiptare arriten te mblidhnin shume leke kesh ne dore nga trafiku i armeve, droges, njerezve dhe prodhimeve te duhanit dhe shume shpejt kuptuan se kishin nevoje per pastrim parash. Duke qene Kosova nje shtet anarkik, kriminelet paten pak probleme per tu perfshire ne sistemin bankar. Keto u kthyen ne komisionere te botes se krimit. Ata mund te pastronin te ardhurat e fituara nga Mafia ruse dhe Italiane kundrejt nje cmimi.
 
Bosi me i madh i 15 familjeve mafioze shqiptare konsiderohet i mirenjohuri Daut Kadriovski (i arrestuar disa vjet me pare ne Shqiperi, ne qytetin e Durresit dhe u akuzua nga media e Tiranes per lidhje te aferta me disa familje politikanesh shqiptare shume te njohur, apo me femijet e tyre. shen. i red.). Ai konsiderohet si nje nder trafikantet me te medhenj ne Europe. Kadriovski ishte arrestuar ne vitin 1985 ne Gjermani. Autoritet konfiskuan ne ate kohe disa vila, jahte dhe makina luksoze qe ishin ne pronesi te bosit te trafikut.
 
Ai u arrestua dhe te gjithe besonin se kishin degjuar per fundin e Daut Kadriovskit, por ai arriti te arratiset nga burgu dhe te strehohet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Besohet se vazhdoi aktivitetin e tij kriminal ne Nju Jork dhe Filadelfia. Ai eshte i njohur i familjeve te "Cosa Nostra". Ai konsiderohet si nje nder trafikantet me te njohur dhe organizata e tij besohet se eshte nje nga burimet kryesore te heroines afgane ne Ameriken e Veriut.
 
Trafikantet kosovare kane konsoliduar fuqine e tyre dhe jane kthyer ne shperndaresit me te mire te droges ne rrjetin kolumbian, dhe jane me te rinjte ne kete biznes. Shqiptaret kane lidhje me rrjetin e kolumbianeve duke u kthyer ne burimin kryesor te kokaines ne Europe qe i lejon ata te kene ne dore para ne kesh, me te cilat me pas ato bejne pastrim ne sistemet e tyre bankare. Keshtu trafikantet shqiptare u kthyen ne trafikantet me te qendrueshem ne Europe, si dhe trafikante te kokaines.
 
Ato kane ne shtepite e tyre sisteme te pastrimit te parave dhe lidhje politike qe shumica e trafikanteve e enderrojne ta kene. Ato jane gjithashtu nje nder kryesoret e botes se krimit dhe pjesa me e madhe e bashkepunetoreve vazhdon te mbetet e panjohur per forcat e rendit. Te 15 familjet shqiptare mafioze, dalengdadale po kthehen ne organizata kriminale te fuqishme aq sa nuk i keni degjuar ndonjehere.
 
* Marre nga Raporti: Mafia nderkombetare.
 
* Adresa me pagese ne internet:
 
http://glasgowcrew.tripod.com/albanian.html 
 

 
Faqja 27 - KULTURE

Tetor 10, 2004

 
 
Projektet e huaja pėr Skėnderbeun
Si zhvilloheshin konkurset ndėrkombėtare para 67 vitesh
 

Rezarta Delisula


Plot 39 projekte, tė hartuara tė gjitha nga arkitektė tė huaj, janė paraqitur atėherė para jurisė, komisionit tė posaēėm, pėr monumentin e Heroit Kombėtar Skėnderbe. Dy skulptorė nga Zagrebi u shpallėn fitues tė kėtij konkursi ndėrkombėtar. Fund tetori i vitit 1937. Tirana po bėhej gati pėr festimet e 25 vjetorit tė Pavarėsisė. Mreti Zogu I vendosi qė, me kėtė rast shumė tė rėndėsishėm, t'i japė sheshit para ministrive emrin e heroit kombėtar Skėnderbe. Nė sheshin e pagėzuar do tė vihej monumenti i heroit. Konkurset ndėrkombėtare duket se kanė qenė njė zgjidhje e shpeshtė e qeverisjes zogiste. Nė shumė rrethe tė vendit objektet e rėndėsishme u besoheshin arkitektėve tė huaj, gjė qė po ndodh edhe sot. Po si zhvillohej njė konkurs ndėrkombėtar para 67 vjetėsh, ēmimet dhe motot qė do tė vendoseshin mbi monumentin e heroit tonė kombėtar?
Ēmimet
Nė fund tė muajit tetor tė vitit 1937, ndėrsa Tirana bėhej gati tė priste mijėra festues nga tė gjitha rrethet, pėr 25 vjetorin e Pavarėsisė, juria e emėruar shpalli fituesit e konkursit ndėrkombėtar. Nga 39 arkitektė tė huaj pjesėmarrės, komisioni vlerėsoi 7 prej tyre. Projektet fituese pėrmbanin kėto moto: "La vainqueur", "Gloria", "7667"", "67", "1937 A", "Veritas", ndėrsa njė projekt nuk kishte moto. Nė mbledhjen e datės 15 shtator 1937 juria me shumicė votash vlerėsoi projektet me moto "67", projektin pa moto dhe "Gloria" e "Veritas"
Anton Agustinēiē sė bashku me Drago Goliē fituan ēmimin e parė prej 4000 franga ari me projektin qė kishte moton "67". Ēmimin e dytė prej 3000 franga ari e fitoi Amerigo Toti sė bashku me Mario Senon, tė dy arkitektė romanė. Projekti i tyre nuk kishte moto. Ēmimin e tretė e fituan Giandomenico de Marchis nga Roma me moton "Gloria"; dhe Assen Peikoff dhe Georges Popoff nga Sofia me moto "Veritas". Ēmimi i tyre u vlerėsua me nga 1000 franga ari.
Ekspozimi
Pas pėrfundimit tė konkursit ndėrkombėtar pėr vendosjen e bustit tė Skėnderbeut nė sheshin kryesor tė qytetit, komisioni i ngritur me kėtė qėllim vendosi qė tė gjitha veprat e paraqitura tė ekspozoheshin deri nė datėn 28 nėntor 1937. Po sipas kėtij komisioni, deri mė 15 janar 1938 tė gjithė pjesėmarrėsit nė kėtė konkurs ndėrkombėtar mund t'i tėrhiqnin punimet e tyre, me pėrjashtim tė veprave fituese qė mbeteshin pronė e komisionit.

 

Monumenti i Skėnderbeut vepėr e tre skulptorėve
Me rastin e 500 vjetorit tė vdekjes sė Heroit Kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeu, u ngrit nė Tiranė mė 1967 pėrmendorja e tij madhėshtore. Tri kanė qenė skulptorėt qė u morėn me kėtė vepėr tė rėndėsishme; Janaq Paēo, Odhise Paskali dhe Andrea Mano. Nė fakt monumenti ėshtė vendosur pikėrisht aty ku ka qenė i miratuar nė kohėn e Zogut, por qė pėr arsye tė njohura ky monument nuk u vendos. Pasi vepra e pėrgatitur nga tre autorėt u punua nė allēi, derdhja nė bronx iu bė nė Itali.