KY, LEKA ZOGU, C'PATI QE HYRI NE POLITIKE?
Lėvizja mbretėrore, ideal patriotik, apo nė kėrkim tė pronave tė
humbura
Po ky Leka Zogu, ē'deshi
Ishte mirė e pėrbukuri pretenduesi pėr Fronin Mbretėror Leka Zogu. Siē i
pėlqen vetė atij tė thotė se ėshtė mbi partitė dhe kėshtu duhet tė
ishte, nėse nuk bėnte gabimin qė e bėri kur deklaroi se do tė udheheqė
njė Lėvizje, e cila, nė thelb, ėshtė krejtėsisht politike dhe pėr
interesa private. Familja mbretėrore mbetet njė stoli e vlerė kombėtare.
Bile kontributi qė ka dhėnė Ahmet Zogu nė krijimin e shtetit tė parė
shqiptar ėshtė i njė rėndėsie historike dhe patriotike. PerveC krijimit
te shtetit te pare shqiptar nga familja e Zogut, tek Ahmet Zogu ishin
misheruar tiparet e nje lideri kombetar. Ai futi ligje krejtesisht demokratike.
Ai vendosi rregull e rend ne shtet. Por vitet bene ne menyre te pameshirshme
punen e tyre, duke ia lene vendin harreses dhe masakrimit komunist. Ishin
shume vite nen sundimin socialist dhe pothuaj dy breza nuk arriten te dinin se
C'ishte Ahmet Zogu per Shqiperine, ndonese ne vitet e pluralizmit u sqaruan
nga ardhja e familjes mbreterore. Nena Mbretereshe, nje grua e larte per nga
devotshmeria dhe vlerat njerezore, beri te pamunduren per ta prekur edhe
njehere token ku u kurorezua Mbretereshe. Tani eshte ne Parajse.
Pra, kjo tablo e familjes mbreterore tek secili, demokrat apo socialist,
ballist apo republikan, etj. linte shijen e nje Oborri Mbreteror qe ka ardhur
ne Shqiperi per te kontribuar aq sa mundet ne kete moshe te thyer, ku jeta ka
bere punen e saj. Deri para sa te dilte Leka Zogu ne nje bahCe me bar te
shumte ne Oborrin e vogel mbreteror, te gjithe thonin se ai nuk ka asnje
interes privat. Respektohej si nje stoli e vjeter, ku Cdonjeri ka deshire ta
shohe njehere. Por dikush nga Oborri, apo larg tij, qe premton rikthimin e
tokave te familjes mbreterore, e detyroi Leka Zogun te dale publikisht per te
qene ne krye te nje Levizje Politike qe perCan te djathten shqiptare, e cila
eshte me shume se kurre afer pushtetit. SiC thame qe pretenduesi mbreteror
duhet te jete sa me larg konkurimit politik, pasi nuk mund te perseritet
fenomeni bullgar ne kushtet e Shqiperise. Leka Zogu dhe suita e tij e ka nje
parti qe quhet PLL dhe nje kryetar, i cili punon me mish e shpirt per idealet
e kesaj familje. PLL eshte ne koalicion me PD-ne dhe perbukuri mund e duhej te
ishin prape bashke ne zgjedhjet qe po vijne e qe fitorja duket se po shkon kah
Berisha, edhe per fajin e keqqeverisjes se Nanos. Pra, ne vend qe te
perbashkohen faktoret dhe partite opozitare del Leka Zogu dhe indirekt e
perCan krejt te djathten shqiptare, duke bere qe t'i marre vota PD-se, qe
gjithsesi shkojne indirekt tek Fatos Nano. Nese kryeministri Nano ia ka vene
si kusht Leka Zogut daljen e tij ne fushate per t'i hequr votat PD-se dhe si
kembim t'i ktheje tokat dhe pronat familjes mbreterore, atehere kjo eshte nje
loje pa parime te medha, siC thuhet nga Oborri. Pronat e familjes mbreterore
duhet t'i kthehen te gjitha, pa perjashtim. Nuk ka perse Nano, apo neser
Berisha, kur te jete ne pushtet qe t'i bejn-_esion Oborrit Mbreteror ne kembim
te mbeshtetjes politike qe t'i jape pronat. Nuk mundet asnje nga Oborri, e aq
me teper i urti Leka Zogu, qe te dale per hesap te Nanos ne fushate elektorale.
E C'duhet nje fushate e tille? Per te marre pronat nga Nano apo per t'u futur
ne parlament Leka Zogu? Vendi i deputetit ne parlament eshte i ngushte per
Leka Zogun. Atehere perse po e perCan te djathten ne kete menyre, gjoja "patriotike"?
E djathta po vjen ne pushtet per njemije e nje arsye ose per te vetmen arsye
qe socialistet po e dorezojne vete pushtetin nga konfliktet mes tyre. Ne
moment duhej qe dhe PDR te kthehej ne kete koalicion dhe gjithCka merrte vulen
e fitores. Nuk pritej dalja e Leka Zogut. Nuk kishte perse. Per Cfare, per
vota? Po votat i merr vete PLL. Per te dale ne fushate me flamuj? Po flamujt i
ka Ekrem Spahia perderisa eshte kryetar. Flamuri i familjes mbreterore eshte
me lart se i nje partie politike dhe ai perbashkon te gjitha partite. Keshtu,
te pakten thuhet nga Oborri. Pra, C'don Leka Zogu me kete dalje? Do t'i shtoje
votat se djathtes? Ne kete menyre ia heq, ashtu siC do te beje Ilir Meta nga e
majta. Nese ai del ne fushate, siC ka premtuar atehere, ai humbet kuroren e te
qenurit mbi te gjithe dhe per te gjithe. Ne mos qofte ndonje loje pronash!
Alban Mati
---------------
PARTIA E METES, NJE SHANS I MIRE PER SHQIPERINE
Analisti i njohur politik z. Mustafa Nano komenton per "KJ"
zhvillimet e fundit ne vend
Bisedoi: ESMERALDA GJOKA
- Si i komentoni deklaratat e eksponenteve te larte te PS-se per zgjedhje te
parakohshme, nderkohe qe zakonisht eshte opozita ajo qe kerkon zgjedhje te
reja?
- Eshte e vertete, rendom eshte opozita qe kerkon zgjedhje te parakohshme, por
nuk ndodh gjithmone keshtu. Rasti me i fresket nder demokracite e tjera eshte
ai i Greqise, ku Simitis, ne nje moment te veCante e kompleks per mazhorancen
e vet dhe ne menyre
qe te rikonfirmonte edhe njehere nje mazhorance te suksesshme, e Coi vendin
drejt zgjedhjeve dhe fitoi. Kam pershtypjen se socialistet e Nanos i referohen
ketij modeli, pra shembullit grek. Por afermendsh, jane raste te ndryshme,
pasi Simitis ishte nje
kryeminister i suksesshem, nje politikan serioz e me integritet moral, dhe si
i tille kishte arsye te shkonte ne zgjedhje per t'i thene elektoratit: Me
rivotoni edhe njehere, me jepni edhe nje mandat te ri me te forte ne menyre qe
te vazhdoj kete lloj qeverisjeje e te ve ne jete programin e reformave. Nano
nuk ka goje e fytyre t'u kerkoje shqiptareve te njejten gje, pasi qeverisja e
tij e ka marre noten "4" me kohe e me vakt. Por nga ana tjeter, nese
vihemi per nje Cast ne poziten e Nanos e nese arsyetojme rrjedhimisht ne favor
te tij, kryeministri ka me shume se nje arsye ta Coje vendin ne zgjedhje te
parakohshme. Ne radhe te pare, Nano nuk mund t'i jape kohe Ilir Metes ta beje
e ta rrise partine e vet. Sa me shume kohe te kete Ilir Meta, aq me e madhe do
te jete pesha e partise se tij ne zgjedhjet e ardhshme. Mendoj pra, se ne
thelb te kesaj iniciative qendron frika ndaj Ilir Metes. Mund te bien dakord
edhe demokratet ne kete mes, sepse edhe ata kane frike nga Leka Zogu i cili
eshte gjithashtu nje personazh kercenues persa i takon votave qe mund te
thithe nga e djathta. Keshtu qe mund
te kete nje lloj konsensusi ne distance mes Nanos dhe Berishes. Problemi eshte
se vendi nuk eshte gati per zgjedhje te parakohshme. Ka probleme me
infrastrukturen zgjedhore, eshte vendosur rishikimi i kodit elektoral dhe kjo
gje kerkon ca kohe. Jane per t'u ribere listat e zgjedhesve dhe kesisoj s'mund
te shkohet tak-fak ne zgjedhje te parakohshme.
- Pra, ju mendoni se PS-ja e ka seriozisht kur deklarohet per zgjedhje te
parakohshme dhe nuk kemi te bejme thjeshte me nje forme presioni?
- Kete nuk e di. Une u perpoqa te arsyetoja si nanoist, dhe ne kete kuptim,
theksova se zgjedhjet e parakohshme jane ne interes te tij. Nanos i
interesojne zgjedhjet e parakohshme, qofte edhe ne rastin kur nuk ka siguri se
do t'i fitoje ato. Me kalimin e muajve, siguria per fitore do te bjere
progresivisht, dhe sipas shume gjasave, sa me shpejt, aq m-_re per te. Ne
rastin me te keq, pra nese zgjedhjet e parakohshme behen sot e nese Nano i
humbet
ato, ai do te mbetet nje lider i pakontestuar i opozites. Kjo nuk eshte pak (pyesni
Berishen, po te doni!). Nese do t'i bente zgjedhjet me vone, kur Ilir Meta do
te fuqizohej, Nano do te rivalizohej shume nga ky i fundit per postin e
violines se pare ne orkestren e majte. Megjithate, ne rrethanat aktuale nuk
mund te
perjashtohet varianti, qe e gjitha kjo mund te jete nje kercenim, pasi Nano
mund ta dije me mire se ne te tjeret, qe vendimi per te shpallur zgjedhjet e
parakohshme, nuk eshte vetem ne doren e tij. Kam pershtypjen se ne situata te
tilla eshte fjala e komunitetit nderkombetar ajo qe vlen me teper se fjala e
Nanos. Dihet tanime qe vendimet e medha politike nuk merren thjeshte nga
faktori vendas, dhe vendimi per te zhvilluar zgjedhje te parakohshme hyn tek
zhvillimet e rendesishme.
- Si i vleresoni levizjet e fundit te Metes dhe mbeshtetesve te tij?
- Personalisht kam kohe qe shpresoj dhe lus shfaqjen e nje force te trete
politike e cila te trondise skemen e vjeter politike te dominuar fuqimisht nga
Nano dhe Berisha dhe do te isha i kenaqur qe nje parti, qofte dhe e formuar
dhe e udhehequr nga nje lider "i
vjeter", te fitonte me shume se 10% te elektoratit. Do te doja qe nje
nivel te tille perqindjeje, te arrinte edhe Leka Zogu. Kjo me qellim qe te mos
vazhdoje dominimi absolut i Nanos dhe Berishes, siC ka ndodhur ne menyre
dramatike 13 vitet e fundit. E shoh shume te demshme situaten, kur Nano dhe
Berisha nuk kane nevoje per aleate te tjere, por u mjaftojne numrat qe kane si
PS dhe PD per te qeverisur. Pra i shoh me simpati perpjekjet e Metes dhe te
tjereve per te krijuar nje parti te re me shpresen qe ajo te jete e fuqishme.
Nese ajo katandiset si nje force politike e ngjashme
me te tjerat qe kane ndaluar tek kufiri i 2%-it, atehere eshte me mire te mos
behet. Por per t'u formuar si nje parti qe do te marre mbi 10% te votave te
shqiptareve ajo duhet te behet simpatike, duhet te behet nje parti qe te kete
nje program shume terheqes, duhet te mos propagandohet e te mos jete realisht
nje parti e Ilir Metes. Shqiptaret kane nevoje te shohin nje lidership, e jo
nje lider. Por idene e nje lidershipi nuk mund ta jape entourage-i i njohur
dhe i kruspullosur i Metes. Kerkohen njerez te rinj, energji te reja,
personalitete te pandotura nga moCali i politikes. PerveC kesaj Meta duhet te
na jape garanci se nuk do te qeverise me me kliente te tij, te cilet kur
qellon qe jane anetare forumesh, krijojne forumo-kracine. Meta duhet te na
jape garanci se ka nxjerre mesimet e duhura nga pervoja e tij ne pushtet, e
cila - per hir te se vertetes - nuk eshte e gjitha per t'u hedhur poshte.
- Cili eshte komenti juaj lidhur me marreveshjen PS-PD per infrastrukturen
zgjedhore dhe kundershtimin e ardhur nga partite e vogla parlamentare?
- Marreveshja PS-PD nuk eshte e para qe behet lidhur me zgjedhjet dhe une jam
i prirur te mos u besoj marreveshjeve mes ketyre dy partive. Historia ka
treguar se ato ose jane shkelur ose kane deshtuar per shkak te mungeses se
vullnetit politik te njeres apo
tjetres pale. Keshtu qe nuk besoj shume tek marreveshjet mes ketyre dy paleve.
Une mendoj se zgjedhjet ketu nuk jane prishur ngaqe ka qene qene kodi elektoal
i keq, por jane prishur ngaqe ka pasur
vullnete te keqija politike. Nuk me shqeteson shume fakti qe po merren vesh PS
dhe PD duke injoruar te tjeret; mua me shqeteson fakti qe keto dy parti merren
vesh per te hartuar rregulla loje, e pastaj nuk bejne gje tjeter, veCse i
shkelin keto rregulla. Persa i takon injorimit te partive te vogla, jam i
shqetesuar veC per nje gje. Kam frike se ato injorohen, jo thjesht ngaqe jane
mistrece e ngaqe demtojne teknikat e konsensusit te kerkuar e te pritshem, por
ngaqe partite e medha synojne te arrijne nje marreveshje ne dobine e tyre
ekskluzive.
- Kjo do te thote se ju jeni skeptik per rezultatet pozitive qe mund te arrije
komisioni i ngritur per infrastrukturen zgjedhore?
- Jo, une jam skeptik lidhur me diCka tjeter. Sipas shume gjasave keto parti (PD
e PS) do te arrijne nje marreveshje, do te arrijne te ndryshojne kodin
elektoral, do te arrijne te bien dakord edhe per kompozimin e KQZ-se. Problemi
eshte se marreveshja ne fjale, megjithese mund te arrihet me tam-tam-e, nuk
mjafton per te garantuar suksesin e zgjedhjeve. Suksesi i zgjedhjeve, (e
thashe edhe me siper), varet ne radhe te pare e mbi te gjitha, nga vullneti
politik i paleve ne gare.