E Merkure, 11 Gusht 2004  http://www.korrieri.com/
Levizja e Lekes, subjekt me vete ne zgjedhje 
Levizja per Zhvllim Kombetar vendos te garoje si subjekt politik i veēante ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Leka Zogu dhe mbeshtetesit e tij hartojne edhe pikat kryesore te programit te tyre te ardhshem
 
Levizja per Zhvllim Kombetar (LZHK), do te garoje si subjekt me vete politik ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Vendimi eshte marre dje ne Rezidencen e Familjes Mbreterore, ku eshte zhvilluar mbledhja e pare e Komitetit te Politikave te kesaj Levizje. Mbledhja eshte drejtuar nga metonjesi per fronin mbreteror Leka I dhe te ftuar ishin specialiste te fushave te politikes, ekonomise, arsimit, kultures, rinise, ēeshtjeve sociale, medias, shendetesise dhe finances. Ne kete mbledhje u konkludua, qe se shpejti, LZHK, duke u mbeshtetur edhe ne kerkesen e shume subjekteve politike e juridike, personaliteteve publike e shkencore, perfaqesuesve nga te gjitha krahinat e vendit, do te paraqese publikisht platformen dhe programet konkrete politike, ekonomike dhe sociale, si nje Bashkim Kombetar, qe do te rregjistrohet per te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme, si LZHK.
 
Leka Zogu kerkoi, qe me pergjegjesi kombetare te analizohen alternativat konkrete per te gjitha fushat. "Na duhet te gjejme rruget me te mira qe do te ngrene dinjitetin e Atdheut tone te perbashket. Ky eshte thelbi i LZHK", ka nenvizuar Leka. Ne kete mbledhje eshte diskutuar per te percaktuar problematiken kryesore, qe ka ardhur si nje reagim i popullit per nje politike ndryshe, me moral dhe ideal kombetar. Diskutantet u perqendruan ne disa ēeshtje kryesore, si mosperfaqesimi i Shqiperise me dinjitet dhe izolimi i saj; mungesa e mbrojtjes per shtetasit shqiptare, as brenda shtepise se tij; venia ne ankand i interesave ekonomike nga cilido shtetar i rradhes dhe krizen e ekonomise kombetare. Klasa politike, sipas mbeshtetesve te Lekes, eshte e lidhur me mafian dhe ekonomine e zeze. Nje problem tjeter qe u diskutua ishte kriza e perfaqesimit. Per kete u konkludua se shqiptaret nuk kane perfaqesuesit e tyre legjitime ne institucionet shteterore, qe nga Parlamenti dhe KQZ. "Ka deputete apo pushtetare qe nuk jane votuar as nga gjysma e zones se tyre. Rreth 60 - 70 % nuk shkojne te votojne. Balotazhet, gjyqet apo votimet deri ne pese raunde kane krijuar kete klase politike, qe ne fakt, as me vota, nuk e perfaqeson popullin shqiptar. Ketu ka filluar humbja e besimit nga populli. Ketu eshte edhe mungesa e shpreses", kane nenvizuar diskutantet.
 
Pretendenti i fronit dhe diskutantet e perqendruan vemendjen edhe ne nje problem tjeter qe ka te beje me krijimin e nje shtrese shume te madhe te popullates, qe nuk shkon ne votime. Ajo, sipas tyre, mund te prodhoje ose ndryshimin politik me anen e votes, po te ishim ne kushtet e nje demokracie normale ose kaosin dhe diktaturen e turmave te komanduara, siē ndodhi me piramidat e vitit 1997. "Te mos harrojme se prej ngjarjeve te dhunshme te vitit 1997, roli i faktoreve politike kryesore ne te gjitha krahinat e Shqiperise eshte ulur ne kuotat minimale, rreth 15 - 30 %", ka nenvizuar Leka Zogu. Ne kete mbledhje u bene propozime konkrete per organizimin e LZHK-se ne te gjithe krahinat, duke filluar nga ēdo komune.
 
A. META
 
 
Pika te programit te Levizjes: 
1 - Levizja per Zhvillim Kombetar do te marre pergjegjesine kombetare per te realizuar ndryshimin, qe kerkon Kombi Shqiptar.
 
2 - LZHK ka per mision te ringjalle besimin e humbur tek e ardhmja dhe tek njeri-tjetri, duke vendosur shtetin e se drejtes, zbatimin e ligjit, pronen private, rendin dhe sigurine e seicilit.
 
3 - Levizja do te siguroje pavaresine dhe reformimin e pushtetit gjyqesor, forcimin rrenjesor te sigurise kombetare.
 
4 - Do te siguroje shtetin ligjor, me drejtesi te besueshme, me ekonomi tregu te qendrueshme dhe nje qeverisje te urte. 

----------------------------------------------------------------

http://www.shekulli.com.al/

Pretendenti pėr fronin mbretėror deklaroi dje se Shqipėria ėshtė kthyer nė piramidė

Zogu mbledh specialistė pėr platformėn

D.Tanushi

TIRANĖ – Pretendenti pėr fronin mbretėror Leka Zogu ka mbledhur dje, nė rezidencėn e tij, specialistė tė fushave tė ndryshme, tė cilėve u ėshtė kėrkuar mendim pėr vazhdimėsinė e Lėvizjes pėr Zhvillimin Kombėtar. Kjo lėvizje, duke u mbėshtetur edhe nė kėrkesėn e shumė subjekteve politike e juridike, personaliteteve publike e shkencore, pėrfaqėsuesve nga tė gjitha krahinat e vendit, do tė paraqesė publikisht platformėn dhe programet konkrete politike, ekonomike dhe sociale, si njė Bashkim Kombėtar, qė do tė regjistrohet pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet e ardhshme, si Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, ka bėrė tė ditur zyra e shtypit e Leka Zogut. Nė kėtė takim Leka Zogu kėrkoi, qė me fisnikėri dhe me pėrgjegjėsi kombėtare tė analizohen alternativat konkrete pėr tė gjitha fushat, ku po vuan populli ynė, qė ėshtė populli mė i mirė nė botė. Ai theksoi: “Ne tė gjithė, sė bashku duhet t’i hedhim sytė pėrpara, nė kėrkim tė sė ardhmes pėr tė gjithė shqiptarėt. Na duhet tė gjejmė rrugėt mė tė mira qė do tė ngremė dinjitetin e atdheut tonė tė pėrbashkėt. Ky ėshtė thelbi i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Me njė besa-besė me tė gjithė shqiptarėt, me njė kushtrim pėr ata qė kanė pėrgjegjėsi dhe bashkohen qė “Shqipėrinė ta shpėtojmė tė gjithė sė bashku”. Kėshtu ne do tė realizojmė qėllimin tonė: Tė garantojmė zhvillimin dhe pėrparimin tonė kombėtar”. Gjatė mbledhjes u shprehėn mendime nga shumė pjesėmarrės, duke theksuar se Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar nuk ėshtė aq e re: Tė gjithė ata njerėz patriotė e tė menēur qė kanė bėrė historinė tonė me jetėn dhe veprėn e tyre, i kanė shėrbyer kėsaj lėvizjeje. Sipas diskutantėve, Shqipėria sot nuk pėrfaqėsohet me dinjitet dhe vazhdon tė jetė njė vend i izoluar edhe pse historikisht e gjeografikisht ėshtė njė prej korridoreve mė me rėndėsi nė shkėmbimet ekonomike dhe pozicionet gjeostrategjike. Shtetasi shqiptar nuk mbrohet as brenda shtėpisė sė tij. Interesat ekonomike janė vėnė nė ankand nga cilido shtetar i radhės. Ekonomia kombėtare gjendet nė njė krizė totale. Kjo rrezikon tė thellohet nė muajt e ardhshėm, me afrimin e periudhės elektorale. Tė gjithė vlerėsojnė se ekonomia shqiptare ėshtė shndėrruar nė satelit tė ekonomive fqinje. Shqipėria ėshtė kthyer nė njė piramidė kombėtare.
11/08/2004
-----------------------------------------------

 

Faqja 4 - POLITIKE

Gusht 11, 2004

 
Takimi vendosi pėr platformėn nė vazhdim
 
Leka I: Vitin tjetėr, hyj nė zgjedhjet e pėrgjithshme

LZHK do tė paraqesė publikisht platformėn dhe programet konkrete politike, ekonomike dhe sociale, si njė Bashkim Kombėtar, qė do tė regjistrohet pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet e ardhshme, si Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar. Ky ishte pėrfundimi i takimit tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar tė drejtuar nga Leka Zogu. "Shqipėrinė ta shpėtojmė tė gjithė sėbashku". Kėshtu ne do tė realizojmė qėllimin tonė: Tė garantojmė zhvillimin dhe pėrparimin tonė kombėtar". Me kėto fjalė, Leka I iu drejtua veprimtarėve. Sipas njoftimit zyrtar, tė pranishmit ishin tė njė mendimi kur pohuan se "Shqipėria sot nuk pėrfaqėsohet me dinjitet dhe vazhdon tė jetė njė vend i izoluar edhe pse historikisht e gjeografikisht ėshtė njė prej korridoreve mė me rėndėsi nė shkėmbimet ekonomike dhe pozicionet gjeostartegjike". Kritika u bėnė pėr klasėn politike, qė sipas LZHK-sė, "ėshtė e lidhur me mafian dhe ekonominė e zezė". "Tė gjithė-u tha nė takimin me Lekėn,- pėrmendin korrupsionin, presionin shtetėror, monopolet dhe sundimin politik tė personave tė dyshimtė, qė janė pasuruar brenda natės dhe janė tė mbėshtetur me Ligje dhe akte administrative favorizuese". LZHK vėren se "shtetasi shqiptar nuk mbrohet as brėnda shtėpise sė tij", se "interesat ekonomike janė vėnė nė ankand nga cilido shtetar i rradhės" dhe se "ekonomia kombėtare gjendet nė njė krizė totale".

 

http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
 
Leka Zogu
 
Faqe 6 - Politikė

11Gusht 2004

vendimi
 

“Shqiptarėt nuk kanė pėrfaqėsuesit e tyre legjitimė nė institucionet shtetėrore, qė nga Parlamenti dhe deri te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”

 
Pretendenti pėr Fronin shpall platformėn. Ngrihet komisioni pėr programin elektoral
 

Mbreti: Do hyj nė zgjedhje

“Do tė shfrytėzojmė dėshirėn pėr politikė ndryshe”

 

Juli Prifti

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar (LZHK) do tė regjistrohet pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pretendenti i fronit, Leka I, ka mbledhur dje nė rezidencėn e Oborrit Mbretėror, nė njė takim tė zgjeruar, aktivistė dhe specialistė tė angazhuar nė lėvizjen e iniciuar prej tij. Sipas njoftimit nga Oborri Mbretėror, mėsohet se Lėvizja do tė paraqesė shumė shpejt, publikisht, platformėn dhe programet konkrete politike, ekonomike dhe sociale, duke u mbėshtetur edhe nė kėrkesėn e shumė subjekteve politike e juridike, personaliteteve publike e shkencore, pėrfaqėsuesve nga tė gjitha krahinat e vendit. Gjithēka pėr tė arritur deri kėtu (pasi nga Oborri Mbretėror nuk lajmėrohet pėr kohėn e saktė tė shpalljes sė programit dhe subjektit politik) do tė kalojė pėrmes diskutimeve me specialistėt e tė gjitha fushave. Mbledhja e djeshme, e cila pėrfundoi me vendimin qė LZHK-ja tė hyjė nė zgjedhje, ka konkluduar nė disa pėrfundime qė do tė shėrbejnė si bazė pėr platformėn dhe programet e ardhshme tė lėvizjes. “Shqiptarėt nuk kanė pėrfaqėsuesit e tyre legjitimė nė institucionet shtetėrore, qė nga Parlamenti dhe deri te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”. Ky pėrfundim u arrit nga specialistė tė fushave tė politikės, ekonomisė, arsimit, kulturės, rinisė, ēėshtjeve sociale, medias, shėndetėsisė, financės etj., tė cilėt ishin ftuar nga Leka I pėr vazhdimėsinė e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, si njė lėvizje qė i drejtohet ndėrgjegjes sė ēdo shqiptari, qė kėrkon drejtėsi dhe zhvillim, dinjitet dhe pėrparim. Pas kėsaj analize, tė pranishmit janė bashkuar me mendimin se nė kėto vite tė njė “psudodemokracie pluraliste”, disa deputetė apo pushtetarė nuk janė votuar as nga gjysma e zonės sė tyre.

Rikthimi i besimit
“Rreth 60–70 pėr qind e njerėzve nuk shkojnė tė votojnė. Balotazhet, gjyqet apo votimet deri nė pesė raunde, kanė krijuar kėtė klasė politike, qė nė fakt, as me vota nuk e pėrfaqėson popullin shqiptar. Kėtu ka filluar humbja e besimit nga populli. Kėtu ėshtė edhe mungesa e shpresės”, thuhet nė konkluzionet e dala nga takimi. Pretendenti i fronit, Leka I, dhe diskutantėt vlerėsuan si shumė tė rėndėsishme krijimin e njė shtrese shumė tė madhe tė popullatės, qė nuk shkon nė votime. “Ajo mund tė prodhojė ose ndryshimin politik me anėn e votės (po tė ishim nė kushtet e njė demokracie normale) ose kaosin dhe diktaturėn e turmave tė komanduara, siē ndodhi me piramidat e vitit 1997”, konkluduan tė pranishmit. Kjo shtresė duket se do tė jetė baza ku do tė drejtohet synimi i LZHK-sė pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndėrkohė qė me takimin e djeshėm nisi puna edhe pėr hartimin e programit politik, ekonomik dhe social tė lėvizjes.

 

Tė vlerėsojmė pritjen e njerėzve pėr politikė ndryshe

“Duke gjykuar mbi situatėn politike aktuale, unė vlerėsoj se pritshmėria popullore pėr njė “politikė ndryshe” ėshtė dhe mbetet e madhe”. Kėshtu ėshtė shprehur Leka I nė kėtė takim, duke ritheksuar nevojėn pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. “Zgjedhjet kėrkojnė si parakusht njė infrastrukturė zgjedhore demokratike dhe ne mbėshtesim ēdo pėrpjekje qė e afron kėtė realitet”, ka pėrfunduar Leka I.

 

Vendimi
LZHK, ngrihen kėshillat e politikės

Nevoja urgjente pėr shtetin ligjor me drejtėsi tė besueshme, me ekonomi tregu tė qėndrueshme dhe njė qeverisje tė urtė, ėshtė parashtruar nga pretendenti i fronit mbretėror, Leka I. Ai u ka thėnė sepcialistėve, qė mblodhi dje pėr programin dhe platformėn e LZHK-sė, se kėto janė nė qendėr tė lėvizjes. Sipas tij, duhet mbėshtetur nė profesionalizėm dhe nė shqiptarizmin, pasi kjo rrugė ėshtė vazhdim i traditės dhe ndihmon nė zhvillimin e kulturės sonė, pa cėnuar kulturat dhe pėrparimin e kujtdo qė jeton pranė nesh apo brenda territoreve tona.

 


 
E Merkure, 11 Gusht 2004 http://www.kohajone.com/
 

LZHK, LEKA ZOGU KRIJON PARTINE E RE

Objektivi ne zgjedhjet e ardhshme i Levizjes per Zhvillim Kombetar eshte mposhtja e PS-PD

Pretendenti per fronin mbreteror, Leka Zogu, shpalli dje se ai do te regjistroje partine e re, Levizja per Zhvillim Kombetar, ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zogu mblodhi dje ne rezidencen e tij nje takim te zgjeruar me specialiste te politikes, ekonomise, medias, finances, arsimit e shendetesise, per te diskutuar rreth vazhdimesise se levizjes patriotike qe ai ka iniciuar. "Ne mbledhje u konkludua qe se shpejti, LZHK, duke u mbeshtetur edhe ne kerkesen e shume subjekteve politike e juridike, personaliteteve publike e shkencore, perfaqesuesve nga te gjitha krahinat e vendit, do te paraqese publikisht platformen dhe programet konkrete politike, ekonomike dhe sociale, si nje Bashkim Kombetar, qe do te regjistrohet per te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme si Levizja per Zhvillim Kombetar", thuhet ne nje njoftim per shtyp te Oborrit Mbreteror. Ne kete menyre, Leka Zogu vendos te ndjeke shembullin e homologut te tij ne Bullgari, mbretit Simeon, i cili konkurroi ne krye te nje partie politike, i fitoi zgjedhjet dhe u zgjodh kryeminister.

Takimi

Ne mbledhjen qe zhvilloi me perfaqesues te fushave te ndryshme, Leka Zogu kerkoi qe me fisnikeri dhe me pergjegjesi kombetare te analizohen alternativat konkrete per te gjitha fushat, ku po vuan populli yne. "Ne te gjithe, sebashku duhet t'i hedhim syte perpara, ne kerkim te se ardhmes per te gjithe shqiptaret. Na duhet te gjejme rruget me te mira qe do te ngreme dinjitetin e Atdheut tone te perbashket. Ky eshte thelbi i Levizjes per Zhvillim Kombetar. Me nje besa-bese me te gjithe shqiptaret, me nje kushtrim per ata qe kane pergjegjesi dhe bashkohen qe "Shqiperine ta shpetojme te gjithe sebashku". Keshtu ne do te realizojme qellimin tone: Te garantojme zhvillimin dhe perparimin tone kombetar", deklaroi Zogu.

Gjate mbledhjes u shprehen mendime nga shume pjesemarres, duke theksuar se Levizja per Zhvillim Kombetar nuk eshte aq e re. "LZHK perfaqeson nje ideal historik, ende te parealizuar per shqiptaret, qe jetojne te ndare, edhe me keq - te perēare, te varfer, te perbuzur, te neperkembur dhe te pazhvilluar", thane diskutantet.

Ne kete mbledhje u diskutua per te percaktuar problematiken kryesore, qe ka ardhur si nje reagim i popullit per nje politike ndryshe, me moral dhe ideal kombetar. Diskutantet vleresuan se Shqiperia sot nuk perfaqesohet me dinjitet dhe vazhdon te jete nje vend i izoluar edhe pse historikisht e gjeografikisht eshte nje prej korridoreve me me rendesi ne shkembimet ekonomike dhe pozicionet gjeostrategjike. "Shtetasi shqiptar nuk mbrohet as brenda shtepise se tij. Interesat ekonomike jane vene ne ankand nga cilido shtetar i radhes. Ekonomia kombetare gjendet ne nje krize totale. Kjo rrezikon te thellohet ne muajt e ardhshem, me afrmin e periudhes elektorale. Te gjithe vleresojne se ekonomia shqiptare eshte shnderruar ne satelit te ekonomive fqinje. Shqiperia eshte kthyer ne nje piramide kombetare. Varferia po thellohet me shpejtesi, ndersa investimet serioze europiane dhe boterore nuk kane asnje motiv per te zbatuar projekte me interes te perbashket. Te gjithe e kane thene shkakun: Klasa politike eshte e lidhur me mafian dhe ekonomine e zeze", thuhet ne njoftimin per shtyp te familjes mbreterore. Nje problem tjeter i rendesishem, qe u diskutua ne takim ishte kriza e perfaqesimit. "Per kete u paraqiten keto konkluzione: Shqiptaret nuk kane perfaqesuesit e tyre legjitime ne institucionet shteterore, qe nga parlamenti dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ne keto vite te gjoja "demokracise pluraliste" kemi deputete apo pushtetare qe nuk jane votuar as nga gjysma e zones se tyre. Rreth 60 - 70 % nuk shkojne te votojne. Balotazhet, gjyqet apo votimet deri ne pese raunde kane krijuar kete klase politike, qe ne fakt, as me vota, nuk e perfaqeson popullin shqiptar", u shprehen diskutantet ne takimin e Leka Zogut.

Me pas, u bene propozime konkrete per organizimin e LZHK ne te gjithe krahinat, duke filluar nga ēdo komune.

Leka Zogu kujton 1997-n

"Te mos harrojme se prej ngjarjeve te dhunshme te vitit 1997, roli i faktoreve politike kryesore ne te gjitha krahinat e Shqiperise eshte ulur ne kuotat minimale, rreth 15 - 30 per qind. Nuk u besohet me premtimeve te shume politikaneve. Edhe imazhi i tyre mbarekombetar dhe nderkombetar ka rene shume poshte". Me keto fjale kreu i LZHK, Leka Zogu, shprehu kriticizmin e tij ndaj rolit te politikaneve kryesore shqiptare gjate viteve te pluralizmit. Sipas tij, si ne parlament, ashtu dhe ne media apo ne mbledhje te shumta e me buje mediatike, debati mbi idete dhe alternativat eshte zhvendosur ne debate per njerezit qe drejtojne, madje edhe me pak se kaq. "Palet prane pushtetit tani bejne gare qe te vleresojne se cili grup eshte me i pasur, per te ruajtur te drejten e qeverisjes se vendit. Qellimi eshte pasurimi i tyre i metejshem", deklaroi Zogu.

---------------------------

E Merkure, 11 Gusht 2004 http://www.kohajone.com/

STEFANOPULOS-MOISIU, BISEDIME PER PRONAT

Presidenti i Greqise, Stefanopulos, pritet te vizitoje Shqiperine gjate muajit shtator ku ai do te takohet me homologun e tij, Moisiu, dhe kreret me te larte te shtetit shqiptar. Vizita mund te kryhet ne fund te muajit te ardhshem, por mund te shtyhet edhe ne muajin tetor ne varesi te impenjimeve te kreut te shtetit grek. Presidentet e dy vendeve do te shqyrtojne disa ēeshtje gjate takimeve te tyre dhe nje nga problemet me te rendesishme do te jete kthimi i pronave ne te dyja anet e kufirit. Kryeministri grek, Karamanlis, dhe ai shqiptar, Nano, deklaruan dy muaj me pare ne Athine se per kete ēeshtje do te ngrihej nje komision i perbashket i cili do te inicionte procesin e kthimit te pronave, i cili parashikon edhe njohjen e te drejtes se pronesise se tokave te ēameve ne Greqi.