E Shtune, 11 Shtator 2004
Leka Zogu takim me Shoqaten "Tirana" 

Pretendenti i Fronit Mbreteror, Leka Zogu ka zhvilluar dje ne mbremje, nje takim me Shoqaten "Tirana". Ne kete takim, ai shoqerohej nga Kryetari i Grupit Parlamentar te LZHK-se, Maksim Begeja, Shefi i Protokollit, Ali Ohri, deputete dhe drejtues te larte te Oborrit Mbreteror. Ne fjalen e tij, Mbreti Leka nenvizoi se LZHK eshte per dinjitet kombetar, kerkon te rrise nivelin ekonomik te vendit si dhe te permiresoje jeten sociale. Sipas tij, duhen bere ndryshime radikale per ta bere Shqiperine sic e duan shqiptaret. Ndersa, deputeti Begeja nenvizoi se kjo eshte nje levizje e gjere qe kerkon te ndryshoje fytyren e Shqiperise. Ajo, sipas tij, mbeshtet te djathten dhe ka si qellim: te thelloje reformat ne vend, te ribeje institucionet duke I depolitizuar, te reformoje sistemin e drejtesise ku perpara ligjit te gjithe te jene te barabarte si dhe te integroje Shqiperine ne familjen evropiane. Me pas, Mbreti Leka I eshte pergjigjur interesimit te te pranishmeve per levizjen si dhe ka kerkuar prej tyre sugjerime ne menyre qe ajo te jete sa me e plote.
 
A. M
 
-----------
Vidhet selia e PLL, dyshohen militantet
E Shtune, 11 Shtator 2004
ELBASAN - Shkallmohet me thyerje zyra e Partise Levizja e Legalitetit ne Elbasan. Persona ende te paidentifikuar nga policia kane shperthyer deren e selise se partise Levizja e Legalitetit ne Elbasan, zyrat e se ciles ndodhen ne te njejten godine me seline e deges se Partise Demokratike te ketij rrethi. Kryetari i PLL ne Elbasan, Bujar Cala shprehet se dhunuesit pasi kane shkallmuar deren kane rrembyer nje bust te heroit kombetar Skenderbeut, kane marre flamujt qe ndodheshin ne zyre, kane tentuar te hapin kasaforten, kane pervetesuar disa gjera personale dhe pastaj jane larguar. E gjithe kjo skene ka ndodhur ne mes te dites, shprehet Cala. "Si ish oficer policie une mund te them se kemi te bejme me nje shkallmim me thyerje ku eshte perdorur leva dhe mjete te tjera te forta. Gjithcka ka ndodhur ne mes te dites, nderkohe qe ne zyrat e tjera nuk ka patur deme. Une mendoj se ky akt vandal eshte bere qellimisht dhe dyshimet e para bien te militantet e djathte te cilet e kane pare me xhelozi personin tim qe kur desha te kandidoj per kryetar bashkie". F.Salliu


 
11/09/2004 http://www.shekulli.com.al/

Vidhet me thyerje selia e PLL nė Elbasan

A.Isai

ELBASAN- Persona tė paidentifkuar kanė vjedhur me thyerje selinė e Partisė Lėvizja e Legalitetit nė qytetin e Elbasanit. Vjedhja ėshtė realizuar duke shkatėrruar derėn kryesore tė degės sė PLL, e cila
ndodhet nė katin e parė tė ndėrtesės sė Partisė Demokratike nė rrugėn “11 Nėntori”, nė lagjen “Luigj Gurakuqi”, nė Elbasan. Kryetari i PLL, Bujar Ēala, ish -ofcer i policisė kriminale tė qytetit, tha se vjedhėsit kishin marrė pajisjet e zyrės si dhe materiale private tė drejtuesve tė zyrės. Kasaforta
e partisė nuk ishte hapur. Policia e Elbasanit ka shkuar nė vendngjarje dhe ka kryer hetimet, por nuk ka
dalė nė njė pistė hetimi. Burimet thanė se nė komisariat janė shoqėruar disa tė dyshuar banorė tė lagjes, ndėrsa janė marrė nė pyetje drejtuesit e partisė pėr tė saktėsuar mallrat e grabitura.


http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

 
Faqja 6 - POLITIKE

Shtator 11, 2004

 
LZHK: Do tė jemi nė mbėshtetje tė opozitės

Kryetari i grupi parlamentar tė LZHK-sė Maksim Begeja u shpreh se platforma e grupit tė deputetėve qė ai drejton aktualisht do tė jetė e pėrqėndruar nė dy ēėshtje themelore, nė reformėn zgjedhore si dhe nė hartimin e amendamenteve pėr ligjin e pronave. "Grupi ynė do tė angazhohet totalisht nė procesin e reformės zgjedhore pasi ky ėshtė hapi i parė pėr tė shkuar drejt njė procesi zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm", tha Begeja gjatė njė prononcimi pėr Gazetėn. Ai u shpreh se njė ēėshtje tjetėr, e cila do tė trajtohet me pėrparėsi nga ana e deputetėve tė LZHK-sė ėshtė edhe ēėshtja e pronave. "Ne do tė hartojmė amendamente pėr tė bėrė njė pėrmirėsim sa mė tė mundshėm pėr ligjin e pronave, i cili ka shumė pak kohė qė ėshtė miratuar", tha Begeja. Mė pas, ai nėnvizoi se grupi i deputetėve qė ai drejton do tė jetė koherent me tė gjitha qėndrimet qė opozita do tė mbajė nė Parlament. "Dua tė theksoj se grupi parlamentar i LZHK-sė ėshtė njė grup qė i pėrket opozitės shqiptare dhe si i tillė ai do tė mbėshtesė tė gjitha qėndrimet e marra nga opozita", tha Begeja.


 http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
Faqe 11 - Politikė

Leka I shpjegon krijimin e LZHK-sė
 

“Nė 2005-ėn rrezikojmė tė humbim pavarėsinė”

 

 

Pretendenti pėr fronin mbretėror, Leka I, ka shpjeguar dje pėrse u pėrfshi nė politikė gjatė njė takimi me intelektualė dhe mbėshtetės tė LZHK-sė nė kryeqytet. Ai e ka cilėsuar tė domosdshme nisjen e njė lėvizjeje qė tenton tė sjellė frymėn e ndryshimeve nė vend, edhe pse mė parė kishte premtuar se nuk do tė merrej me politikė. “Nė rast se nuk do tė bėhen ndryshime radikale nė vend, Shqipėria rrezikon tė mos jetė shtet i pavarur pas 2005-ės”, ka thėnė pretendenti i fronit mbretėror, duke qenė lakonik nė shpjegimin pėrse LZHK-ja mori natyrė elektorale. Leka I ia ka lėnė shpjegimet e platformės sė LZHK-sė, kreut tė grupit parlamentar tė sapokrijuar, ish-republikanit, Maksim Begeja. Ky i fundit ka sqaruar tė pranishmit se LZHK-ja nuk ka si synim tė vetin rikthimin e monarkisė, por ndryshimin e fytyrės sė Shqipėrisė. Begeja i ka cilėsuar keqkuptime, por edhe njė mėnyrė shprehjeje dashakeqe, idenė se LZHK-ja dėmton tė djathtėn, duke e copėzuar atė. “LZHK-ja nuk mbėshtetet nė partitė politike. Ajo ėshtė njė lėvizje e djathtė qė mbėshtet tė djathtėn historike pėr tė ardhmen e Shqipėrisė”, ka deklaruar Begeja. Mė pas ai u ka shpjeguar tė ftuarve nė takimin e djeshėm nė restorantin “Petrela” pikat kryesore tė programit tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Reformat drastike, depolitizimi i institucioneve, barazia e qytetarėve para ligjit, lufta kundėr korrupsionit, ekonomia e tregut janė pikat themelore tė platformės sė LZHK-sė.