Nano: Ne Kakome nuk u cenua prona e askujt | ||||||||||
E Marte, 12 Tetor 2004 | ||||||||||
Kryeministri mbron
dhenien e lejes se ndertimit te nje fshati turistik ne bregdetin e
Kakomese, shoqerise "Riviera", me partner shoqerine e
njohur franceze "Club Med"
Renato KALEMI Kryeministri Fatos Nano ka argumentuar dje, vendimin e Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise, per dhenien e lejes se ndertimit te nje fshati turistik ne bregdetin e Kakomese, shoqerise "Riviera", me partner shoqerine e njohur franceze "Club Med". Kreu i qeverise ka theksuar, gjate interpelances se thirrur nga Grupi Parlamentar i PR-se per kete ceshtje, se ne te gjithe proceduren dhe dokumentacionin e perdorur per vendimarrjen e KRRTRSH-se, nuk rezulton te jete cenuar prona e askujt. Ai ka dhene nje sere shpjegimesh per vendimin e disa muajve me pare, te miratuar nga Keshilli qe drejton, ku sipas tij, zona e Kakomese paraqitet e klasifikuar si nje "zone pilot" per zhvillimin e strukturave turistike. Ne kete menyre, numri nje i qeverise ka dashur t'u pergjigjet akuzave te ardhura nga opozita ne drejtim te tij, per dhenie ne menyre te paligjshme te lejes se ndertimit te fshattit turistik ne Kakome shoqerise "Club Med". "Nuk ka pronare pa te drejte, as publik dhe as privat, te implikuar ne projektin e Kakomese. Nuk e kam perdorur as kete mandat kunder apo ne kundershtim me interesat e banoreve te Nivices apo te ndonje fshati tjeter", nenvizoi ne fjalen e tij, Kryeministri Nano. Per ceshtjen e ndertimit te fshatit turistik ne Kakome, Nano vuri ne dukje edhe nje shkrese te vitit 1932 qe ndodhet ne Arkivin Qendror te Shtetit, ku sipas tij, Kryeinspektorja e Oborrit Mbreteror shprehet se regjistrimi kadastrial i tokave ne Kakome, "asht pasuni e Shtetit". Nderkaq, Kreu i qeverise nenvizoi se nje nga drejtimet e parashtruara ne Strategjine e zhvillimit te turizmit eshte rritja e fuqise se sektorit te turizmit dhe permiresimi i produktit turistik. Sipas tij, projekti i paraqitur per zonen bregdetare te Kakomese synon zhvillimin e nje strukture te kompletuar turistike dhe sigurimin e ndertimit te nje fshati turistik te mirefillte. Vendimi i marre ne muajin qershor nga KRRTRSH-ja, e cila i jepte lejen e ndertimit te nje fshati turistik ne bregdetin e Kakomese nje shoqerie franceze, u kundershtua mjaft ashper nga opozita shqiptare dhe lideri i PD-se, Sali Berisha. Gjithashtu, ai vendim u kundershtua edhe nga banoret e asaj zone, te cilet pretendojne se tokat ku do ndertohet fshati turistik i perkasin banoreve te Kakomese dhe Nivices dhe jo shtetit.
|
MEDIU: KOMISION HETIMOR PER CESHTJEN E KAKOMESE
Kryetari i PR-se, Fatmir Mediu, kerkoi dje ngritjen e nje komisioni hetimor ne
parlament per te vertetuar paligjshmerine e vendimit te KRTRSH-se, lidhur me
ndertimin e nje fshati turistik ne Kakome. Kete deklarate kryetari i
republikaneve, Mediu, e beri dje ne sallen kuvendore, ku ishte thirrur ne
interpelance kryeministri Fatos Nano pikerisht per kete ceshtje. Pretendimet
qe ngriti kryetari i PR-se, ne kerkesen e republikaneve per te thirrur ne
interpelance Nanon, kishin te benin me faktin e politikave te gabuara qe po
ndjek qeveria per kthimin dhe kompensimin e pronave. Sa i perket zones se
Kakomese, Mediu beri te qarte se ao nuk eshte nje prone shteterore sic
pretendohet nga vendimi i marre, por ajo u mbetet nevicioteve, qe sipas tij
jane pronaret e ligjshem te kesaj zone. Per kete ai solli nje varg dokumentesh
si dhe vendimin e Gjykates se Sarandes, ku sipas te cilit neviciotet ishin
pronaret e ligjshem te kesaj toke. (Bregdeti nuk eshte ciflig i juaji, as i
kryeministrit. Kakomeja eshte prone e nevicioteve. Interesi juaj ju ka cuar te
merrni nje vendim te paligjshem. Ligji eshte bere vetem per demagogji(, u
shpreh Mediu ne fjalen e tij duke bere te qarte se Keshilli i Vendimit te
Turizmit ka marre nje vendim duke injoruar ne kete vendimin per pronat. Sipas
Mediut Komisioni i Kthimit te Pronave nuk e ka marre deri me sot ne shqyrtim
kerkesen e nevicioteve per te provuar ligjshmerine e tyre. Madje sipas tij
ligji i miratuar ne parlament pak kohe me pare per kthimin dhe kompensimin e
pronave, eshte shkelur nga vete ata qe e kane miratuar pa marre pelqimin e
opozites.
Ne pergjigje te kesaj kerkese, kryeministri Fatos Nano qe ne fillim u shpreh
se (kjo ceshtje nuk ka perse te behet elektorale, te gjithe procedurat jane
ndjekur sipas ligjeve ne fuqi(. Me pas shefi i ekzekutivit solli dhe nje here
argumentet mbi te cilat sipas tij KRTRSH-ja miratoi ndertimin e fshatit
turistik ne Kakome. Madje per kete shefi i qeverise nuk pertoi te citonte as
nje te perditshme austriake, ku sipas te ciles thuhej qe ndertimi i ketij
fshati nga firma prestigjoze (Klub Mediterrano(, eshte i pari ne llojin e tij.
Madje me nje gegnishte qe vete banoret gegnishtfoles do t'ja kishin zili, Nano
lexoi dhe tre dokumentet ku sipas te cilit eshte bazuar KRTRSH-ja ne
vertetimin e saj se Kakome eshte nje toke shteterore.
Tre sipas kryeministrit jane dokumentet qe e vertetojne kete. Dokumenti i
komisionit hetues 27 nentor 1928, ku vertetohet se kjo zone nuk eshte kullote
dhe nuk ka asnje pronar. Me pas sipas Nanos eshte dokumenti i Inspektoriatit
mbreteror, 27 gusht 1933, ku thuhet se te vertetohet se dy njerezit qe e kane
marre kete zone ku i kane paguar parate e dyshimta. Dhe i treti dokument sipas
tij verteton se 1800 metra katrore te kesaj zone jane kullota. Por per Mediun
keto argumente nuk jane te sakta, pasi sipas tij ato jane dokumente te cilat i
kane ardhur zotit Nano dhe jo ato qe ne te vertete ka ne zonen kadastrale.
Shefi i ekzekutivit sqaroi se firma franceze do te investoje ne kete zone 6
milione euro per 400 dhoma dhe keto sipas tij tregojne qarte treguesin e larte
qe po merr zhvillimi i turizmit ne vendin tone. Por ne replike, Mediu ju
drejtua Nanos (nuk rrini dot pa u kruajtur vend e pa vend(, duke i bere te
qarte shefit te ekzekutivit se republikanet nuk po bejne fushate elektorale qe
edhe pse sipas tij jane parti e vogel, mbrojne interesat e nje popullsie qe ka
te drejten legjitime. Megjithe kerkesen drejtuar Kuvendit nga Mediu per
ngritjen e nje komisioni hetimor lidhur me vendimin e KRTRSH-se, Nano se
bashku me ministrat e kabinetit te tij qe kete radhe ishin prezente ne salle u
larguan duke e lene interpelancen me Ministrin e Jashtem, Islami, te kerkuar
nga deputetet Cipa dhe Tavo.
E. Prenga
-------------------------
Kryeministri tha se inspektori i Mbretėrisė nė vitin 1932 e quante pronė shtetėrore
Nano: Kakomeja, pronė e shtetit qė nė kohėn e Zogut
A.Rama
TIRANE - Vendimi i marrė nga Kėshilli i Rregullimit
tė Territorit tė Republikės pėr ndėrtimin e fshatit turistik nė Gjirin e
Kakomesė, nuk do tė ndryshojė pavarėsisht nga konflikti i pronėsisė mbi
tokėn mes banorėve tė zonės dhe shtetit qė pretendon se ajo ėshtė pronė
publike. Kryeministri Fatos Nano, deklaroi dje nė Parlament se, e gjithė sipėrfaqja
prej 70.000 m/2 ku do tė ndėrtohet fshatit turistik, ėshtė regjistruar nė
regjistrat kadastralė shtetėrorė si tokė kullotė dhe nuk ėshtė pronė e
banorėve tė zonės qė kanė pretendime mbi tė. Gjatė interpelancės sė kėrkuar
nga grupi parlamentar republikan, Nano tha se pėrveē kėsaj, para se
KRRTRSH-ja tė shpallte vendimin pėrfundimtar pėr dhėnien e lejes kompanisė
Riviera sh.p.k. janė marrė informacione tė mjaftueshme nė Arkivėn e
Shtetit, mbi gjendjen e pronėsisė sė kėsaj zone para vitit 1944. Nė njė
fashikull me numėr 150 tė mbajtur nga inspektorja e Mbretėrisė nė vitin
1932, deklarohet se kjo tokė ėshtė pasuri e shtetit. Sipas kėtij dokumenti,
rezulton se dy shtetasit, njėri prej tė cilėve grek, tė cilėt kanė pasur
pretendime pėr pronėsinė mbi tokėn nė Gjirin e Kakomesė, u kanė dhėnė
ryshfet disa zyrtarėve tė lartė tė shtetit nė atė kohė. Ndėrsa njė
tjetėr dokument i komisionit tė hetimit nė vitin 1928 i ngarkuar nga nėnprefektura
e Delvinės, konfirmon se toka nė atė zonė ėshtė shtetėrore, - tha
Nano. Sipas tij, nuk do tė lejohet kantonizimi i Kakomesė sipas interesave tė
disa banorėve qė zgjerojnė pretendimet e tyre mbi pronėsinė, tė nxitur
edhe nga ndonjė politikan qė kėrkon tė pėrfitojė politikisht. Nano tha
se ai nuk kishte ndėrhyrė asnjėherė qė nė KRRTRSH tė merren vendime si
nė ēifligun e tij. Ai iu referua edhe materialeve tė marra nga Komiteti
Shtetėror i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, sipas tė cilave pretendimet
e pronarėve pėr pronėsi nė zonėn e Kakomesė, janė mė tė mėdha se
prona qė ata kanė pasur para vitit 1944. Kjo ka ardhur si rezultat i
vendimeve tė pabazuara ligjėrisht nė njohjen e pronėsive nga ana e
komisioneve tė Kthim- Kompensimit tė Pronave, por dhe tė konfuzionit qė ėshtė
shtuar pėr shkak tė njė numri tė caktuar vendimesh tė gjykatave nė kėtė
funksion. Rasti mė i fundit kanė qenė pėrpjekjet qė nuk kanė arritur tė
finalizohen, pėr tė ndarė nė mėnyrė tė paligjshme tokėn
tradicionalisht shtetėrore nė Gjirin e Kakomesė, - tha Nano. Mė tej ai
vėrejti se ne jemi tė vendosur tė mbrojmė edhe pronėn shtetėrore,
edhe Gjirin e Kakomesė duke e kapitalizuar atė, dhe duke mos lejuar as
realizimet e interesave spekulative, tė ushqyera prej piratėve tė rinj tė
betonit, apo dhe prej ndonjė politikani qė mbėshtet pikėrisht ato Kėshilla
Komunale qė vendosin tė mos njohin ligjin nė fuqi, apo tubimet me kohezion
negativ, qė pėrpiqen tė mbajnė peng me ēdo kusht kėtė ecuri, duke
krijuar artificialisht klimė tė nxehtė nė hapėsirėn ndėrmjet
premtimeve piramidale pėr ndarje tokash shtetėrore dhe vendosmėrisė,
e pėrsėris, tė qeverisė pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm bashkėkohor
nė pėrputhje me ligjin dhe duke ndarė interesa kombėtare, me partnerėt e
mėdhenj ndėrkombėtarė. Sipas Nanos niveli i investimeve qė do tė
kryhen nė Kakome, ishte i pari i kėtij lloji nė vendin tonė dhe se do tė
ofronte njė turizėm elitar, duke qenė nga mė tė mirėt qė ka ndėrtuar
Clube Med.
12/10/2004
------------------------
Nano-Berishės:Edhe
Zogu i kapi hajdutėt e tokave nė bregdet
Fatos Nano V ij sot perpara jush sipaskerkeses se bėrė nga grupi parlamentar i Partise Republikane, i cili kerkon qe ne emer te transparences te informoj Kuvendin ne lidhje me qendrimin e Keshillit te Ministrave persa i perket vendimit te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise te dates 23 qershor 2004 per miratim leje te fshatit turistik ne zonen e Kakomese dhe dokumentacionit, megjithese besoj se nderkohe shume gjera jane sqaruar si permes qendrimeve te mia publike, ashtu edhe nga vete niveli i transparences maksimale qe rrethon edhe vendimmarrjen tone dhe eshte bere norme e jetes sone demokratike. Gjithsesi, ne emer te llogaridhenies dhe per respekt te publikut te gjere, me lejoni te jap nje pasqyre te shkurter ne lidhje me procedurat e miratimit te Fshatit Turistik ne Kakome: Lidhur me kerkesen e shoqerise "Riviera" shpk me partner shoqerine franceze "Club Mediterane" per kryerjen e "veprimtarise se stimuluar" per ndertimin e nje kompleksi turistik pushimi ne zonen e Gjirit te Kakomese, ju bej me dije se kronologjia e miratimit te ketij projekti paraqitet: - Me V.K.M. 517 date 03.07.2003 eshte miratuar "Strategjia e Zhvillimit te Turizmit" deri ne vitin 2012. Ne aneksin "1" te kesaj strategjie, si dhe ne programin e veprimit per zbatimin e strategjise, nder zonat e identifikuara paraqitet edhe zona e Kakomese, e klasifikuar si "zone pilot" per zhvillimin e strukturave turistike me kapacitete te pershtatshme per zhvillimin e turizmit ne plan afatmesem. - Me vendim te KKRRTRSH Dt. 4 date 01.08.2003, miratohet detyra e projektimit dhe studimi urbanistik pjesor i zones pilot per zhvillimin e turizmit Lukove-Kakome. - Me Vendim te Keshillit te Zhvillimit te Turizmit nr. 12 date 02.03.2004, miratohet dhenia e titullit "person i stimuluar" subjektit "Riviera" me tour operator subjektin "Club Mediterane", per perfitimin e titullit "person i stimuluar" ne ushtrimin e veprimtarise se stimuluar per ndertimin e fshatit turistik ne Kakome; - Me Vendim te KRRT Qarku Vlore nr. 1 date 26.04.2004, miratohet studimi urbanistik per lejen e ndertimit te fshatit turistik ne Kakome, me investitor "Riviera" dhe "Club Mediterrane". - Me Vendim te; KRRTRSH nr. 2 date 23.06.2004, miratohet leja e ndertimit per fshatin turistik ne Kakome me investitor subjektin "Riviera" me tour operator "Club Mediterane". Argumentat qė solli z. Mediu janė trajtuar nė tė gjitha instancat e shqyrtimit pėr vendimarrje tė kėtij projekti, pandaj edhe nga KRRTRSH janė pasur me precedencė nė vėmendje cėshtjet e hetimit tė plotė ligjor dhe administrativ, tė problematikės sė pronėsisė mbi tokėn nė kėtė zonė, jo vetėm pėr shkak tė sensibiliteteve tė krijuara dhe te nxitura artificialisht ne disa raste, apo tė shfaqura nė media dhe nė publik, por sepse nga ana tjeter KRRTRSH dhe qeveria qė unė drejtoj, veprojnė me seriozitet, nė zbatim tė ligjeve qė zbaton ky Kuvend dhe jo tė projektligjeve qė nuk kalojnė dot nė Kuvend. U investuam pėr tė garantuar Club Mediterane, me partner legal dhe tė verifikuar si tė rregullt nga pikpamja ligjore, qe tė mos sillet nė orbite tėrė jetėn, deri sa tė marrė pushtetin ndonjė parti e vogėl, por tė zbresė nė territoret e RSH-sė, nė pėrputhje me ligjin dhe duke bashkėpunuar me tė gjithė faktorėt shtetėrorė dhe jo shtetėrorė, pronarė publik ose privat qė legjislacioni dhe Kushtetuta e RSH-sė legjitimojnė si tė tillė. Per kėtė arsye, KRRTRSH mori vendimin pėr ti dhėnė mbėshtetje, garanci realizimi dhe jetėgjatėsi kėtij vendimi tė njė parneri tė rėndėsisė globale si Club Mediterrane. Nė asnjė nga diskutimet apo votimet nė tė cilat kam marrė pjesė me detyrėn e Kryetarit tė KRRTRSH apo tė Kryeministrit; nė asnjė nga marrėdhėniet e mia me titullarė tė tjerė tė ekzekutivit, qė drejtojnė trupa ligjore, qė marrin vendime pėr turizmin, pėrfshi edhe Ministrine e Turizmit; nė asnjė nga marrėdhėniet e mia ligjore me drejtues tė pushtetit vendor, tė cilėt i fton ligji nė bashkėpunim pėr vendimarrje, qė ndėrhyjnė apo rregullojnė territorin e Shqipėrisė dhe pėr zhvillim turistik, nuk kam patur ndonjė pronė personale dhe nuk i kam ndarė pronė askujt tjetėr pėrvec pronės qė sipas ligjit, institucionet administrative dhe ekzekutive, nė bashkėpunim me ato tė legjitimimit tė pronėsisė sė tokės pas 12 vjet reforme, kanė autoritet pėr tė ceduar nė funksion tė zhvillimit me partnerė legjitim vendas ose tė huaj. Pra, po ekskludoj qė nė kėtė fillim debati, pėrshtypjen e z. Mediu se kam vepruar si me ēifligun tim apo tė dikujt tjetėr. E dyta, nuk mė rezulton nė asnjė vendimarrje (do tė jap edhe dokumenta mė poshtė) se na ėshtė cėnuar prona e tjetėrkujt nė tė gjithė procedurėn dhe dokumentacionin e pėrdorur nga shumė burime pėr vendimarrjen e KRRTRSH-sė, qė tė binte ndesh me dhėnien e koncensionit nė fjalė. Pra, nuk ka pronarė pa tė drejtė, as publik dhe as privat, tė implikuar nė projektin e Kakomesė dhe pėr kėtė shkak opsioni qė unė paraqes sot para jush nuk ėshtė elektoral, pra nuk i drejtohet as ndonjė elektorati qė synohet tė fitohet pa tė drejtė. Mė tė fund, megjithėse jam deputet i zonės ekskluzive tė Ali Pashė Tepelenės, pavarėsisht nga vilajeti qė ai ka pas drejtuar, nuk e kam pėrdorur as kėtė mandat kundėr apo nė kundėrshtim me interesat e banorėve tė Nivicės apo tė ndonjė fshati tjetėr. Z. Mediu unė i vlerėsoj pikepamjet tuaja dhe ju falėnderoj pėr vlerėsimet qė keni pėr pikepamjet e mia dhe nė pikepamjet e mia pasuri nuk ėshtė vetėm ajo qė tė jep zoti, por edhe ajo qė vihet mbi bazėn e ligjit. Me tė gjitha kėto dokumenta, vendimmarrja e filluar ne mbledhjen e KRRTRSH-se se permendur me siper me dt.23.06.2004, u pezullua pėr njė kohė relativisht tė mjaftueshme nga ana jonė, e KRRTRSH-sė dhe e Kryeministrit, derisa nepermjet nje raporti te pergatitur bashkarisht nga Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Ministria e Drejtesise, Ministria e Bujqesise dhe Komiteti Shteteror i Kthimit te Pronave, u sqarua perfundimisht situata e pronave ne ate zone dhe u dhane garancite qė kėrkon ligji rreth statusit te tyre si prone shteterore. Besoj se eshte e tepert te them kėtu se kjo analizė serioze dhe ligjore perfshiu deri edhe Arkivin Qendror te Shtetit, ku ne nje shkrese te vitit 1932 rezulton se Kryeinspektorja e Oborrit Mbreteror shprehet se (si mbas regjistrimit kadasterjal tatjeshem, asht pasuni e Shtetit" (AQSH, Fashikulli 150, viti 1932, fq 1). Informacioni me i fresket vjen nga statistikat e Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, i cili thekson se pretendimet per pronesi nė pėrgjithėsi, por edhe pėr zonėn e Kakomesė, apo pėr bregdetin gjithashtu, janė mė tė mėdha se sa ka qene pronesia perpara ēlirimit (sipas te dhenave te vitit 1938) dhe kjo ka ardhur si rezultat i vendimeve te pabazuara ligjerisht ne njohjen e pronesive nga ana e Komisioneve te Kthim- Kompensimit te Pronave, por dhe te konfuzionit qe ėshtė shtuar pėr shkak tė njė numri tė caktuar vendimesh te gjykatave nė kėtė funksion. Rasti me i fundit kane qene perpjekjet qė nuk kanė arritur tė finalizohen, per te ndare ne menyre te paligjeshme token tradicionalisht shteterore ne Gjirin e Kakomese. Me lejoni me kete rast tju bej me dije se deri ne kete moment, edhe si pasoje e implementimit te ligjit 7501 eshte realizuar nje proces i kthimit te tokave bujqesore ish-pronareve ne masen prej 75 %. Duke u bazuar ne rregjistrat e vitit 1938 mbeten ende per tiu kthyer ish-pronareve edhe rreth 50 mije ha toke, nderkohe qe pretendimet e tyre ne dosjet e Komisionit te Kthimit te Pronave jane me shume se 110 mije ha. Rezulton se keto lloj pretendimesh per zonen bregdetare jane disa here me te larta. Kjo ēėshtje, nga KRRTRSH dhe qeveria ėshtė trajtuar nė pėrputhje me prioritetet dhe projektet e zhvillimit tė stimuluar tė turizmit nė bregdetin shqiptar. Referuar gjendjes aktuale te turizmit, struktura e hotelerise ekzistuese ne Shqiperi (sidomos ne zonen bregdetare) kryesisht i korrespondon nje kapaciteti mesatar deri ne 20 dhoma. Keto struktura llogjikisht eshte e pamundur qe te terheqin grupe te medha turistesh te organizuar ne paketa turistike nga operatoret perendimore. Kjo behet e pamundur po te kemi parasysh se pothuajse asnje prej ketyre hoteleve dhe komplekseve te sherbimit nuk eshte bere ende pjese e rrjeteve turistike nderkombetare. Shume pak prej tyre kane deri ne keto momente marredhenie pune me Tour Operatore seriozė qe sigurojne fluksin e domosdoshem per mbrojtėsi apo mbarėvajtje te integruar te ketij sektori. Kjo ka ndodhur kryesisht per faktin se ky sektor i rendesishem i ekonomise dhe jetes shqiptare eshte teper i ri dhe eksperiencat ose jane te pakta, ose nuk ekzistojne ende nė nivelet e standarteve tė konkurimit nė kėtė treg. Nisur nga ky realitet dhe ne zbatim te programit tone qeverises, nje nga drejtimet e parashtruara ne Strategjine e zhvillimit te turizmit eshte edhe rritja e potencialit te sektorit te turizmit nepermjet parashikimit te shesheve te rendesishem per ndertimin e strukturave akomoduese me te medha, duke terhequr ne te njejten kohe investime te konsiderueshme, operatore te rendesishem qe mund te realizojne kete lidhje qe eshte jetike per te ardhmen e sektorit qė i shėrben edhe gjithė vendit edhe pronarėve legjitim tė territorit tė Shqipėrisė, natyrisht vetėm indirekt i shėrben reputacionit tė qeverisė. Nuk e quaj te tepert te them se fokusi i perpjekjeve te pėrsėritura dhe aktuale tė institucioneve tė ekzekutivit qė rregullojnė zhvillimin e turizmit, tė territorit, ka qenė sė pari nė permiresimin e produktit turistik, te lokalizuar ne rajonet me potencial me te madh per zhvillim duke parashikuar edhe "Projekte pilot" ("Flagships") te cilat zhvillohen kryesisht ne bregdetin Jon si dhe ne zonat liqenore. Me pas, konceptet dhe eksperienca e kėtyre projekteve pilotė dhe tė realizuesve tė tyre do te vleresohen dhe do te implementohen edhe ne zonat e tjera, duke mbushur hap pas hapi hartėn e zhvillimit tė turizmit nė Shqipėri dhe duke pėrmbushur hap pas hapi edhe interesat e aktorėve dhe pronarėve legjitimė apo grupeve tė interesit. Pikerisht nje nga projektet e para pilot eshte edhe projekti i subjektit "Riviera" me tour operator shoqerine franceze, nje nga liderėt boterore ne fushen e turizmit "Club mediterrane". Ne thelb projekti i paraqitur synon zhvillimin e nje strukture te kompletuar turistike, duke kenaqur interesat e grupeve te turisteve te nivelit elitar nderkombetar. Informacioni qė ka rezultuar nga pjesėmarrja e pėrfaqėsuesve tė Club Mediterrane nė mbledhjet e KRRTRSH-sė, (edhe kjo ėshtė pjesė e transparencės sė qeverisė me publikun) ėshtė i rendit tė 10 mijė turistėve nė vit, nė kėtė fshat, nė tė cilin realizuesit do tė synojnė ta bėjnė njė nga mė tė mirėt nė tregun turistik global. Ne zonen qe parashikohet te ndertohet fshati turistik i Kakomese, nuk eshte realizuar ndonje investim, i cili te permbushe kerkesat e tour operatoreve nderkombetare per perfshirjen edhe te Shqiperise ne paketat e tyre turistike. Produkti qe do te ofrohet eshte sherbimi turistik me te gjitha kapacitetet dhe lehtėsitė e nje konforti elitar, ku nder veprimtarite kryesore te ketij produkti jane pushimi i klienteles elitare, ofrimi i mundesive rekreative me ambientet perkatese, etj. Ne kete klientele potenciale perfshihen te gjithe ata kliente qe do te terhiqen mbi bazen e nje menaxhimi te kompleksit turistik nga shoqeria "Club Mediteranee", operator i cili i siguron klienteve te gjitha sherbimet dhe ku perfshihen transporti, akomodimi, ushqimi, rekreacioni, zbavitja, sportet, etj. Lidhja e ketij investimi te nje shoqerie shqiptare si ajo "Riviera", me nje tour operator si "Club Mediteranee", do te siguroje per here te pare ne Shqiperi ndertimin e nje fshati turistik te mirefillte, destinacioni i te cilit nuk do te jete ashtu si deri dje, shitja e vilave ēka eshte, pervec te tjerave, ne kundershtim me ligjin, por sigurimi i nje klientele turistike te qendrueshme dhe te perhershme. Pra nuk do te kemi me shtepi private, apo te blera ne menyre te paligjshme, te futura ne nje gardh, por pėrkundrazi, synohet krijimi i njė qendre te vertete pushimi, nje qender pushimi dhe argetimi, nje njesi jete shoqerore me te gjithe aksesoret e nevojshem te standarteve europiane dhe boterore qė tėrheqin turistė elitarė. Projekti i fshatit turistik ne zonen e Gjirit te Kakomese do te zhvillohet ne nje siperfaqe prej 32 ha dhe do te perfshije-400 dhoma me nje konfort te nivelit elitar. Vlera e investimit parashikohet te jete rreth 6 milion Euro, duke sjelle rritjen e nivelit te punesimit ne zone, rritjen e nivelit te perdorimit te produkteve vendase, pra zgjerimin e tregut lokal, pėr shkak tė operimit tė strukurave tė tilla turistike qė kanė konsume cilėsore dhe masive dhe njėkohėsisht do tė sjellė edhe permiresimin e infrastruktures ekzistuese ne zonen e bregdetit e keshtu me radhe. Nese flasim per integrim, nese flasim per prosperitet te vendit nė treguesit e rritjes dhe zhvillimit tė qėndrueshėm, besoj se kuptojmė njėlloj se kjo gjė realizohet vetem ne kete menyre; pra duke rritur standartet e institucioneve tona demokratike nė vendimarje transparente pėr opinionin publik, por duke perballuar bashkėrisht dhe me guxim mentalitetet e mbylljes dhe te primitivizmit, duke pershendetur realisht dhe jo me sllogane qė nuk kanė kuptim pėr investitorėt e mėdhenj, nuk kanė asnjė kuptim as pėrballė ligjit, duke pėrshėndetur bashkerisht ardhjen, lehtėsimin, garantimin e operacionalitetit tė kompanive dhe te investitoreve serioze dhe me reputacion nderkombetar, sic eshte edhe Club Med. Ndryshe Shqiperia mbetet Shqiperi e kioskave, e plazheve te piste dhe e gropave septike qe qelbin ambientin, e mbylljes te cilen ne e kemi lene nje here e pergjithmone pas. Tė paktėn ne pėr kėtė jemi votuar, pėr kete punojme dhe per kete jemi gati te marrim te gjitha kostot ne sy te publikut te gjere. Dhe kosto nuk do tė thotė shpronėsim i dikujt apo pronėsim i paligjshėm i qeveritarėve. Me kete rast me lejoni tju sjell ne kujtese nje shkrim te gazetes prestigjoze austriake "Die presse" me titull "Do te investohet ne turizmin Shqiptar" dhe me nentitull: "Club Med nderton tani nje projekt shume te madh turistik ne Shqiperi - i pari ne llojin e tij", te cilen e pashe te botuar edhe ne shtypin shqiptar: (Nuk besoj se do bėjmė ndonjė aluzion apo ndonjė lidhje korruptive mes nje gazete prestigjoze austriake dhe multinacionales me origjine franceze Club Med). Artikulli thotė nė mėnyrė tė cituar se "Shqiperia deri tani nuk ka pasur investitore te medhenj dhe nderkombetare ne fushen e turizmit... Potenciali turistik ne shtetin e vogel te Adriatikut eshte madheshtor... Mario Holzer, ekspert ne Institutin e Vjenes ne fushen e ekonomise nderkombetare tregon se krahasuar me vitet e mepareshme kur Shqiperia radhitej si vendi me i varfer ne Ballkan, gjate vitit 2004 rritja ekonomike eshte 6%, qe eshte edhe rritja me e madhe ne rajon... Prognozat per vitin tjeter jane qe rritja te jete po 6 %... Ardhja e te huajve me gjithe veshtiresite qe ka, llogaritet te zere nje peshe te rendesishme ne ekonomine shqiptare..." Nuk po vazhdoj me tutje me leximin e artikullit per te mos iu kthyer dilemes qe pata ne fillim, te pergjigjem vete, apo thjesht te lexoj kete shkrim serioz, por do te deshiroja te theksoja edhe nje here se ne jemi te vendosur te mbrojme edhe pronen shteterore, edhe Gjirin e Kakomese duke e kapitalizuar ate, dhe duke mos lejuar as realizimet e interesave spekulative, te ushqyera prej pirateve te rinj te betonit, apo dhe prej ndonje politikani - qe mbeshtet pikerisht ato Keshilla Komunale qe vendosin te mos njohin Ligjin ne fuqi, apo tubimet me kohezion negativ, qe perpiqen te mbajne peng me ēdo kusht kete ecuri, duke krijuar artificialisht «klime te nxehte» ne hapesiren ndermjet premtimeve piramidale per "ndarje" tokash shteterore dhe vendosmėrisė, e pėrsėris, tė qeverisė pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm bashkėkohor nė pėrputhje me ligjin dhe duke ndarė interesa kombėtare, me partnerėt e mėdhenj ndėrkombėtarė. Nuk eshte koincidence qe qofte ne projektin e Tiranes, apo te zhvillimit te Kakomese jane afruar projektues dhe zhvillues te huaj nga me te rendesishmit ne tregjet globale dhe vecanerisht ne prioritete per te cilat Shqiperia ka potenciale ka aftesi konkuruese dhe po integrohet realisht. Kjo eshte rrjedhoje e kredibilitetit te vendit dhe e karakterit terheqes qe kane potencialet e vendit, por edhe e besueshmėrisė tė kapaciteteve tona per projekte per zhvillim, per sipermarrje edhe per konkurrim, duke sjelle ne mjedisin e rajonit apo te Mesdheut asete dhe zhvillime, qe do te vazhdojnė tė kenė njė kenė njė rol prioritar pėr integrimin e vendit nė flukse turistike apo te levizjeve te lira globale. Duket se ne duhet te mesohemi dhe te konsolidojme eksperiencen e bashkepunimit me investitoret e medhenj te huaj, ashtu si kemi mesuar te punojme dhe te ndertojme programe dhe projekte zhvillimi me mjaft faktore nderkombetare qe asistojne vendin ne zhvillim dhe ne integrim. Ky eshte edhe nje nga parametrat e stabilitetit te Shqiperise, por edhe vazhdimesise se ushtrimit tė pergjegjesive qeverisese ne procesin e integrimit. Ne do te vazhdojme te nxisim gjithnje e me shume nisma ku integrohen faktoret projektues, investues, menaxheriale, vendas dhe nderkombetare, duke shtuar aftesite e absorbimit dhe potencialet e zhvillimit apo ritmet gjithnje e me te konsoliduara te rritjes gjithnje e me te qendrueshme te ekonomise dhe te resurseve qe ka vendi. Ky nuk eshte kurre konflikt i importuar ndaj interesave te komuniteteve apo te pronareve vendas. Kjo eshte e vetmja rruge per integrimin e Shqiperise ne realitetin bashkekohor, ku nuk ka rol vetem qeveria, por ku qeveria garanton, mbi bazen e legjislacionit qe i perafrohet atij te BE ēdo dite e me shume, nje zhvillim te shpejte e tė qėndrueshėm. Zhvillimi i sotem me nje numer nga projektet qe ka rendi i dites jane te lidhura me konkurset e medha qe nisen nga qendra e Tiranes, Aeroporti i Rinasit, etj. dhe tani po vazhdojne me konkursin e studimit te zhvillimit tė bregdetit te jugut, shpallja zyrtare e te cilit tashme eshte bere dhe ku perfshihen gjithashtu si partner tė kėtij zhvillimi dhe tė institucioneve vendimarrėse tė ekzekutivit, njė pjese e madhe e niveleve te dyta qeverisese te bashkive dhe komunave te bregdetit. Ne do te vazhdojme te mbeshtesim rritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative te njesive te qeverisjes vendore, te cilat po tregohen gjithnje e me te afta per te thithur autoritete, kompetenca, apo prona ne procesin e decentralizimit dhe natyrisht do tju mbeshtesim dhe per te kapercyer boshlleqet apo pikat e ngushta, si dhe per te luftuar sebashku papergjegjshmerine, apo korrupsionin e abuzimin me kompetencat e reja qe zbresin para jush per te pergatitur sebashku nje klase transparente dhe qė ka respekt pėr ligjin e administratoreve publikė edhe nė qendėr edhe sa mė pranė komuniteteve, duke u bere perēues te mentaliteteve te reja, te teknikave te reja dhe te nje administrimi publik transparent. Ka edhe nje problem tjeter qe desha te ndaj me ju sot dhe qė ėshtė nė frymėn e polemikės qė sjell kėrkesa e grupit tė PR-sė pėr kėtė interpelancė. Miratuam ne Kuvend pas nje viti te gjate diskutimi dhe debati, me te gjithe grupet e interesit, ligjin e ri per pronat. Unė nuk besoj se ka mbetur ndonjė mendje e mbyllur qė do te shikonte te zhvillohet ky proces ne copeza toke si shami hundesh te shperndara anekend atdheut, apo ne mes nje mozaiku interesash konfliktuale, te cilat e bejne te paimagjinueshem dhe ndofta te pamundshem integrimin jo vetem midis tyre, por edhe me realitetin global. Per ta shmangur nje situate te tille kaotike, si dhe te gjithe ata qe ne menyre spekullative abuzojne me interesat e pronareve legjitime, dy jane prirjet kryesore qe ne duam te mbeshtesim dhe te konsolidojme edhe ne kete proces. E para, eshte paraprirja me me shume studime dhe plane bashkekohore, qe perputhen me vizionin e zhvillimit strategjik dhe te integrimit europian te vendit dhe e dyta disiplinimi, orientimi, stimulimi dhe mbeshtetja e te gjitha interesave te komuniteteve dhe te pronareve private te ligjshem, ne keto projekte per zhvillim, ne trajta bashkekohore, sepse te gjitha kerkojne pashmangshmėrisht gjitheperfshirje kapitalesh, pronash, pronaresh, intelektesh dhe kapacitetesh per zhvillim. I gjithe ky proces duhet te ēohet perpara me kurajon e integrimit. Ne jemi ketu per te marre pergjegjesite ligjore dhe per te ndare me te gjithe shtetasit dhe grupet e interesit hapesira per zhvillim dhe projektet e integrimit qe i duhen ketij vendi dhe jo Kryeministrit. Une dhe qeveria qe drejtoj, per sa kohe do te vazhdojmė tė jemi tė bindur se rruga jone drejt zhvillimit eshte rezultantja e miratimeve dhe vendimmarrjeve te medha apo te vogla, qe ndajme me komunitetet dhe pėrfaqėsuesit e tyre, per sa kohe do te ndiejme shtysen e te gjithe shqiptareve vullnetmire, do te vazhdojme ta ēojme perpara kete proces pa kthim te modemizimit te vendit, tė integrimit tė tij ne BE dhe ne ekonomitė globale, me te gjithe komponentet dhe ekuilibrat e nevojshem kombetare dhe nderkombetare, ekonomike, sociale, ligjore dhe ato qe nxisin punesimin, mireqenien dhe levizjet e lira. Pergatiti faqet: S.Vuciterna |