12 Shkurt 2004  KOHA JONE http://www.kohajone.com/

DEKLARATA E PARTIVE PARLAMENTARE OPOZITARE

Ne perfaqesuesit e partive parlamentare opozitare, Partise Demokratike,
Partise se Legalitetit, Partise Republikane, Partise se Ballit Kombetar,
Partise Bashkimi Liberal Demokrat, Partise Demokratike e Rinovuar, Partise
se Ballit Kombetar Demokrat, Partise Demokrate te Re, Partise Demokristiane,
Forumit Studentor te Shqiperise, pasi analizuam krizen politike, ekonomike
dhe sociale qe po kalon Shqiperia deklarojme sa vijon:

"Nano Ik", eshte levizja qytetare paqesore qe synon zevendesimin e regjimit
kleptokratik te Fatos Nanos me shtetin ligjor, varferise, mjerimit, me
prosperitetin, begatine, monopolet private te qeveritareve me konkurencen e
lire, synon kthimin e votes se lire ne Shqiperi, shpreses dhe besimit te
shqiptareve ne vendin dhe te ardhmen e tyre, synon integrimin e vendit ne
strukturat Euro-Atlantike.

Partite tona vendosen shnderrimin e levizjes qytetare paqesore "Nano Ik" ne
nje veprimatari te shumeanshme te protestes qytetare masive kombetare, te
intesifikimit te veprimtarive parlamentare, bashkepunimin nderkombetar, ne
te gjitha fushat e reformave te nevojshme per procesin e integrimit,
dialogut intesiv qytetar.

Partite tona jane te vetedijshme se opozitarizmi ne Shqiperi ndaj regjimit
kleptokratik te Fatos Nanos kapercen spektrin e perfaqesuar nga partitetona.
Ndaj, vendosen qe ne kuadrin e levizjes "Nano Ik", te ftojne te gjithe
faktoret perfaqesues te botes opozitare shqiptare. Ne kete kuader, me dt.
16, ora 12:00, do te zhvillohet nje tryeze e zgjeruar me pjesemarres te
perfaqesuesve te spektrit opozitar.

Partite tona, duke falenderuar qytetaret per pjesemarrjen e tyre masive ne
protesten madheshtore te 7 Shkurtit te vitit 2004, vendosen qe dita e
shtune, dt. 21 Shkurt ora 12:00, te jete dita e protestes kombetare qytetare
paqesore "Nano Ik".

Partite tona rane dakort qe per koordinimin e kesaj levizjeje te ngrene nje
komision koordinues me nga nje perfaqesues te tyre.

-------------------------------------------------------------
PDR KUNDERSHTON NENIN E PRONAVE

Partia Demokrate e Reformuar deklaroi se neni i miratuar nga mazhoranca per
kompesimin e ish-pronareve eshte nje tallje. "Me nenin qe imponoi Partia
Socialiste dhe Maxhoranca e majte ne Komisionin e Bujqesise ku percaktoi si
vlere te kompesimit te prones ate te vitit 1946, deshmoi se nuk ka vullnet
per te arritur zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se pronave" deklaroi dje

kryetari i reformatireve Genc Pollo. Nder te tjera ai shtoi se te paguash
100 m2 truall me vleren 100 mije leke te vjetra eshte nje tallje me
ish-pronaret. Sipas tij, kjo formule duhet te kete voten kunder te cdo
partie serioze. Nderkaq, kreu i reformatoreve paraqiti edhe alternativen e
partise se tij lidhur me kete problem. Pollo paraqiti lidhur me kete
prioritetin e Partise Demokrate te Reformuar, ate te kthimit fizik te
pronave, kjo qe mund te realizohet edhe duke amenduar ligjin 7501. Ndersa
prioritet i dyte mbetet kompesimi ne tokat e lira dhe te zaptuara. Prioritet
i trete per zghjidhjen e ceshtjes se pronave nga reformatoret mbetet
kompesimi financiar (kur eshte i domosdoshem) te jete ne vleren aktuale te
tregut, por i shtrire ne kohe. Pra ne kete rast ish-pronaret e dine se sa do
te marrin, por mbetet per tu percaktuar se ne cilat afate kohore do ta
marrin" perfundoi Pollo fjalen e tij.

e.n
-------------------------------------------------------


http://www.balkanweb.com/
Zonat turistike, jashtė kompesimit PD kompesim, PS: Shteti administrator

Lajmi i ores 9:50 AM

TIRANE (12 Shkurt) - Tokat qė pėrfshihen nė zonat turistike nuk do tė
pėrdoren pėr tė kompensimin e pronarėve tė ligjshėm. Ky ėshtė vendimi i
miratuar dje nga komisioni parlamentar i bujqėsisė me shumicėn e
mazhora-ncės, pas shumė diskutimeve dhe debateve. Kryetari i kėtij komisioni
Jemin Gjana paraqiti nė komision njė amendament ku parashikohej qė kjo tokė
e zonave turistike tė pėrfshihet nė tokat qė tė pėrdoren pėr kompensim tė
pronarėve tė ligjshėm kur ato janė shtetėrore dhe do tė kthehen kur janė
prona private. "Nė rast se ne e pėrdorim kėtė sasi toke e cila nuk ėshtė e
pakėt, atėherė do tė kemi njė lehtėsim tė madh pėr kompensimin nė mėnyrė
monetare", tha Gjana. Por ky propozim u hodh poshtė nga nėnkryetari i kėtij
komisioni Zydi Pepa pėrfaqėsuesi i PS-sė. Sipas tij kjo tokė duhet tė mbetet
shtetėrore sepse shteti ėshtė mė efikas nė pėrdorimin e saj. "Kjo tokė duhet
tė mbetet shtetėrore pasi shteti e ėshtė mė i aftė se sa privatėt pėr ta
menaxhuar atė, si dhe ėshtė mė efikas nė nėnshkrimin e kontratave tė
ndryshme pėr shfrytėzimin e kėtyre tokave", tha Pepa. Miratimi i kėtij ligji
solli edhe debate tė tjera politike. Sipas anėtarit Bamir Topi pėr opozitėn
ėshtė e pamundur qė tė kėrkojė ndryshime apo rregullime tė kėtij
projektligji kur vendimet merren me njė shumicė politike dhe aspak
profesionale. Po kėshtu u hodh poshtė edhe amendimi tjetėr i paraqitur nga
Gjana pėr ndėrtimet pa leje. Ai kėrkoi qė ndėrtesat tė cilat ende nuk kanė
legalizuar tė konsiderohen toka tė lira dhe tė pėrdoren pėr kompensimin e
pronarėve tė ligjshėm. Por me shumicė votash ky amendament u hodh poshtė.
Kėshtu pritet qė pas legalizimeve tė ndėrtesave tė paligjė-shme pronarėt e
ndėrtesave tė paguajnė qė pronarėt pėr truallin e zėnė. Po kėshtu nuk
ndryshoi as neni 10 i kėtij projektligji, i cili parashikon se nė rastet kur
toka e shpronėsuar pėr interes publik nuk ėshtė vėnė nė pėrdorim dhe pronari
i ligjshmė ka marrė kompensimin, toka ti kthehet pronarit dhe pronari ti
kthejė shtetit shpėrblimin e marrė. bm/bm (GazetaShqiptare/BalkanWeb)