12 Korrik 2004 http://www.kohajone.com/

DEKRETI I MOISIUT PER PRONAT FUTET NE KUVEND


Dekreti i Presidentit te Republikes Alfred Moisiu mbi kthimin e ligjit te
miratuar nga Kuvendi "Per kthimin dhe kompensimin e pronave" do te
diskutohet gjate kesaj periudhe te fundit te legjislatures se Kuvendit ne
komisionet parlamentare. Nderkaq, nese me ane te nje prononcimi zyrtar,
selia blu perkrahu vendimin e Presidentit per kthimin e ligjit mbi pronat,
nuk pritet te ndodhe e njejta gje edhe me partite e tjera politike te
perfaqesuara ne Kuvend. Njera nga partite kryesore qe pritet te reagoje
lidhur me nje fakt te tille eshte Partia Socialiste e cila ka shprehur qe ne
fillim besimin ne variantin e qeverise per kthimin dhe kompensimin e
pronave. Por edhe partite e tjera te koalicionit qeverises nuk kane sesi te
jene dakord me kete dekret te kreut te shtetit perderisa i dhane ketij
projektligji votat e tyre pro per ta miratuar. Prandaj per kete arsye pritet
qe te kete nje reagim te madh gjate debateve per kete dekret gjate
mbledhjeve te komisioneve parlamentare lidhur me diskutimin e dekretit te
Presidentit Alfred Moisiu per miratimin e ketij projektligji mjaft te
rendesishem per vendin dhe per procesin e integrimit te tij drejt
strukturave euroatlantike.

Moisiu i tha "Jo" Kuvendit per Pronat

Ligji per kthimin dhe kompensimin e prones eshte kthyer para 10 ditesh edhe
nje here per rishqyrtim ne Kuvend nga ana e kreut te shtetit Alfred Moisiu.
Pas gati nje muaj debati ne te gjitha rrethet politike, Moisiu i ka thene
"jo" ketij ligji, duke dhene nje varg argumentesh per mosdekretimin nga ana
e tij. Njoftimi zyrtar presidencial ka ofruar lidhur me kete fakt, nje
arsyetim te gjate drejtuar ligjvenesve shqiptare. "Pasi e shqyrtova me
vemendje, mendoj se ligji i ardhur per dekretim ka nevoje te rishikohet ne
disa aspekte, me qellim qe te jete sa me mire i zbatueshem dhe te evitoje
mosmarreveshje apo konflikte te panevojshme per shkak te mosrregullimeve te
plota dhe interpretimeve te ndryshme qe mund t'u jepen atyre". Keshtu eshte
shprehur Moisiu ne argumentimin e mosfirmosjes se dekretit duke u ndalur dhe
ne pikat kryesore te kundershtimeve te tij. Duke e pare kete ligj si
themeltar ne vendosjen e rregullave te rendesishme ne shoqerine shqiptare,
pas miratimit te Kushtetutes, Moisiu kerkon nga ligjvenesit shqiptare te
marrin dhe nje here ne konsiderate, per te gjetur konsensusin me te madh te
mundshem te forcave politike parlamentare.

Pas ridebatimit, ligji mund te miratohet

Behet e ditur se sipas rregullave parlamentare, ligji "Per kthimin dhe
kompensimin e pronave" mund te miratohet ne Kuvend me votat e mazhorances
pas zhvillimit te debatit te dyte. Kjo do te thote se vetem nje here e ka te
drejten institucioni i kreut te shtetit te paraqese kerkesen e tij per
kthimin mbrapsht dhe rishqyrtimin e ketij projektligji ne Kuvend. Me pas, i
takon ketij te fundit qe te zhvilloje nje debat te ri mbi kete Ceshtje neper
komisione parlamentare dhe ta Coje seish ne Kuvend per ta votuar per here te
dyte. Kete radhe, votimi mund te kaloje kete ligj qofte edhe me votat e
mazhorances dhe ne kete menyre te konsiderohet si i miratuar. Pas kesaj,
megjithese ligji mund te kete serish diskutime, nuk ka me te drejte askush
qe ta dekretoje per rishqyrtim. Ai konsiderohet si i miratuar.

Ja rezervat kryesore qe paraqiti Moisiu:

"Konstatoj se ligji i miratuar nuk reflekton plotesisht piken e pare te
marreveshjes se partive politike te 18 dhjetorit 2002, si dhe konstatoj
angazhime politike ne nje perqindje jo te vogel, te cilat jane kunder
zgjidhjeve ne aspekte te veCanta te ligjit" eshte shprehur presidenti lidhur
me kete fakt. Duke u ndalur tek hartuesit e ligjit, te inicuar nga OSBE dhe
hartuar me ndihmen e saj per kreun e shtetit varianti perfundimtar nuk
respekton parime dhe elemente thelbesore te marreveshjes se arritur me
ndermjetesimin e saj. Nenet qe konteston Moisiu ne ligjin e pronave jane: 1.
Ne nenin 16, pika 1/a dhe 3, eshte percaktuar se Komiteti Shteteror per
Kthimin dhe Kompensimin e Prones ka te drejte te shfuqizoje vendime te
komisioneve vendore. 2. Nje rregullim me implikime te panevojshme mendoj se
eshte dhe e drejta e Komitetit Shteteror, neni 16, pika 2, qe te verifikoje
vendimet e komisioneve qe kane zbatuar Ligjin nr. 7698, dt.15.04.1993 "Per
kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve" dhe Ligjin nr. 7501, date
19.07.1991 "Per token" dhe t'i shfuqizoje ato ose te kerkoje shfuqizimin e
tyre ne rruge gjyqesore. 3. Neni 15, krijon Komitetin Shteteror per Kthimin
dhe Kompensimin e Prones.
------------------------------------
© 2003 Gazeta Panorama

Faqe 14 - Politikė
12Korrik 2004

konflikti


Skandali i Krans-Montanės, kthimi i ligjit tė pronave dhe sė fundmi edhe
shtesat e reja nė buxhetin e shtetit, lėnė pak shanse pėr njė situatė tė
qetė mes institucionit tė Presidencės dhe Kryeministrisė

Mosdekretimi nga kreu i shtetit i vendimeve tė mazhorancės ka rikthyer
"luftėn e ftohtė"

Nano - Moisiu, pėrplasje "me ligj"

Gjashtė draftet e mosmarrėveshjes president - mazhorancė


Elisabeta Ilnica

Rikthimi i disa ligjeve nga Presidenca ka ndezur ashpėr betejėn Nano -
Moisiu. Edhe pse kreu i shtetit ka shpjeguar arsyet e mosdekretimeve,
mazhoranca nuk i zė besė pėr shkak se kėto refuzime kanė pėrkuar me
kontestimet e opozitės.

Duke i veshur me nuanca politike vendimet e presidentit, tė majtėt kanė
nisur njė serial sulmesh ndaj tij. Tashmė, janė tri ēėshtje kryesore qė
vėshtirė tė rifusin nė skenėn politike paqen Nano - Moisiu. Skandali i
Krans-Montanės, kthimi i ligjit tė pronave dhe sė fundmi edhe shtesat e reja
nė buxhetin e shtetit, lėnė pak shanse pėr njė situatė tė qetė mes
institucionit tė Presidencės dhe Kryeministrisė. Ndėrkaq, janė dhe 4 dekrete
tė tjera qė nuk kanė marrė firmėn e Moisiut gjatė kėtyre dy viteve, por
asnjėra prej tyre nuk ka patur njė ndikim real pėr tė pozicionuar
presidentin nė njėrin apo tjetrin kah tė politikės.

Dueli Nano - Moisiu
Sinjali i pėrplasjeve tė dukshme qeveri - presidencė nisi menjėherė pas
paralajmėrimit tė bėrė nga Moisiu pėr mosdekretimin e ligjit pėr kthimin dhe
kompensimin e pronave. Madje, edhe shkaku kryesor i mohimit tė firmės nga
ana e kreut tė shtetit kishte tė bėnte pikėrisht me garėn mes qeverisė dhe
presidencės pėr tė marrė drejtimin e Komitetit Shtetėror pėr Kthimin e
Pronės. Gjithashtu, duket se kryeministrit nuk i pėlqeu edhe motivi tjetėr i
Moisiut, i cili paraqiti firmėn Nano - Berisha pranė e pranė nė njė
deklaratė tė pėrbashkėt, ku dy lidershipėt angazhoheshin nė bazė tė
Kushtetutės pėr tė zgjidhur ēėshtjen e pronės. Ndėrkaq, klima e pranverės
kishte ndikuar mė pėrpara pėr mirė nė shkrirjen e akujve Berisha - Moisiu,
ku takimi i tyre i prillit u pa me xhelozi nga Nano. Pas kėtij hapi,
Presidenca dhe selia blu filluan hap pas hapi bashkėpunimin institucional, i
cili ishte i ngrirė prej shumė muajsh. Ky fakt u vu re edhe nė zėvėndėsimin
e kreut tė Gjykatės Kushtetuese, Abdiu, nė vend tė tė cilit u emėrua pas
disa konsultimesh majtas e djathtas, Gjergj Sauli. Megjithėse, ky
bashkėpunim duhet tė ishte parė si sinjal pozitiv nga ana e Nanos, ndodhi
krejt e kundėrta. Por, vula qė prishi marrėdhėniet qeveri - presidencė ishte
skandali i borxhit tė Nanos, kundrejt kreut tė forumit tė Krans-Montanės.

Sulmi i fundit
Duke e interpretuar Krans-Montanėn si njė skenar Berisha - Moisiu, Nano
hodhi poshtė gjithēka nga deklaratat e Karteronit. Ndėrkohė, edhe pse nė
mėnyrė jo direkte, Nano pėrdori gazetėn e partisė pėr tė akuzuar kreun e
shtetit se, po mban peng 63 milionė dollarė investime publike dhe po aq pėr
borxhin e brendshėm, pėr shkak se nuk ka firmosur ligjin "Pėr disa ndryshime
nė Buxhetin e Shtetit pėr vitin 2004". Ndėrkaq, reagimi i presidentit qe i
menjėhershėm. Kryeministri me apo pa dije kishte llogaritur gabim ditėt qė
kreu i shtetit ka nė dispozicion pėr t'u kėshilluar rreth njė ligji para se
ta dekretojė. "Ky ėshtė sulmi i radhės dhe keqdashės nga individė e grupe tė
caktuara tė politikės. Nėse kemi njė skandal, i tillė ėshtė pikėrisht
presioni nė formė shantazhi qė politikanė tė ndryshėm i bėjnė Presidentit qė
tė firmosė ligje pa i shqyrtuar ato, pra qė ai tė mos bėjė detyrėn e tij
kushtetuese", reaguan burime zyrtare pranė kreut tė shtetit, duke i lėnė
afat deri nė mbrėmjen e kaluar pėr tė reflektuar rreth ligjit nė fjalė.



Ligjet e padekretuara nga Moisiu

Ligji pėr Bazėn Ushtarake tė Bishtit tė Pallės
Ligji pėr studentėt nė ushtri
Ligji pėr Arsimin e Lartė
Ligji pėr Barazinė Gjinore
Ligji pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-pronarėve
Ligji pėr Pėr disa ndryshime nė buxhetin e shtetit pėr vitin 2004


KLD, "kumbari" i pėrplasjes sė fundit

Ka qenė vetė kryetari i Gjykatės sė Tiranės, Sokol Ēomo, i cili ka dhėnė
sinjalet pėr pėrplasjen e tė dhėnave mes Ministrisė sė Drejtėsisė dhe asaj
tė Financave. Nė mbledhjen e fundit tė KLD-sė, Ēomo duke bėrė prezent me
detaje problemin e mospėrputhjes tė numrit tė punonjėsve tė shtuar nė
gjyqėsor, ka kėrkuar zgjidhje tė menjėhershme, para se presidenti Moisiu tė
hedhė firmėn e tij.