http://www.gazetatema.net/ 12/08/2004

Dritan Kateshi thotė se Neritan Ceka e ka pėrdorur pėr krime politike dhe pėr vjedhjen e votave nė qytetin e Elbasanit

Teksti i plotė i letrės sė dėrguar nga Dritan Kateshi

Unė, Dritan Kateshi denoncoj publikisht z.Neritan Ceka, si njėrin nga bashkėpunėtorėt e mi mė tė ngushtė dhe shtytėsin kryesor qė mė futi nė kėtė rrugė ku ndodhem sot, qė kam 5 vjet qė rri mbrapa hekurave dhe kėtė ia faturoj vetėm Neritan Cekės. Mbase nuk ėshtė momenti dhe koha, por sot ose nesėr njė ditė do tė flisja, sepse ėshtė bėrė poshtėrsi me mua dhe shokėt e mi. Megjithatė kur jam arrestuar ėshtė ushtruar presion dhe dhunė fizike qė tė mos flisja nė lidhje me Neritanin, po asnjeri nuk ua vuri veshin fjalėve tė familjes sime. Ku nuk shkoi nėna, nė Prokurori tė Elbasanit dhe nė atė tė Pėrgjithshme, por asnjeri nuk ia hapi derėn. Kur isha nė komisariatin e Elbasanit, mė solli drejtorin e kriminalistikės sė gjithė Shqipėrisė, qė ishte Xhavit Shala, dhe mė tha mos fol pėr Cekėn se do pėrfundosh si Ēajupi. Ēajupi ėshtė njė shok qė akuzohej me mua dhe asnjėherė nuk u mor vesh e vėrteta si vdiq nė spitalin e burgut. Xhavitit i thashė se Cekės do i thuash qė, nė qoftė se nuk mė nxjerr qė kėtej, do t'i nxjerr nė shesh tė gjitha planet dhe ato qė kemi bėrė pėr ty. Pas disa ditėsh mashtroi nėnėn time dhe i tha se do e nxjerrim shumė shpejt, dhe mė vuri nė gjumė. Por e ka pėrzėnė disa herė nėnėn time dhe nuk ka dashur ta takojė, prandaj unė duke e parė kėtė bukėshkalė, vendosa qė tė bėj publike ēfarė di pėr tė.
Po e nis nga Leka Zogu, se kjo mė ka bėrė mė shumė pėrshtypje, se nėse do ishte bėrė ajo qė planifikuam, do ishte bėrė njė masakėr e vėrtetė. Vjen nė shtėpinė e Ēajupit bashkė me njė shokun tonė qė quhet Tan Ekmeēiu (Tan Gjembi). Nė fillim menduam se erdhi pėr tė rėnkuar pėr vėllanė e Ēajupit qė ishte vrarė pak ditė mė parė, por pas pak e kuptuam qėllimin e "rėnkimit" tė tij. Mė mori mėnjanė mua, Ēajupin dhe 2 shokė tė tjerė dhe na thotė qė pritet kėto 2 ditė tė vijė Leka Zogu pėr miting, prandaj nuk duhet lėnė nė asnjė mėnyrė tė hyjė i gjallė nė Elbasan. Prandaj organizohuni tė jeni gati dhe tė prisni sinjalin tim me anė tė Tan Gjembit, se Tan Gjembi ishte garantuesi i tė gjitha premtimeve qė na bėri Ceka, se Ceka do na lajmėronte nga Tirana qė u nis dhe ne do tė zinim pritė nė hyrje tė Elbasanit. Pasi ta eleminonim, njerėzve qė do mbeteshin gjallė duhej t'u linim pėrshtypjen sikur ishim militantė tė Berishės, se kėshtu na kishte porositur Ceka, qė Zogu ėshtė kundėrshtar politik edhe i Berishės, dhe kėshtu ia faturojmė krahut tė atyre. Nė qoftė se bėhej kjo punė, na premtoi edhe njė shumė lekėsh. Po shyqyr qė nuk deshi Zoti qė tė vinte, se neve na e kishte mbushur mendjen top, sikur Leka Zogu ishte e keqja e kėtij kombi. Besoj se Leka Zogu e di shumė mirė qė ka dashur tė vijė nė Elbasan nė atė kohė, pse nuk ka ardhur nuk e di. Ju si gazetarė mund ta merrni vesh mė mirė mosardhjen e Leka Zogut nė Elbasan. Pasi mbaroi kjo "punė" dhe ai u sigurua qė ne mund tė bėnim ēdo gjė pėr atė, vinte tė na takonte ēdo ditė me Tan Gjembin dhe na thotė njė ditė "do tė kandidoj kėtu nė Elbasan, por pa ndihmėn tuaj nuk bėhem dot deputet". Ne i thamė tė mendohemi njėherė. Pasi bėmė pazaret me Tan Gjembin, edhe ky ra dakord, e garantuam qė do ia jepnim votat, dhe kur erdhi dita e votimeve, ēfarė nuk kemi bėrė. Tė zitė ata komisionerė, ēfarė kanė hequr nga ne! U venim nėpėr qendrat e votimit, i rrihnim, i kėrcėnonim dhe u thoshim se nė qoftė se nuk fiton Ceka, jeni tė vdekur. Dhe njerėzit qė kishte caktuar Ceka, i mbushnin kutitė e votimit si nė bahēen e tyre, dhe si pėrfundim fitoi Ceka i famshėm. Edhe injoranti mė i madh i politikės e kupton si mund tė fitonte Ceka kur kishte pėrballė 2 forcat kryesore PD dhe PS. Ceka nuk ishte Mandela e Afrikės qė tė ēmendej populli pėr tė, por njė mashtrues ordiner qė bridhte gjithė ditėn nė vend tė parė tė makinave tona.
Por kėtė radhė nuk po zgjatem mė, por po tė ishte burrė le tė pėrgėnjeshtrojė ndonjė gjė nga kėto qė kam thėnė unė, se pastaj do t'ia kthej unė me tė njėjtėn monedhė, se kam edhe disa gjėra skandaloze qė po ia rezervoj Cekės pėr radhėn tjetėr. I them Cekės qė nuk mė rri gojėkyēur, sepse mė more ēdo gjė nga ato qė kisha, pėrveē jetės.
Dritan Kateshi

Se harrova dhe diēka tjetėr, prishja jonė me Cekėn ka ardhur nė vitin 1998, kur ky na dėrgon haber qė tė pėrzinim militantėt e PD, se do bėnin miting. Ne e refuzuam, se nuk na kishte mbajtur premtimin qė e bėmė deputet, se do na bėnte gjithė tė mirat, dhe qė mbas asaj ku u bė Ministėr i Brendshėm filloi persekutimet.


 

 Dritan Kateshi thotė se Neritan Ceka e ka pėrdorur pėr krime politike dhe pėr vjedhjen e votave nė qytetin e Elbasanit

Tan Kateshi: Neritan Ceka mė urdhėroi vrasjen e Leka Zogut

Dritan Kateshi, nė njė letėr dėrguar nė redaksinė e gazetės "TemA", rrėfen se si ėshtė urdhėruar nga Neritan Ceka pėr tė vrarė trashėgimtarin e fronit mbretėror Leka Zogu. Kateshi shpjegon skemėn qė kishte pregatitur Ceka pėr t'ia faturuar vrasjen e ish presidentit Sali Berisha. Pėrdorimi i tij nga ana e Neritan Cekės pėr tė vjedhur votat nė Elbasan, ku Neritan Ceka u bė deputet, represionet qė ka pėrdorur Ceka pėr ta bėrė atė tė heshtė, dhe kėrcėnimet qė i janė bėrė nė burg nėpėrmjet Xhavit Shalės. Si ėshtė vrarė Ēajup Kasa, njeriu i pėrdorur pėr vrasje nė Elbasan.


Dritan Kateshi, nė njė letėr pėr gazetėn "TemA" akuzon kryetarin e Partisė Aleanca Demokratike, Neritan Ceka si urdhėrues i krimeve tė ndryshme tė ndodhura nė qytetin e Elbasanit, ku ėshtė pėrdorur Dritan Kateshi dhe njerėzit e tij. Nė letrėn dėrguar gazetės "TemA", Kateshi thotė se me Neritan Cekėn kanė pėrgatitur nė vitin 1997 shumė krime me orientim politik dhe se nė kėtė rrugė e kishte futur pikėrisht Neritan Ceka. Sipas Dritan Kateshit, Neritan Ceka ishte urdhėruesi i veprimtarisė sė tyre nė vitin 1997 nė Elbasan. Ai thotė se Neritan Ceka me njė ndėrmjetės qė ishte shok i tyre, u ka shkuar njė ditė nė 1997-ėn, nė shtėpi, dhe i ka urdhėruar qė tė vrisnin pretendentin pėr fronin mbretėror Leka Zogun. Sipas tij, Leka Zogu pregatitej qė tė bėnte njė miting nė qytetin e Elbasanit, dhe ai me njerėzit e tij, me urdhėr tė Neritan Cekės, nuk do e linte atė tė hynte nė Elbasan. Urdhri ishte i prerė: - Atė ditė duhet tė vritej trashgimtari pėr fronin mbretėror Leka Zogu qė bėnte fushatė pėr referendumin pėr monarkinė. Sipas dėshmisė sė Dritan Kateshit, Neritan Ceka e kishte pėrgatitur tė gjithė skemėn dhe atė qė dėshironte tė arrinte. Ceka i kishte thėnė Dritan Kateshit dhe njerėzve tė tij se me vrasjen e Leka Zogut, do tė hiqnin qafe edhe Sali Berishėn, duke ia faturuar vrasjen kėtij tė fundit. Dritan Kateshi thotė se Neritan Ceka u kishte thėnė se Leka Zogu nė atė kohė ishte kundėr Berishės dhe nė ato rrėmuja do tė ishte e thjeshtė t'ia faturonim vrasjen Sali Berishės.
Dritan Kateshi akuzon Neritan Cekėn se ai e ka shtyrė nė rrugėn qė ndodhet dhe tashmė vuan burgun nga krimet e urdhėruara prej tij. Dritan Kateshi e akuzon gjithashtu Neritan Cekėn se ka pėrdorur tė gjithė represionin shtetėror pėr ta kėrcėnuar nė burg qė tė mos fliste pėr tė. Ai thotė se e ka kėrcėnuar edhe duke i bėrė presion me fatin e njė shoku tė tij, Ēajup Kasės, i cili ėshtė vrarė nė spitalin e burgut dhe asnjėherė nuk ėshtė zbardhur se si ėshtė vrarė. Dritan Kateshi, nė letrėn e dėrguar gazetės "TemA" shpjegon edhe arsyen e prishjes me Neritan Cekėn nė vitin 1998. Ai thotė se Ceka i ka kėrkuar qė tė mos linin simpatizantėt e Partisė Demokratike tė bėnin njė miting nė kėtė qytet, gjė qė nuk ėshtė pranuar nga grupi i Kateshit. Pas kėsaj, me emėrimin e Neritan Cekės ministėr i Rendit, Kateshi pretendon se kanė filluar persekucionet dhe represionet shtetėrore me shantazhe e presione, duke pėrdorur madje edhe drejtorė policie.


Fluturak Gėrmenji thotė se ėshtė vlerėsuar informacioni dhe po investigohet kjo ēėshtje

Oborri Mbretėror: Jemi nė dijeni tė atentatit

"Ne e kemi vlerėsuar informacionin e botuar nė gazetėn 'TemA' dhe pėr kėtė qėllim kemi aktivizuar disa persona pėr tė investiguar ēėshtjen. Nėse informacionet dhe dyshimet tona do tė na rezultojnė tė vėrteta, atėherė ne do tė kėrkojmė nga Prokuroria e Pėrgjithshme tė hetojė dhe tė zbardhė ēėshtjen," thotė zėdhėnėsi i Oborrit Mbretėror z.Fluturak Gėrmenji.


Mentor Beqa

Oborri Mbretėror ka filluar hetimet pėr informacionet e botuara nė gazetėn 'TemA' pėr njė atentat tė dėshtuar ndaj trashėgimtarit tė Fronit Mbretėror Leka Zogu I.
Oborri Mbretėror tha dje se ka vėnė nė lėvizje disa persona pėr tė investiguar mbi informacionin e botuar nė gazetėn 'TemA', ku Dritan Kateshi dėshmon nėpėrmjet njė letre se Neritan Ceka e ka urdhėruar nė vitin 1997, tė vriste trashėgimtarin e Fronit Mbretėror Leka I. Zėdhėnėsi i Oborrit Mbretėror z.Fluturak Gėrmenji tha pėr gazetėn se ėshtė vlerėsuar informacioni dhe janė aktivizuar disa persona pėr tė investiguar pėr kėtė ēėshtje. Ai thotė se nėse dyshimet e tyre rezultojnė tė sakta, atėherė do t'i kėrkohet Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė hetojė dhe tė zbardhė kėtė ēėshtje. "Ne e kemi vlerėsuar informacionin e botuar nė gazetėn 'TemA' dhe pėr kėtė qėllim kemi aktivizuar disa persona pėr tė investiguar ēėshtjen. Nėse informacionet do tė na rezultojnė tė sakta, atėherė ne do tė kėrkojmė nga Prokuroria e Pėrgjithshme tė hetojė dhe tė zbardhė ēėshtjen," thotė zėdhėnėsi i Oborrit Mbretėror Fluturak Gėrmenji.
Reagimet kanė ardhur pas botimit nė gazetėn 'TemA' tė njė letre qė Dritan Kateshi ka dėrguar nga burgu. Ai ėshtė arrestuar nė vitin 1999 dhe ėshtė i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm. Nė letrėn e dėrguar nė gazetėn 'TemA', Dritan Kateshi thotė se Neritan Ceka e kishte urdhėruar tė vriste trashėgimtarin e Fronit Mbretėror Leka Zogu.
"Neritan Ceka mė mori mėnjanė mua, Ēajupin dhe 2 shokė tė tjerė dhe na thotė qė pritet kėto 2 ditė tė vijė Leka Zogu pėr miting, prandaj nuk duhet lėnė nė asnjė mėnyrė tė hyjė i gjallė nė Elbasan, prandaj organizohuni tė jeni gati dhe tė prisni sinjalin tim me anė tė Tan Gjembit, se Tan Gjembi ishte garantuesi i tė gjitha premtimeve qė na bėri Ceka, se Ceka do na lajmėronte nga Tirana qė u nis dhe ne do tė zinim pritė nė hyrje tė Elbasanit," thuhet nė letrėn e shkruar nga Dritan Kateshi.
Ai thotė se Ceka kishte pregatitur skemėn pėr t'ia faturuar vrasjen ish presidentit Sali Berisha. "Pasi ta eleminonim njerėzve qė do mbeteshin gjallė duhej t'u linim pėrshtypjen sikur ishim militantė tė Berishės, se kėshtu na kishte porositur Ceka, qė Zogu ėshtė kundėrshtar politik edhe i Berishės, dhe kėshtu ua faturojmė krahut tė atyre," shkruan Kateshi nė letrėn e mbėrritur nė redaksinė e 'TemA'. Nė letėr vijohet se Neritan Ceka, pasi tė vritej trashėgimtari i Fronit Mbretėror Leka Zogu, do t'i shpėrblente ata me njė shumė tė caktuar parash.
"Nė qoftė se bėhej kjo punė, na premtoi edhe njė shumė lekėsh. Po shyqyr qė nuk deshi Zoti qė tė vinte se neve na e kishte mbushur mendjen top sikur Leka Zogu ishte e keqja e kėtij kombi. Besoj se Leka Zogu e di shumė mirė qė ka dashur tė vijė nė Elbasan nė atė kohė. Pse nuk ka ardhur nuk e di, ju si gazetarė mund ta merrni vesh mė mirė mosardhjen e Leka Zogut nė Elbasan," vijohet nė letrėn e Dritan Kateshit.
Ai thotė se Ceka, pasi u sigurua qė kjo punė do tė bėhej, i takonte ēdo ditė dhe u kishte kėrkuar qė tė vidhnin votat nė Elbasan me qėllim qė ai tė bėhej deputet.
"Pasi mbaroi kjo "punė" dhe ai u sigurua qė ne mund tė bėnim ēdo gjė pėr atė, vinte tė na takonte ēdo ditė me Tan Gjembin dhe na thotė njė ditė "do tė kandidojė kėtu nė Elbasan, por pa ndihmėn tuaj nuk bėhem dot deputet". Ne i thamė tė mendohemi njėherė. Pasi bėmė pazaret me Tan Gjembin, edhe ky ra dakord, e garantuam qė do ia jepnim votat, dhe kur erdhi dita e votimeve, ēfarė nuk kemi bėrė, tė zinjtė ata komisionerė ēfarė kanė hequr prej nesh. U venim nėpėr qendrat e votimit, i rrihnim, i kėrcėnonim dhe u thoshim, nė qoftė se nuk fiton Ceka, jeni tė vdekur. Dhe njerėzit qė kishte caktuar Ceka i mbushnin kutitė e votimit si nė bahēen e tyre, dhe si pėrfundim fitoi Ceka i famshėm," shkruan nė letėr Drinat Kateshi.


Njė shoqėrues i trashėgimtarit tė Fronit Mbretėror Leka I rrėfen se si kanė shmangur atentatin

Pėrse dėshtoi atentati ndaj Leka Zogut

Mentor Beqa

Shoqėruesi i trashėgimtarit tė Fronit Mbretėror Leka Zogu thotė se kėtij tė fundit i ishte pregatitur njė atentat. Atyre fillimisht nga disa njerėz u ėshtė kėrkuar qė tė ndalonin nė Cėrrik pėr njė vizitė. Pas verifikimit tė informacionit ka rezultuar se ishin ngritur dy prita pėr Leka Zogun

Shoqėruesit e trashėgimtarit tė Fronit Mbretėror Leka I, janė vėnė nė dijeni se nė Cėrrik u ishin ngritur dy prita dhe ata kanė devijuar rrugė pėr tė shmangur atentatin e mundshėm ndaj trashėgimtarit tė Fronit Mbretėror. Informacioni ėshtė bėrė i ditur nga njė shoqėrues i tij.
Ai thotė se nė qershor tė 1997-ės kanė pasur informacione se ishte organizuar njė atentat ndaj Leka Zogut dhe pėr kėtė janė detyruar qė tė mos zhvillonin takim nė Cėrrik nė qeshor tė 1997, pėrpara se tė zhvilloheshin zgjedhjet.
Dritan Kateshi nė letrėn dėrguar nė gazetėn 'TemA', thotė se ishte organizuar atentati dhe Neritan Ceka kishte bėrė alibinė gati, por ai ka ngelur nė tentativė, pasi Leka Zogu nuk kishte shkuar nė miting. "Po shyqyr qė nuk deshi Zoti qė tė vinte, se neve na e kishte mbushur mendjen top sikur Leka Zogu ishte e keqja e kėtij kombi. Besoj se Leka Zogu e di shumė mirė qė ka dashur tė vijė nė Elbasan nė atė kohė. Pse nuk ka ardhur, nuk e di, ju si gazetarė mund ta merrni vesh mė mirė mosardhjen e Leka Zogut nė Elbasan," shkruan nė letėr Dritan Kateshi.
Njė nga shoqėruesit e trashėgimtarit tė Fronit Mbretėror Leka Zogut tregon pėr gazetėn tė vėrtetėn e kėsaj dite. "Trashėgimtari i Fronit Mbretėror "Leka I" ka zhvilluar njė sėrė vizitash nė jug tė vendit nė qershor tė 1997, pėrpara zgjedhjeve elektorale. Njė ndėr kėto vizita ka qenė edhe njė tur qė ka pėrfshirė shumicėn e qyteteve jugore," thotė njė ndėr shoqėruesit e mbretit nė kėtė tur vizitash, emrin e tė cilit pėr momentin nuk mund ta bėjmė tė ditur pėr shkaqe sigurie.
"Trashėgimtari i Fronit Mbretėror Leka I ėshtė nisur nga Tirana dhe ka vizituar Fierin, Gjirokastrėn, Delvinėn, Tepelenėn dhe nė kthim e sipėr ėshtė ndaluar nė Pogradec. Pas njė vizite nė qytetin e Pogradecit ai do tė kthehej nė Tiranė dhe do tė bėnte njė vizitė nė Cėrrik dhe nė Elbasan," thotė pėr gazetėn njė prej stafit qė shoqėronte trashėgimtarin e Fronit Mbretėror.
"Gjatė kthimit Naltmadhnia e Tij Leka I, pa hyrė nė Cėrrik, ka dėrguar disa njerėz pėr tė pyetur se si ishte situata. Pėrgjigjja ka qenė pozitive, madje e shoqėruar me njė ftesė nga Cėrriku qė Mbreti tė ndalonte nė qytet.
Vizita po zhvillohej disa ditė pas masakrės qė ishte bėrė nė Cėrrik me ushtarėt e Gardės sė Republikės, ku persona tė armatosur kishin masakruar ushtarėt," vazhdon tė tregojė pėr gazetėn shoqėruesi.
"Pasi kemi lėvizur edhe pak, kėrkuam tė marrim informacione nga disa njerėz tė tjerė tė besueshėm se si ishte situata atje. Ata kanė informuar se ishin ngritur dy prita dhe trashėgimtari i fronit mbretėror mund tė ishte i rrezikuar pėr jetėn. Atėherė vetė mbreti Leka Zogu dhe stafi qė e shoqėronim vendosėm tė mos shkonin nė Cėrrik dhe i kemi rėnė rreth e rrotull dhe nuk ndaluam nė qytet," thotė shoqėruesi i trashėgimtarit tė Fronit Mbretėror Leka Zogu. Kjo ėshtė edhe enigma e shpėtimit tė Leka Zogut nga atentati qė i ishte kurdisur nė Elbasan dhe nė Cėrrik.


Neritan Ceka tha se edhe Prodi ka dalė nė foto me persona tė armatosur megjithatė nuk e ka akuzuar njeri

Ceka: Kjo ėshtė nxitur pas pėrplasjes me Lipponen

"Kjo ėshtė njė fiasko e drejtuar nga selia blu pėr tė diskredituar figurėn time nė momentin e pėrplasjes sime me ambasadorin e OSBE-sė Lipponen. Dihet edhe lėvizja e tyre pėr tė mė lėvizur nga pozicioni im si kryetar i Komisionit Parlamentar tė Rendit dhe SHISH-it," tha dje kryetari i Partisė Aleanca Demokratike Neritan Ceka.

Kryetari i Partisė Aleanca Demokratike tha se akuza e Dritan Kateshit pėr atentat ndaj Leka Zogut ėshtė njė fisko e gazetės 'TemA' dhe Partisė Demokratike, pas pėrplasjes qė ai ka pasur me ambasadorin e OSBE-sė nė Shqipėri Osmo Lipponen. Neritan Ceka nė njė prononcim pėr median, thotė se kjo ėshtė e nxitur nga Partia Demokratike pėr tė diskredituar figurėn e tij. "Kjo ėshtė njė fiasko e drejtuar nga selia blu pėr tė diskredituar figurėn time nė momentin e pėrplasjes sime me ambasadorin e OSBE-sė Lipponen. Dihet edhe lėvizja e tyre pėr tė mė lėvizur nga pozicioni im si kryetar i Komisionit Parlamentar tė Rendit dhe SHISH-it," tha dje kryetari i Partisė Aleanca Demokratike Neritan Ceka.
Nė njė koment mbi gazetėn 'TemA' Neritan Ceka thotė se ajo ėshtė njė gazetė e kallajxhinjve, e barinjve dhe e burgaxhinjve, ndaj dhe nuk e lexon atė. "Unė nė fakt atė gazetė nuk e lexoj pasi ėshtė gazeta e kallajxhinjve, e barinjve dhe del qė ėshtė edhe e burgaxhinjve," tha Neritan Ceka nė njė prononcim pėr median.
Neritan Ceka thotė se ai nuk kishte pėrse t'i bėnte atentat Leka Zogut, pasi ky i fundit nuk i ka ndėrhyrė ndonjėherė nė interesat e tij dhe nuk ka pasur pėrplasje me tė. "Leka Zogu nuk ka qenė asnjėherė njė person qė ka ndėrhyrė nė interesat e mia apo me tė cilin kam pasur konflikte," tha Ceka.
Neritan Ceka shtoi se ka lidhje tė vjetėr familjare me familjen mbretėrore dhe nuk mund tė shkilte aty ku kishte ngrėnė bukė. "Kallajxhinjtė e gazetės 'TemA' nuk e dinė se ne kemi njė lidhje tė vjetėr familjare me mbretin Zog. Gjyshi im ka qenė mik me Ahmet Zogun dhe ka qėndruar me muaj tė tėrė nė Burgajet, pėr t'i mėsuar shqipen, kur Zogu ishte vetėm 5 vjeē. Natyrisht qė midis familjeve qė kanė miqėsi, nuk mund tė ketė kazuse dhe armiqėsira. Aty ku kemi ngrėnė bukė, nuk shkelim dot," tha Neritan Ceka nė prononcimin pėr mediat.
I pyetur se si ėshtė gjendur nė foto mes shumė personave tė armatosur tė akuzuar pėr krime tė ndryshme nė Cėrrik dhe konkretisht pėr masakrėn e gardistėve, Ceka tha se nuk i njihte as ata persona, dhe as Dritan Kateshin. Ai tha se edhe Prodi ėshtė fotografuar mes njerėzve me armė, por nuk e ka akuzuar kush. "Unė ju them se nuk e kam takuar asnjėherė atė njeri. Nė 1997 gjithė Shqipėria ishte me armė. Edhe Prodi ka dalė me persona qė ishin me armė dhe askush nuk ka guxuar t'i thotė Prodit qė ka pasė implikim me njerėz, tė cilėt kanė dalė pranė tij nė fotografi," tha kryetari i Partisė Aleanca Demokratike Neritan Ceka.
Ai gjithashtu kėrkoi qė akuza qė bėn Dritan Kateshi nė letrėn e botuar nė gazetėn 'TemA' ėshtė shumė e rėndė dhe i kėrkon Prokurorisė tė hetojė mbi kėtė ēėshtje.
"Mendoj se nuk ėshtė serioze qė njė gazetė tė botojė letra tė personave tė burgosur. Natyrisht qė akuza, po tė ishte e vėrtetė, do tė ishte shumė e rėndė. Unė u them qė rruga ėshtė e hapur ta ēojnė nė Prokurori dhe tė fillojė ndjekja penale," pėrfundoi Neritan Ceka.

--------------------------------------------------------------------------------

E Enjte, 12 Gusht 2004 http://www.korrieri.com/
Ceka: Nuk kam urdheruar vrasjen e Leka zogut 

Kryetari i Komisionit Parlamentar per Rendin dhe SHISH-in dhe lideri i PAD hedh poshte akuzat e ngritura ndaj tij nga Dritan Kateshi, kreu i bandes se Elbasanit, per tentativen e vrasjes se pretendentit te fronit mbreteror ne vitin 1997
 
Kryetari i Komisionit Parlamentar per Rendin dhe SHISH-in, Neritan Ceka ka hedhur poshte dje, te gjitha akuzat e ngritura kundrejt tij nga Dritan Kateshi, kreu i bandes se Elbasanit, si ideator i nje plani per te vrare ne vitin 1997, pretendentin e Fronit Mbreteror te Shqiperise, Leka Zogun. Ne nje interviste te dhene per Televizionin "Klan", Ceka ka theksuar se kjo akuze vjen nga Partia Demokratike si rrjedhoje e kundershtimeve te tij per ambasadorin e OSBE-se, Liponen, disa jave me pare. Dritan Kateshi, ka publikuar nje dite me pare ne gazeten "Tema" nje leter ku sipas tij, shpjegohen lidhjet me deputetin dhe kreun e PAD-se, Neritan Ceka. "Nuk jam ideator per vrasjen e Leka Zogut dhe mbi te gjitha nuk e njoh fare akuzatorin Kateshi, qe paska nxjerre nje leter te tille. Per mua kjo eshte nje fiasko e dale nga selia blu, pas kundershtimeve te mia ndaj Ambasadorit te OSBE-se, Liponen, duke qene se ka dale dhe nga gazeta "Tema". Une me familjen mbreterore nuk kam pasur asnje lloj konflikti, nuk kane hyre ne interesat e mia. Madje, kam lidhje familjare me kete familje prej kohesh", ka deklaruar dje, Kreu i komisionit te Rendit dhe SHISH-it.
 
Nderkohe, ne letren ne fjale, e botuar ne "TemA", thuhet se aleancisti Ceka i ka kerkuar bandes se Kateshit, qe te eleminoje fizikisht, Leka Zogun ne kohen kur ai do te hynte ne qytetin e Elbasanit per nje miting. Por, sipas kesaj letre, Leka Zogu ka shpetuar vetem per faktin se ka ndryshuar mendje dhe nuk e ka zhvilluar mitingun ne fjale. "Pasi ta eleminonim, njerezve qe do mbeteshin gjalle duhej t'u linim pershtypjen sikur ishim militante te Berishes, se keshtu na kishte porositur Ceka, qe Zogu eshte kundershtar politik edhe i Berishes, dhe keshtu ia faturojme krahut te atyre. Ne qofte se behej kjo pune, na premtoi edhe nje shume lekesh", thuhej ne leter.
 
Pjese nga deshmia e Kateshit:
 
"Po e nis nga Leka Zogu, se kjo me ka bere me shume pershtypje, se nese do te ishte bere ajo qe planifikuam, do ishte bere nje masaker e vertete. Vjen ne shtepine e Cajupit bashke me nje shokun tone mqe quhet Tan Ekmeciu (Tan Gjembi). Ne fillim menduam se erdhi per te renkuar per vellane e Cajupit qe ishte vrare pak dite me pare, por pas pak e kuptuam qellimin e "renkimit" te tij. Me mori menjane mua, Cajupin dhe dy shoke te tjere dhe na thote qe pritet keto dy dite te vije Leka Zogu per miting, prandaj nuk duhet lene ne asnje menyre te hyje i gjalle ne Elbasan. Prandaj organizohuni te jeni gati dhe te prisni sinjalin tim me ate te Tan Gjembit, se Tan Gjembi ishte garantuesi i te gjitha premtimeve qe na beri Ceka, se Ceka do na lajmeronte qe nga Tirana qe u nis dhe ne do te zinim prite ne hyrje te Elbasanit. Pasi ta eleminonim, njerezve qe do mbeteshin gjalle duhej t'u linim pershtypjen sikur ishim militante te Berishes, se keshtu na kishte porositur Ceka, qe Zogu eshte kundershtar politik edhe i Berishes, dhe keshtu ia faturojme krahut te atyre. Ne qofte se behej kjo pune, na premtoi edhe nje shume lekesh. Po shyqyr qe nuk deshi Zoti qe te vinte, se neve na e kishte mbushur mendjen top, sikur Leka Zogu ishte e keqja e ketij kombi. Besoj se Leka Zogu e di shume mire qe ka dashur te vije ne Elbasan ne ate kohe, pse nuk ka ardhur nuk e di. Ju si gazetare mund ta merrni vesh me mire mosardhjen e Leka Zogut ne Elbasan".
 
Marre nga "Tema"
 
---------------------------------------

http://pages.albaniaonline.net/rd/

Neritan Ceka, fytyra e shtetit terrorist qė u instalua mė 1997

Nėpėrmjet njė letre tė botuar nė tė pėrditshmen "TemA", Dritan Kateshi e akuzonte Neritan Cekėn se kishte dhėnė urdhėr pėr vrasjen e Leka Zogut, duke i zėnė pritė nė hyrje tė Elbasanit

Neritan Ceka u mundua dje tė pėrgėnjeshtrojė akuzėn e bėrė nga Tan Kateshi ndaj tij, pėr organizimin e vrasjes sė pretendentit pėr fronin mbretėror, Leka Zogut. Ceka, me njė zė tė dridhur dhe i zbehur nė fytyrė, deklaroi nė TV "Klan" se nuk e njihte fare Tan Kateshin dhe nuk kishte dhėnė asnjė urdhėr pėr vrasjen e Leka Zogut.