E Enjte, 12 Gusht 2004 http://www.korrieri.com/
 
Komisioni i Pronave mbetet pezull
E Enjte, 12 Gusht 2004
Mbetja pezull e ngritjes se Komitetit Shteteror te Kthimit te Pronave rrezikon seriozisht zbatimin ne praktike te ligjit "Per Kthimin dhe Kompensimin e pronave", i cili u miratua perfundimisht nga deputetet shqiptare, ne seancen e fundit te Kuvendit, ne muajin korrik. Kete shqetesim e ka ngritur dje, Shoqata e pronareve "Pronesi per Drejtesi", duke vene ne dukje se pa ngritjen e ketij Komiteti te rendesishem, nuk ka ligj per kthimin e pronave. Sekretari i kesaj shoqate, Agim Toro eshte shprehur dje, se ata pronare, te cilet perfitojne disi nga ligji ne fjale, nuk kane se ku t'i paraqesin kerkesat e tyre per te rimarre pronat, nese nuk ngrihet KSHKKP dhe kesisoj ligji behet i pazbatueshem. "Kjo eshte nyja me e madhe e zbatimit te ketij ligji. Ne si pronare e kundershtojme ligjin e miratuar dhe distancohemi plotesisht nga politika. Ne do te paraqesim ne Gjykaten Kushtetuese ankimimin tone per ligjin, menjehere pasi ai te botohet ne Fletoren Zyrtare. Nuk do ta bashkojme kerkesen me asnje parti politike", ka theksuar dje, Toro. Sipas tij, ne ankimimin qe do te paraqitet ne kushtetuese, do te bejne pjese neni 6, per kufizimin e prones, neni 7, per shpronesimin dhe neni 8, per banesat e dhena me qera.

R. K

 
Faqja 4 - POLITIKE

Gusht 12, 2004

 
ZGJEROHET LEVIZJA E PRETENDENTIT PER FRON
 
Leka I: 100 deputetė nė 100 zona
Nė mbledhjen e fundit janė krijuar tetė departamente
http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

Denion Ndrenika


Lista emėrore e kandidatėve do tė diskutohet nė mbledhjen e ardhshme, por gjithēka do tė jetė nė varėsi tė punės sė komisioneve qė janė ngritur. Janė ngritur tetė komisione, qė mund tė diskutojnė, apo propozojnė emrat e kandidatėve pėr deputetė pėr zgjedhjet e ardhshme, por asgjė dhe asnjė emėr nuk ėshtė pėrvijuar saktėsisht deri tani. Pjesėmarrės nė takim, shkrimtari Hysen Sinani, anėtar i rėndėsishėm i Kėshillit tė LZHK-sė, konfirmoi pėr "Gazetėn" se vetėm "Mbreti Leka ka thėnė shprehimisht qė do tė konkurrojmė me 100 kandidatė nė 100 zona, pa pėrmendur asnjė emėr". Sipas Sinanit, kjo mund tė bėhet nė mbledhjen e ardhshme dhe po ashtu tė diskutohet thuajse nė tė njejtėn kohė kur kėtė "proces" afėrsisht do ta fillojnė edhe forcat e tjera. Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do tė paraqesė gjithashtu platformėn dhe programet konkrete politike, ekonomike e shoqėrore, qė do tė punohen nga strukturat, pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet e ardhėshme. Krijimi i disa prej tyre ėshtė njė ndėr hapat themelorė qė hedh Lėvizja, duke veēuar politikėn, ekonominė dhe sigurinė kombėtare. Komisionet e tjerė janė ai juridik, gruas, rinisė, biznesit, kulturės, tė dalė nė mbledhjen e Kėshillit tė LZHK-sė. Nė listėn e 100 kandidatėve tė menduar, burime shumė tė rezervuara thonė se mund tė bėjnė pjesė figura si At Nikolla Marku peshkop i Kishės Autoqefale Shqiptare nė Elbasan, ish-deputeti Tomor Malasi, ish-dekani i fakultetit tė Histori-Filiologjisė, Koēi Petriti, ekonomisti Iliaz Mehmeti, Hysen Sinani, ish-deputeti i Ballit Kombėtar, Aleko Gjergo, Halil Hyseni, kompozitori Robert Radoja, ish-deputeti dhe ministri i PD-sė, Eduard Ypi, Kastriot Mahilaj, Isa Kreka dhe disa deputetė legalistė, pėrfshi Bahri Kollēakun, Et'hem Fejzollarin, Sadedin Ballėn, Ekrem Spahinė, nėnkryetarin e PLL-sė, Murat Basha, tė cilėt besohet tė krijojnė grupin kuvendar tė LZHK-sė nė fillimin sesionit tė ri tė Kuvendit nė shtator. At Marku, Mahilaj, Malasi kanė qenė ndėr diskutantėt nė takimin e zhvilluar pėrreth dy orė me pretendentin pėr fronin Leka Zogu. Por, ende asgjė nuk ėshtė pėrfundimtare, lidhur me emrat, pasi siē tha njė burim pjesėmarrės nė mbledhjen me Lekėn I, ata janė ftuar pėr tė shkėmbyer mendime. I njėjti burim saktėsoi se asgjė nuk ėshtė zyrtare, pavarėsisht se mori pjesė nė takim dhe po ashtu se nuk mundej tė konfirmonte mė shumė. Sakaq, Ypi pohoi pėr "Gazetėn" se tė qenit veprimtar konkretizohet edhe me qenien kandidat i mundshėm, por qė sipas tij, emrat nuk janė diskutuar dhe do tė flitet tė nė mbledhjen e ardhshme. Kurse, Petriti, pohoi mbrėmė se do tė ishte i hapur pėr tė dhėnė ndihmesėn e tij nė kėtė lėvizje. Por, Petriti, nuk pohoi nėse ishte nė listėn 100 emėrore si kandidat zgjedhor, pavarėsisht se njėkohėsisht pranoi se nė parimin e pėrgjithshėm bashkohej mė LZHK-nė. "Unė jam i gatshėm tė jap ndihmesėn time pėr kėtė lėvizje me karakter kombėtar, e cila gjykoj se do tė rikthejė besimin e humbur"- deklaroi Petriti.


Mediu: Leka Zogu, nuk mund tė bėjė dot njė lėvizje kombėtare

Mendoj qė Leka Zogu nuk ka duar pėr tė mbajtur veten e vet e jo mė tė tjerėt. Pėr mua, kjo ėshtė lėvizje politikisht konfuze, sepse ka prirjen pėr tė mbledhur njerėz majtas e djathtas". Kėshtu ka thėnė kryetari republikan Fatmir Mediu, sipas tė cilit LZHK e Leka Zogut nuk ėshtė lėvizje e qartė. "Njė nga problemet nė Shqipėri, ėshtė mospėrcaktimi i qartė i forcave politike, nė tė majtė dhe nė tė djathtė". Po sipas Mediut, pikėpamjet e thėna nga LZHK, i "krijojnė bindjen se ka ide absurde, tė cilat tregojnė se ka mosnjohje tė qartė tė proceseve intergruese tė vendit, si euroatlantizmi". Ai ka vėrejtur gjithashtu se ka marrė fund koha e populizmit dhe se nė Shqipėri "nuk ka kopje tė vendeve tė tjera dhe pėr mė tepėr mendoj se kjo lėvizje dėmton rėndė interesat e sė djathtės". Nė gjykimin e tij politik, Mediu vlerėson se "e djathta mund tė ishte unike, sepse sistemi aktual nė fuqi, ai zgjedhor, nuk i lejon asaj komoditetin pėr tė pasur konkurrim tė brendshėm. Kjo i jep shanse Partisė Socialiste tė qėndrojė nė pushtet"-pėrfundon ai.


Lėvizja e Leka Zogut, i shėrben vetėm tė majtės e Fatos Nanos

PD nuk mendon se Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar e Leka Zogut do t'i shėrbejė tė djathtės. Anėtarė tė kryesisė thonė se nė mė tė shumtėn, vlerėsimi pėr kėtė lėvizje tė Mbretit, ėshtė se duket sikur bėn lojėn e Fatos Nanos. Pėr kėtė, veēohet, qėndrimi i deputetėve legalistė nė disa votime nė Kuvend, qė kanė shėnuar "fitore" nė numrin e votave tė kryeminstrit. Madje, burimi i lartė nė PD, shton se e gjitha ėshtė bėrė me qėllim qė pretendenti pėr fronin mbretėror Leka, tė marrė pronat. Po ashtu thuhet se Nano ka influencė te mbretėrorėt dhe se kjo ėshtė vėrejtur kur legalistėt votuan pro njė qėndrimi qė favorizoi njė ligj pėr mbylljen e dyqaneve tė lira, i kėrkuar nga qeveria. Atėherė PD i akuzoi ata se kishin munguar me qėllim nė seancėn plenare.


KANDIDATURAT E LEVIZJES

EDUARD YPI
Ish-ministėr dhe deputet nė kohėn e Partisė Demokratike. Eduard Ypi ka qenė drejtor banke dhe po ashtu ministėr nė kohėn e qeverisė sė Pajtimit Kombėtar. Ypi pohoi se tė jesh veprimtar nė njė lėvizje, kėtė tė Mbretit, ku ėshtė anėtar i kėshillit, konkretizimi ėshtė edhe tė qenit kandidat. Sot ėshtė kryetar i Partisė sė tė Drejtave tė Mohuara.

AT NIKOLLA MARKU
Eshtė ndėr figurat mė konkrete tė autoqefalisė sė ortodoksisė shqiptare tė sotme. Ai ka kėrkuar largimin nga kreu i Kishės Autoqefale tė Hirėsisė sė Tij, Kryepeshkopit tė Tiranės, Durrėsit dhe Gjithė Shqipėrisė, Anastas Janullatos. Sipas At Markut, i cili drejton Autoqefalinė e Elbasanit, i shkėputur nga Hirėsia Janullatos, ky i fundit nuk ėshtė shqiptar dhe qėndrimi nė krye tė Kishės Autoqefale cėnon integritetin e saj.

 

http://www.panorama.com.al/© 2003 Gazeta Panorama
 
Ekrem Spahia
Faqe 6 - Politikė

12Gusht 2004

Lėvizja e Legalitetit jashtė planeve tė Lėvizjes sė Lekės I
 

Ekrem Spahia, tani monarkist pa mbret

 

Juli Prifti

Legalistėt do ta mbėshtesin Lėvizjen Kombėtare pėr Zhvillim tė Lekės I, edhe pse nuk do tė njėtrajtėsohet nė kėtė iniciativė tė pretendentit tė fronit mbretėror.

Kryetari i Partisė sė Legalitetit, Ekrem Spahia, tha dje pėr gazetėn “Panorama” se Lėvizja e mbretit do tė mbetet nė kuadrin e njė lėvizjeje, dhe nuk do tė jetė njė parti politike. Pikėrisht, duke nxjerrė kėtė arsye si primare, Spahia mendon se PLL-ja do tė jetė njė nga subjektet qė do ta mbėshtesė kėtė lėvizje. Por duket se pozicioni i legalistėve mbetet paksa i dyzuar, pasi PLL-ja ėshtė aktualisht e pėrfshirė nė njė aleancė me Partinė Demokratike. Nė momentin qė Leka I deklaron se Lėvizja Kombėtare pėr Integrim do tė hyjė vetėm, nė zgjedhjet parlamentare, duke u mbėshtetur nė pjesėn e elektoratit tė zhgėnjyer nga politika e deritanishme, ai nuk e ka pėrjashtuar PLL-nė nga kjo deklaratė publike. Mirėpo, sipas Spahisė, duket se rrugėt e bashkėpunimit mes lėvizjes sė Mbretit dhe partisė qė ka mbrojtur dhe shprehur idealet monarkiste deri tani, nuk ka shteruar ende. Ai ka theksuar se PLL-ja do ta japė mbėshtetjen pėr Lėvizjes Kombėtare tė Zhvillimit tė Lekės I, por me kohė do tė pėrpiqet tė gjejė rrugėt optimale tė bashkėpunimeve elektorale. Nė kėtė mėnyrė, Spahia ėshtė pėrpjekur tė shpjegojė se nuk ekzistojnė dy parti politike, tė cilat mbrojnė idealet monarkiste nė vend, por LZHK-ja ėshtė njė lėvizje, e cila mbėshtetet nga subjektet politike, mes tė cilave duket se do tė renditet edhe Partia e Legalitetit.

“Divorci” me PD
Kryetari legalist, Spahia, ka shpjeguar se PLL-ja, nė zgjedhjet lokale tė tetorit ka konkurruar e vetme, ndėrsa ka pasur dhe vazhdon tė ketė njė bashkėpunim tė mirė me Partinė Demokratike, nė kuadėr tė aleancės “Bashkimi pėr Fitore”. Ndėrkohė, sipas kreut legalist, ky bashkėpunim pritet tė vazhdojė edhe me demokratėt, pavarėsisht se do tė mbėshtetet Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar e Lekės sė Parė. “Nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė vitit 2005 ne do tė mendojnė rrugėt optimale tė bashkėpunimit”, ka thėnė Spahia. Ai ka lėnė tė hapura rrugėt pėr aleancat elektorale, pasi duket se ende nuk ėshtė arritur njė pozicionim i qartė, pėrballė LZHK-sė si subjekt konkurrues nė zgjedhjet e ardhshme. Alternativa mė e mundshme duket tė jetė qė LZHK-ja tė regjistrohet si subjekt konkurrues, ku tė pėrmblidhen disa subjekte politike, tė cilat do tė ofrojnė njerėzit mė tė mirė pėr kandidatė. Por, nė deklarimin e parė publik tė kėsaj ideje, nė takimin qė Leka I zhvilloi me specialistė tė tė gjitha fushave pėr tė nisur hartimin e platformės dhe programit, PLL-ja dhe drejtuesit e saj nuk u pėrmendėn. Madje, nė platformėn paraprake tė lėvizjes, me tė cilėn LZHK-ja mendon tė hyjė nė zgjedhje, duket fare qartė tentativa pėr tė krijuar shkėputje nga politika e deritanishme nė vend dhe pėr tė luajtur me njerėzit e paangazhuar. Por, edhe nė kėtė pikė, LZHK-ja nuk ka shpallur preferenca pėr bindje tė majta apo tė djathta, por pėr njerėz tė rinj, qė kėrkojnė tė bashkohen me procesin e zhvillimit tė idealeve dhe tė zhvillimit kombėtar.

 

Leka I: Kandidatė nė 100 zonat elektorale

Nuk do tė jetė njė parti politike, por do tė mbledhė rreth vetes njerėzit e duhur pėr tė konkurruar nė tė 100 zonat elektorale nė zgjedhjet parlamentare tė 2005-s. Pėrfaqėsues tė LZHK-sė thanė dje se kjo iniciativė e Lekės I do tė mbetet nė kuadrin e njė lėvizjeje pėr zhvillim kombėtar, dhe ajo do tė kėrkojė tė afrojė njerėz tė gatshėm qė tė bashkohen me qėllimet e saj.

---------------------------------------------------------