E Marte, 12 Tetor 2004 http://www.kohajone.com/
AMBASADORET, PENG TE KONFLIKTIT NANO-MOISIU
Presidenti Moisiu ka nisur negociatat me kreret e qeverise per te emeruar
keshilltaret e tij si ambasadore ne vendet e huaja. Kreu i shtetit ka patur
pak jave me pare nje bisede telefonike me ministrin e Jashtem, Islami, dhe i
ka kerkuar atij caktimin e Muhamet Kapllanit dhe LleshKoles si diplomate ne
Perendim. Burimet nga presidenca thane se shefi i diplomacise shqiptare nuk
i ka premtuar asgje presidentit Moisiu, por mesohet se kryeministri Nano
eshte shprehur kategorikisht kunder dy propozimeve qe vijne nga Presidenca.
Emerimi i ambasadoreve te rinj ka ngecur ende ne dikasterin e diplomacise,
nderkohe qe zv/ministri i Mbrojtjes, Pavli Zeri, eshte emeruar nga
kryeministri ne postin e ambasadorit shqiptar ne Rome dhe pritet vetem
dekretimi i Moisiut, qe Zeri te nise punen e tij ne kryeqytetin italian.
Emerimi i Pavli Zerit ne vend te Pellumb Xhufit u iniciua nga kryeministri
Nano ne nje tentative te ketij per te ruajtur stabilitetin e brishte
politik, pas largimit te 10 deputeteve socialiste drejt Levizjes per
Integrim. Levizjet diplomatike kane vene ne ethe edhe ministrin e Jashtem,
Kastriot Islami, por edhe presidentin Alfred Moisiu. Nderkohe, kryeministri
Nano i ka refuzuar ministrit te Jashtem disa emra qe ai ka propozuar per t'i
caktuar si ambasadore. Kreu i qeverise nuk ka pranuar qe Dashnor Dervishi,
kusheri i pare me kreun e LSI-se, Ilir Meta, te jete perfaqesues diplomatik
i vendit tone. Megjithese eshte nje diplomat me pervoje, Dervishi eshte i
detyruar te vazhdoje te mbaje postin e drejtorit te pergjithshem te
Drejtorise Rajonale ne Ministrine e Jashtme. Po keshtu, sekretari i
pergjithshem i MPJ-se, Roland Bimo, eshte refuzuar te dergohet ambasador nga
Nano, me argumentin se ai eshte kusheri i pare me Filloreta Kodren,
nenkryetaren e Levizjes Socialiste per Integrim. Drejtoret ne MPJ, Dashnor
Dervishi e Shpetim Cucka, kane kerkuar te lene detyrat e tyre per t'u
akredituar ne dy vende perendimore. Disa prej drejtuesve kryesore te
Ministrise se Jashtme do te largohen nga Shqiperia me misione diplomatike
4-vjecare, ne nje kohe kur ka mbetur edhe nje vit nga zgjedhjet parlamentare
te vitit 2005. Frika e nje humbjeje te Partise Socialiste dhe te nje
revanshi ne administrate nga Partia Demokratike, ka bere qe shume diplomate
te preferojne nje detyre larg Tiranes. Sipas ligjit te administrates
publike, nje drejtues i MPJ-se nuk mund te shkarkoje pa nje arsye te forte
ambasadoret e akredituar ne vendet e huaja. Keshtu shume drejtues aktuale te
MPJ-se kane preferuar te ndihen te sigurte larg Tiranes, se sa te rrezikojne
postin e tyre nese ne zgjedhjet e ardhshme fiton PD-ja. Kreu i shtetit i ka
kthyer mbrapsht Nanos listen e ambasadoreve, pasi ai kerkon te fuse ne kete
liste, dy nga keshilltaret e tij, Llesh Kola dhe Muhamet Kapllani.
Presidenti ka nisur negociatat e fshehta me kreun e qeverise duke i kerkuar
atij te riformuloje listen e diplomateve shqiptare qe do te akreditohen ne
vendet e huaja. Sipas burimeve nga Presidenca, Moisiu e ka kercenuar Nanon
se nese nuk fut ne kete liste emrat e Llesh Koles dhe te Muhamet Kapllanit,
atehere ai nuk do te dekretoje propozimet e kryeministrit. Ne kete menyre,
emerimet e reja te ambasadoreve shqiptare kane ngrire plotesisht si ne
seline e kryeministrise, ashtu edhe ne Presidence. Lista e gjate e
ambasadoreve do te rishqyrtohet ne Ministrine e Jashtme nga ministri Islami
dhe me pas do t'i dergohet per miratim kryeministrit Nano. Nje muaj me pare,
kreu i qeverise i ktheu mbrapsht ministrit te Jashtem, Kastriot Islami,
listen me emrat e rinj qe ai ka propozuar per emerimin e 13 ambasadoreve.
Kreu i qeverise i ka kerkuar shefit te diplomacise te rikompozoje listen e
tij me emra te tjere, pasi propozimet e Islamit nuk i kane pelqyer.
Ambasadoret qe largohen
France Ferit Hoxha
Austri Shpresa Kureta
Hollande Qiriako Qirko
NATO Ilir Bocka
Ceki Shaqir Vukaj
Rumani Leonidha Mertiri
Kroaci Arben Cici
OKB Agim Nesho
Argjentine Edmond Trako
Rome Pellumb Xhufi
-------------------------------------------------------------------------
MOISIU-ISLAMI, TAKIM PER AMBASADORET
Presidenti Moisiu i ka kerkuar Islamit emerimin e keshilltareve te tij si
ambasadore. Kreu i shtetit ka shprehur refuzimin e tij per propozimin e
Pavli Zerit si kryediplomat ne Rome
Kreu i shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, menjehere pas kthimit nga nje vizite
treditore ne France, u eshte kthyer takimeve ne presidence. Burime prane
ketij institucioni bejne te ditur se presidenti ne paraditen e djeshme
kishte takim me Ministrin e Jashtem, Kastriot Islami. I parashikuar si takim
i radhes ne Presidence me kreret e institucioneve te rendesishme te vendit,
mesohet se ne takimin e djeshem eshte folur per emerimin e ambasadoreve te
cilet duhet te dekretohen nga kreu i shtetit. Nga Ministria e Jashtme
konfirmohet se dje nuk jane bere propozime konkrete te emrave, por
kundershtimi i kreut te shtetit vazhdon te mbetet per ambasadorin e ri qe
pritet te emerohet ne Itali, Pavli Zeri. Ne te vertete Ministri i Jashtem ka
te drejte t'i propozoje kryeministrit emrat per ambasadore dhe me pas eshte
ky qe i con emrat per dekretim tek kreu i shtetit shqiptar. Deri tani nga
kryeministria konfirmohet se Ministri i Jashtem, Islami, nuk ka cuar ende
asnje emer qe te shqyrtohet nga qeveria. Nese keta emra duhet te kishin
shkuar ne zyren e shefit te qeverise, atehere duhet te ishte ky i fundit qe
duhet te kishte bere prezantimin e tyre tek kreu i shtetit. Por fakti qe dje
ne Presidence ka patur serish nje takim koke me koke Moisiu-Islami, tregon
qarte se kjo procedure nuk ka marre fund. Edhe pse ka dy muaj qe mandati i
13 ambasadoreve ka perfunduar, serish emerimi i te tjereve nuk eshte bere.
Kjo tregon qarte per nje konflikt emerimesh apo me sakte propozimesh qe kreu
i shtetit kerkon te beje per disa nga keshilltaret e vet. Ndryshe nuk ka si
te shpjegohet takimi i djeshem ne Presidence mes Moisiut dhe Islamit. Edhe
pse nuk konfirmohet nga palet e takimit te djeshem mesohet se insistimi i
Moisiut eshte per te mos dekretuar Zerin si ambasador ne Itali. Edhe pse
emri i tij ka gjetur miratimin paraprak edhe ne Komisionin e Jashtem
parlamentar, kreu i shtetit insiston ne faktin se Zeri nuk eshte emri i
duhur qe mund te perfaqesoje shtetin tone ne Itali. Por nga ana tjeter
Moisiu kerkon qe ne listen e 13 emrave qe do te emerohen te jene dhe ai i
Muhamet Kapllanit dhe Llesh Koles, aktualisht dy keshilltaret e tij.
Megjithate akoma deri tani nuk eshte vendosur asgje duke i lene te gjitha
kompromiset e hapura deri ne nje takim te mundshem ne fundjave mes
presidentit dhe kryeministrit Nano.