LZHK (Leka Zogu) deklaroi se pas zgjedhjeve mund te beje koalicion pa paragjykuar as PD , por as me PS. Veproi drejt ?
PO
 [tally] 52%
JO
 [tally] 48%

12 Dhjetor 2004
 
 

Partia Demokratike filloi sot festimet per 14 vjetorin e partise opozitare ne vend

Lajmi i ores 7:00 PM

arkiv

TIRANE (11 Dhjetor) - PD ka filluar sot festimet per te perkujtuar 14 vjetorin e krijimit te saj. Sot paradite nisi turi i festimeve per 14 vjetorin e krijimit te partise se pare opozitare ne vend, me moton "Ditet e shpreses", tur i cili do te vazhdoje ne cdo qytet deri me 22 mars. Partia Demokratike ka ftuar ne kete feste ish aktiviste te saj, personalitete te ndryshme te vendit, perfaqesues nga trupi diplomatik, gazetare e intelektuale, por nuk ka ftuar kryeministrin e vendit Fatos Nano. Kreu i Partise Demokratike Sali Berisha deklaroi dje se nuk ka ndermend te therrase kryeministrin dhe kryetarin e PS-se Fatos Nanon ne festimet per 14 vjetorin e krijimit te Partise Demokratike. "Fatos Nano eshte faktuar si armiku me i eger i pluralizmit politik ne raport me zgjedhjet elektorale dhe jo me krimet kunder njerezimit", tha dje Berisha. db/db (BalkanWeb)
 
http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
Faqe 6 - Politikė

 

Sali Berisha, rrėfen nė dy takime radhazi strategjinė e fitimit tė zgjedhjeve 2005-sė

 

“PD, nė pushtet duke pranuar gabimet”

Rikthehen nė festė pjesa mė e madhe e tė larguarve nė vite

 
Nė foto: Lideri i PD-sė Sali Berisha, dje nė ditėn e 14 vjetorit tė themelimit tė saj njofton fillimin e fushatės sė opozitės. "Ditėt e shpresės"

Juli Prifti

PD-ja tenton pushtetin duke pranuar gabimet e sė kaluarės. Sali Berisha ka mbledhur dje, nė dy takime festive, anėtarėt e vjetėr e tė rinj demokratė dhe bazėn e partisė, pėr tė rrėfyer rrugėn drejt fitores sė zgjedhjeve.

Kjo strategji duket se ėshtė konceptuar nga lideri i PD-sė si rrugė qė kalon nga pranimi dhe largimi prej fajeve tė sė kaluarės. Pas njė retrospektive fitoresh, qė nuk mund tė mungonte nė njė pėrvjetor, Berisha ka njohur gabimet e vitit 1997. Ai e ka analizuar rrėzimin e shtetit nė kėtė vit, pėr shkak tė tregut informal dhe skemave piramidale mashtruese. “Ish-komunistėt shqiptarė e pėrdorėn kėtė duke ushtruar dhunė mbi institucionet shtetėrore”, ka thėnė ai. Njė ditė para datės zyrtare, demokratėt kanė festuar, por nė fjalimet dhe prononcimet e politikanėve tė djathtė nė mendje kanė qenė pėrherė zgjedhjet dhe pritja e tė gjithėve pėr t’i fituar ato. Duket se gjysma e jetės sė deritanishme, kaluar nė opozitė, ka qenė njė provė e fortė pėr zyrtarėt dhe anėtarėsinė e PD-sė, ndaj edhe fjalimi i Berishės u ka takuar fillimisht atyre qė ai i quan “qėndrestarė”. Por, kėsaj radhe, lideri demokrat nuk ka ngurruar tė ftojė gjithė ish-themeluesit e PD-sė, 14 vjet mė parė, tė afrohen sėrish nė partinė qė krijuan si pėr tė ndrequr njė nga gabimet e akumuluara nė vite. “Tė gjithė ata qė e themeluan kėtė parti, kanė emrin dhe vendin qė u takon nė PD”, ėshtė shprehur kreu demokrat, Sali Berisha. Kjo thirrje qė ai e artikulon shpesh, me shpalljen e strategjisė sė dyerve tė hapura dhe partneritetit me shoqėrinė civile, ka pasur sukses nė koktein e pasdites. Nė kėtė tubim, veē atyre qė kanė qenė pėr gati shtatė vjet pėrbėrės tė gjithmonshėm tė pėrvjetorėve “blu”, kanė qenė tė pranishėm edhe mjaft personalitete tė botės akademike, intelektualė, ish-themelues dhe ish-anėtarė tė PD-sė. Njė numėr pedagogėsh dhe dekanėsh tė fakulteteve tė Tiranės, Ylli Pango, Kudret Ēela dhe tė tjerė, intelektualė, ish-anėtarė tė PD-sė, Arben Imami, Preē Zogaj, aleatėt republikanė dhe tė partive tė tjera tė djathta, kanė qenė tė gjithė tė pranishėm nė festė.

Surprizat
Profesori Gramoz Pashko, njė nga themeluesit e programit tė parė tė Partisė Demokratike, ka qenė njė nga “surprizat” e festės, edhe pse afrimi i tij u duk qė nė tryezėn e organizuar me rastin e 8 dhjetorit. Por, nuk kanė munguar aleatėt “nė projekt” tė PD-sė, Ligoraq Karamelo i tė Drejtave tė Njeriut, si dhe Dashamir Shehi i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar kanė qenė tė ftuarit specialė. Por, PDR-ja nuk e ka konsideruar ftesėn tė rėndėsishme pėr t’u pėrfaqėsuar nė nivel kryetari. Ajo ka sjellė urimet pėr partinė e “origjinės” me Gramoz Meēani, ndėrsa ka qenė i pranishėm edhe pjesa kontestuese e kreut tė PDR-sė, pėrfaqėsuar nga Kreshnik Ēollaku. Nuk kanė munguar pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė, si dhe institucioneve tė tjera ndėrkombėtare.

 

PD, koncert festiv pėr mbėshtetėsit

Festa e paradites iu kushtua gati tėrėsisht anėtarėsisė sė demokratėve, tė cilėt nė pėrvjetorėt e mėparshėm kanė qenė paksa tė privuar nga pjesėmarrja nė koktejet zyrtare. Por, nuk ka qenė vetėm kjo arsyeja qė shtyu PD-nė dhe kreun e saj, Sali Berisha, tė organizonin koncertin e larmishėm. Kjo strategji ėshtė menduar si shenjė e vitalizimit tė strukturave tė PD-sė, e masivizimit tė anėtarėsisė sė saj dhe shprehje e shpresės sė hapur pėr fitoren e zgjedhjeve tė ardhshme. Koncerti nėn logon “Ditėt e shpresės”, duket se ėshtė i pari i njė serie aktivitetesh qė do tė mbajnė pezull jetėn e pėrditshme tė partisė pėr tė mos e lėnė nė heshtje dhe pasivitet atė. Kjo ide ėshtė artikuluar nga Berisha, nėn sloganin se rruga deri mė 22 mars do tė krijojė dhe pėrvijojė edhe strategjinė dhe ardhmėrinė e partisė, pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit tė ardhshėm. Kėtė vit ka pasur shumė mė pak fjalime, qė i janė rezervuar vetėm kryetarit dhe shumė muzikė nga kėngėtarėt mė tė njohur tė skenės shqiptare. Tė ftuarit nga Kosova i kanė dhėnė njė dimension tė ri festės, ndėrkohė qė grupe baleti dhe fėmijėt me flamuj blu, kanė qenė tė pashmangshėm nė gėzimin e demokratėve. Pas kėsaj, fjalimi i kreut demokrat, Berisha, ėshtė pėrcjellė nėn tė njėjtėn atmosferė tė krijuar nga muzika dhe baleti. Berisha ka analizuar zhvillimet demokratike dhe arritjet e PD-sė nė vitet e ekzistencės sė saj, lidhur ngushtėsisht me pluralizmin shqiptar.

 

Festa, fatura 32 milionė lekė

Demokratėt kanė arritur tė mbledhin shumėn e domosdoshme pėr “Rrugėn e shpresės” nga biznesmenė tė lidhur ose tė ndikuar nga politika e djathtė. Dhe fatura ka qenė 32 milionė, me pagesat e kėngėtarėve dhe balerinėve, por edhe me logon e re qė ka freskuar dekorin e PD-sė. Kėshtu, festimet e djeshme, kanė pasur kėtė shifėr tė pėrafėrt, e cila nuk deklarohet zyrtarisht.

Deklarata
Do njohim rezultatin e zgjedhjeve

Kreu demokrat tha dje, se PD-ja do tė njohė ēdo rezultat nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare me kushtin e vetėm qė ato tė jenė tė lira dhe demokratike. Kreu i PD-sė e bėri kėtė deklaratė nga fundi i fjalimit tė tij, kur po analizonte potencialet e demokratėve pėr tė mirėqeverisur dhe dhunėn e pėrdorur nga socialistėt nė pushtet gjatė gjithė zgjedhjeve tė zhvilluara nė kėto shtatė vjet tė PD-sė nė opozitė. “Nė rast se Nano vendos tė qėndrojė nė pushtet duke dhunuar votėn e lirė, ai duhet tė bėjė llogaritė jo vetėm me ne, por edhe me organizmat ndėrkombėtare tė botės”, ka thėnė Berisha. Ky pohim i kreut demokrat krijon premisat pėr njė marrėveshje parazgjedhore mes palėve, pėr moskontestimin e zgjedhjeve.

 

 

Akuzat

Presidenti Moisiu dhe kryeministri Nano u krahasuan dje nga Berisha si binomi qė mbajti shqiptarėt nėn errėsirėn e diktaturės, larg Evropės, Haxhi Qamili-Ramiz Alia. Berisha komentoi kėshtu rolin e presidentit dhe tė kryeministrit aktual nė drejtim tė demokratizimit dhe tė procesit tė integrimit. Sipas kreut tė PD-sė, ajo qė aspirohej nė vitet 90’, pėr tė pėrfshirė Shqipėrinė nė Evropė ėshtė njė aspiratė aktuale, edhe pas 14 vjetėsh.

 

aleanca

Biznesmenė dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile duket se kanė qenė tė ftuarit mė tė shumtė nė festėn e sivjetshme tė PD-sė, reflektim i politikės sė partneritetit me ta. Duket se PD-ja ka nisur ftesa pėr tė gjithė njerėzit e rėndėsishėm tė Tiranės dhe duket se mjaft prej tyre i janė pėrgjigjur ftesės, pėrveē atyre qė kuptohet kanė qenė prej kohėsh nėn shenjestrėn e konferencave tė pėrditshme tė shtypit nė selinė blu.

 

PDK-ja e vetme nė zgjedhje

PDK-ja do tė dalė e vetme nė zgjedhjet e ardhshme, por shprehet se do tė ketė aleanca parazgjedhore me Partinė Demokratike. Nikollė Lesi ka marrė dje mandatin e dytė si kryetar i demokristianėve shqiptarė, nė Kongresin e Pestė tė partisė, duke u shfaqur si politikan i sė djathtės. Ai ka theksuar se PDK-ja duhet tė pėrvijojė prej kėsaj dite, strategjinė pėr tė shkuar nė zgjedhjet parlamentare me struktura dhe njerėzit e duhur pėr tė krijuar edhe grup parlamentar. Kėshtu, deputeti Lesi nė fjalėn e tij nė kongres ka sulmuar socialistėt dhe kryeministrin Nano pėr korrupsion dhe aktivitete tė paligjshme. Ai tha se ata po e ēojnė Shqipėrinė nė njė udhė pa krye, ndėrkohė qė pėrmendi se Nano, tashmė, meriton tė shkojė pėrsėri nė burg, kėsaj radhe jo pėr vjedhjen e ndihmave ushqimore tė shqiptarėve, por pėr akte mė tė rėnda kriminale. Lesi mundi nė garėn pėr kryetar, rivalin e tij, Gurakuqi, me diferencė votash.

 

PS-ja po pėrdor forcėn nė Dushk

Krerėt e LSI-sė denoncojnė PS-nė pėr presionet qė po pėrdor nė procesin zgjedhor qė do tė zhvillohet sot nė Dushk pėr zgjedhjen e kėshilltarėve. Anėtari i kryesisė sė LSI-sė dhe deputet i kėsaj partie, Ndre Legisi, ka theksuar dje se LSI-ja e konsideron kėtė presion tė pushtetit cėnim tė procesit zgjedhor demokratik nė Shqipėri. “Denoncojmė publikisht pėrpjekjet e pushtetit pėr tė pėrdorur tė gjitha mjetet nė favor tė vet. Nuk ėshtė ēėshtja tek fitorja nė kėtė komunė, por ēėshtja ėshtė tek koncepti qė ata kanė pėr zgjedhjet e lira dhe pėr demokracinė nė pėrgjithėsi”, tha Legisi. Ndėrkohė, ai ka pėrgėnjeshtruar sėrish akuzat e hedhura nga zyrtarė tė PS-sė se LSI-ja po bashkėpunon me PD-nė nė Dushk. “Ėshtė njė politikė shumė abuzive edhe e vet PD-sė dhe liderit tė saj, po tė kemi parasysh edhe ftesėn qė i ka bėrė Metės pėr herė tė parė pėr tė qenė nė festėn e PD-sė. Askush nga ju nuk ka harruar se nė festėn e vjetshme tė PD-sė, i ftuar ishte kryetari i PS-sė me bashkėshorten e disa tė tjerė dhe nuk ishte Ilir Meta”, tha Legisi.