Premte, 13 Shkurt 2004 KOHA JONE http://www.kohajone.com/

SPAHIA: TE KRIJOJME NJE KOALICION TE GJERE


Ideja per krijimin e nje qeverie "hije" te opozites eshte nje kerkese e
parakohshme sipas kryetarit te Partise Levizja e Legalitetit, Eqerem Spahia.
Gjate nje prononcimi per "KJ", kreu i legalisteve u shpreh se per momentin
opozita duhet te finalizoje nje sere inisiativash te ndermarra prej saj para
se te hidhet drejt nje hapi te tille. "Detyra kryesore e opozites eshte te
largoje nje here e mire kete kryeminister te papergjegjshem. Nje nisme qe
nuk do te finalizohet vetem me largimin e nje personi nga posti i kreut te
ekzekutivit por te krejt kesaj fryme qeverisjeje. Me pas na del detyra se
cilet persona do te paraqesim per te qeverisur vendin", sqaroi Spahia
qendrimin e forces politike qe perfaqeson. Sipas tij pararendese e nje nisme
per krijimin e nje qeverie te opozites do te jete dhe tryeza e 16 shkurtit,
ku te ftuar do te jene perfaqesuesit me te spikatur te botes intelektuale,
te cilet do te jene te mirepritur te kontribuojne me idete e tyre per
persosjen e platformes se opozites. Kryetari i PLL-se u shpreh optimist se
fryma e bashkepunimit qe ekziston sipas tij midis te gjitha forcave te
djathta do ta sjelle shume shpejt opoziten ne pushtet. "Perballe kesaj
qeverie antikombetare detyra jone eshte te jemi te bashkuar per te larguar
njehere e pergjithmone te gjitha ato fenomene negative qe rrjedhin prej
saj", theksoi kreu i legalisteve duke ftuar rishtazi te gjithe qytetaret
shqiptare te mbeshtesin fuqimisht protesten "Nano Ik" te 21 shkurtit, me
masivisht se ate te se shtunes se kaluar.

T.Blushi