13/03/2004 http://www.korrieri.com/
 
Milo: Ngec rezulota e Camerise

Projektrezoluta e Komisionit parlamentar te Politikes se Jashtme, e cila duhet te paraqitej per t'u diskutuar dhe me pas votuar ne seancen e dites se hene, nuk eshte gati. Anetari i ketij komisioni, Paskal Milo, ka sqaruar se shkak i mos beries gati te projektrezolutes eshte mungesa e informacioneve me te detajuara nga Ministria e Puneve te Jashtme. Pikerisht kjo eshte edhe arsyeja se perse nje rezolute e kerkuar me force nga deputetet e opozites shqiptare, po vonohet. Milo shprehet se qeverise i eshte lene detyre qe mbi rezoluten e miratuar ne Parlament, qershorin e kaluar te jape llogari se cfare eshte bere. "Komisioni i Jashtem eshte ne fazen e verifikimit te masave qe ka marre qeveria per te vene ne jete kete rezolute dhe pasi te kemi nje informacion te detajuar, atehere ne do te vazhdojme te procedojme me diskutimin dhe hartimin e projektrezolutes", ka deklaruar ai. Nderkohe, pritet qe komisioneret te rinisin diskutimet ne mbledhjen e se martes se ardhshme.
--------------------------------------------------------------------------------
Presidenti Moisiu i drejtohet Mbretit te Spanjes, Don Huan Karlos I

"I ndodhur ne mes te nje pikellimi te madh familjar nga humbja tragjike e djalit, - thuhet ne mesazh, - mesova per masakren e djeshme te terroristeve ne Madrid, e cila ma shtoi me teper dhimbjen dhe pikellimin njerezor. Humbja e jetes se mbi 200 qytetareve te pafajshem dhe plagosja e qindra te tjereve perben nje tragjedi shume te rende. Madridi, gjithe Spanja e Evropa jane ne zi ne nderim te qytetareve Tuaj qe u bene edhe nje here viktimat e rradhes se terrorizmit. Ne zi me Ju eshte edhe Shqiperia. Te gjithe lutemi per shpirtrat e tyre dhe denojne terrorizmin e terroristet e pashpirt.
 
Ne jemi prane jush dhe ndajme dhimbjen me Ju dhe popullin spanjoll. Ndaj me lejoni, Madheria Juaj, qe ne emer te popullit shqiptar dhe timin personal t'Ju shpreh ngushellimet e mia me te ndiera per kete tragjedi e humbje te rende. Une kam besim se populli spanjoll do te gjeje forca per te perballuar kete tragjedi dhe do te tregoje si asnjehere tjeter, nepermjet zgjedhjeve te se djeles se ardhshme, vendosmerine e tij te palekundur per te mbrojtur demokracine e progresin".
--------------------------------------------------------------------------------
 
Nano: Shqiperia ne BE ne vitin 2015

Kryeministri shprehet gjate nje takimi me studentet e Universitetit "Ismail Qemali" se pas 11 vjeteve, vendi yne do te jete anetar me te drejta te plota i Bashkimit Evropian: "Te ardhurat per fryme do arrijne ne 7 mije USD per fryme". Nano njofton se kompani amerikane po kerkojne te blejne "Albtelekom"
 
Nga Vlora
 
Elton METAJ
 
Fatos Nano ka lene dje Tiranen, per te nisur nga Vlora Kuvendimin e Madh, me ane te te cilit synon te rrise mbeshtetjen e qytetareve per qeverine dhe mazhorancen qe drejton. Ai ka premtuar ne nje salle te Universitetit "Ismail Qemali", se pas 11 vjeteve Shqiperia do te ishte gati te anetaresohej ne Bashkimin Evropian. "Ka nje strategji kombetare te zhvillimit ekonomik e shoqeror, sipas se ciles, ne mundemi me keto reforma standarte brenda vitit 2015 te jemi gati per t'u anetaresuar me te drejta te plota ne BE", u shpreh Kryeministri, ne nje leksion para studenteve. Megjithate, ai nuk ka lene menjane shakate, ndersa e ka krahasuar Fondin Monetar Nderkombetar me korsete, qe perdorin femrat apo partite e qendres me "vrimen qe ndodhet ne mes".
 
Duke folur per procesin e integrimit, lideri socialist tha se shqiptaret do te jene gati qe ne vitin 2015, Shqiperia te behet vend me te drejta te plota, anetar i BE-se. "Deri atehere do te jete katerfishuar Prodhimi Kombetar per fryme. Nga 1.900 dollare per fryme sot (krahasuar me 670 dollare ne 1997) ne afer 7.000 dollare per fryme ne 2015", tha Nano. Duke permendur se deri atehere pergjithesisht, do te jete kuruar ne themel varferia qe ekziston gati ne 30% te popullsise, vecanerisht ne zonat verilindore dhe juglindore me te prapambetura dhe me te palidhura ende me infrastrukturen e tregut kombetar, qe po integrohet ne tregun rajonal. Per shefin e qeverise, ne 10-15 vitet e ardhshme pesha e bujqesise ne Prodhimin Kombetar do te bjere nga 32% aktualisht, ne 6-7%. "Territori rural me urbanizim dhe integrim ne infrastrukturen e aktivitetet e tjera ekonomike te tregut nacional qe integrohet, do te jete me i zhvilluar se sot", u shpreh Kryeministri. Ai renditi me pas si detyra te ekzekutivit, programimin dhe disiplinimin me te mire te raporteve midis qendrave te banuara, dhe mjedisit te shendetshem rezidencial te te gjithe territorit, me zhvillimin e industrive, strukturave te energjise, sherbimeve dhe turizmit, i cili "ka shansin e madh, te jete me i virgjer sesa ne te gjithe Mesdheun".
 
Ne te njejten kohe, Nano permendi se ka nje bum ne trokitjen e investitoreve te kategorise se mesme dhe te madhe per here te pare ne 12-18 muajt e fundit ne menyre masive ne Shqiperi, sidomos ne energji, infrastrukture e turizem dhe pergjithesisht ne sherbime. "Lajmi i fundit vjen nga nje koncorcium amerikan qe do te bleje Telekomin", tha Kryeministri, duke iu referuar te vetmes kompani te telefonise fikse ne Shqiperi.
 
Me pas, duke iu pergjigjur pyetjeve te studenteve per riskun politik, lideri socialist tha se politika e vjeter, sic duket ben te njejten gje. "Ne Shqiperi eshte konsoliduar dhe po zhvillohet nje partneritet midis politikes, shoqerise civile dhe sipermarrjes, te cilin mund ta quaj nje koalicion per zhvillim, nje koalicion te urtesh dhe sipermarrjeje kombetare, qe po ushtron trysni gjithnje e me te ndjeshme dhe me rezultative ndaj politikes se vjeter, qe eshte politika e konfliktit", vleresoi Kryeministri
 
Qeveria e Kryeministrit Nano shpresonte te perfundonte brenda nje viti negociatat e nisura ne janar 2003 me Bashkimin Evropian per nje Marreveshje Stabilizim-Asociimit. Per shkak te problemeve te ndeshura ne kapituj te vecante dhe klimes jo te pershtatshme politike ne Shqiperi ne gjysmen e dyte te vitit 2003, negociatat ende vazhdojne. Megjithate, Nano dje ka shpallur nje afat final per anetaresimin ne BE, vitin 2015, ndonese Romano Prodi kishte deklaruar se Ballkani do te ishte ne Bashkimin Evropian ne vitin 2020.
 
--------------------------------------------------------------------------------
 Shtune, 13 Mars 2004 KOHA JONE http://www.kohajone.com/

SHQIPERIA DISKRIMINON MINORITETIN GREK

Drejtuesi i Institutit Helenik te Amerikes, Zhene Rosides njoftoi se organizatat kryesore Greke ne Amerike aprovuan Shenimin mbi Politikat ne Shqiperi. Ky Shenim eshte pergatitur nga Instituti Helenik i Amerikes ne bashkepunim me Federaten Panepiriote te Amerikes. Organizatat jane: Urdheri i AHEPA, Keshilli Kombetar Greko-Amerikan, Federata Qipiriote e Amerikes, Federata Panepiriote e Amerikes (Nikolas Geixh eshte udheheqesi i saj), Organizata Pan-Maqedone e Amerikes etj. Sipas tyre: Aktet e vazhdueshme te diskriminimit dhe te persekutimit te toleruara nga qeveria e Shqiperise ndaj komuniteteve minoritare kombetare etnike greke perbejne nje spastrim delikat me qellim aplikimin e ndienjave te izolimit, dobesise dhe vulnerabilitetit ndaj ketij komuniteti me qellim qe ata te braktisin shtepite e tyre dhe te shperngulen ne Jug drejt Greqise. Siguria personale e grekerve etnike ne Shqiperi eshte ne rrezik nga forcat e sigurimit dhe djegiet e shkollave, kishave dhe bizneseve nga banda te paligjshme dhe qe policia i lejon te veprojne te pandeshkuara. Ne asnje vend greket etnik nuk po trajtohen denjesisht. Megjithese Shqiperia kerkon qe te llogariten minoritetet e saj ne FYROM, qeveria e saj i reziston kerkeses se Unionit Europian per te numeruar minoritetet e saja dhe vazhdon te pretendoje e minoriteti Grek eshte me i vogel nderkohe qe ai perben 10 per qind te popullsise se vendit qe eshte prej 3.5 milion banore. Deklarata e tyre vazhdon se: Ne i bejme thirrje qeverise se Shteteve te Bashkuara, ne interes te saj dhe ne interes te mbajtjes se paqes dhe stabilitetit ne Ballkanin Jugor, te ndermarre mase intensive per nje dialog diplomatik me qeverine e Shqiperise per te siguruar qe minoritetet dhe te drejtat baze njerezore jane te mbrojtura. Shtetet e Bashkuara duhet te deklarojne qe Shqiperia duhet te trajtoje minoritet e saja drejtesisht dhe ne menyre njerezore, ne menyren qe minoritetet Shqiptare ne vendet perreth trajtohen.

http://www.balkanweb.com/

 

"Mėmėdheu", partia islame shqiptare, kėrkesa ende nė gjykatė

Lajmi i ores 8:25 AM

Gjykata e Tiranės

TIRANE (13 Mars) - Gati formimi i njė partie islame nė Shqipėri. Ka njė muaj qė nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Tiranės, ėshtė paraqitur njė kėrkesė me anė tė sė cilės, njė grup personash qė ushtrojnė dhe praktikojnė fenė islame, kėrkojnė formimin e njė partie politike. "Mėmėdheu" ėshtė emri i formacionit mė tė ri politik qė kėrkojnė tė formojnė shtetasit shqiptarė. Artan Shaqiri imami shkodran, ėshtė njė nga personat qė ėshtė paraqitur nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Tiranės, si njė nga kėrkuesit pėr themelimin e kėsaj partie tė re. Programi, statusi, si dhe kriteret e anėtarėsimit, synimi i saj, janė paraqitur para gjykatės me njė dokumentacion tė pėrmbledhur dhe dorėzuar tashmė. Krerėt, apo themeluesit e partisė qė mendohet tė lindė, janė nė pritje tė vendimit tė togave tė zeza tė kryeqytetit. Kėrkesa ėshtė dorėzuar nė sekretarinė e Gjykatės sė Tiranės me 14 shkurt 2004 dhe ėshtė caktuar gjykatėsi qė do tė marrė nė shqyrtim atė, pėr tė konkretizuar me njė vendim pranimi ose jo. Do tė jetė juristi ai qė do tė ēmojė nėse programi statusi dhe pretendimet e partisė kandidate, materialet e depozituara nė gjykatė, plotėsojnė kriteret ligjore tė cilat janė tė pėrcaktuara nė Kushtetutėn shqiptare pėr formimin e njė partie politike. Sipas burimeve pranė grupit nismėtar tė themelimit tė kėsaj partie, pretendohet se ka nė program njė nga pikat, ku kėrkohet unifikimi i myslimanėve mbarėshqiptarė. Gjithashtu ndonėse programi nuk ėshtė bėrė ende publik, mendohet po sipas tė njėjtave burime se rikthimi i Shqipėrisė nė Lidhjen Islamike, ėshtė njė ndėr synimet e partisė sė re qė pret vendimin e Gjykatės pėr tė marrė njė leje ligjore qė tė nisė jetėn e saj. Gjithashtu pėrfshirja e arsimit fetar nė arsimin shqiptar ėshtė njė tjetėr ide e partiakėve tė rinj. Por nga ata theksohet se nuk ka tendenca ekstreme fetare. Seanca e parė e caktuar nga gjykata pėr shqyrtimin e kėsaj kėrkese ka qenė tė enjten me 10 mars 2004. Por ajo ėshtė shtyrė, pasi gjykatėsi nuk ka qenė i pranishėm pėr arsye shėndetsore. Burime nga Gjykata e Shkallės sė Parė Tiranė, kanė saktėsuar se ėshtė dorėzuar kėrkesa pėr formimin e njė partie tė re. Po sipas burimeve tė mėsipėrme, ėshtė dorėzuar i gjithė dokumentacioni, qė ėshtė administruar nga strukturat pėrkatėse tė gjyqėsorit. Megjithė afatin kohor qė ėshtė nė prag tė skadimit, ende nuk ėshtė shqyrtuar ēėshtja. Gjyqtari do tė vendosė pėr marrjen e njė vendimi pozitiv, ose refuzimin e kėrkesės sė bėrė njė muaj mė parė. Nė gjykatė sqarojė gjithashtu se janė njė numėr i madh kėrkesash pėr formime partish, e shoqatash dhe kėrkohet zbatimi i procedurave ligjore pėr secilin subjekt qė paraqitet. bm/bm (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

 
Jeudi, Mars 11, 2004 Signalé: 8:31 PM
Le Premier ministre Nano présente ses condoléances au Premier
ministre de l'Espagne, Hose Maria Aznar

TIRANA, 11 mars /ATA/ - Le ministre albanais des Affaires
étrangčres, Kastriot Islami, a présenté ce jeudi ses condoléances
par un message au Premier ministre d'Espagne, M. Hose Maria
Aznar, aprčs les attentats commis ą Madrid(Espagne), a indiqué le
bureau de presse du Premier ministre.
"J'ai appris avec affliction la triste nouvelle de
l'explosion de la bombe aujourd'hui ą Madrid", souligne dans ce
message le Premier ministre Nano.
Il a présenté ą son homologue espagnol, aux familles des
tués et des blessés, ainsi qu'ą tout le peuple espagnol, "les
sentiments de sympathie et de solidarité, ainsi que les
sincčres condoléances pour cet acte tragique".
"De tels attentats terroristes témoignent de la barbarie
des groupes extrémistes. On condamne fermement chaque acte
terroriste qui nuit ą la vie, ą la sécurité, ą la tranquillité
des gens et ą la démocratie. Nous sommes décidés ą continuer la
lutte contre le terrorisme", est-il souligné dans le message.
"Dans ce jour difficile nous sommes prčs de vous et nous
sommes convaincus que le gouvernement que vous dirigez et le
peuple espagnol affrontera courageusement la douleur causée par
cet acte tragique", conclut le message du Premier ministre Nano.
/klod/KrisT/er