13 Mar 2004 http://www.lajmet.com/index.php#1
Shqipėri: Paraqitet njė studim i rėndėsishėm pėr procesin e kthimit tė
pronave

Komisioni i kthimit dhe kompensimit tė pronave paraqiti tė shtunėn studimin
e bėrė mbi tokat e lira nė pronėsi shtetėrore nė tė gjithė vendin. Ky studim
konsiderohet si njė element mjaft i rėndėsishėm nė procesin e kthimit tė
pronave, ligji pėr tė cilin po diskutohet nė parlament. Nga ky studim ėshtė
vėnė re se pronat e pretenduara aktualisht janė nė sipėrfaqe mė tė mėdha se
ato tė rregjistruara nė vitin 1938

Kryeministri Fatos Nano mblodhi komitetin e politikave ekonomike pėr tė
prezantuar studimin e bėrė mbi sipėrfaqet e mbetura tė lira nė toka
bujqėsore, troje, pyje dhe kullota dhe vlerėsimin mbi pretendimet nga ish-
pronarėt. Ky studim ėshtė kryer nga Komisioni i kthimit dhe kompensimit tė
pronave dhe do tė pasohet nga njė fazė e dytė e cila do tė pėrfshijė
vlerėsimin e tokave, kriteret dhe koeficentėt pėr kalimin nga njė kategori
nė tjetrėn nė mėnyrė qė tė pėrcaktohet kompensimi.

Nga ky studim ka rezultuar se pretendimet e ish pronarėve pėrfaqėsojnė njė
sipėrfaqe mė tė madhe se ajo e rregjistruar nė vitin 1938, pėrpara se
regjimi komunist tė kryente reformėn agrare e mė pas tė hiqte tė drejtėn e
pronės. Sipas kryeministrit Fatos Nano, arsyeja e kėsaj situate janė
"vendimet e lehta gjyqėsore tė gjykatave tė ndryshme nė dekadėn e fundit"


Me pėrfundimin e vlerėsimit mbi sipėrfaqet e lira krijohet njė bazė e qartė
tė dhėnash edhe pėr zbatimin e ligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave.
Njė kuadėr i plotė ligjor shpjegoi kryeministri Nano rregullon dhe
konsolidon marredheniet e pronėsisė dhe ėshtė struktura themelore qė do ta
bėjė ekonominė e tregut tė qėendrueshme dhe trgun e pasurive tė patundshme
funksionues:

"Pėrveē pėrafrimit tė legjislacionit me standartet e botės euroatlantike
duhet tė kemi dhe tregje reale dhe funksionuese me pronar ligjor tė
identifikuar tė cilėt pastaj hyjnė pa konflikte nė transaksionet vendase apo
tė njė tregu tė integruar, pra dhe me partner tė huaj. I gjithė ky process
do ti pėrmbahet filozofisė sė ekuilibrave qė korrigjojnė padrejtėsitė nga
veprime dhe qėndrime tė ndryshme, nė periudha tė ndryshme historike nda j
pronės private".

Ligji i pronave i hartuar me ndėrmjetėsinė e OSBE-sė dhe qė ka gjetur njė
konsensus nė parim nga dy partitė e mėdha po dikutohet nė komisionet
parlamentare dhe nuk I ka shpėtuar debateve politike/F.F./Liria