13 Maj 2004 http://www.kohajone.com/

PLL: TE ZBARDHET E VERTETA MBI TRAFIKUN


Qeveria nuk ka rruge tjeter: ose te zbardhe te verteten e akuzave, ose te
hedhe zotin Paten ne gjyq per "shpifje". Ky ishte kushti qe legalistet i
vune dje ekzekutivit shqiptar, pas alarmit qe leshoi para disa kohesh
komisioneri i Bashkimit Europian, Kris Paten, mbi ekzistencen e nje klinike
ne Fier, ku kryhen prej vitesh transplatimet e organeve te femijeve
shqiptare te trafikuar. Nje kerkese e tille u be publike nga Partia Levizja
e Legalitetit, gjate nje deklarate per shtyp qe kjo force politike dha dje
per mediat. "Denoncojme kanibalizmin e shekullit XXI, qe misherohet ne
trafikun e organeve njerezore te femjeve shqiptare. Ne mendojme se ky trafik
eshte nje simbioze dhe bashkepunim i krimit te organizuar rajonal me
politiken dhe administraten e larte shqiptare", thuhej nder te tjerat ne
kete komunikate, sipas se ciles ishin pikerisht policia shqiptare dhe
strukturat e sherbimeve sekrete te SHISH-it qe favorizonin shitjen e
femijeve per "pjese kembimi" ne tregun e zi te organeve njerezore. Nepermjet
ketij qendrimi, legalistet kerkojne publikisht nje angazhim me serioz te
administrates shteterore ndaj kesaj ceshtjeje si dhe reagimin e menjehershem
te shtetit shqiptar per te zbuluar pergjegjesit kryesore te ketij trafiku
dhe qendren e tij qe supozohet te jete diku ne periferi te Fierit. "PLL
denoncon shurdherine e qeverise shqiptare ndaj fakteve te deklaruara nga
zyrtaret europiane dhe organizmat e specializuara nderkombetare te luftes
kunder krimit te organizuar, qe kulmojne me delaraten-akuze te komisionerit
Paten, dhe qe mbeshteten nga magjistratura italiane e se fundi edhe nga
denoncimet e shtypit helen, nenvizohej ne kete deklarate. Ne kete kuader,
legalistet i sugjeruan Europolit, por dhe organeve te drejtesise shqiptare,
qe te shtrijne hetimet e tyre edhe tek emrat e pervecem te politikaneve
shqiptare, te cilet dyshohen qe fale statusit te tyre te kene perdorur
valixhet diplomatike, per te "eksportuar" organet e femijeve shqiptare ne
klinikat prestigjoze te perendimit.