13/06/2004 http://www.korrieri.com/
PLL mbeshtet Levizjen e Zogut

Kryetaret e Partise "Levizja e Legalitetit", ne qender dhe ne baze, kane shprehur dje vendosmerine e tyre per te mbeshtetur nismen e Leka Zogut, te quajtur "Levizja per Zhvillim Kombetar". Ky qendrim i kryetareve te degeve te legalitetit u be publik, pas nje mbledhje te zhvilluar dje ne Tirane, si shprehje edhe e nje kerkese te lakuar nga zyrtare te larte te Oborrit Mbreteror, te cilet i kishin kerkuar lidershipit te kesaj partie te pozicionohej qarte, nese do te vazhdonte te ishte ne mbeshtetje te koalicionit opozitar te drejtuar nga PD, "Bashkimi per Fitore", apo do te mbeshteste Levizjen.
 
"Mbreti Leka i eshte drejtuar kombit shqiptar me nje mesazh me rastin e shpalljes se "Levizjes per Zhvillim Kombetar". Kjo levizje eshte pritur mjaft mire nga mbare shqiptaret, kudo qe jane. Nisma e Mbretit sigurisht qe eshte mirepritur nga legaliste, te cilet nen moton "Atdheu mbi te gjitha", kane mbeshtetur ne vazhdimesi Mbretin ne te gjitha nismat politike", ka nenvizuar Kryetari i PLL, Eqerem Spahiu. Kryetaret e degeve, ne fjalen e tyre, ne vija te pergjithshme, kane deklaruar se sapo Leka Zogu shpalli kete Levizje, kuptohet se ajo natyrshem permbledh ne gjirin e saj edhe PLL-ne. Ky qendrim, i cili u kthye edhe ne vendim, le te kuptohet qarte se, tashme PLL, nga pikpamja organizative dhe politike, eshte barazlarguar nga "BF", duke u bere pjese natyrale e Levizjes. Te pranishmit kane deklaruar se pozicionimi i plote ne mbeshtetje te Levizjes, nenkupton qartazi dhe venien ne sherbim te saj, te te gjitha resurseve politike dhe organizatiove te PLL. Ne fakt vendimi per te mbeshtetur Levizjen e Lekes ishte i pritshem, po te kihet parasysh fakti se, ecja ne drejtim te kundert rrezikon ta nxjerre jashte loje PLL-ne.
 
A. META
 
--------------------------------------------------------------------------------
http://www.shekulli.com.al/
PLL nė mbėshtetje tė lėvizjes sė Lekės

N. Pėrndoj

Partia Legaliste zyrtarizoi dje mbėshtetjen politike pėr lėvizjen e inicuar nga pretendenti pėr Fronin Mbretėror, Leka I. Nė takimin e parė tė zhvilluar dje nė hotel “Dajti” mes gjithė kryetarėve tė degėve, kryetari i PLL-sė, Eqerem Spahia deklaroi se lėvizja mbetėrore ėshtė pritur mirė nga elektorati.
“Sikurse jeni vėnė nė dijeni, Mbreti Leka I mė datė 29 maj 2004 i ėshtė drejtuar kombit shqiptar me njė mesazh me rastin e shpalljes sė “Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar”. Kjo lėvizje ėshtė pritur mjaft mirė nga mbarė shqiptarėt, kudo qė janė. Nisma e Mbretit sigurisht qė ėshtė mirėpritur nga legalistėt, tė cilėt nėn moton “Atdheu mbi tė gjitha” kanė mbėshtetur nė vazhdimėsi Mbretin nė tė gjitha nismat politike.
Menjėherė, sapo Mbreti Leka I shpalli kėtė lėvizje, qė natyrshėm nė gjirin e saj ka Partinė Lėvizja e Legalitetit, sikurse e ka shprehur vetė Mbreti Leka i Parė nė media, ne u pozicionuam nė mbėshtetje tė plotė tė lėvizjes, duke vėnė nė shėrbim tė saj tė gjitha resurset politike, organizative e strukturore”, -tha Spahia. Reforma zgjedhore, sipas tij, ėshtė problemi kryesor dhe i papėrfunduar nga politika shqiptare.
“PLL ėshtė pėrpjekur tė unifikojė qėndrimin opozitar pėr tė mundėsuar hartimin e njė Kodi Zgjedhor pa defekte, si hallka kryesore e njė procesi zgjedhor demokratik e qė ofron shanse tė barabarta pėr tė gjithė konkurruesit. Shpresojmė t’ia arrijmė kėtij qėllimi, pasi OSBE/ODIHR, BE, Asambleja Parlamentare e KE-sė dhe Departamenti Amerikan i Shtetit janė shprehur hapur dhe qartė se “Shqipėria do tė ketė sanksione nė proceset integruese nė BE dhe NATO, nėse nuk zhvillon zgjedhje tė lira dhe tė ndershme”, -tha ai