13/07/2004 http://www.shekulli.com.al/
 
PD e PS, tė vetme nė komisionin parlamentar pėr reformėn zgjedhore
 
Partitė e vogla, bojkot komisionit pėr zgjedhjet

D.Tanushi/ N.Perndoj
 
TIRANE- Partitė e vogla parlamentare vendosėn dje tė bojkotojnė pjesėmarrjen e tyre nė komisionin e posaēėm parlamentar pėr reformėn zgjedhore. Pas kėmbėnguljes sė kryerepublikanit Fatmir Mediu se takimi i djeshėm nuk kishte kuptim nė rast se reformatorėt dhe legalistėt do tė merrnin pjesė nė komision, kėta tė fundit pėrmes kryetarit tė deputetėve reformatorė, Nard Ndoka dhe kryetarit legalist, Eqerem Spahia u shprehėn se nuk do tė jenė pjesė e kėtij komisioni derisa Gjykata Kushtetuese tė marrė njė vendim konkret mbi kushtetueshmėrinė ose jo tė ngritjes sė komisionit parlamentar. Pėrmes njė deklarate tė pėrbashkėt, partitė e vogla parlamentare ranė dakord gjithashtu qė t’i kėrkojnė Kuvendit shfuqizimin e pikės 4 tė protokollit tė nėnshkruar mes dy partive tė mėdha nė prani tė ambasadorit tė OSBE-sė, Osmo Lipponen, sipas sė cilės, vendimet nė kėtė strukturė merren vetėm nėse dy partitė e mėdha bien dakord. Tryeza e djeshme do tė vazhdojė sėrish tė mbahet gjatė kėsaj jave pėr ēėshtje mė konkrete qė lidhen me pragun dhe sistemin zgjedhor.
Tė majtėt
Kryetari i socialdemokratėve Skėnder Gjinushi deklaroi dje gjatė tryezės se e gjithė procedura e aplikuar ėshtė antikushtetuese dhe nuk garanton barazinė e votės as midis vetė deputetėve. Kryetari i PA-sė, Lufter Xhuveli deklaroi se ėshtė absurde kur dy partitė e mėdha marrin njė vendim dhe pėrjashtojnė apo tregohen mospėrfillėse ndaj partive tė vogla, qė zotėrojnė 1/3 e aksioneve nė politikėn shqiptare. “Kjo tryezė duhet tė mblidhet dhe duhet tė shėrbejė edhe pėr ēėshtje tė tjera nė tė ardhmen. Besoj se edhe OSBE-ja duhet tė nxjerrė njė mėsim tė vlefshėm nga kjo situatė”, -tha ai. Ndėrsa deputeti i PBDNJ, Kristo Goxhi shtoi se vota nuk do tė jetė e lirė nė rast se reforma zgjedhore do tė realizohet vetėm nga dy partitė e mėdha. Mė optimisti nė tryezėn e djeshme dukej se ishte kryetari i PAD-sė, Neritan Ceka i cili u shpreh se do tė jenė partitė e mėdha ato qė do tė dėshtojnė me marrėveshjen e nėnshkruar.
Tė djathtėt
Kryetari i PDR-sė, Genc Pollo tha nė tryezėn e djeshme se dy partitė e mėdha rrezikojnė tė sjellin shtrembėrime nė Kodin Zgjedhor. Pollo ishte i mendimit qė partitė e vogla duhet tė vėzhgonin punimet e komisionit tė posaēėm parlamentar, edhe pse partitė e tjera tė opozitės e kundėrshtuan njė propozim tė tillė. Ndėrsa kryetari i legalistėve, Eqerem Spahia u shpreh se i gjithė ky proces ėshtė njė gur prove pėr procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE. Kryetari i PBL, Teodor Laēo shtoi se partitė e vogla zotėrojnė 1/3 e elektoratit sipas zgjedhjeve tė fundit vendore. Pėr kėtė arsye, ai kėrkoi qė domosdoshmėrisht tė ndryshojė sistemi i zgjedhjeve sepse nė tė kundėrt, sipas tij, pjesėmarrja e partive tė vogla nė komision do tė ishte formale. Kryerepublikani Fatmir Mediu mbėshteti idenė e pėrgatitjes sė njė pakete ligjore nga vetė partitė e vogla pėr t’u diskutuar nė Kuvend. Ndėrsa kryetari i PDRN, Dashamir Shehi i kėrkoi partive tė vogla tė mos bėhen pjesė e komisionit tė reformės zgjedhore pėr sa kohė qė Gjykata Kushtetuese nuk ka dhėnė njė vendim konkret mbi kushtetueshmėrinė e ngritjes sė kėtij komisioni.
 
 
----------------
http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
 
Tryeza e partive tė djathta
 
Faqe 5 - Politikė

13Korrik 2004

tryeza e partive
 

vendimi

 
Tė majtė e tė djathtė mblidhen pėr tė kundėrshtuar marrėveshjen PS-PD dhe pozicionin e OSBE-sė
 

Partitė e vogla: Votė nė vend tė vetos

“Ngrijnė” pėrfaqėsuesit e PDR, PLL dhe PR nė “bipartizan”

 

Juli Prifti

Kuvendi tė shfuqizojė tė drejtėn e vetos tė partive tė mėdha nė komisionin bipartizan, ndėrsa OSBE-ja tė jetė mė e qartė nė qėndrimin institucional pėr procedurat e zbatimit tė rekomandimeve pėr zgjedhjet.

Partitė e vogla parlamentare, tė majta dhe tė djathta, kanė vendosur t“i shkojnė deri nė fund kėrkesave tė tyre pėr tė mos lejuar dy partitė e mėdha, PS-PD, tė vendosin vetė pėr reformėn elektorale. Tė mbledhur nė njė tryezė tė pėrbashkėt, mesditėn e djeshme, pėrfaqėsuesit e 10 partive tė vogla kanė diskutuar qėndrimin e mėtejshėm, pėrsa i takon anashkalimit qė ata mendojnė se iu bė prej marrėveshjes PS-PD, pėr reformėn elektorale. Tė pranishmit u njohėn me njė deklaratė fillestare, tė hartuar nga socialdemokrati Skėnder Gjinushi, e cila u miratua nė fund me disa ndryshime. Deklarata konfirmon qėndrimin e partive tė vogla, pro zbatimit tė rekomandimeve tė OSBE-ODIHR-it pėr zgjedhjet, por shprehet kategorikisht kundėr procedurės sė ndjekur pėr kėtė qėllim, ku partitė e mėdha kanė njohur pėr veten e tyre, tė drejtėn e vetos. “Pika 4 e marrėveshjes PS-PD krijon diskriminim tė paargumentuar tė deputetėve, tė cilėt ndahen nė deputetė me tė drejtė dhe pa tė drejtė vote, ndėrsa disa tė tjerėve u jepet e drejta e vetos”, thuhet nė deklaratė. Nė kėtė pikė, tė gjithė pėrfaqėsuesit kanė qenė nė tė njėjtėn mendje dhe kanė nėnshkruar pėrfundimisht, kėrkesėn ndaj Kuvendit pėr ta shfuqizuar kėtė pikė. Ndėrsa, pėrsa i takon pjesėmarrjes nė komision, ka pasur disa debate mes kreut republikan, Fatmir Mediu, dhe legalistit Spahia, si dhe deputetit tė PDR-sė, Nard Noka.

Ngrirja e pėrfaqėsimit
Mediu e ka kundėrshtuar idenė e Gjinushit pėr tė mos marrė pjesė nė komisionin bipartizan, ndėrkohė qė pėrfaqėsues tė dy partive tė pranishme nė tryezė, ishin pjesė e kėtij komisioni. Problemin e zgjidhi vetė deputeti reformator, Nard Ndoka, i cili tha se do tė ngrinte pėrfaqėsimin e PDR-sė nė bipartizan, derisa nė vendimin e Gjykatės Kushtetuese, pėr shfuqizimin e procedurave mbi tė cilat ėshtė ngritur komisioni. Atėherė, Mediu ka pranuar tė delegojė pėrfaqėsuesin e PR-sė nė komision, por “tė ngrirė”, siē u shpreh ai. Gjithsesi, partitė vendosėn tė shfrytėzojnė rregullloren e Kuvendit, qė u jep tė drejtėn e statusit tė vėzhguesit, nė rast se komisioni nis nga puna, pa pritur aleatėt e vegjėl tė PS-sė dhe tė PD-sė

OSBE
Me debate ėshtė shoqėruar edhe marrja e njė vendimi pėr “bekimin” qė Prezanca e OSBE-sė nė Tiranė i ka dhėnė marrėveshjes PS-PD pėr reformėn elektorale. Nė lidhje me kėtė pikė, tryeza ra dakort qė t“i kėrkojė OSBE-sė njė qėndrim mė tė qartė pėr mėnyrėn e ngritjes sė komisionit, e cila, sipas partive tė vogla, ėshtė nė kundėrshtim me vetė rekomandimet ndėrkombėtare pėr Shqipėrinė, qė synon sundimin e ligjeve dhe jo tė protokolleve. Tė vegjlit e majtė dhe tė djathtė vendosėn tė mblidhen sėrish.

 

Tė vegjlit, spontaniteti mė i fortė se dialogu

Ishin nisur secili pėr “hesap” mė vete dhe pėrfunduan tė gjithė bashkė. Tė vegjlit e politikės kanė arritur dje tė thyejnė mosmarrėveshjet, duke u ulur pėfundimisht rreth njė tryeze tė pėrbashkėt. Edhe pse nuk ishte planifikuar qė tė gjendeshin ashtu, kanė mjaftuar disa telefonata qė tė gjitha partitė e majta e djathta, veē PS-sė dhe PD-sė, tė mblidheshin nė sallėn e Byrosė Parlamentare. Megjithatė, para se tė shkonin aty tė gjithė sė bashku, opozitarėt dhe maxhoritarėt e vegjėl, fillimisht ishin ndarė nė dy kampe pėr tė unifikuar qėndrimet. Tė majtėt kishin zgjedhur zyrėn e Komisionit Parlamentar pėr Rendin dhe SHISH-in, ndėrsa tė djathtėt duket se kishin planifikuar qė nė fillim sallėn e byroistėve. Mė pas, duke parė qė tė dyja kampet do tė diskutonin pėr tė njėjtin problem, pėr tė cilin kishin dėshtuar paraprakisht javėn e kaluar, tė vegjlit vendosėn qė tė bashkohen nė strategjinė e tyre. Kėshtu, pėr herė tė parė tė gjitha forcat politike, veē dy partive tė mėdha, arritėn tė firmosin njė deklaratė tė pėrbashkėt. Megjithatė, edhe kėsaj here ka munguar emri i njė kryetari partie, demokratosociali Paskal Milo, i cili nuk ishte lajmėruar fare nga ish-shefi i tij i PSD-sė, Gjinushi.

 

LSI, pjesė e partive tė vogla?

Edhe pse jo anėtare nė tryezėn e djeshme, pasi nuk pėrfaqėson ende njė forcė politike, Lėvizja Socialiste pėr Integrim i ėshtė bashkuar kėrkesave qė kanė dalė nga tryeza. Kėshtu, deputeti socialist, Spartak Braho, ka nėnshkruar deklaratėn pėrfundimtare tė tryezės sė partive tė vogla, duke dalė nė mbėshtetje tė kėrkesės pėr shfuqizimit tė Pikės 4 tė protokollit PS-PD, qė ua njeh kėtyre partive tė drejtėn e vetos.

 

Deklaruan

  • Genc Pollo
    E konsideroj tė rėndėsishme kėtė tryezė, jo vetėm nisur nga marrėveshjet e herėpashershme PS-PD, sa herė kanė nevojė pėr njėra-tjetrėn, por pėr tė garantuar votėn e qytetarėve shqiptarė. Ne duhet tė kishim treguar prej shumė kohėsh se nuk jemi zėra tė humbur qė kėrkojnė diēka qė nuk u takon apo qė kėrkojmė tė vjedhim tė tjerėt, pasi statistikat tregojnė qė 33 pėr qind e elektoratit shqiptar voton partitė e ashtuquajtura tė vogla.
  • Fatmir Mediu
    Pavarėsisht nga ajo ēfarė diskutojmė, pėr asnjė arsye nuk duhet tė krijohet mendimi qė ne jemi kėtu pėr tė lėshuar njė lumė akuzash dhe tė ankohemi pėr padrejtėsitė PS-PD. Jo, ne nuk jemi kėtu pėr t’u qarė, por pėr tė vendosur atė qė ėshtė e drejtė. Dhe, e drejtė nė kėtė rast ėshtė qė ndryshimet nė Kodin Zgjedhor tė bėhen sė bashku me shoqėrinė, dhe jo nė bazė tė interesave tė njėrės apo tjetrės palė, pėr tė zėnė njė karrige nė Parlamentin shqiptar.
  • Teodor Laēo
    Tė gjithė po flasim pėr shkelje kushtetute dhe pėr t’iu kundėrvėnė marrėveshjeve dypalėshe PS-PD. Por, dua tė shtroj njė pyetje: Si mund t’u kundėrvihemi atyre apo tė bashkohemi pėr tė garantuar tė drejtėn e votės sė qytetarėve, kur ne nuk kemi njė axhendė qė tė na bashkojė? Ndaj, mendoj qė pas kėsaj tryeze, tė ulemi sėrishmi dhe tė hartojmė njė platformė tė pėrbashkėt pėr ēėshtjen zgjedhore apo pėr probleme tė tjera tė rėndėsishme.
  • Skėnder Gjinushi
    “Kėtu nuk ėshtė fjala pėr njė konflikt mes partive tė vogla dhe partive tė mėdha, por mes procedurave demokratike dhe atyre jodemokratike, mes zbatimit tė rekomandimeve dhe deformimit tė tyre. Procedura e ngritjes sė komisionit bipartizan pėr reformėn elektorale ėshtė antikushtetuese, pasi nuk garanton barazinė e votės as mes vetė deputetėve, dhe jo mė tė garantojė barazinė e votės pėr tė gjithė qytetarėt.
  • Neritan Ceka
    “Ngritja e komisioneve parlamentare duhet tė bazohet nė rregullat e njė shteti demokratik dhe kėtė, vetė Prezenca e OSBE-sė e ka paraqitur si njė detyrim pėr Shqipėrinė, vendosjen e shtetit ligjor. Kėshtu, edhe OSBE-ja nuk duhet tė mbėshtesė vullnetin e dy partive tė mėdha pėr reformėn elektorale, veēse nė qoftė se ky ėshtė vullneti vetėm i ndonjė pėrfaqėsuesi tė saj.
  • Lufter Xhuveli
    “Ky komision nuk duhet tė fillojė fare nga puna, kėshtu si ėshtė konceptuar. Duke u nisur nga vetė procedura e ngritjes sė tij, qė ėshtė antidemokratike, edhe koncepti i vendosjes sė vetos nga dy partitė e mėdha ėshtė i papranueshėm. Nė kėtė kuptim, duhet tė presim vlerėsimin e Gjykatės Kushtetuese pėr kėrkesėn tonė, e cila kėrkon shpalljen antikushtetuese tė procedurės, mbi tė cilėn u ngrit komisioni. Ne kemi deklaruar qė nuk do tė marrim pjesė nė kėtė komision, derisa tė mos na njihet e drejta e barazisė, por pėr kėtė do tė shprehet Gjykata”.
 
---------------
http://www.balkanweb.com/ Lajmi i ores 11:15 AM
Pronat, Tė pėrndjekurit sėrish nė Kuvend
 
TIRANE (13 Korrik) - Byroja parlamentare e mbledhur dje ka vendosur tė pėrfshijė nė kalendarin dyjavor tė punimeve ligjin e pronave dhe tė pėrndjekurve. Byroja parlamentare e zhvilloi mbledhjen pėrpara seancės sė djeshme tė mocionit pėr debat me kryeministrin. Deputetėt kanė vendosur qė dy ēėshtjet mė sensitive tė cilat prishėn edhe klimėn politike nė vend, cėshtja e pronave dhe tė tė pėrndjekurve, tė rishqyrtohen para mbylljes sė sesionit. Tė dy ligjet janė shqyrtuar dhe miratuar tė dy nga Kuvendi. Por janė kthyer edhe njė herė aty. Ligji i pronave u kthye nga Presidenti i Republikės me kėrkesėn se duhet tė gjendej konsensusi mes palėve politike. Ligji pėr tė Pėrndjekurit, u kthye nga Pėllumbi pėr shkak tė njė denoncimi qė iu bė mungesės sė kuorumit tė nevojshėm dhe votimit. bm/bm (News24/Balkanweb) 
--------------------------
http://pages.albaniaonline.net/rd/

Pronat, opozita nuk do tė pranojė diktatin e qeverisė

 

Gjatė rishqyrtimit tė projektligjit "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave", pas kthimit tė tij nė Parlament nga Presidenti i Republikės, opozita do tė insistojė nė pėrmirėsimet e duhura qė konsistojnė nė vendosjen e tė drejtės sė pronės. Pėr kėtė arsye, kompetencat qė duhet tė ketė Komiteti i ri pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave duket se do tė jetė njė temė sėrish tepėr e debatueshme mes opozitės dhe pozitės nė Parlament. Nėnkryetari demokrat i Komisionit parlamentar tė Ligjeve, Fatos Beja, dėnoi dje pėrpjekjet e krerėve tė mazhorancės pėr tė mbrojtur me fanatizėm variantin e miratuar njėanshmėrisht nga ana e tyre dhe sulmet e paprincipta qė eksponentė tė udhėheqjes sė PS-sė kanė ndėrmarrė nė kėtė drejtim ndaj kreut tė shtetit. Gjithsesi, opozita i druhet faktit se mazhoranca mund tė gjejė rrugėt pėr tė manipuluar, sikundėr ka bėrė dhe nė dy seancat e fundit parlamentare, gjė qė do tė vuloste dėshtimin pėrfundimtar tė kėsaj pseudomazhorance. Sekretari demokrat pėr Burimet Njerėzore konkludon se nėse njė gjė e tillė do tė ndodhte, nuk do tė bėnte gjė tjetėr vetėm se do tė sillte njė pėshtjellim tė tė drejtave tė ish-pronarėve.

"Nėqoftėse ka shkelje tė ligjit dhe tė proceseve, dhe fakti ėshtė se ka shpesh raste pėr mbivendosje pronėsie nė tė njėjtėn pronė, atėherė shteti, edhe sot, pa u futur ende nė fuqi ky ligj, po qe se dėshiron tė nxjerrė tė vėrtetėn, i ka tė gjitha mundėsitė. Kush e ka shkelur ligjin, tė ndėshkohet dhe kuptohet pastaj vendimi shfuqizohet", thekson Beja. Lidhur me ēėshtjen mė tė debatueshme pėr mėnyrėn e ngritjes dhe funksionit tė Komitetit Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, nėnkryetari demokrat i Komisionit parlamentar tė Ligjeve argumenton se kurrsesi nuk mund tė pranohet formula e propozuar nga socialistėt.

"Qėllimi i mazhorancės ėshtė fare i qartė, por nuk mund tė ngrihet njė komitet i ri mbi bazėn e njė ligji tė ri. Pėr tė zbatuar kėtė ligj tė ri u jepen atributet e komiteteve tė mėparshme, tė komisioneve tė mėparshme, qė kanė vepruar me ligjet e mėparshme, tė cilat shfuqizohen me ligjin e ri. Ky ėshtė njė hap i papėrgjegjshėm, qė krijon njė pėshtjellim nė ēėshtjen e kthimit tė pronave", thekson Beja. Sipas tij, e mira do tė ishte qė ky komitet tė administrohej nė punėn e tij, tė mbikqyrej nga Parlamenti.

Kundėr variantit qeveriar tė ligjit janė shprehur jo vetėm partitė opozitare, por nė mėnyrė tė veēantė edhe shoqatat e pronarėve. Ndėrkohė reflektime pozitive vijnė edhe nga aleatėt e PS nė koalicionin qeverisės pėr integrim. Mosdekretimi i Ligjit "Pėr Pronat" ėshtė pėrshėndetur edhe nga agrarėt e ish-ministrit tė Bujqėsisė, Lufter Xhuveli.

Kryesia e Partisė Agare Ambientaliste, nė mbledhjen e saj tė radhės, ka diskutuar edhe lidhur me Ligjin e pronave. Kreu i kėsaj partie, Xhuveli, tha se pas kthimit tė ligjit pėr rishqyrtim nė Parlament nga Presidenti i Republikės ėshtė e nevojshme qė dhe pėr pjesėn e dytė tė tij, duke filluar nga neni 15, tė gjendet konsensus mes forcave politike.

H.RAMA