E Premte, 13 Gusht 2004 http://www.korrieri.com/
Me Levizjen e Lekes, bashkepunim elektoral 
Zyrtaret me te larte legaliste, jane te mendimit se, regjistrimi i Levizjes per Zhvillim Kombetar (LZHK), si subjekt politik, nuk do te kete pasoja te dukshme per Partine "Levizja e Legalitetit". Zedhenesi i legalisteve, Astrit Kola, deklaroi dje se PLL, si nje parti historike, me e vjetra dhe me pervoje politike e zgjedhore te konsiderueshme, duke qene njekohesisht edhe parti parlamentare dhe e azhornuar me problemet dhe eksperiencat zgjedhore, eshte e angazhuar dhe disponon nje pakete propozimesh lidhur me reformen zgjedhore. "Bazuar ne kete fakt, ne kuader te LZHK, PLL jo vetem qe nuk mendohet te kete probleme, por perkundrazi pervojat dhe kontributet e saj do te jene te mirepritura nga formacionet politike te angazhuara aktualisht dhe ato qe do te angazhohen ne te ardhmen ne LZHK", nenvizoi Kola. Sipas tij, nga zhvillimet e pritshme per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, PLL do te kete komisioneret e saj ne te gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore, dhe kjo konsiderohet si perparesi per monitorimin e votes. Sugjerimet e fundit te OSBE/ODIHR per rritjen e perfaqesimit te subjekteve politike ne komisionet zgjedhore, sipas tij, do te krijojne kushte predispozuese per monitorimin e procesit zgjedhor, vendim-marrjen dhe numerimin e votave nga te gjitha forcat politike konkuruese.
 
A. META