Hene, 13 Shtator 2004 http://www.kohajone.com/

SIMEONI I URON SUKSESE LEVIZJES SE ZOGUT
 
Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, Eqerem Spahiu, zhvilloi nje takim ne Bullgari me Mbretin Simeon II-te ku ai i tregoi aspiratat e mbretit Leka Zogu per t'u integruar ne politiken shqiptare. Kreu i PLL-se, Spahiu, i cili mori pjese ne perberje te delegacionit shqiptar te kryesuar nga Presidenti Moisiu ne viziten zyrtare te zhvilluar ne Bullgari, perveē takimeve me presidentin e Republikes se Bullgarise, Parvanov, kryetarin e parlamentit bullgar, Gerxhikov, zhvilloi edhe nje takim shume te rendesishem politik me kryeministrin e Bullgarise (Mbretin Simeon II-te). Spahiu, fillimisht i percolli Mbretit Simeon pershendetjet miqesore dhe urimet me te mira nga Familja Mbreterore Shqiptare, ne veēanti nga NMT Leka I-re - Mbret i Shqiptareve. Spahiu e pershendeti kryeministrin aktual bullgar per hapat progresive qe ka bere Bullgaria sidomos ne proceset integruese ne NATO dhe BE, gjate kohes qe qeverine e ketij vendi e drejton Mbreti Simeon II-te.
 
Kryetari i PLL-se, me pas u ndal ne zhvillimet politike ne Shqiperi, por ne veēanti me Levizjen per Zhvillim Kombetar, te iniciuar dhe drejtuar nga Mbreti Leka I-re. Mbreti Simeon II-te, duke pergezuar perzemersisht kryetarin e PLL-se, Spahiu, per mesazhet qe percolli gjate takimit, gjithashtu shprehu vleresimet me te mira per rolin dhe kontributin e PLL-se ne proceset demokratike ne Shqiperi, si dhe i uroi suksese Mbretit Leka I-re ne krye te LZHK, qe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te arrije synimet e Tij, per te miren e shqiptareve dhe Shqiperise.
 
--------------------------------------------
Shekulli 13/09/2004 http://www.shekulli.com.al/
 
Spahiu nė Bullgari, takim me Simeon II
 
Kryetari i PLL Eqerem Spahiu, i cili mori pjesė nė pėrbėrje tė delegacionit shqiptar tė kryesuar nga Presidenti Moisiu nė vizitėn zyrtare tė zhvilluar nė Bullgari, zhvilloi njė takim tė veēantė edhe me Mbretin Simeon II, i cili njėkohėsisht ėshtė edhe kryeministėr i Bullgarisė. Sipas njoftimit pėr shtyp tė PLL, Spahiu i pėrcolli Mbretit Simeon II pėrshėndetjet miqėsore dhe urimet mė tė mira nga Familja Mbretėrore Shqiptare, nė veēanti nga Leka I-rė. Gjatė takimit, Spahiu e pėrshėndeti kryeministrin aktual bullgar pėr hapat progresivė, qė ka bėrė Bullgaria veēanėrisht nė proēeset integruese nė NATO dhe BE, gjatė kohės, qė qeverinė e kėtij vendi e drejton Mbreti Simeon II-tė. Kryetari i PLL, mė pas u ndal nė zhvillimet politike nė Shqipėri, por nė veēanti me Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar, tė iniciuar dhe drejtuar nga pretendenti pėr fronin mbretėror Leka I-rė. Nga ana e tij, Mbreti Simeon II-tė, shprehu vlerėsimet pėr rolin dhe kontributin e PLL nė proēeset demokratike nė Shqipėri, si dhe i uroi suksese Lekės sė I-rė nė krye tė LZHK, qė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė arrijė synimet e tij, pėr tė mirėn e shqiptarėve dhe Shqipėrisė.
 
---------------------------------------------------------------------
http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
Faqe 9 - Koment

13Shtator 2004

Nuk mjafton “tė mendosh ndryshe“

 

XHEVAT MUSTAFA

Ka kohė qė nė fjalorin dhe realitetin politik, brenda e jashtė partive tona, po fiton terren e pėrdorues edhe koncepti i “mendimit ndryshe“. Nė pamundėsi pėr liri, hapėsirė statuore dhe reale pėr fraksionizmin, ėshtė pranuar qė tė flitet e tė pranohet ekzistenca e mendimit ndryshe. Qysh nė fillim, mbijetesa e fortė e atavizmit tė kulteve tė individėve( kryetarėve) dhe...

... tė unitetit, qoftė edhe nė dukje apo fals, e ka paraqitur dhe ndėshkuar mendimin ndryshe si herezi. Ishte e pritshme, dhe e natyrshme, qė “heretikėt“ tė ishim mė tė hershėm e mė tė shumtė nė PD sesa nė PS. Emėrtimi, konceptimi dhe jeta e brendshme e PD- sė nė vitet e para, jepnin shtysa pėr hapėsirė e liri mė tė madhe, pėr mendim tė pavarur apo ndryshe nga ai qė dilte nga selia qendrore dhe kabineti i kryetarit. Prandaj, nė kėtė periudhė nė strukturat e piramidės sė PD-sė kishte mė tepėr analiza e debate, mė shumė kritika tė hapura e tė forta pėr kryesinė si ekip, pėr ēdo anėtar tė saj, e pėr Berishėn si kryetar. Mė vonė, edhe nė PS: ca si kundėrpėrgjigje apo reaksione ndaj zeusimit tė kryetarit Nano e ca pėr ambicie e pėrpjekje pėr t’u bėrė figura politike e partiake me identitet, integritet, personalitet e me pavarėsi mendimi e veprimi, u shtuan partizanėt socialistė tė mendimit ndryshe. Nė pranverėn 2004 kėta u bashkuan nė LSI e tani, nė fillimvjeshtė, nė parti.

Por shpejt, partizanėt e parė “tė mendimit ndryshe“, viktima edhe tė iluzionit se kishte perėnduar njė herė e pėrgjithmonė epoka e absolutizmit dhe totalitarizmit dhe se kishte ardhur epoka e demokracisė sė plotė e tė vėrtetė, u ndodhėn edhe tė izoluar, si vetmitarė nė shkretėtirė, dhe u ndėshkuan “demokratikisht“ e nė mėnyrė shembullore. Ata kishin dy rrugė: ose tė krijonin parti tė tyre, ose tė shkėpusnin pėrfundimisht lidhjet me arenėn e politikės. Shumica zgjodhi tė parėn, duke e braktisur frontin e demokratizmit tė PD-sė e tė PS-sė dhe duke u falur Berishės e Nanos hapėsirė dhe liri pėr t’u bėrė kėta qė janė sot, tė pakundėrshtueshėm, tė pakritikueshėm dhe tė pakonkurrueshėm.

Megjithatė, nuk mund as tė thuhet dhe as tė mendohet se nė PD e nė PS nuk ka mė anėtarė tė thjeshtė dhe tė strukturave drejtuese qė mendojnė ndryshe nga kryesitė qendrore e nga Berisha dhe Nano. Nė tė vėrtetė, kėta janė shumuar, edhe pse nė tė njėjtėn kohė janė forcuar absolutizmi dhe hegjemonizmi i kryetarėve. Njė pjesė e kėtyre antikonformistėve kanė guxuar tė kalojnė nga tė menduarit nė shprehje publike “ndryshe“, nė pozicionime, qėndrime, deklarime dhe votime “ndryshe“. Natyrisht, nuk janė toleruar dhe lėnė pa u ndėshkuar, edhe pse po nga lart, nuk ėshtė reshtur sė pėrbetuari pėr angazhim tė sinqertė pėr demokratizmim, modernizim dhe evropianizim tė PD-sė e PS-sė, pėr liri dhe hapėsirė tė gjėrė, pėr debate dhe analiza pa komplekse inferioriteti, diktati, nėnshtrimi, pėr respektimin e vullnetit dhe tė tė drejtave statuore tė ēdo anėtari dhe tė ēdo forumi drejtues tė bazės. Nė PD ky ndėshkim ėshtė shprehur, fillimisht, me etiketimin e tyre si “devijatorė“, si “jo tanėt“, si “nanoistė“, “metistė“. Pastaj ndėshkimi ka vazhduar, duke ua hequr emrat nga zemrat e nga listat. Pėsimi i kėtyre nuk ka kaluar pa efekt te tė tjerė, qė vazhdojnė tė mendojnė ndryshe nga Kryesia e nga kryetari. Pėr tė mos pasur fatin e tė ndėshkuarve “demokratikisht“, kėta e shprehin mendimin e tyre ndryshe, kokė mė kokė e me zė tė ulėt, me shokė e miq tė besuar, nėpėr kafene e bilardo. Kėshtu, Berisha ia ka arritur tė pėrforcojė autoritetin dhe pushtetet nė PD, e njėherazi, ta ngushtojė sė tepėrmi apo ta mbyllė krejt shtegun qė, nga “mendimi ndryshe“ tė kalohet nė shprehje “ndryshe nga ai”.

E njėnjta mendėsi e praktikė ėshtė vėnė re edhe nė PS, natyrisht, me disa nuancime dhe ngjyrime, tė lidhura me identitetin, trashėgiminė, traditėn dhe realitetin e sotėm tė kėsaj partie. Sa kohė vazhduan tė mendonin ndryshe, edhe kur guxuan t’i kundėrviheshin publikisht kryetarit dhe qeverisjes, Ilir Meta me figura tė tjera tė LSI-sė u duruan dhe toleruan. Si veēori apo dukuri dalluese ėshtė se kėta u duruan nga PS-ja e Nanos, shumė mė gjatė sesa Neritan Ceka, Arben Imami e Preē Zogaj, Genc Pollo, Dashamir Shehi, Tritan Shehu, Eduart Selami, Ferdinant Xhaferri etj., nė PD-nė e Berishės. Kjo e veēantė u ka dhėnė sebep e kartė Nanos e besnikėve tė tij tė mburren se nė partinė e tyre ka mė shumė demokraci se nė PD. Tani qė figurat e LSI-sė kanė kaluar nė qėndrime dhe votime ndryshe e nė parti tė tyre po etiketohen dhe anatemohen publikisht si tė lidhur me Berishėn, me krimin e organizuar, me trafiqet e drogės, si tė korruptuar nė tendera e privitazime... Kulmż u shėnua me shkrimet e ZP-sė mė 7 shtator, kushtuar krijżmit tė LSI-ė.

Figurat e LSI-sė sulmohen edhe pėr mėkatin se kanė harruar dhe abuzuar me mandatet qė kanė pėrfituar nga PS-ja, kur dihet mirė qė kryetari dhe “krahėt“ e tij kanė vite qė abuzojnė hapur e fshehurazi, jo vetėm me kėto mandate, por edhe me premtimet, votat, pushtetet, privilegjet, tenderat, privatizimet. Kėsaj populli i thotė: “Bėni si them unė, por mos bėni si bėj unė!“ Por, po shprehet gjithnjė e mė qartė se liderėt dhe politikanėt e LSI-sė janė tė ndėrgjegjėsuar, tė bindur e tė vendosur tė vazhdojnė nė rrugėn e tyre, duke mos dėgjuar se ē’thotė Nano e duke mos bėrė se ē’bėn ai. Kjo po kuptohet e pėlqehet edhe nė masėn e socialistėve tė thjeshtė, apo me funksione partiake e qeverisėse nė PS. Dita-ditės, kontigjente nga kjo masė, “ushtarė“ tė thjeshtė e “graduatė tė lartė“, dezertojnė nga ushtria Nano e kalojnė nė radhėt e LSI-sė. Me gjithė kėto firo tė mėdha deri nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PS-ja e Nanos do tė mbijetojė, falė pjekurisė dhe aftėsive tė pamohueshme tė Fatos Nanos, si politikan e si lider, si dhe skllavėrisė nė bindje dhe votave tė kongresmenėve apo tė nanoistėve tė patundshėm. Kjo nėnkupton se shumė socialistė tė tjerė me tesera, bindje e vota, do ta pėrjetojnė gjithnjė e mė tė fortė dilemėn: “tė vazhdoj tė fundosem me varkėn e vjetėr e tė shpuar Nano, apo tė kaloj nė anijen e re Meta“.

Si pėrfundim, mund tė thuhet se tė mendosh ndryshe nuk ėshtė as njė gjysmė hapi drejt demokracisė bashkėkohore europerėndimore dhe atlantike. Ndėrsa tė shprehesh, edhe ndryshe, me kurajo, transparencė, sinqeritet dhe konstruktivitet, mund tė vlerėsohet si njė hap i plotė drejt standarteve mė tė larta tė emancipimit demokratik. Koha do tė tregojė se duke sanksionuar edhe nė statut, lirinė pėr mendim e shprehje ndryshe deri nė fraksionizėm publik e legal, LSI-ja ka bėrė njė hap apo njė hop.

--------------------

Faqe 10 - Politikė

13Shtator 2004

LAJME SHKURT

 

 

LZHK-ja: "Jemi nė mbėshtetje tė tė djathtėve"

LZHK-ja nuk do tė jetė pėr asnjė ēast nė krahun e tė majtėve. Pretendenti pėr fronin mbretėror, Leka I, si dhe kreu i ri i grupit parlamentar tė LZHK-sė, Maksim Begeja, i kanė siguruar forcat e djathta se Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do tė jetė nė favor tė lėvizjeve tė tyre nė Kuvend dhe jashtė tij. "Ne jemi njė forcė qė i pėrket sė djathtės dhe do tė mbėshtesim projektet e sė djathtės", ka deklaruar Begeja. Ndėrkohė, ky i fundit ka shpjeguar edhe njė herė se, zgjodhi pėrfshirjen nė LZHK, pėr shkak se beson qė kjo lėvizje ėshtė me ritme mė tė pėrshpejtuara se PR-ja pėr tė rrėzuar tė majtėt. Sipas Begesė, LZHK-ja ka alternativa mė tė qarta dhe kėrkon pėrshpejtim mė tė mdh tė proceseve politike qė do t'i largonin tė majtėt nga pushteti. Ndėrkohė, ish-numri dy i PR-sė ka shpjeguar se ēėshtja e pronave ka qenė pikėndarja mė e mdhe mes tij dhe PD-sė e PR-sė. Ndėrkohė, Leka I ka qenė edhe mė i ashpėr me klasėn politike, e cila, sipas tij, ka lėvizur me ritme shumė tė ngadalta nė favor tė pėrpjekjeve pėr zhvillimin e Shqipėrisė.