ATDHEU 14 Mars 2004, Nr.10(580)
http://www.gazeta-atdheu.8k.com/index.html

NMT Leka I - Mbret i Shqiptareve prononcohet per Ceshtjen Came

Greqia te heqe ligjin e luftes me Shqiperine

Zgjidhja e kesaj ceshtjeje eshte kthimi i popullsise came ne pronat e tyre dhe rikthimi fizik i pronave me demshperblimet perkatese. Kerkohet qe Qeveria e Greqise te kryeje detyrimet ligjore per trajtimin e popullsise came


Pas daljes nga spitali, mbas operacionit, NMT Leka I - Mbret i Shqiptareve eshte prononcuar per mediat ku ka theksuar se per Ceshtjen Came si hap i pare duhet arritur te hiqet ligji i luftes qe mban Greqia ne fuqi. Ne nje interviste per nje televizion te Tiranes, ai eshte shprehur edhe per situaten politike ne vend dhe kryesisht per menyren se si mund te dilet nga kriza ku e kane futur vendin socialistet ne pushtet. Gjate intervistes ai ka thene edhe nje fjali per ceshtjen e pronave, te cilen e ka fokusuar televizioni qe ka bere intervisten, duke anashkaluar gjerat thelbesore qe ai ka thene. Duke qene se dy ceshtjet e mesiperme jane permendur shkarazi ne kroniken e dhene, Zyra e Shtypit e Oborrit Mbreteror ka publikuar nje deklarate shtypi ku sakteson qellimin e asaj interviste te Mbretit.
Ne deklarate theksohet se si hap i pare i zgjidhjes se Ceshtjes Came eshte: "abrogimi i Ligjit te Luftes, i cili mbahet juridikisht ne menyren me absurde nga Greqia. Nuk mund te realizohet zgjidhja e Ceshtjes Came pa abrogimin e Ligjit te Luftes," thuhet ne deklarate. Po ashtu ne deklarate potencohet ideja se duhet "realizuar kthimi i popullsise came ne pronat e tyre dhe rikthimi fizik i pronave me demshperblimet perkatese."
Ne lidhje me situaten politike ne vend deklarata thote se duhet: "kerkuar qe cdo shqiptar te votoje per te ushtruar te drejten sovrane te shtetasit te lire dhe te mos lejojme manipulimin e verdiktit te popullit".
Mbreti Leka i Pare pritet qe se shpejti te filloje nje aktivitet politik te plote pas rikuperimit total te shendetit. Operacioni qe ai beri ne kembe, shkaktoi anullimin e nje konference shume te rendesishme shtypi ne "Hotel Sheraton" e cila gjithsesi u realizua nga zyrtaret e Oborrit Mbreteror. Pas daljes nga spitali, u njoftua se Mbreti se shpejti do te aktivizohej me fort ne jeten publike permes konferencave te shtypit apo takimeve publike. Njoftime nga Oborri bejne te ditur se ai tani gezon shendet te mire dhe fraktura e kofshes eshte ne mbyllje e siper. Aktivizimi i tij publik pritet te shtoje perkrahjen e publikut shqiptar per monarkine. Pas pak ditesh jane datat historike te prillit dhe mendohet se Mbreti do t'i shfrytezoje keto raste per te vendosur kontakte me direkte me perkrahesit e tij.
N.Kolgjini

Njoftim per shtyp i Zyres se Oborrit Mbreteror Shqiptar

Te mbeshtetemi gjithmone ne Idealin Kombetar


Ne daten 7 mars eshte transmetuar nje kronike televizive me NMT Mbretin Leka I, e cila ka pasqyruar jetesen e Familjes Mbreterore Shqiptare. Ne kete interviste NMT Mbreti Leka I eshte prononcuar edhe per disa probleme te rendesishme, te cilat po i paraqesim ne kete njoftim per shtyp.

Per Ceshtjen came:

"Trajtimi i popullsise Came, qe perbehet nga popullsia came ortodokse, qe jeton ne Greqi dhe nga popullsia came muslymane, qe eshte debuar forcerisht nga pronat e tyre, me genocidin e njohur te Luftes se Dyte boterore, eshte nje ceshtje e pazgjidhur, te ciles po i rikthehet edhe Kuvendi i Shqiperise. Ne mendojme se hapi i pare per zgjidhjen e Ceshtjes Came eshte abrogimi i Ligjit te Luftes, i cili mbahet juridikisht ne menyren me absurde nga Greqia. Nuk mund te realizohet zgjidhja e Ceshtjes Came pa abrogimin e Ligjit te Luftes.
Zgjidhja e kesaj ceshtjeje kryhet duke realizuar kthimin e popullsise came ne pronat e tyre dhe rikthimin fizik te pronave me demshperblimet perkatese. Nga ana tjeter, kerkohet qe Qeveria e Greqise te kryeje detyrimet ligjore per trajtimin e popullsise came, arvanitasve, etj., si pakica kombetare (minoritete), qe jetojne ne Greqi, sipas Konventes Europiane dhe Deklarates Universale."

Per situaten e sotme politike:

"Ka shume te rendesi qe te punojme te gjithe bashke per rimekembjen e Kombit Shqiptar dhe te dinjitetit te tij me te gjitha format dhe mjetet demokratike, duke kerkuar qe cdo shqiptar te votoje per te ushtruar te drejten sovrane te shtetasit te lire dhe te mos lejojme manipulimin e verdiktit te popullit. Ne na duhet qe te punojme bashkerisht, mbi bazen e Idealit Kombetar, per zgjidhjen e Ceshtjes Kombetare dhe per realizimin e aspiratave te Kombit Shqiptar, duke bashkepunuar per sigurimin e qeverisjes mbi bazen e Ligjit dhe te interesave te te gjithe shqiptareve, per ringritjen e ekonomise mbi bazen e prones, si nje ekonomi moderne e tregut te lire, duke u integruar me dinjitet kombetar."
Ju faleminderit per mirekuptimin!