Pronat, lista e tokave te lira per kompensim
Komiteti Shteteror i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish-Pronareve
evidenton rreth 134 mije hektare toke te lire ne te gjithe vendin. Kompensimi
fizik do te marre perparesi, ndersa siperfaqja e pretenduar kalon ate te para
clirimit. Per tokat, nuk do te perdoret, as me vlera e tregut ne momentin e
kompensimit, as ajo e vitit 1945
Elton METAJ
Rreth 134 mije hektare toke do te jene te disponueshme per t'u perdorur ne
procesin e kompensimit te ish-pronareve. Komiteti Shteteror i Kthimit dhe
Kompensimit te Pronave ish-Pronareve ka perfunduar fazen e pare te studimit,
duke evidentuar edhe siperfaqet e lira disponibel nga ish-sektori
kooperativist dhe ai shteteror. Tokat bujqesore, livadhet, kullotat, pyjet dhe
trojet, te renditura ne fund te vitit 2003, do te jene te gatshme te perdoren
menjehere pas miratimit te ligjit nga Kuvendi. Vetem ne zonat turistike kane
rezultuar te lira rreth 107 mije hektare toke.
Ndersa, duke analizuar dosjet e shqyrtuara dhe ato te depozituara, sipas
kryetarit te Komitetit, Sokrat Sinaj, del se pretendimet per pronesi jane me
te medha se pronesia para clirimit, sipas te dhenave te vitit 1938. "Kjo
eshte rezultat i vendimeve te pabazuara ligjerisht te njohjes se pronesise nga
Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe sidomos nga gjykatat",
ka thene Sina, gjate nje mbledhje te Komitetit Nderministror te Politikave
Ekonomike. Nderkohe eshte rekomanduar qe kompensimi fizik i ish-pronareve te
tokave, duke perdorur siperfaqet e lira dhe disponibel shteterore ne shkalle
vendi, do te ishte me realist, me i shpejte dhe me nje kosto te arsyeshme per
qeverine dhe shtetasit. Ne te njejten kohe, eshte vleresuar se si reference e
prones duhet te merret gjendja e saj ne vitin 2003, per shkak se prona (sidomos
siperfaqet bujqesore) e vitit 1945, kur eshte bere shpronesimi, eshte e
veshtire te llogaritet. Ne kete menyre, duket se si cmim per kompensimin e
tokes nuk do te merret, as vlera e tregut ne momentin e zbatimit te ligjit, as
ajo e vitit 1945.
Vleresimi i siperfaqeve te lira shteterore te tokes bujqesore, livadheve,
pyjeve dhe kullotave eshte bere duke marre ne konsiderate siperfaqen e tokes
te ndare me ligjin 7501 per token bujqesore dhe pyjeve e kullotave te kthyera
dhe te kompensuara me ligjin 7699. Gjithashtu, jane vleresuar edhe
informacionet per vendodhjen e siperfaqeve te lira, numrin e pronareve dhe
siperfaqet e tokes perkatese te trajtuara nga komisionet e kthimit dhe
kompensimit te pronave.
--------------------------------------------------------------------------------
Nano: Pronat, kusht per integrimin
Kryeministri
Nano theksoi, ne mbledhjen e djeshme, se kuadri ligjor per kthimin dhe dhe
kompensimin perfundimtar te pronave, si detyrim kushtetues, merr rendesi te
posacme. Ky kuader, - tha Nano, - rregullon ligjerisht dhe konsolidon
marredheniet e pronesise te krijuara pas renies se komunizmit dhe eshte
struktura themelore qe do ta beje ekonomine e tregut te qendrueshme dhe tregun
e pasurive te patundshme funksionues. "Pa kete proces, nuk behen dot
hapat e nevojshem per afrimin dhe integrimin e Shqiperise ne BE dhe ne tregjet
globale", vleresoi shefi i qeverise. Sipas tij, pervec perafrimit te
legjislacionit me standartet e botes euroatlantike, duhet te kemi edhe tregje
reale dhe funksionuese me pronare ligjore te identifikuar, te cilet hyjne, me
pas, pa konflikte ne transaksionet vendase apo te nje tregu te integruar edhe
me partneret e huaj. Per Nanon, me rregullimin perfundimtar te problemeve te
pronesise private, do t'i jepet fund nje here e mire dhe lojes politike e
abuzimeve shoqerore per kete ceshtje te rendesishme. Por, - konstatoi
Kryeministri, - nga analiza e dosjeve rezulton se pretendimet per pronesi te
depozituara jane me te medha se teresia e pronave te regjistruara ne vitin
1938. "Arsyeja themelore e ketij fenomeni, eshte mbivendosja e pronave
dhe pronareve, sidomos me vendime te lehta gjykatash te ndryshme ne dekaden e
fundit", tha Nano.
Ne perfundim te mbledhjes,
Komiteti i Politikave Ekonomike konkludoi se brenda muajit prill te ketij viti
grupi i punes do te paraqese per miratim ne Keshillin e Ministrave fazen e
dyte te studimit dhe konkluzionet perfundimtare per kete ceshtje, per t'ia
paraqitur me pas ate per shqyrtim perfundimtar Kuvendit.
Parimet per kthimin dhe
kompensimin e pronave
1 - Barazia ne vleresim, kthim
dhe kompensimin e pronave. Domethene, shteti, ish-pronaret dhe personat e
trete duhet te vihen ne pozita te barabarta.
2 - Kompensimi fizik i
ish-pronareve te tokave, duke perdorur siperfaqet e lira dhe disponibel
shteterore ne shkalle vendi do te ishte me realist, me i shpejte dhe me nje
kosto te arsyeshme per qeverine dhe shtetasit.
3 - Si reference e prones
duhet te merret gjendja e saj ne vitin 2003, per shkak se prona (sidomos
siperfaqet bujqesore) e vitit 1945 (momenti i shpronesimit) eshte e veshtire
te llogaritet.
Jane dhene ne pronesi
Toke bujqesore 440.778 ha
Nga ish-sektori shteteror
117.932 ha
Ne total 558.710 ha
Rezultojne te lira
Nga ish-sektori kooperativist
107.762 ha
Nga ish-sektori shteteror
26.830 ha
Ne total 134.592 ha
Ne zonen turistike
Nga ish-sektori kooperativist
870 ha
Nga ish-sektori shteteror
3.155 ha
Ne total 4.025 ha
Ne zonat rurale
Toka te pashfrytezueshme
187.295 ha (ne zonen turistike 3.330 ha)
Toka pyjore 78.753 ha (ne
zonen turistike 5.392 ha)
Pyje 1.036.902 ha (ne zonen
turistike 71.787 ha)
Kullota 395.763 ha (ne zonen
turistike 22.483 ha)
Ne zonen turistike jane
evidentuar te lira:
Toke bujqesore, pa frut dhe
pyjore 12.717 ha
Pyll 71787 ha
Kullote 22.483 ha
Ne total 106.987 ha
Brenda vijave te verdha
Troje te lira 4.337 ha (ne
zonat turistike 293 ha)
Ka patur pretendime per 12.195
ha truall
Jane kthyer 4.188 ha
Kompensuar me troje 2.538 ha
Kompensuar me letra me vlere
2.628 ha
Pa kthyer e kompensuar 2.840
ha
Per token bujqesore
Pretendimet 51.408 ha
Kompensuar me troje 18.109 ha
Kompensuar me letra me vlere
18.434 ha
Per pyjet
Pretendimet 34.254 ha
Jane kthyer 18.523 ha
Kompensuar me troje 2.245 ha
Kompensuar me letra me vlere
277 ha
Per kullotat
Pretendimet 48.719 ha
Jane kthyer 44.456 ha
Kompensuar me troje 468 ha
Kompensuar me letra me vlere
500 ha
Pretendime te patrajtuara
Toke bujqesore 67.155 ha
Pyje 25.540 ha
Kullota 29.200 ha
Troje 2.210 ha
Berisha: Nuk votojme ligjet e
dhunuara nga Kryeministria
Partia
Demokratike paralajmeroi dje se nuk do te pranoje projektligjin per kthimin dhe
kompensimin e pronave ish-pronareve, qe po shqyrtohet ne komisionet parlamentare.
"Projektligji eshte dhunuar ne zyrat e Kryeministrise. Nuk eshte me ai qe
ka dale nga zyrat e OSBE-se", tha dje kryetari demokrat, Sali Berisha. Ai
shtoi se PD nuk mund te pranoje variantin e qeverise.
Projektligji per kthimin dhe
kompensimin e pronave ish-pronareve u hartua nga zyra e Organizates per Sigurim
dhe Bashkepunim ne Evrope dhe iu dorezua komisioneve parlamentare. Deputetet
kane debatuar ashper gjate shqyrtimit te ketij projekti lidhur me rruget qe do
te ndiqen per kompensim.
14 Mars 2004
KOHA
JONE http://www.kohajone.com/
PRONAT NUK VOTOHEN NE KUVEND NGA PD
Tedi Blushi
Projektligji per kthimin dhe kompensimin e pronave, qe shume shpejt do te
paraqitet ne parlament, nuk do te votohet nga Partia Demokratike. Dje, gjate nje
prononcimi per mediat, ishte lideri demokrat Sali Berisha, ai qe sqaroi
opinionin publik lidhur me kete vendim te marre se fundmi nga partia e tij.
Qendrimin e PD-se, kryedemokrati e publikoi pas perfundimit te mbledhjes se
radhes, qe Komiteti i Politikave Ekonomike zhvilloi nen drejtimin e
kryeministrit Fatos Nano. "Projektiligji per pronat eshte dhunuar ne zyrat
e kryeministrit Nano, ku dhe eshte riformuluar. Ky nuk eshte drafti i propozuar
nga OSBE-ja, ndaj dhe ne s'kemi si ta votojme", u shpreh Berisha. Ne fjalen
e tij, shefi i opozites argumentoi mosmiratimin e draftit per pronat propozuar
nga OSBE-ja, pasi sipas tij varianti i paraqitur se fundmi nga grupi i punes per
rikthimin e pronave eshte teresisht i ndryshuar. Sipas Berishes, perpjekja e
kryeministrit Nano per deformimin e ketij projekligji, ka per qellim bllokimin e
ketij procesi, per arsye perfitimi ne kurriz te pronave te shqiptareve. Nderkohe
Komiteti i Politikave Ekonomike pas evidentimit dhe vleresimit te pronave ne te
gjithe territorin e vendit, pritet t'i paraqese per miratim Keshillit te
Ministrave, miratimin e studimit per kete projketligj, i cili do te kaloje me
pas per shqyrtim, ne parlamentin shqiptar.
NANO: PRETENDIMET E PRONAREVE, JANE TE PAREALIZUESHME
Nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua dje paradite
mbledhja Komitetit te Politikave Ekonomike. Qellimi i saj ishte diskutimi i
ceshtjes se kthimit dhe kompensimit te pronave ish- pronareve dhe ballafaqimi
i koncepteve te projekligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave me
perfundimin e studimit te siperfaqeve te lira per token bujqesore, livadhet,
pyjet dhe kullotat. Nano theksoi ne kete mbledhdje se "kuadri ligjor per
kthimin dhe kompensimin perfundimtar te pronave, si detyri kushtetues, merr
rendesi te posacme sepse rregullon ligjerisht dhe konsolidon marredheniet e
pronesise te krijuara pas renies se komunizmit dhe eshte struktura themelore
qe do ta beje ekonomine e tregut te qendrueshme dhe tregun e pasurive te
patundshme funksionues". "Pervec perafrimit te legjislacionit me
standartet e botes euroatlantike duhet te kemi edhe tregje reale dhe
funksionuese me pronare ligjore te identifikuar, te cilet hyjne, me pas, pa
konflikte ne transaksionet vendase apo te nje tregu te integruar edhe me
partneret e huaj", vuri ne dukje kryeministri. "Me rregullimin
perfundimtar te problemeve te pronesise private, duam t'i japim fund nje here
e mire dhe lojes politike dhe abuzimeve shoqerore per kete ceshtje te
rendesishme", u shpreh Nano ne mbledhje duke shtuar se "kjo do te
behet duke marre masa konkrete, duke adoptuar legjislacion bashkohor, duke
balancuar zgjidhjet ne territor dhe gjetur burimet e lira, duke vleresuar edhe
pervojen e vendeve te tjera te Europes Lindore, ku eshte shfaqur dhe trajtuar
ne dekaden e fundit eshtja e kthimit dhe kompensimit te pronave dhe duke
respektuar interesat e riprodhimit e te zhvillimit jo veten te brezave te
sotem por edhe atyre te ardhshem, ne nje territor qe eshte i perkufizuar nga
natyra dhe nga kufijte shteteror", tha zoti Nano. Ne kete menyre Nano
konstatoi se nga analiza e dosjeve rezulton se pretendimet per pronesi te
depozituara jane me te medha se teresia e pronave te regjistruara ne vitin
1938. "Arsyeja themelore e ketij fenomeni, eshte mbivendosja e pronave
dhe pronareve, sidomos me vendime te lehta gjykatash te ndryshme ne dekaden e
fundit". Sipas tij, vleresimi i siperfaqeve te lira shteterore te tokes
bujqesore, livadheve, pyjeve dhe kullotave eshte bere duke marre ne
konsiderate siperfaqen e tokes te ndare me ligjin 7501 per token bujqesore dhe
pyjeve e kullotave te kthyera dhe te kompensuara me ligjin 7699, si dhe
informacionet per vendodhjen e siperfaqeve te lira, numrin e pronareve dhe
siperfaqet e tokes perkatese te trajtuara nga komisionet e kthimit dhe
kompensimit te pronave.
E.Prenga
Protestė para kryesisė sė kuvendit:
Rezolutė pėr ēėshtjen ēame
|
|
http://www.balkanweb.com/ |
|
Arkiv
|
TIRANE
(15 Mars) - Dhjetėra aktivistė tė shoqatės
"Ēamėria" protestuan sot pėrpara kryesisė
sė kuvendit, duke kėrkuar miratimin e njė rezolute
pėr zgjidhjen e problemit ēam. Ata hodhėn parrulla
ku shkruhej "Ēamėria ėshtė e jona",
"Shqipėri e Ēamėri janė njė", "Votoni
rezolutėn" etj. Ndėrkaq, byroja parlamentare
diskutoi sot pėr kėtė problem e vendosi qė
komisioni parlamentar i marrėdhėnieve me jashtė tė
hartojė njė rezolutė, ku tė pėrcaktohet qėndrimi
i parlamentit pėr kėtė ēėshtje. Ēamėt u larguan
forcėrisht nga Greqia pas Luftės sė Dytė Botėrore
dhe atyre nuk u janė kthyer ende pronat e pasuritė. ro/ro
(News24/BalkanWeb) |
|
|
Angazhim
ndėrkombėtar pėr kompensimin e pronave ēame
-
Jemi nė pritje tė ndihmės suaj, pėr tė pėrhapur nė mbarė botėn
genocidin qė ushtrohet ndaj Ēamėrisė
Tė
nderuar zonja e zotėrinj
Po
e shkruajmė kėtė letėr, pėr tė rikujtuar problemet e harruara tė
popullsisė ēame qė jeton nė Shqipėri, qė nga viti 1944.
Nga
qershori i vitit 1944, deri nė mars 1945, populli ēam, pasi u keqtrajtua,
u pėrdhunua dhe u vra nga shovinistėt grekė, sė fundi u dėbua nga tokat
e tyre.
Eshtė
pėr tė ardhur keq, qė ēamėt e Shqipėrisė nuk ishin tė zotėt tė
vizitonin tė afėrmit e atyre qė kishin humbur jetėn, gjatė
keqtrajtimeve greke.
Numri
i tė humburve arrin nė afro 5000 vetė.
Numri
i ēamėve qė jeton nė Shqipėri, arrin nė 205.000 vetė.
Me
gjithė problemet, tė cilat janė rishfaqur ditėt e sotme nga ana e
shtetit grek, ėshtė refuzuar nga shqyrtimi i tė drejtave mbi pronat e
ligjshme nė Ēamėri.
Pėr
tė bėrė tė mundur kompensimin e pasurive, si dhe kėrkesėn pėr kthimin
e pronave, kėrkojnė qė ky tė trajtohet si problem.
Kėrkojmė
ndihmėn pėr zgjidhjen e kėtij problemi, duke marrė parasysh shqetėsimet
tona.
Plan
diabolik i Greqisė pėr uzurpimin e rezervave naftėmbajėse tė Shqipėrisė
Mediat
ndėrkombėtare njoftojnė pėrpjekjet e shtetit helen pėr tė futur nė
dorė kompaninė shtetėrore qė, nė tė ardhmen do tė merret me shfrytėzimin
e kėtyre pasurive
Shqipėria
mund tė bėhet njė vend i pasur nė termat e rezervave tė naftės tė
Europės perėndimore. Sidoqoftė, qeveria duhet qė, nė radhė tė parė tė
vendosė se kush mund t'i administrojė kėto fusha naftėmbajtėse, tė
cilat ndodhen nė rajonin jugor.
Shqipėria
ėshtė e vendosur nė njė gjeografi, e cila ka mjaft pasuri nėntokėsore.
Sidoqoftė, vėshtirėsitė ekonomike tė vendit e bėjnė tė pamundur qė
ajo tė shfrytėzojė kėto rezerva, me kapacitetet e saj. Shqipėria duhet
tė kėrkojė bashkėpunim me vendet e huaja nė pėrpunimin e burimeve tė
saj, pėr shkak tė paaftėsisė sė saj pėr tė ndėrtuar njė
infrastrukturė efiēente dhe tė pėrshtatshme.
Kėshtu,
para qeverisė ndodhet problemi pėr tė zgjedhur vendin dhe kushtet me tė
cilat Shqipėria do tė bashkėpunojė dhe, cilat nga kėto kushte dhe vend,
do tė jetė mė i leverdisshmi pėr Shqipėrinė. Njė vendim i tillė ėshtė
i vėshtirė, pasi kėrkon mjaft kohė pėr t'u menduar. Pėr mė tepėr,
mjaft ndėrhyrje nga jashtė e frenojnė kėtė proces vendim-marrjeje.
Veēanėrisht
fushat naftėmbajtėse, nė njė rajon nė brendėsi tė vendit, tėrheqin vėmendjen
e Greqisė, e cila ėshtė njė nga fqinjet e Shqipėrisė dhe e cila tregon
njė tendencė pėr tė ndėrhyrė tek fqinjėt e saj. Greqia, e cila ėshtė
gjithashtu nė pėrpjekje pėr tė ndėrtuar njė linjė gazsjellėsi nė
Ballkan dhe qė, e konsideron veten e saj si njė spiker i autorizuar nė
ēėshtjet e Ballkanit, ashtu siē ndodh zakonisht, gjithashtu e sheh si tė
drejtėn e saj, tė ndėrhyjė mbi ate qė do tė shfrytėzojė fushat naftėmbajtėse
nė rajonin jugor tė Shqipėrisė.
Greqia
nuk ėshtė vonuar nė interesat e saj ndaj fushave naftėmbajtėse nė kėtė
rajon, brenda sferės sė detyrimeve tė saj ndaj minoritetit grek qė jeton
nė jug tė Shqipėrisė. Ēėshtjet rreth fushave naftėmbajtėse,
gjithashtu filluan tė trajtohen nė aktivitetet rutinė ndaj minoritetit
ortodoks grek.
Greqia,
e cila ėshtė e mjaft e vetėdijshme se nuk mund tė bėjė kėrkesa pėr
tokat qė mbajnė fushat naftėmbajtėse, tė cilat ndodhen nė territorin
shqiptar, ėshtė nė njė pėrpjekje pėr tė marrė nėn kontrollin e saj,
firmėn qė ka ndėrmend tė shfrytėzoje kėto fusha naftėmbajtėse.
Sidoqoftė,
kjo pasuri ėshtė e Shqipėrisė dhe Shqipėria ėshtė njė vend i pavarur.
Ajo ndodhet nė njė pozicion pėr tė vendosur pėr tė ardhmen e saj,
sipas dėshirės sė saj. Pavarėsisht sa tė kualifikuar e konsideron
Greqia veten e saj pėr tė ndėrhyrė nė kėto ēėshtje, fjala e fundit
do tė jetė gjithmonė e shqiptarėve.