http://www.panorama.com.al/ 14/05/2004

sherri nė parlament
skandali/Spahia degjeneron fjalorin nė seancė. I pėrgjigjen akoma edhe mė
keq tė majtėt

 Sharje dhe fyerje, harbon Kuvendi

Rojet shmangin grushtat. Pėllumbi dėnon Spahinė 2 javė


Tiranė

Sharje dhe fyerje ekstreme qė i pėrmban vetėm fjalori i rrugės, kanė
dominuar pėr mė shumė se gjysmė ore seancėn e djeshme tė Parlamentit
shqiptar.

Duke harruar se ku janė dhe se ēfarė pėrfaqėsojnė, ligjvėnėsit shqiptarė
kanė dhėnė dje njė spektakėl tė vėrtetė tė pėrdorimit tė fjalorit banal ndaj
njėri-tjetrit. Gjithēka ka nisur kur kryetari i PLL-sė, Ekrem Spahia, ka
fyer nė mėnyrė ekstreme deputetėt e mazhorancės, tė cilėt kanė reaguar mjaft
ashpėr kundėr tij. Katėr herė radhazi Spahia ka pėrsėritur njė tekst fyes,
tė huazuar nga njė e pėrditshme, pėrshtatur nga vetė ai. "Po pėrmend atė qė
ka shkruar Nikollė Lesi nė gazetėn e tij pėr kryetarin tuaj, duke pohuar atė
qė ka dėgjuar nga Nano. Juve ju kujtohet mirė ēfarė ju ka thėnė Nano. Ju nuk
jeni burra. Pse bėni sikur Nano po ju kalėron nėnėn me tė vertetė dhe, nė
fakt, ėshtė duke iu kalėruar nėnėn". Kėshtu u ėshtė drejtuar pėr katėr herė
radhazi Spahia, deputetėve socialistė duke startuar njė komedi tė denjė
vetėm pėr rrugėn. Ndėrkohė qė Spahia u pėrsėriste tekstin e mėsipėrm
deputetėve tė mazhorancės, kryetari i Parlamentit i kėrkonte atij tė
largohej nga foltorja, duke i hequr tė drejtėn e fjalės. Spahia ka vazhduar
tė njėjtin tekst dhe i pari qė ka reaguar ka qėnė ministri i Bujqėsisė,
Agron Duka, i cili me zemėrim ėshtė nisur pėr tė goditur Spahinė, duke e
shoqėruar me tė shara ekstreme. Menjėherė janė sulur tė gjithė deputetėt e
mazhorancės duke sharė me tė njėjtėn gjuhė banale dhe duke shkaktuar njė
kaos tė vėrtetė nė sallė. Njė numėr i madh truprojash ka ndėrhyrė duke
shmangur kontaktet fizike mes deputetėve. Deputetėt e opozitės janė ngritur
dhe kanė tėrhequr Spahinė duke e larguar nga podiumi pėr tė qetėsuar
situatėn.

"Dueli"
Tė ndarė si nė dy fronte kundėrshtare lufte, deputetėt e pozitės, nė njė
krah, dhe ata tė opozitės, nė krahun tjetėr, kanė shkėmbyer fyerje dhe
klithma histerike. Nė kėtė mėnyrė deputetėt kanė zhvlerėsuar ekstremisht
tempullin e drejtėsisė shqiptare, duke i dhėnė pamjen e njė zėnke mes "tė
fortėsh". Tė sharat nuk kanė pushuar pėr asnjė moment, madje janė parė edhe
blloqe e stilolapsa tė fluturojnė drejt Spahisė. Sherri ka filluar tė marrė
pėrmasa mė tė zgjeruara kur deputetėt e mazhorancės kanė fajėsuar Berishėn
si nxitės tė qėndrimit tė Spahisė. Njė debat mjaft i ashpėr mes ministrit tė
Financave, Arben Malaj, dhe kryetarit tė opozitės, Sali Berisha, ka
zėvendėsuar pėr pak momente sulmet e deputetėve socialistė ndaj Spahisė, i
cili, i rrethuar nga deputetėt e opozitės, ishte ulur nė vendin e tij. Mė
pas deputetėt e opozitės janė larguar nga salla dhe kryetari i Parlamentit
ka dhėnė si dėnim ndaj Spahisė pėrjashtimin pėr 15 ditė nga seancat
parlamentare. Kryetari i Parlamentit ka dhėnė gjysmė ore pushim pėr tė
vazhduar mė tej me miratimin e projektligjeve tė pėrfshira nė rendin e
ditės. Gjatė pushimit, deputetėt socialistė ishin ende tė irrituar dhe kanė
kėrkuar nga Pėllumbi dėnim ekstrem pėr Spahinė, largimin nga Parlamenti me
njė afat kohor gjashtė muaj.

Debat ka pasur edhe mes Mediut e Dokles, lidhur me njė interpelancė mbi
akuzat pėr trafik organesh nga Shqipėria pėr nė Greqi dhe Itali, por tonet
kanė qenė shumė mė tė buta se nė debatet e mėparshme.

Menjėherė pas kėtyre zėnkave opozita ėshtė larguar, ndėrkohė qė mazhoranca
ka vazhduar dikutimin e projekligjeve, duke miratuar Saulin nė krye tė
Gjykatės Kushtetuese, ligjin pėr "Statusin e jetimit", ligjin "Pėr
 strehimin", si dhe atė pėr dhėnien me koncesion tė terminalit tė naftės nė
portin e Vlorės.


replikat

Ekrem Spahia:
Para se tė bėhej debat pėr projektligjin mbi marrėveshjen me
qeverinė italiane, duhej tė diskutohej sėrish pėr tė pėrndjekurit politikė.
Ju keni premtuar se do ta sillni nė qershor, por nuk keni pėr ta bėrė. Ju
nuk doni ta bėni dhe po i gėnjeni ish tė pėrndjekurit. Por, nėse nuk do ta
bėni, ne do tė vazhdojmė mbėshtetjen ndaj tyre dhe bashkė me ata do t“iu
rrėzojmė. Mė vjen keq qė duhet tė pėrmend atė qė ka shkruar Nikollė Lesi nė
gazetėn e tij pėr kryetarin tuaj. Juve ju kujtohet mirė ēfarė ju ka thėnė
Nano. Ai ju ka thėnė ju se do t“ua kalėrojė nėnėn dhe ua ka kalėruar. Ai ka
thėnė, dhe ia vlen ta pėrmendėsh, se kėtij populli edhe ju sikur ėshtė duke
ua kalėruar nėnėn. Ju nuk jeni burra. Pse bėni sikur Nano po iu kalėron
nanėn me tė vėrtetė, dhe ėshtė duke jua kalėruar nanėn (e pėrsėrit katėr
herė).

Agron Duka: Kė shan ti ore tė .. Nėnė e motėr e robt... Ku do tė futesh o
bir kurve, (dhe nxiton ta godasė, por vetėm rojet e Kuvendit e shkėpusin nga
njė sherr i drejtpėrdrejtė).

Taulant Dedja: Kujt ia shan nėnėn ti ore legen katundar. Ore tė . nėnėn,
motrėn.. e kė tė kesh.

Gazmir Bizhga: ..nėnėn e motrat e ēfarė tė mban pragu i derės..

Musa Ulqini: O zotėri, mė ngadalė, kė fyen deri nė kėtė pikė. Ti nuk ke
familje, s“tė vjen zor.

Arben Malaj: O legen, o maskara kė shan ashtu ti, kėshtu tė ka mėsuar mbreti
ty?! Ai nuk shan, pėrse shan ti, apo tė ka nxit Berisha tė bėsh kėto
veprime. Turp tė kesh!

Sali Berisha: Rri aty dhe turp tė kini ju.

Arben Malaj: Ti ke djegur Shqipėrinė e do tė djegėsh edhe Parlamentin o
kriminel!

Sali Berisha: Ju jeni kriminelėt, ju jeni hajdutėt e kėtij populli dhe ju e
dogjėt Shqipėrinė dhe po vazhdoni ta digjni.


Kreu i ri i Gjykatės Kushtetuese
Sauli votohet nė vend tė Abdiut

Mazhoranca ka kaluar dje me shumicė votash kandidaturėn e Gjergj Saulit pėr
nė krye tė Gjykatės Kushtetuese. Edhe pse opozita nuk ka qenė e pranishme,
Sauli ka qenė "i miratuar" prej saj, duke u mbėshtetur nga deklaratat e
mėparshme tė PD-sė, se nuk do ta pengonte kėtė kandidaturė. Sauli do tė
zėvendėsojė Fehmi Abdiun, i cili e mbaroi mandatin e tij dhjetė ditė mė
parė. Largimi i Abdiut nga posti i kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese, u bė
pa shumė zhurmė. Fillimisht u fol se mund tė kishte negociata mes PS-sė dhe
presidentit, qė ai tė vazhdonte tė ishte nė krye tė Gjykatės Kushtetuese.
Por shumė shpejt janė shuar tė gjithė zėrat pėr negociata. PS-ja dhe
presidenti Moisiu kanė vendosur qė Abdiu ta lėrė postin e kreut tė Gjyakatės
Kushtetuese. Opozita ėshtė shprehur e prerė lidhur me kėtė ēėshtje, duke
kėmbėngulur pėr largimin e Abdiut, i cili ėshtė sulmuar herė pas here nga
ajo. Kandidatura e Gjergji Saulit ėshtė pritur mirė nga tė gjitha palėt, si
figura qė mund ta drejtojė me paanėsi institucionin e Gjykatės Kushtetuese.
Abdiu reagoi pėr largimin e tij nga ky post nė pėrfundim tė mandatit, pasi
la tė kuptohet se nė kėtė rast ka pasur pazare nga drejtues tė PS-sė.



Miratohet projektligji me 58 vota pro
Koncesioni pėr terminalin e Vlorės, opozita kundėr

Mazhoranca ka miratuar dje me 58 vota projektligjin pėr dhėnien me koncesion
tė terminalit tė naftės nė portin e Vlorės, firmės italiane "La Petrolifera
Italoromuna". Deputetėt e PS-sė kanė votuar, megjithėse pėrfaqėsuesit e
PD-sė dhe tė partive tė tjera opozitare e kundėrshtuan kėtė marrėveshje.
Nėnkryetari i Komisionit Parlamentar tė Ekonomisė, Ritvan Bode, tha se
marrėveshja krijon monopol nė sektorin e naftės, si dhe u shėrben interesave
tė caktuara tė qeveritarėve. Opozita nuk ka qenė dakord me kalimin e 70 mijė
metrave katrorė tė terminalit nė pronėsi tė kompanisė italiane pas
pėrfundimit tė projektit, nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe Kodin Penal.
Opozita ka kėrkuar gjithashtu tė njihen me tekstin e marrėveshjes, pasi pėr
ata ajo ėshtė e paqartė. Opozita ka kėrkuar menjėherė qė qeveria ta
ndryshojė marrėveshjen me "La Petrolifiera", duke shpallur tender tė hapur.
Sipas Fatos Bejės, qeveria duhet tė fusė nė kėtė tender edhe kompaninė
angleze "Ėeber", duke mos favorizuar vetėm kompaninė italiane. Ndėrsa
kryetari i Komisionit tė Ekonomisė, Ylli Bufi, tha se nė projektligj ėshtė
shtuar edhe amendimi i cili nuk e lejon kompaninė italiane qė tė
transportojė naftė. Nė fund tė debatit, opozita ka braktisur seancėn
parlamentare nė shenjė proteste.

 © 2003 Gazeta Panorama
------------------------------------------------------

Data e Publikimit: 14/05/2004 Ballkan.com http://www.ballkan.com/

Parlamenti, sharje e fyerje me nėnė e motėr
 Spahia: "Ju socialistėve Nano ju kalėron nėnat ēdo ditė". Pėllumbi
pėrjashton legalistin pėr dy javė


 Autori i Lajmit: Bledar Hoti
TIRANĖ - Ka degjeneruar nė sherr, sharje dhe fyerje banale mes deputetėve tė
pozitės dhe opozitės seanca e djeshme e Kuvendit. Nė punimet parlamentare
mes deputetėve tė pozitės dhe opozitės janė shkėmbyer sharje tepėr banale,
ku acarimi mė i madh ka qenė nė momentin kur ka diskutuar deputeti legalist,
Eqerem Spahia, duke ngritur nė kėmbė deputetėt socialistė Agron Duka, Gazmir
Bizhga dhe Ardit Kajėn. Spahia ka ofenduar deputetėt socialistė, se "ju nuk
reagoni ndaj kėtyre veprimeve, pasi kryeministri juaj Fatos Nano iu ka
kalėruar nėnat". Pas kėsaj thėnie tė pėrsirutr disa herė, kanė reaguar
menjėherė deputetėt socialistė, duke u ngritur nė kėmbė nga podiumet dhe
karriget e tyre pėr t'u grindur e kacafytur me deputetin legalist pėr
fyerjen e lėshuar nė adresė tė tyre, si dhe duke ia kthyer me tė njėjtėn
monedhė. Ministri Duka ėshtė ngritur nga vendi i anėtarėve tė qeverisė, duke
shkapėrcyer vazot me lule, pėr tė kapur Spahinė dhe ka bėrtitur dhe sharė
pėr ofendimin qė bėri nė adresė tė socialistėve. Vetėm ndėrhyrja e
punonjėsve tė shėrbimit tė Gardės ka parandaluar njė rrahje mes deputetėve
socialistė me legalistin Spahia, si dhe nga ndėrhyrja e deputetėve tė
opozitės, tė cilėt janė ngritur tė gjithė nė kėmbė, duke sjellė edhe
bllokimin e seancės pėr mė shumė se gjysmė ore.
Penalizimi
Kryetari i Kuvendit, Servet Pėllumbi, pas qetėsimit tė situatės, ka bėrė tė
ditur vendimin e tij pėr pėrjashtimin e kryetarit tė PLL-sė, Ekerem Spahia
pėr 15 ditė nga pjesėmarrja nė seancat parlamentare. Ndėrsa deputeti
socialist, Erion Braēe ka kėrkuar qė penalizmi i Spahisė tė shkojė deri nė 6
muaj. Por, kjo kėrkesė nuk ėshtė pranuar nga ana e kryeparlamentarit. Ndėrsa
deputetėt e opozitės kanė braktisur nė shenjė proteste seancėn e Kuvendit,
edhe pėr shkeljen e procedurave parlamentare.
Berisha - Ruēi
Qė nė fillim tė seancės, deputetėt e opozitės kanė kėrkuar qė tė futet nė
kalendarin e punimeve parlamentare projektligji pėr ish-tė pėrndjekurit
politik. Por, kjo kėrkesė nuk ėshtė pranuar nga ana e kryetarit tė Kuvendit,
Pėllumbi, i cili ėshtė shprehur se projektligji do tė shqyrtohet pėr mė vonė
dhe se komisionet do tė punojnė. Pėrplasja mė e madhe nė seancė ka qenė mes
kreut tė grupit parlamentar tė PS-sė, Gramoz Ruēit dhe liderit tė opozitės,
Sali Berisha. "Mua mė vjen keq, zoti Berisha, sepse ju keni qenė
ish-president, kryetar shteti, kam respekt se jeni edhe kryetar i opozitės.
Ju nxisni deputetėt e opozitės dhe bėni zhurmė vetėm pėr tė ulur imazhin e
kryetarit tė Kuvendit. Kemi pesė seanca qė ju dėgjojmė, mjaft mė, ne jemi
deputetė dhe duam tė punojmė e tė miratojmė ligjet ", deklaroi Ruēi. Ndėrsa
Berisha i ėshtė kundėrpėrgjigjur me tone tė ashpra "se mė vjen keq pėr Ruēin
se ėshtė i trashė dhe bėn si histerik". Ai vazhdon se: "Mos kujto ti se
kėrcėnimet qė t'i bėri Nano nė KPD ishin nė adresė tė opozitės. Jo zotėri,
ato ishin pėr kamikazėt e tuaj", theksoi Berisha.
Ligjet
Pėrpos kėtyre debateve, socialistėt kanė arritur qė tė miratojnė
projektligjet si, koncesioni pėr firmėn italiane Petrolifera dhe konventėn
europiane pėr Terrorizimin, si dhe kandidaturėn e kreut tė Gjykatės
Kushtetuese, Gjerjg Sauli. Nė votimet e djeshme nuk ka munguar kryeministri
Fatos Nano. Kjo edhe falė bojtkotit qė opozita i bėri Kuvendit, edhe pse
demokratėt u shprehėn kundėr miratimit tė koncesionit tė firmės italiane,
pasi, sipas tyre, mungonte marrėveshja e nėnshkruar mes dy palėve, asaj
shqiptare dhe firmės Petrolifera.
Bledar Hoti


Debati nė Kuvend
Ekerem Spahia: Ju nuk reagoni, juve Nano ju kalėron nėnėn ēdo ditė

Pėllumbi: Zoti Spahia, rregulloni fjalorin se do ju nxjerr pėrjashta

Ruēi: Mua mė vjen keq, zoti Berisha, sepse ju keni qenė ish-president,
kryetar shteti kam respekt se jeni edhe kryetar i opozitės. Ju nxisni
deputetėt e opozitės dhe bėn zhurmė vetėm pėr tė ulur imazhin e kryetarit tė
Kuvendit. Kemi pesė seanca qė ju dėgjojmė, mjaft mė, ne jemi deputetė dhe
duam tė punojmė e tė miratojmė ligjet. Ju caktoni Olldashin tė ulė foninė te
sekretaria.

Berisha: Mė vjen keq pėr Ruēin se ėshtė i trashė dhe bėn si histerik. Mos
kujto ti se kėrcėnimet qė t'i bėri Nano nė KPD, ishin nė adresė tė opozitės,
jo zotėri, ato ishin pėr kamikazėt e tuaj
Berisha: Ju zoti Pėllumbi po bllokoni Parlamentin pėr hir tė njė personi qė
ėshtė Fatos Nano. Ju po bėheni vegėl, po shkelni procedurat parlamentare dhe
Kushtetutėn. Mos e viktimizoni Parlamentin pėr shkak tė atij njeriu.

Pėllumbi: Nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Ne po zbatojmė procedurat parlamentare,
prandaj ēdo gjė ėshtė bėrė konformė rregullores sė Kuvendit

------------------------------------------------------


http://www.balkanweb.com/
Konferenca ballkanike e shoqatave tė pronave: Pa kthim pronash, s'ka
integrim

Lajmi i ores 11:00 AM


TIRANE (15 Maj) - Zėri i pronarėve tė pronave, shkon deri nė Kėshillin e
Evropės dhe Komisionin Evropian, por kėtė rradhė nga "Bashkimi Ndėrkombėtar
tė pronarėve tė pronave tė paluajtshme", me pjesmarrjen e mjaft vendeve
evropiane. Kėta tė fundit, ishin mbledhur pėr tė analuzuar situatėn nė
Ballkan nė njė konferencė tė posaēme mbajtur nė Selanik. Ata dolėn nė
konkluzionin se dy vende nė Ballkan, Shqipėria dhe Serbia, janė shumė tė
vonuar pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes sė pronave. Anėtarė tė kėtij
organizmi janė vendet evropiane si Austria, Belgjika, Qipro, Republika Ēeke,
Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Suedia, Zvicra etj.
Nė deklaratėn pėrfundimtare "rajoni i ballkanit, ėshtė vlerėsuar si rajoni
mė problematik pėr ēėshtjen e pronave tė Evropė" dhe takimi u pėrshėndet me
anė tė njė mesazhi edhe nga Presidenti i Komisionit Evropian Prodi. "Vendet
e Ballkanit si mė problematiket nė Evropė, qė akoma nuk plotėsojnė
standartet e vendeve tė tjera, asnjė prej tyre nuk mund tė anėtarėsohet nė
BE nėse nuk respekton njė nga tė drejtat themelore tė njeriut, atė tė
pronėsisė si njė nga faktorėt kryesorė tė paqes sociale, luftės kundėr
varfėrisė dhe ngritjes sė standartit tė jetesės nėpėrmjet realizimit tė
investimeve", ishte konkluzioni i pėrfaqėsuesve evropianė. Nė takim u bė e
qartė se pronarėt evropianė janė shumė tė interesuar pėr tė investuar nė
vendet ballkanike sapo kėto vende tė kalojnė fazėn e parė, atė tė kthimit tė
pronave. ro/ro (BalkanWeb)

Moisiu: Tė hapen arkivat sekrete pėr zbardhjen e dosjeve tė diktaturės

Lajmi i ores 9:40 AM


TIRANE (15 Maj) - Kryetari i shtetit Alfred Moisiu, do tė ndikojė pranė
organit legjislativ dhe atij ekzekutiv nė mėnyrė qė tė hartohet nė njė kohė
sa mė tė shpejtė projektligji qė ka tė bėjė me zbardhjen e dosjeve tė
diktaturės komuniste. Ngjarja ėshtė shumė e rėndėsishme dhe pėr vetė kėtė
rėndėsi, ka ndėrhyrė edhe kreu i shtetit. Gjithēka erdhi pas njė reagimi
publik tė shkrimtarit tė njohur Ismail Kadare. Ai ka botuar dy ditė mė parė
nė shtypin shqiptar njė letėr publike, me anė tė tė cilės, i kėrkon
presidentit tė republikės "tė ndėrhyjė pėr tė kėrkuar pėrpilimin e njė
legjislacioni pėr transparencėn lidhur me arkivat e pahapura". Burime pranė
institucionit tė Presidentit, thanė pėr Gazetėn Shqiptare se "meqėnėse
Kushtetuta nuk ia njeh tė drejtėn Presidentit, pėr tė ndėrmarrė iniciativa
ligjore dhe pėr rrjedhojė, edhe tė propozojė ligje nė Kuvend, Presidenti do
tė kėrkojė nga organet ekzekutive qė tė nisė procesi pėr pėrpilimin e njė
legjislacioni pėr transparencėn lidhur me arkivat e pahapura". Kanė kaluar
14 vjet nga rėnia e diktaturės komuniste dhe ndėrkohė ka shumė dosje nė
arkivat e shtetit ende tė panjohura pėr opinionin. Ka njė afat kohor pėr
ruajtjen e tyre, por shkrimtari i njohur Kadare, ka shprehur shqetėsimin se
ka njerėz qė parapėlqejnė qė nė faqet e shtypit tė shkruhen tė vėrtetat
sipas asaj klike qė ishte nė fuqi nė atė kohė, dhe nuk lejohen tė botohen
ato tė cilat me tė vėrtetė kanė penalizuar shumė shkrimtarė, artistė, por
edhe mjaft disidentė tė tjerė tė asaj periudhe. Madje Kadare shprehet se
"edhe dy deputetė, njė i majtė e njė i djathtė, qė janė marrė me letrat",
nuk duan qė kjo e vėrtetė tė zbardhet. Ndėr tė tjera, shkrimtari Kadare, i
ka kėrkuar Presidentit tė Republikės qė tė ndėrhyjė me tagrin e tij tė lartė
pėr tė vendosur ngritjen e njė pėrmendoreje tė dy poetėve martirė, Vilson
Blloshmit dhe Genc Lekės. ro/ro (BalkanWeb)



15 Maj 2004 http://www.kohajone.com/

SHQIPTARET E CAMERISE JANE BIJ TE KOMBIT SHQIPTAR


Me rastin e vizites se kryeministrit, z. Fatos Nano, ne Greqi na jepet
mundesia te pyesim kolegun e tij se a eshte fakt se ne Shqiperi jeton nje
minoritet grek me te gjitha te drejtat qe garantojne normat e bashkesise
nderkombetare? Pa diskutim, qe po. Kjo eshte e qarte, se ne delegacion bente
pjese edhe nje minister minoritar nga Vurgu i Delvines. Po kaq i qarte eshte
edhe fakti se ne Greqine fqinje ka jetuar nje minoritet shqiptar qe ne
thellesine e shekujve, ndaj te cilit autoritetet greke kane ushtruar masakra
mesjetare, qe konkluduan me debimin masiv te tyre nga vatrat shekullore.
Debimi u shoqerua me monstruozitete te padegjuara. Keto ngjarje te hidhura i
trajtojne historianet greke ne veprat e tyre, te cileve iu jemi referuar per
te shkruar kete artikull.

Populli shqiptar i Camerise, qe ka jetuar ne menyre vellazerore me
bashkatdhetaret e tij, nuk eshte shkaktar per ato qe autoritetet greke
kerkojne te justifikojne kete tragjedi, me perjashtim te disa rasteve
sporadike. Shkaktar i kesaj vepre mizore eshte botekuptimi shovinist ekstrem
teokratik, qe ka zene vend tek ato qarqe qe masakruan shqiptaret e Camerise.
S'ka absolutisht asnje diskutim se shqiptaret jane pjese e teresise
shqiptare qe ju i konsideroni me mall miq. Nese eshte keshtu, zoti
kryeminister Karamalis, perse deklaroni se nuk ekziston ceshtja "came".
Pavaresisht nga deshira juaj, ajo ekziston dhe do te kembengulim te zgjidhet
brenda nje bote te re. Lotet dhe gjaku i mijera viktimave te kanibalizimit
te Zerves e te kolegeve te tij, te ngjeshur me balten e asaj toke te
martirizuar, kerkon zgjidhje dhe kemi besim se do te zgjidhet.

Na kujtohet vizita qe keni bere ne Vurgun e Delvines, zoti kryeminister
Karamalis, ne pronat e pronareve autoktone, sic e sqaron ne librin e vet
profesor Spiro Shkurti. Ne ceremonine qe juve u rezervua nga banoret, ju
deklaruat: "Greqizimi ju ka shume borxh." Na habit fakti dhe cuditemi se
perse e keni fjalen kur shpreheni me termin greqizem? E keni fjalen per te
drejtat qe keta shtetas shqiptare kane konform kerkesave te vendeve me te
perparuara, si dhe ato te bashkesise evropiane, apo e keni fjalen per
pensionet qe ju shperndani, qe, per hir te miqesise, heshtet jashte cdo
norme? Sic e permendem edhe me lart, nje anetar i delegacionit qe ju pritet,
ishte minoritar, minister i ekonomise. Ne rastin konkret, na jepet e drejta
te shprehim keqardhjen me te thelle per ato qe u kane ndodhur shqiptareve te
Camerise, qe iu nenshtruan nje persekutimi te tejskajshem, qe u grabiten dhe
u masakruan.

Tragjedine came e pershkruajne qarte ne librat e tyre disa historiane greke,
p.sh., Nikollas Zhangas, ne librin "Imperializmi anglez dhe rezistenca"
1940-1945, ku shprehet: "Per ato qe ndodhen ndaj shqiptareve te Camerise,
historia jone, qe duam ta kemi te bardhe, fsheh fytyren nga turpi. Te gjitha
ato qe ndodhen jemi tebindur se jane te qarta dhe te atilla qe i kundervihen
qyteterimit grek."

Pervec historianit te mesiperm jane edhe historiane e studiues te tjere,
realiste dhe objektive, sic eshte p.sh., Jani Shara tek libri i tij
"Thesprotia", Tulla Stefanidhu, pedagoge, ne librin e vet "Margariti",
Spiridhu Mihalis me librin "Kujtimet e nje luftetari 1940-1941", etj.

Studiuesit e mesiperm, te respektuar dhe te nderuar, pjesetare te luftes
nacionalclirimtare ne Greqi, nuk rezervohen te thone te verteten. Ata
shprehen me guxim dhe vertetesi, p.sh., ne Parge u ther si bageti Ago
Pronjua sebashku me banore te tjere te moshave te ndryshme. Ne qytetin e
Paramithise, ne shtepine e Sali Afuzit, u masakruan si bageti 32 femije te
moshave 3-4 vjec. Nje nga protagonistet e kesaj kasaphane ishte juristi
Stavropullos. Ne Kastri u masakrua gjithe familja e Rexhep Liles me femije
3-4 vjec, bashke me ta u masakrua i vellai 14 vjec dhe grate, te cilat u
dhunuara dhe me pas u pushkatuan. E gjithe kjo familje gjate pushtimit ka
qene korrekte dhe dashamirese e te gjithe bashkatdhetareve te fshatit. Si
rrjedhoje, na habit fakti se si eshte e mundur zoti kryeminister Karamalis,
qe ju te deklaroni se nuk ekziston ceshtja came. Eshte e qarte, e
padiskutueshme se ajo ekziston dhe perben nje njolle per Greqine, anetare e
Bashkimit Evropian.

Keto akte duhet te njiheshin me hollesi nga delegacioni shqiptar dhe ata te
kembengulnin, pavaresisht nga situata, te siguronin garantimin dhe zbatimin
e normave te bashkesise evropiane e me gjere, keshtu problemi i shqiptareve
te Camerise duhej te merrej ne konsiderate.

Populli shqiptar deshiron miqesine e sinqerte me popullin grek dhe kjo te
forcohet ne menyre te atille qe te zhduken paragjykimet dhe ato qendrime qe
evokojne te kaluaren e hidhur, veper e atyre qarqeve qe notojne ende ne
ujerat e ndotura te shovinizmit teokratik.

Bashkepunimi i sinqerte ekonomik eshte nje shprehje e vullnetit te mire, qe
e forcon me tej miqesine tone, por jo sic trumbeton gjeneral Niko Grilaqi,
qe investimet ekonomike nga Greqia ne Shqiperi te hapin rrugen per Vorio
Epirin. Zoteria ne fjale dhe ata qe e rrethojne dhe e bekojne duhet te dine
se Vorio Epiri eshte nje parulle e sajuar nga ato qarqe qe duan grabitjen e
Shqiperise se Jugut. Qendrimi i Grilaqit na kujton episkopin e Konices,
Sebastianin, qe thoshte dikur se deri ne Shkumbin edhe guret flasin
greqisht. Me keta inkuizatore medioker, qe vuajne nga trute e kokes, eshte
humbje kohe te merresh.

Ne te gjithe Shqiperine e Jugut, duke perjashtuar nje pakice te vogel
grekofone, jetojne shqiptare dhe jo sic thote peshkopi i Konices. Guret i
kishte ai ne koke dhe bashke me te edhe ata qe i mbanin ison. Gjuha,
zakonet, tradita dhe gjaku qe shqiparet kane derdhur per atdhe jane deshmi e
qarte e shqiptarizmit. Por, megjithate, si per ironi pyesim, per cfare Vorio
Epiri e kane fjalen zoterinjte Grilaqi dhe si zoti Grilaqi? Mos e kane
fjalen per Laberine kreshnike te Zenel Gjolekes, per Gjirokastren e Cerciz
dhe Bajo Topullit, per Korcen dhe Kolonjen te Zylyftar Podes, te Naimit,
Abdylit dhe Samiut, te Sali dhe Gani Butkes; apo e keni fjalen per At Stath
Melanin, Themistokli Germenjin dhe Mihal Gramenon, Petro Nini Luarasin, qe u
masakrua nga shovinistet greke? Historia ka treguar realitetin objektiv dhe
cdo i paturpshem dhe medioker e ka vendin ne humneren e frrit.

Zoteri, Republika Demokratike e Shqiperise dhe mbare populli i saj pret dhe
pershendet me kenaqesi dhe miresi oferten per nje bashkepunim ekonomik, qe
do te ndikoje ne zhvillimin e ekonomise. Sigurisht, qe kjo nisme do te
perparoje, po te hiqet dore nga paragjykimet e atyre qarqeve qe me qendrimin
e tyre ndotin atmosferen dhe krijojne mosbesim dhe destabilitet. Nuk duam te
besojme se ende mund te kete zoterinj si gjeneral Grilaqi, qe krahason
popullin shqiptar me ata me te prapambeturit e globit tokesor. Zoteria ne
fjale duhet te njohe se ne Shqiperi funksionojne shtate universitete me
mijera studente. Shqiperia ka mijera shkolla fillore e te mesme, Akademi
Shkencash, Biblioteke Kombetare, aeroporte, autostrada, stadiume, teatro,
opera te nje rangu te larte, qe kane fituar dhe cmime ne festivale
evropiane.

Ne vendin tone ekziston nje rini e shkelqyer e pergatitur te doje atdheun,
te sakrifikoje per ate e te respektoje shoqerine ne te cilen ajo jeton. Pa
keqkuptim, na impononi t'u themi, zoti Grilaqi, se per sa i takon zhvillimit
ne Shqiperi me keqardhje bejme krahasimin se jemi shume here me te zhvilluar
nga sarakacanet dhe vllehet e Greqise. Deklaratat e zotit Grilaqi dhe kujtdo
qe mendos si ai, nuk bejne gje tjeter vecse turbullojne atmosferen dhe
krijojne mosbesim. Vlera e popullit shqiptar nuk mund te pergojohet nga
njerez te kesaj kategorie, sepse keta individe asnjehere nuk i ka vleresuar
historia.

Zoti kryeminister i Greqise, populli yne pret me respekt e kenaqesi viziten
tuaj ne Tirane. Ai ka bindje dhe besim ne miqesine tuaj, qe synon ne
zhdukjen e mjegulles artificiale dhe hapjen e rruges se nje periudhe te re
midis dy popujve tane miq, si dhe ne zgjidhjen e ceshtjeve, qe kane mbetur
pezull, ne ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit brenda normave te
bashkesise evropiane, te nje bote te re me botekuptim te ri. Pikerisht kete
deshirojne dy popujt tane miq, zoti kryeminister Karamalis.

Kastriot Demi

-----------------------
15/05/2004 http://www.shekulli.com.al/
Erdhi nė Shqipėri vitin 1923 dhe zbuloi Apolloninė qė kemi sot. Biri i
arkeologut francez Jean-Gabriel Rey, dorėzon nė Arkivin e Shtetit gjithė ē'i
la i ati, me rastin e 80- vjetorit tė gėrmimeve arkeologjike nė Apolloni

Leon Rey, Frėngu qė s'e harrojmė



Elsa Demo

Nė 17 maj tė vitit 1933, ditėn e mėrkurė, u vu guri i themelit tė shtėpisė
sė misionit frėng pėr gėrmimet e vjetėrsinavet (arkelogjike), nė katundin e
Pojanit nė prefekturėn e Fierit. Ishte shtėpia e misionit arkeologjik nė
Shqipėri nėn drejtimin e zotit drejtor Leon Rey, qė kishte nisur punimet
atje, nė 1924. At Anastasi bėri lutjen sipas zakonit kur vihet guri i parė i
njė themeli. Rey dhe ata myzeqarėt e tij qė nė fotot e kohės na shfaqen me
takien e bardhė, kėmishė tė bardha, kėrrusur nė dherat e nėntokės tė njėrit
prej 30 qyteteve tė botės antike kushtuar Perėndisė Apollon, e morėn bekimin
e atit vetėm pasi kishin dhėnė provėn se dinin tė bėnin vepra tė mėdha.
Kishin kaluar 9 vjet nga gėrmimet e misionit francez nė Apolloni.
Sot nė mijėvjeēarin e ri, i biri i arkeologut, qė Lufta e Dytė Botėrore e
regjimi i Hoxhės mė pas, i preu mundėsitė tė rikthehej nė Shqipėri, kujtohet
tė sjellė pasurinė e tė atit, dhuratė nė pėrvjetorin e tetėdhjetė tė
gėrmimeve nė Apolloni. Jean-Gabriel Rey dorėzon nė Arkivin Qendror Shtetėror
arkivin e Leon Reyt, rreth 3200 fletė dokumente orgjinalė dhe 130 foto tė
rralla me karakter historik, arkeologjik, etnografik dhe turistik.
J.G.Rey, qė nga fotot e arkivit ka njė hije tė qartė shėmbėlltyre nga i ati
tregon ato pak kujtime nga rrėfimet e Rey-t pėr Shqipėrinė. Pasi kishte
punuar fillimisht nė Maqedoni pėr katėr vjet, ku ishte njė nga zbuluesit dhe
eksploruesit e parė i tumave antike. Pas Luftės sė Parė kthehet nė Francė.
Nė kohėn kur ministri dhe kryebashkiaku i Lionit tė asaj kohe, kishte njė
simpati tė madhe pėr Shqipėrinė dhe e kishte vizituar atė, Tiranėn,
Durrėsin, nė vitin 1919 takohet me kreun e bashkisė sė Durrėsit i cili i
tregon disa vazo antike. Godart e pyet ku gjendeshin kėto thesare dhe ai i
pėrgjigjet se gjenden gjithandej nė fushat e qytetit. Kėshtu Godard i
propozoi kreut tė bashkisė sė Durrėsit, se nėse ai dėshironte mund t'i
dėrgonte njė ekspert pėr ta parė mirė kėtė punė. U kthye nė Francė dhe bėri
tė mundur nėnshkrimin e njė marrėveshjeje pėr mision arkeologjik
shqiptaro-francez. Dhe kėshtu ndodhi qė Leon Rey erdhi nė Shqipėri pėr herė
tė parė nė vitin 1923. Sondazhin e parė e bėri nė Durrės e mė pas u nis
drejt Apolonisė.
"Leon Rey e njihte mirė Ballkanin. Ai e vuri re menjėherė se Shqipėria i
pėrkiste botės antike, asaj e greke e romake mė pas. Ai ka kėrkuar gjithmonė
kėtu shpirtin dhe frymėn e antikitetit tė civilizimit grek, por edhe
paraardhėsve tė shqiptarėve, atyre ilirė", tregon Jean-Gabriel Rey. "Im atė
nuk kishte mundėsi tė kthehej mė nė Shqipėri, fatkeqėsisht qė nga momenti i
pushtimit italian, 1939. Pėrveē njė tentative qė ai do tė bėnte nga Franca
nė kohėn e gjeneralit De Gol, nė vitin 1950, kur ministri i Punėve tė
Jashtme kėrkonte dikė qė njihte mirė vendin. Ishte shumė e trishtueshme kur
ai vetėm sa kapėrceu me avion Tiranėn pa mundur tė ulej sėrish nė kėtė
 vend."
Dhe vetėm shumė mė vonė marrėdhėniet franko-shqiptare, u rivendosėn.
Pėr tashėgimtarin Rey nuk ėshtė hera e parė qė vjen nė Shqipėri. I ati i
kishte folur pak pėr kėtė vend, dhe kjo "pak" sipas tij do tė thotė se
ndėrpreja e menjėhershme e marrėdhėnieve me kėtė vend, ku jetoi e punoi pėr
16 vjet, ishte shumė e dhimbshme pėr tė. "Qeveria e kohės, nė vitin 1964 na
krijoi mundėsinė mua dhe sime mėje tė vinim nė Shqipėri. Qėndruam tre javė
dhe nė atė kohė njė rruge nė qytetin e Fierit i dhanė emrin e tim eti. Kjo
ėshtė dėshmi e mirėnjohjes pėr ne."
Ishte Leon Rey qė propozon ngritjen e muzeut historik arkeologjik tė Vlorės.
Dhe u bė. Nė 8 tetor tė vitit 1936, muzeu hapet dhe mban emrin "Zogu I". Nga
fotografitė e kohės, ato ditė tė para tė muzeut, diku nė ndonjė qoshe duket
portreti fisnik i kėtij burri elegant, qė deri atėherė kishte udhėtuar nė
gjithė Shqipėrinė. Tre vjet mė pas, pushtimi fashisht bėri tė vetėn. Muzeu u
bombardua, ndėrsa njė numėr objektesh u grabitėn. Nė njė nga letrat e
ceremonisė sė rastit, lexojmė atė ēka Rey shpreh, me fjalėt sikur tė ishin
tė njė patrioti. Eshtė gjuha me tė cilėn flet dikush kur e dashuron pa
interes, diēka a dikė. "Por ka dhe mė. Nėse hidhem nė njė fushė mė tė gjerė
se ajo e interesit kombėtar, nė qoftė se kaloj kufijtė e atdheut tuaj, do tė
kem tė thom akoma, se mundimi i pėrbashkėt ka qenė njė vepėr shumė e
domosdoshme. A nuk ėshtė e vėrtetė se dashuria e sė bukurės, dashuria e
artit nė lėmin e antikiteteve, adhurohen nga tė gjithė." Sepse sipas kėtij
evropiani, bota e vjetėr nuk iu pėrket vetėm paraardhėsve grekėve e
romakėve, por tė gjithė qytetarėve tė republikave tė pavdekshme.


Kush ishte
Leon Rey, u lind nė Fourmantier nė jug tė Parisit nė vitin 1877. U diplomua
nė universitetin Chartre, njė nga shkollat prestigjioze arkeologjike tė
Francės. Nė vitin 1916 kryesoi misionin ushtarak arkeologjik francez nė
Greqi dhe nė vitin 1921 boton "L'observation sur l'habitant de la Macedoine
Salonique". Nė 1923 viziton Shqipėrinė i shoqėruar nga senatori radikal
Justin Godard, i cili ka botuar librin "L'Albanie" nė vitin 1921. Filloi
punimet nė Durrės nė vitin '23 dhe ndėrpreu gėrmimet pasi ky qytet i madh
ishte vėrtet sipėrmarrje e vėshtirė. Krijoi revistėn "Albania antica", ku nė
gjashtė numrat e saj boton rezultatet e punės sė tij kėrkimore. Nė vitin
1931, ndėrmerr njė udhėtim nė gjithė vendin, boton guidėn e parė moderne
turistike pėr Shqipėrinė. Gėrmimet ndėrpriten nė vitin 1939 dhe mundohet tė
rikthehet nė vendin tonė nė vitin 1945, por pėrpjekjet e tij pėr tė biseduar
me qeverinė e Enver Hoxhės dėshtojnė. Vdes nė vitin 1954, ndėrsa 10 vjet mė
pas mbahet njė ceremoni solemne nė qytetin e Fierit ku njė rruge pranė
Muzeut Arkeologjik i jepet emri i tij, Leon Rey.

Arkivat
Sinani, Rey e preku Shqipėrinė nė thellėsi
Gjithė veprimtaria e tij kėrkimore iu kushtua Shqipėrisė. Ai e preku
fizikisht Shqipėrinė nė gjithė shtrirjen e saj, nė vijėn bregdetare dhe nė
thellėsi. Nga pėrshkrimi i dokumenteve tė dhuruara del se nė arkivat e tij
gjenden dorėshkrime tė plota, nė formėn e studimeve dhe kėrkimeve tė
papėrfunduara. Pjesa mė e madhe e tyre nuk janė tė njohura pėr studiuesit
shqiptarė. Leon Rey ka nė fondin e tij, i cili qė sot e tutje do tė ketė
numrin 792, edhe burime me karakter diplomatik, sidomos nė formėn e
letėrkėmbimit me misionarė tė huaj qė morėn pjesė nė njohjen ndėrkombėtare
tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, si Justin Godard, Theodhor Ippen etj. Dua tė
shpreh falenderimet e mia tė pėrzemėrta pėr kujdesin qė treguan pėr arritjen
e marrėveshjes dhe dhurimin e arkivave tė Leon Rey-t, dy miq tė veēantė tė
arkivave tė Shqipėrisė, ambasadorin Luan Rama dhe studiuesen Etleva
Nallbani. Falenderoj znj.Geraldine Rey-Hutinel dhe z.Jean-Gabriel Rey.
Arkivat e babait tuaj tė ndjerė, janė nė mediumin e duhur, nė vendin ku
vepra e tij nderohet pėr merita qė janė nė pėrmbajtjen e saj.


Kujtimet e Cekės nga shtėpia e frėngut
Eshtė figurė e njohur Leon Rey, qysh nė fėmijėrinė e arkeologut Neritan
Ceka. I ati, arkeologu Hasan Ceka e kishte zakon ta merrte tė birin nė
ekspeditat arkeologjike tė verės, nė Apolloni. Dhe jetonin nė "shtėpinė e
frėngut" ashtu siē vendasit do ta quanin pėr vite shtėpinė ku strehohej
misioni francez dhe vetė Rey. "Im atė do ta kujtonte me simpati kėtė njeri
dhe shkencėtar tepėr sistematik. Tė dy bashkė janė autorė tė njė studimi mbi
xhaminė e Ethem Beut, nė Tiranė. Rey ka meritėn e zbulimit tė Kėshillit tė
qytetit, portikut tė shek.IV, mureve tė akropolit dhe sheshit qėndror qė
ndryshe quhet Agoran." Tani qė biri i Rey-t dorėzoi nė Arkivat e Shtetit,
gjithė ē'i la i ati, edhe arkeologu Ceka i ri, ka ē'tė gjejė aty. Janė
letėrkėmbimet mes dy arkeologėve Rey-Hasan Ceka, ndėrsa i pari i drejtohej
gjithmonė me njė "Cher ami", e tjetri i pėrgjigjej gjermanisht.
Sipas Neritan Cekės, ėshtė mėse e drejtė tė thuhet se Leon Rey, ishte pėr
kohėn njė ambasador i Shqipėrisė. Ai i kapėrceu kufijtė e njė shkencėtari tė
thjeshtė, dhe ishte intelektual aktiv nė kėtė vend tė huaj.