14Qershor 2004
http://www.panorama.com.al/

 
Leka Zogu
 
 
 Faqe 3 - Aktualitet
 
kurora mbretėrore
 
mashtrimi
 
 
AFRIKA E JUGUT/ Policia e Pretorias arreston 38-vjeēaren. Pėrfitoi mijėra dollarė duke u hequr si princeshė
 
Mashtrim me kurorėn e Ahmet Zogut
 
Lechane Bezuidenhout u vetėshpall "Princeshė e Shqipėrisė"
  
Njė 38-vjeēare ėshtė arrestuar, pak kohė mė parė, nė qytetin e Pretorias, nė Afrikėn e Jugut, sepse ka pėrvetėsuar titullin, "prin-ceshė trashė-gimtare e fronit mbretėror tė Ahmet Zogut".
 
Lechane Bezuidenhout, e cila pretendonte se ishte "Princesha e Shqipėrisė", akuzohet pėr pėrvetėsim tė titullit me qėllim mashtrimin. Gjykata e Pretorias, vendosi qė ajo tė lihej e lirė me kusht tė paguante njė shumė tė majme garancie nė monedha vendase. Gjyqi ndaj saj do tė zhvillohet mė 8 korrik tė kėtij viti. Lajmi bėhet i ditur nga gazeta "Independent Online" e Afrikės sė Jugut, ndėrsa konfirmohet edhe nga Fluturak Gėrmenji, ministėr i oborrit mbretėror tė pretendentit pėr fron Leka Zogu. Gruaja mashtruese u arrestua mė 28 prill tė kėtij viti, pasi ndaj saj, kishte filluar njė procedim penal pėr mashtrim.
 
Mashtrimi
"Kam lindur nė Shqipėri, nė familjen mbretėrore, por prindrit e mi atje vdiqėn, ndėrsa unė u transferova nė Afrikėn e Jugut, ku edhe u rrita", kėshtu u thoshte "princesha", personave qė kėrkonte tė mashtronte. Kujtojmė kėtu qė familja mbretėrore shqiptare me Mbretėreshėn Xheraldinė ka jetuar nė Afrikėn e Jugut qė vitet ‘80. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, viktimat e saj ishin njerėz tė pasur apo krerė tė qeverive lokale tė Afrikės sė Jugut. Oficeri i policisė sė Pretorias, Cecil Purcocks qė ėshtė marrė me hetimin e ēėshtjes, ėshtė shprehur pėr gazetėn "Independent Online", se i kishte pėlqyer shumė fakti se kishte gjetur nė njė gazetė lokale, njė arkiv tė pasur me informacione rreth Lechane Bezuidenhout. Inspektori Purcocks, konfirmoi se Bezuidenhout, e vetėquajtur "Princesha e Shqipėrisė", akuzohet pėr mashtrim me shuma deri nė 100 mijė Rand (monedha e Afrikės sė Jugut) ose rreth 160 mijė dollarė. Sipas policisė ajo ėshtė e njėjta grua qė duke u hequr si trashgimtare e fronit mbretėror tė Shqipėrisė, nė qytetin e KwaZulu-Natal, mashtroi disa investitorė dhe politikanė. Madje sipas gazetės, ajo gati ia arriti tė mashtronte dy policė, tė cilėve u kėrkoi tė linin detyrėn, pėr t“u bėrė truproja tė saj. Madje, ajo u ka shkruar letra disa familjeve tė njohura mbretėrore, deri dhe asaj Britanike.
 
Gjykimi
Lechane Bezuidenhout duhet tė paraqitet nė gjyq, mė 8 korrik, ku do tė pėrballet me akuzat pėr mashtrim dhe korrupsion. Ajo akuzohet nga njė grup biznesmenėsh, tė cilėve u ka marrė paratė, duke u premtuar favore tė mėdha, pasi tė rimerrte titullin e saj mbretėror nė Shqipėri. Por gruaja nuk ka qenė e vetme nė mashtrimet e saj, ajo ėshtė ndihmuar nga bashkėshorti, i mbiquajtur "Princi Fransua", i cili pretendonte, se edhe vetė kishte prejardhje mbretėrore. Bamirėsve tė saj Bezuidenhout, u thoshte se kishte lindur nė Shqipėri, por pas vdekjes sė prindėrve tė saj, ishte rritur nė Afrikėn e Jugut. Pėr ata qė e takuan "Madhėrinė e saj Mbretėrore" nė KwaZulu-Natal, kjo histori, tingėllon familjare. Nė KwaZulu-Natal, Bezuidenhout njihej me emrin Princesha Charné. Ajo i premtoi drejtorit tė pėrgjithshėm tė qeverisė lokale tė kėtij qyteti, Otty Nxumalo, qė qendra e saj e biznesit "Kėshilli pėr Zhvillimin Afrikan", do tė investonte nė kėtė qytet 800 milion Rand. Ndėrkohė, ajo kishte njė borxh prej 13 mijė Rand, tė barabartė me rreth 14 mijė dollarė, para tė cilat i pagoi pėr tė rregulluar dokumentat e televizionit tė saj "African Television Network" (Rrjeti Televiziv Afrikan). Ajo dhe bashkėshorti i saj jetonin nė mėnyrė madhėshtore nė njė shtėpi tė ndėrtuar pėr mbretėr. Ajo kishte paguar shuma tė mėdha nė disa operacione plastike. Makina e tyre ishte luksoze. Ndėrsa ata kishin mijėra dollarė borxhe nė disa qytete tė Afrikės sė Jugut.
 
 
 
Gėrmenji: "Princesha e Shqipėrisė" ėshtė mashtruese
 
"Princesha e Shqipėrisė", pėr Oborrin Mbretėror nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė mashtrim. Fluturak Gėrmenji, Ministri i Oborrit Mbretėror i kontaktuar nga gazeta "Panorama" se thelbi i mashtrimit sipas tij ėshtė pėrfitimi. "Popullariteti i Oborrit Mbretėror, ideja pėr t“u bėrė pjesė dhe pėr t“u futur nė rangun e tij, gjithashtu edhe mendimi pėr tė fituar para, qėndrojnė nė thelbin e kėtij mashtrimi", thotė Gėrmenji. Nė njė intervistė pėr gazetėn, ai tregon pėr korrespondencat e miqve tė Familjes Mbretėrore qė nga Afrika e Jugut pėr kėtė ēėshtje, si e ka pėrjetuar Familja dhe pse Leka Zogu kėrkoi nė gjykatė njohjen e trashėgimisė sė tė atit.
 
Njė 38-vjeēare me emrin Lechane Bezuidenhout, nė Pretoria tė Afrikės sė Jugut, e ka quajtur veten "Princesha e Shqipėrisė", duke pretenduar se ėshtė trashėgimtare e pasurisė sė Mbretit Zog. Si e ka pėrjetuar Familja Mbretėrore kėtė ngjarje?
Familja Mbretėrore dhe pjesėtarėt e tjerė tė Oborrit Mbretėror, pasi kanė mėsuar pėr kėtė ngjarje, e kanė pritur fare qetė dhe pa mė tė voglin shqetėsim. Sigurisht ne kemi pasur korrespondenca elektronike nga miqtė e familjes, tė cilėt kanė lexuar shtypin nė Afrikėn e Jugut. Shtypi i atjeshėm ėshtė nė dy gjuhė: njėra nė gjuhė afrikane dhe tjetra nė gjuhė angleze, dhe nga shtypi i shkruar nė kėtė tė fundit, miqtė kanė lexuar pėr kėtė histori qė sigurisht ėshtė njė mashtrim. Familja Mbretėrore ka arritur nė Afrikė nė vitet “80, dhe qė nė atė kohė ka qenė e rrethuar me miq me tė cilėt mbajnė korrespondenca tė vazhdueshme qė lidhen edhe me zhvillime ekonomike apo sociale nė vendin tonė.
 
Cili ėshtė reagimi i Oborrit Mbretėror nė lidhje me kėtė ēėshtje?
Siē ju thashė mė lart, kjo ngjarje nuk ka qenė aspak shqetėsuese. Pretendimet nga ana e personit nė fjalė nuk janė gjė tjetėr veēse mashtrime pėr pėrfitime. Popullariteti i Oborrit Mbretėror, ideja pėr t“u bėrė pjesė dhe pėr t“u futur nė rangun e tij, gjithashtu edhe mendimi pėr tė fituar para, qėndrojnė nė thelbin e kėtij mashtrimi.
 
Gjykata e Faktit nė Tiranė, i njohu Leka Zogut aktin e trashėgimisė. Kohė mė parė, edhe nipi i Zogut, Skėndėr Zogu, pretendonte tė kishte pjesė nė kėtė trashėgimi. Ka ardhur ndonjė pretendim nga ana e tij nė Oborrin Mbretėror pas vendimit tė gjykatės?
Skėnder Zogu natyrisht ėshtė shumė i afėrt me Familjen Mbretėrore. Ai ėshtė djali i xhaxhait tė trashėgimtarit Leka Zogu, por qė sigurisht nuk ka pjesė nė trashėgimi. Ai ka njė trung tjetėr familjar nė tė cilin ka edhe tė drejtė trashėgimie. Ēėshtja qė ngriti Leka Zogu nė gjykatė, ishte mė shumė njė element juridik, i cili i shėrbente procedurave pėr pronat, pasi nė parlament ende nuk ėshtė rėnė dakort pėr ligjin e kthimit tė pronave.
 
 
 
Si u zbulua mbretėresha e rreme e shqiptarėve
 
Ishin familjarėt e saj, anėtarė tė njė fisi nė Afrikėn e Jugut qė e zbuluan mashtruesen dhe i hoqėn kurorėn "Madhėrisė sė saj". "Ėshtė njė histori pakuptim. Ne na vjen keq pėr tė", thanė tė afėrmit pėr shtypin vendas, kur mėsuan se ēfarė, kishte ndodhur. Ata thanė se prejardhja e vėrtetė e Lechane Bezuidenhout, nuk ishte aspak mbretėrore. Ajo ishte fėmija e njė hollandezi dhe e njė vendasje.
 
 
 
Trashėgimia e Mbretėrisė
 
Ahmet Zogu, lindi nė vitin 1895 nė Burgajet tė Matit. Mė 1 shtator tė vitit 1928, Zogu u shpall Mbret i Shqipėrisė dhe qėndroi nė kėtė fron pėr rreth 10 vjet. Mė 6 prill tė vitit 1939, largohet nga Shqipėria, duke marrė me vete edhe trashėgimtarin 7-ditėsh. Ai quhej Leka Zogu i I-rė dhe froni i kaloi atij pas vdekjes sė tė atit mė 9 prill tė vitit 1962 nė Suresnec tė Francės. Leka Zogu jetoi jashtė vendit tė tij pėr shumė vite. Djali i tij, Leka i II-tė, lindi nė Johanesburg tė Afrikės sė Jugut nė vitin 1982. Ai ėshtė trashėgimtari i vetėm i Familjes Mbretėrore.
 
 
 
Gjykata: Leka Zogu I, i vetmi trashėgimtar
 
Gjykata e Faktit Tiranė katėr ditė mė parė, i dha tė drejtėn pėr njohjen e pronėsisė Leka Zogut tė I-rė si trashėgimtar tė vetėm tė pronave tė mbretit. Vendimi i dhėnė nga Gjykata nuk e pėrcakton specifikisht pronėsinė tė cilėn i takon Leka Zogut tė I-rė me ligj, por vetėm njohjen e tij si trashėgimtar tė pronave tė Ahmet Zogut dhe tė mbretėreshės Geraldinė. Kėshtu, ai tashmė ėshtė trashėgimtar i dhjetra pronave nė rrethe tė ndryshme tė Shqipėrisė qė i pėrkisnin babait tė tij si dhe tė pronave qė i pėrkisnin mbretėreshės Geraldinė. Pronat e shumta tė ish-mbretit Zog, u shpronėsuan nga regjimi komunist nė vitin 1944, duke u kthyer nė pronėsi tė shtetit.
 
 © 2003 Gazeta Panorama