Faqja 5 - POLITIKE Gusht 14, 2004 http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm




LIGJI NUK ESHTE MIRATUAR ME KONSENSUS

Mediu-Cako, referendum pėr pronat
Legalistėt: Ne nė pushtet, do tė ndryshojmė ligjin

Denion Ndrenika


Republikanėt, ballistėt dhe ish-pronarėt do tė ndėrmarrin tė nisma ligjore
dhe demokratike pėr tė mundėsuar moszbatimin e ligjit pėr pronėn. Pėr tė
parėt, kėtu pėrfshihet referendumi, por Kushtetuta nuk e lejon. Sakaq,
legalistėt thonė se kur tė marrin pushtetin do ta ndryshojnė ligjin.

LAJMI

Fatmir Mediu, kryetar i PR-sė dhe Alferd Cako, deputet i Ballit Kombėtar
thonė se do tė ndėrmarrin tė gjitha nismat me qėllim parandalimin e zbatimit
tė ligjit. Kryetari republikan Mediu ka qenė i qartė kur ėshtė shprehur pėr
"Gazetėn", fillimisht mbi mospjesėmarrjen nė Komitetin Shtetėror tė Kthimit
dhe Kompensimit tė Pronave. "PR nuk do tė marrė pjesė nė kėtė komitet, jo
vetėm pėr shkak tė tij, por edhe sepse nė tėrėsi ligji ėshtė antikushtetues
dhe kundėr konventave europiane tė tė drejtave tė njeriut. Aq mė tepėr kjo,
qė ai komitet ka vetėm njė qėllim; qė tė zbatojė interesat korruptive tė
atyre qė bėjnė ligjin dhe qė janė tė lidhur me qeverinė. Ne, sėbashku me
pronarėt do tė organizojmė tė gjitha format dhe mėnyrat pėr tė kundėrshtuar
zbatimin e ligjit antikushtetues tė kthimit dhe kompensimit tė pronės"-ka
thėnė Mediu. Lidhur me mbajtjen e referendumit pėr kėtė ēėshtje, ai ka thėnė
se "po, edhe kjo ėshtė njė mundėsi". Mendim tė ngjashėm ka Balli Kombėtar.
Ligjvėnėsi Cako ka thėnė se "ēdo lėvizje qė sjell pronėn te pronari legjitim
ėshtė pėr mua e pranueshme" dhe po ashtu se pėr "cilindo qė ta ndėrmarrė
kėtė nismė, ne jemi dakort edhe qė tė kėrkojmė dhe qė tė mbahet referendumi
pėr tė moslejuar zbatimin e ligjit tė sapomiratuar". Cako ėshtė shprehur
gjithashtu se ai vetė do tė angazhohet pėr tė mbledhur firmat e nevojshme
pėr referendumin dhe shton se Presidenti i Republikės " ėshtė i detyruar ta
shpallė atė, sepse nuk ka ēfarė tė bėjė, pėrveēse tė zbatojė rregullat qė
kėrkon Kushtetuta pėr referendumin". Qėndrim tėrėsisht kundėr ligjit tė
miratuar apo nismave tė ndryshme, pėrfshi referendumin kanė legalistėt.
Kryetari i PLL-sė, Ekrem Spahia i tha dje "Gazetės" se partia e tij nuk
ėshtė bėrė asnjėherė pjesė e ligjeve apo tryezave tė partive pėr pronėn,
duke nisur qė nga mungesa nė negociatat pėr ligjin 7501 tė korrikut 1991 dhe
deri te tryeza presidenciale pėr pronėn e 18 dhjetorit 2002. "PLL ėshtė e
vetmja qė nuk ka hyrė nė negociata pėr ligjin 7501 dhe as tryezėn e 18
dhjetorit 2002 pėr pronėn me Moisiun. Atė deklaratė e kanė firmosur tė
gjithė kryetarėt e partive parlamentare. Ne kemi votuar kundėr nė Kuvend dhe
nuk do tė shkojmė apo dėrgojmė kėrkėnd nė Komitetin Shterėror nė nivel
qendror dhe lokal, sepse jmi kundėr nė tėrėsi tė ligjit dhe jo vetėm pėr njė
nen. Ne synojmė tė marrim pushtetin dhe tė ndryshojmė ligjet pėr pronėn, me
qėllim kthimin dhe kompensimin real"-ka thėnė Spahia.


Starova: Nuk shkojmė nė komitetin e kthim-kompensimit

Liberal-demokratėt, janė tė vendosur pėr tė mos marrė pjesė nė Komitetin
Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronės. Deputeti Arjan Starova ka
thėnė pėr "Gazetėn" se "nėse nuk ka mendim tė unifikuar tė opozitės, nuk do
tė marrim pjesė nė kėtė komitet". Qėndrimi i Bashkimit Liberal Demokrat
ėshtė i qartė, duke synuar njehsimin e faktorit opozitar, por gjithashtu
duke fajėsuar Partinė Socialiste si shkaktare tė prishjes sė mirėkuptimit
pėr ligjin e kthimit dhe kompensimit tė pronės. Starova shton se "kur them
opozita nėnkuptoj PD-nė si forca kryesore" dhe se "ne nuk jemi mbledhur ende
tė diskutojmė kėtė ēėshtje, sepse mbetemi nė qėndrimin tonė se konsensusi
ėshtė prishur nga PS". Mospjesėmarrje nė kėtė komitet kanė deklaruar
republikanėt, ballistėt dhe legalistėt, ndėrkohė qė PD nuk u pajtua vetėm me
pikėn 1 tė nenit 15 pėr zgjedhjen e kryetarit tė komitetit, i cili mbeti nė
variantin propozim i kryeministrit, dekretim nga presidenti dhe votim nė
Kuvend. OSBE gjithashtu ka shprehur pakėnaqėsinė pėr miratimin pėrsėri pa
pajtim mes palėve tė ligjit, sikurse tregoi "brengosje" komisioneri europian
Kris Paten nė njė letėr drejtuar kryeministrit Fatos Nano. Nė letėr paten
theksonte se "megjithė kthimin nga presidenti tė ligjit, nuk kishte
mirėkuptim pėr votimin e disa amendamenteve".


Toro: S'ka referendum pėr tė drejtat e njeriut

Mundėsia e mbajtjes sė referendumit pėr ēėshtjen e pronės nuk pėrputhet me
Kushtetutėn. Kėshtu mendon Sekretari i Pėrgjithshėm i Shoqatės "Pronėsi me
Drejtėsi", Agim Toro. Toro i tha dje "Gazetės" se shoqata do ta ēojė ligjin
nė Gjykatėn Kushtetuese menjėherė sapo ai tė botohet nė Fletoren Zyrtare,
por citoi Kushtetutėn qė pėrjashton mundėsinė e referendumit pėr tė drejtat
e njeriut, ku pėrfshihet e drejta e pronės. "Janė katėr kėmbė-tha Toro, -ku
mbėshtet ligji aktual, pasi nuk mund tė mbahet referendum pėr tė drejtat e
neriut aq mė tepoėr qė Kushtetuta e ka tė zgjidhur drejtė kėtė. Sė pari;
shqyrtimi nė Gjykatėn Kushtetuese pėr nenet e kontenstuara. Saktėsisht neni
7 gėrma "v" te shtojca e ligjit ėshtė antikushteteuse dhe ne do ta godasim
nė Gjykatėn Kushtetuese. Pastaj ėshtė Gjykata e Strasburgut pėr tė drejtat e
njeriut dhe rrugėt e protestave apo grevave e demonstratave. Sė dyti; duhet
shumica e deputetėve mbi 50 pėr qind pėr ta miratuar ligjin, sė treti; duhet
domosdoshmėrisht konsensus, gjė qė nuk u arrit dhe sė katėrti; presidenti,
pavarėsisht nga relatat, ka tė drejtė tė mos e dekretarojė". Nė 92-93, PR
ndėrmori nismėn pėr mbledhjen e firmave pėr referendum pėr pronėn, por Toro
thotė se atėherė bėhej fjalė pėr kalimin e njė ligji nė Kuvend.


KUSHTETUTA

NENI 150
1. Populli, nėpėrmjet 50 mijė shtetasve me tė drejtė vote, ka tė drejtėn e
referendumit
pėr shfuqizimin e njė ligji, si dhe t'i kėrkojė Presidentit zhvillimin e
referendumit
pėr ēėshtje tė rėndėsisė tė veēantė.
2. Kuvendi, me propozimin e jo mė pak se 1/5 tė deputetėve ose me propozimin
e Kėshillit tė Ministrave, mund tė vendosė qė njė ēėshtje ose njė
projektligj i rėndėsisė sė veēantė tė shtrohet nė referendum.


NENI 151
1. Ēėshtjet qė lidhen me tėrėsinė territoriale, me kufizimin e lirive dhe tė
drejtave themelore tė njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare tė
shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes sė jashtėzakonshme, me
deklarimin e luftės dhe tė paqes dhe me amnistinė nuk mund tė shtrohen nė
asnjė referendum.