http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
Faqe 6 - Politikė               14 Shtator 2004

LAJME SHKURT :   Simeoni II “pėrgėzon” LZHK-nė e Lekės I
 
Ekrem Spahia ka shfrytėzuar pjesėmarrjen nė tė njėjtin delegacion me presidentin Moisiu nė Bullgari, pėr t’i dėrguar mesazhe me kryeministrin bullgar, mbretit Simeon, pėrshėndetjet miqėsore dhe urimet mė tė mira nga familja mbretėrore shqiptare, nė veē anti nga LMT Leka I - Mbret i Shqiptarėve. Kryetari i PLL-sė, mė pas ėshtė ndalur nė zhvillimet politike nė Shqipėri, por, nė veē anti, me Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar, tė iniciuar dhe drejtuar nga mbreti Leka I. Sipas njoftimit pranė LZHK-sė, Mbreti Simeon II, i ka uruar suksese mbretit Leka I nė krye tė LZHK-sė, qė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė arrijė synimet e tij.
-----------------------------------------
Faqja 4 - POLITIKE Shtator 14, 2004 http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
 
 
Spahia nė Bullgari
 
Simeoni II: Leka I tė votohet nė zgjedhje

 
Kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit Ekrem Spahia, zhvilloi njė takim shumė tė rėndėsishėm politik me kryeministrin e Bullgarisė (trashėgimtari i fronit Simeon II), gjatė vizitės zyrtare tė zhvilluar nė Bullgari, si pjesėtar i delegacionit tė kryesuar nga Presidenti i Republikės. Gjatė bisedės kreu i legalistėve u ndal nė zhvillimet politike nė Shqipėri, por nė veēanti me Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar, tė iniciuar dhe drejtuar nga Leka I. Ndėrkohė Mbreti Simeon II, shprehu vlerėsimet mė tė mira pėr rolin dhe kontributin e PLL nė proceset demokratike nė Shqipėri, si dhe i uroi suksese pretendentit pėr fron, Leka I, nė krye tė LZHK, qė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė arrijė synimet e Tij. Gjithashtu Spahia takoi edhe presidentin e republikės sė Bullgarisė Parvanov, si dhe kryetarin e parlamentit bullgar Gerxhikovr.
 

--------------------------------------------------------------------------------
Faqja 14/15 - SPECIALE Shtator 14, 2004 
 
 
DOSSIER
 
Pėr herė tė parė Mithat Havari rrėfen tė plotė 14 shtatorin. Pesė oficerėt qė pėr pak nėnshkruan kapitullimin dhe aksioni pėr tė ndėrprerė energjinė elektrike tė TVSH
 
"Komploti i krerėve tė policisė mė 14 shtator"
 
Ferdinand Dervishi
 

Mithat Havari, teksa e rrėfen, e pėrjeton 14 shtatorin 1998, njė ngjarje, qė e pėrfshiu atė nė mesin e bėrthamės sė vet. I zhytur nė kujtime, nuk e ngriti asnjėherė telefonin celular, qė binte vazhdimisht edhe pse ėshtė i papunė qė nga shtatori i vitit 2001. Mėngjesin e asaj dite, qė e quan tė pakėndėshme, e kishte filluar si njė zyrtar i thjeshtė i Ministrisė sė Rendit (shef i zyrės sė gatishmėrisė dhe informacionit), por aty nga darka tė gjithė e shikonin si njė gjeneral apo edhe si hero. Pėr herė tė parė pas 6 vitesh ai ka pranuar tė tregojė disa detaje mė shumė pėr atė ngjarje, qė do tė kujtohet me dhimbje nga njė pjesė dhe me bezdi nga pjesa tjetėr e shqiptarėve. "Por asnjėherė tė gjithėn siē e kam parė", thotė, duke tė parė drejt nė sy e duke u bėrė mė shumė misterioz ish-Koloneli i njohur i Ministrisė sė Rendit. Njė pohim qė dėshmon se ka mbetur gjithmonė i njėjti; aq i saktė dhe i vetėkontrolluar, saqė tė gjitha pėrgjigjet e pyetjeve qė jep, nuk kanė nevojė pėr kufarrė redaktimi.
 

Kam dėshirė ta filloj me pyetjen se si e nise mėngjesin e 14 shtatorit?
Pėr mua ishte njė ditė e zakonshme pune. Kujtoj se qė nė mengjes ndihej ēorientimi i pėrgjithshėm i shoqėrisė shqiptare. Ishin ngjarje tė ardhura si pasojė e vrasjes sė deputetit demokrat Azem Hajdari dhe tė problemeve tė politikės. Rreth orės 11.00 paradite nė ministrinė e Rendit ishte njė gjendje e nderė. Jo tė gjithė oficerėt kishin ardhur nė punė, ndėrsa njė pjesė ishin larguar, kuptohet nga frika. Qarkullonin fjalė se ministria e Rendit do tė goditej.
 
Pse vendosėt tė mos largoheshit edhe ju si shumė tė tjerė?
Para se tė futesha nė ministri, kujtoj se jam ndarė me njė mik (oficer policie) tė cilit diktatura i kishte vrarė tė atin. Tha: S'jam duke ardhur ta pėsoj edhe unė. U pėrgjigja: Do shkoj. Mė vjen turp, kam gradėn "Kolonel" dhe do tė quhet dezertim. Njė vendim i marrė edhe pse detyra ime nuk kishte asnjė peshė nė atė situatė. Por isha i qartė edhe politikisht pėr njė situatė tė tillė. Njė gjė e dija mirė qė funksiononte kėshtu: Njė shtet demokratik pėrmbyset me forcėn e votės dhe jo me dhunė. E dija qė bota e qytetėruar nuk do tė njihte njė pushtet tė marrė me forcė. Prandaj isha atė ditė nė ministri, pra nė punė.
 
Mund ta pėrshkruani pamjen e ministrisė atė ditė?
Pra rreth orės 11.00, kur u futa nė ministri nga dera anėsore (nga ana e Ministrisė sė Pushtetit Lokal), pasi dera pėrballė ishte e mbyllur prej terrorit, kishin filluar tė shtėnat dhe nė oborr vazhdonin tė nxirrnin tym dy makina policie. Policia nuk kishte reaguar. Kujtoj se kur po futesha, dhjetra oficerė po dilnin jashtė tė terrorizuar. Shkova nė zyrėn time dhe u habita se tė gjithė kolegėt e mi ishin aty. Brenda pamja e ministrisė injektonte vetėm terror. Policė specialė ishin vendosur nėpėr dritare me tytat e armėve jashtė gati pėr tė qėlluar. Ndėrsa nė zyra mbizotėronte amullia e frika. Oficerėt ishin tė gjithė tė traumatizuar dhe s'kishte asnjė pikė orientimi. Jashtė vazhdonte presioni i turmės, dėgjoheshin britmat "Vdekje komunizmit" e tė tjera tė ngjashme.
 
Pra askush nuk jepte urdhėra dhe nuk pėrpiqej tė merrte nė duar situatėn?
Pėrkundrazi. Aty nga dreka filluan tė mbėrrinin lajmet e rėnies sė institucioneve filluar qė nga Kryeministria. Nė kėmbė mbetėn vetėm ministria e Rendit, ajo e Mbrojtjes dhe Presidenca. Nė kėtė kohė informohem se 5 titullarė tė ministrisė sė Rendit (kupola) ishin duke bėrė njė marrveshje, qė tė dorėzonin Ministrinė. Do bėnin njė dorėheqje me shkrim. Njėri e bėri qė atė natė dhe u largua pasi i'a dorėzoi ministrit Perikli Teta (pėr kėtė tė fundit kam respekt). Pėr ironi tė fatit ky njeri tani mban njė gradė tė lartė nė ministrinė e Rendit, tė barazvlefshme me atė tė "Kolonelit". Ngjarjet e precipituara shumė shpejt bėnė qė katėr komplotistėt e tjerė tė tėrhiqeshin nga ideja e tyre duke mos bėrė gabimin e tė parit. Tashmė tė gjithė janė nė detyra tė rėndėsishme nė ministrinė e Rendit.
 
Po ju vetė patėt ndonjė kontakt apo pėrballje me kėta njerėz, meqė po sillni njė fakt tė pathėnė deri tani?
Po. Kam qenė shumė pranė komplotit tė tyre, pasi nė atė situatė njėri prej tyre erdhi e tha: Zoti Mithat, unė njoh nja 2-3 njerėz pranė Sali Berishės. Mendoj ta dorėzojmė ministrinė e Rendit pa bėrė luftė.
 
Dhe cila ishte pėrgjigja?
I jam pėrgjigjur pak a shumė kėshtu: Nuk ėshtė turp? Jemi gjithė kėta kolonelė dhe nuk jemi nė gjendje tė mbajmė njė ministri dhe mė e keqja ėshtė se nuk do i'a dorėzojmė Berishės, por njerėzve tė rrugės, tė cilėt do e plaēkisin si gjithė institucionet e tjera. Pėr kėtė ka pėr tė na dėnuar historia. Heshti dhe u largua. Pėr etikė nuk mund t'ia pėrmend emrin. Vazhdon tė lulėzojė.
 
Pse pikėrisht erdhi tek juve pėr njė pakt tė tillė?
Sepse nė atė kohė unė kisha bėrė njė veprim qė ma kishte diktuar ndėrgjegja. Ishte koha (ora rreth 18.00) kur nė ministri tė gjithė shpirtrat ishin duke u fikur. Titullarėt mė tė lartė tė policisė kishin kapitulluar. Nė kėto rrethana ndjeva njė pėrgjegjėsi morale tė madhe. E dija se ē'kasaphanė do tė ndodhte nėse brenda do tė hynin "trimat". U ēova nga karrigia, ēava koridorin dhe trokita nė derėn e ministrit Teta. E njihja mirė zyrėn e tij. Aty ishte vetėm ministri Teta dhe demokrati i viteve tė para Gramoz Pashko. Mu duk sikur gjetėm njėri-tjetrin si nė vitet '90, kur mposhtėm diktaturėn. Brita mė tė madhe: Ē'bėni, kėtu jemi gjithė kėta burra! Pashko u ngrit nė kėmbė i prekur dhė mė pėrqafoi. Foli: Ku je Kolonel? Menjėherė mė pas pashė se diēka filloi tė funksiononte. Qė nga ai ēast unė u bėra automatikisht pjesė e kabinetit tė ministrit duke zėvendėsuar titullarėt qė ia kishin mbathur. Prandaj pak minuta mė vonė mė kontaktoi njė nga kapitullantėt.
 
Ē'ndodhi mė tej?
Filloi organizimi. Ministri thirri njerėzit qė kishin mbetur. Mė lejo tė kujtoj njė episod. Kur u futa nė zyrėn e ministrit vura re truprojėn e tij, qė tashmė ėshtė njė drejtor i rėndėsishėm drejtorie nė Ministrinė e Rendit, i cili dyllė i verdhė po qante i ulur pas tavolinės. Rikthehemi. Ishte koha kur nė Tv Publik A. Malja dhe tė tjerė po jepnin lajmet e rėnies sė shtetit e tė tjera tė ngjashme, lajmė tė cilat po bėnin mė shumė punė se ushtria e tė fortėve tė rrugės, qė nė atė kohė kishin filluar tė grabisnin bizneset e Tiranės. Ideja e parė e mbledhjes sė parė nė tavolinėn e ministrit ishte: Tė paralizohej TV Publik duke ndėrprerė energjinė elektrike. Kush do shkonte?
 
Kush shkoi?
U nisa me njė makinė tė blinduar. Ishte lėvizja e parė nga ministria e Rendit. Pėrkrah kisha njė polic trim nga Mirdita, (quhet Gjovalin dhe tashmė mė duket se punon shofer i njė ministri) dhe dy specialė tė RENEA. U nisėm drejt godinės sė Tv Publik. Ishte errėsisė e mbushur me krisma. Pranė televizionit na qėlluan me breshėri. Ndėrkohė mėsuam se qendra e shpėrndarjes sė energjisė elektrike nuk ishte pranė televizionit, por pranė Gjykatės sė Tiranės. Shkuam atje. Pėrgjegjėsit tė nėnstacionit i tregova pėrse kishim ardhur. Por ai na fiku shpresat. Na sqaroi se nuk kishte zgjidhje teknike, pasi nėse do tė pritej energjia, menjėherė do tė hynin nė punė gjeneratorėt. U kthyem sėrish nė ministri. Aty kam kėrkuar tė armatoseshim, pasi nuk kishim armė.
 
Po si u arrit tė merrej televizioni?
U mor pa luftė. Kur panė nė ministri se ne u kthyem gjallė, morali u ngrit mė tepėr. Ndėrkohė ministri i Rendit ishte duke bėrė negociata nė telefon me shefin e opozitės Sali Berisha. Nė kėto momente kujtoj se i jam drejtuar Tetės: Zoti ministėr mos lėshoni pe, bota e qytetėruar nuk e njeh rrėzimin e pushtetit me dhunė. Kisha dalė pak nga roli i policit, por nė ato minuta kėto nuk viheshin re. Ai mori mė shumė kurajo. Negociatat vazhdonin. Nė kėtė kohė ne bėmė planin pėr marrjen e Tv Publik me forcėn e armėve. Pashko propozoi qė tė merrja njė grup forcash dhe tė shkoja drejt televizionit. Duket menjėherė "kolona e pestė" lajmėroi anėn tjetėr pėr sulmin me armė tė televizionit, pasi kur shkuan atje ata "trimat" qė u morėn me gratė e televizionit, ishin larguar.
 
Pra kėtu filloi tė ndryshojė situata?
Po absolutisht. Nė fillim RENEA dhe mė pas gjithė policia e Tiranės doli nė rrugė. Porse bizneset e Tiranės ishin shkatėrruar. Ēdo trazirė e ka njė kosto. Gjithsesi detyra ime nuk kishte mbaruar. Pasi mu desh tė kthehesha nė itendent. Shpėrndava bukė e djathė pėr oficerėt e policėt e uritur. I kishte sjellė biznesmeni Petrit Ago, tė cilin do e njihja mė vonė. E falennderoj pėr kėtė veprim nė kohė tė vėshtirė. Ah, ka edhe njė detaj. Pas marrjes sė televizionit mė thirri ministri nė zyrė dhe mė propozoi tė merrja detyrėn e komandantit tė Gardės. Refuzova. Nuk mė pėlqente njė detyrė tė menjėhershme nėn flakėt e luftės.
 
Kujtoj qė nė ministri atė ditė ka qenė edhe ish-kryeministri Ilir Meta…
Po. Ai erdhi bashkė me ministrat Anastas Angjeli dhe Luan Hajdaraga nė kohėn kur institucionet po i dorėzoheshin njė e nga njė shtetit. Meta mė takoi dhe mė tha: Ti Mithat Havari e ke treguar veten burrė edhe herė tė tjera. I'u pėrgjigja: Gjithmonė nė shėrbim tė shtetit ligjor.
 
Ēndodhi mė pas mė Mithat Havarin?
Nė atė kohė misioni im mbaroi. U ktheva nė zyrėn time. Edhe kapitullantėt u kthyen nė detyrat e tyre. Shpejt shteti bėri analizėn nė dhe nė mėnyrė tė heshtur i largoi pothuaj tė gjithė. Por ata u kthyen shpejt nė po ato poste. Ky qenka "rotacioni". Tė nesėrmen nė mesditė Kryeministri Fatos Nano rreshtoi brenda nė oborrin e ministrisė tė gjithė oficerėt pėr tė pėrgėzuar ata qė kontribuan. Dua tė kujtoj njė moment. Isha nė rreshtin e dytė dhe ai mė nxorri qė andej duke folur me zė tė lartė qė tė dėgjonin tė tjerėt: Heronj si Mithat Havari i duhen Shqipėrisė. Mė duket ishte njė kompliment vetėm pėr mua. Gjithsesi vazhdova punėn time pa thėnė kurrė ēkisha bėrė dhe sot ėshtė hera e parė qė flas, dhe pėrsėri me rezerva… Mė lejoni tė shtoj diēka qė e kam bindje: Tė gjithė duhet tė dinė njė gjė tė qartė. Nėse bota e qytetėruar i tha "Ndal" opozitės pėr pushtet me forcė, kjo ishte qėndresa e Ministrisė sė Rendit.
 
A e pėrligjte vrasja e Azemit njė ngjarje tė tillė?
Jo absolutisht. Duhet tė kujtoj se kur u vra presidenti amerikan Xhon Kenedi nuk ndodhi asnjė pėrmbysje, por vepruan institucionet e shtetit pėr tė vėnė tė drejtėn nė vend.
 

Revolta e parė gjashtė vite mė pas
 
Tanimė duket se nga 14 shtatori 1997 kanė mbetur vetėm capak gjyqe tė ftohura ndaj njė grupi njerėzish tė akuzuar pėr sulme ndaj institucioneve tė shtetit, shumica e tė cilėve pėr kėtė shkak kanė fituar azil politik nė shtete tė zhvilluara tė Evropės. Njė fakt qė bėn tė qartė edhe njėherė qė faturat e karrigeve tė politikės i paguan gjithmonė populli. 14 shtatori erdhi si njė shpėrthim i dufit tė opozitės ndaj marrjes dhe keqpėrdorimit tė pushtetit prej Partisė Socialiste dhe aleatėve tė saj. Ishte njė atmosferė e rėnduar, e krijuar pas arrestimeve mė 23 gusht 1998, tė gjashtė ish-funksionarėve tė lartė tė Partisė Demokratike. Situata u bė edhe mė e rėndė pas vrasjes sė deputetit tė Partisė demokratike, Azem Hajdari mė 12 shhator 1998. Pikėrisht kjo ngjarje i motivoi plotėsisht krerėt dhe militantėt e Partisė Demokratike, pėr tė vazhduar njė luftė pa kthim prapa. Kėshtu veprimet e tyre, qė deri nė kėtė periudhė ishin mjaftuar me mitingje agresive, pas vrasjes sė Azem Hajdarit, dolėn jashtė kontrollit. Duke pėrfituar edhe nga prezenca e njė shteti fare tė brishtė, situata e krijuar, premtonte njė pėrsėritje tė ngjarjeve tė hidhura tė vitit 1997. Kėshtu edhe ndodhi menjėherė pas vrasjes sė Azem Hajdarit. Me arkivolin e tij nė krye tė protestuesve, u sulmuan institucionet e shtetit dhe u tentua marrja e pushtetit me forcė prej opozitės. Protestuesit fillimisht morrėn (nėn vėzhgimin e tė gjitha kamerave tė televizioneve) Kryeministrinė dhe mė pas Tv Publik. Situata doli jashtė kontrollit tė shtetit, sidomos pas njoftimeve nė televizion pėr rrėzimin e pushtetit tė Partisė Socialiste. Vetėm Ministria e Rendit mbeti nė kėmbė, edhe ajo e izoluar deri nė mbrėmje. Gjatė kėsaj periudhe, veē ministrit tė Rendit dhe tė Mbrojtjes, vetėm Presidenti nuk e lėshoi karrigen e tij. Njė pjesė e ministrave dhe vetė Kryemisnitri u zhdukėn. Duket situata ktheu pas ndėrhyrjes sė fenomenit ndėrkombėtar. Rezistenca e Ministrisė sė Rendit duket kishte bėrė edha ajo punėn e vet.
 

14 shtator 2004, ēėshtja me 26 tė pandehur ende nė gjykatė
 
Qė prej tre vjetėsh nė Gjykatėn e Tiranės, ku po gjykohen 26 tė pandehurit e "14 shtatorit" nuk ėshtė zhvilluar asnjė seancė. Kjo duket paksa e ēuditshme kur vėren se nė listat e gjyqeve afishohen rregullisht emrat e tė pandehurve, madje pėrsėriten ēdo dy javė. Aktualisht dy prej proceseve janė caktuar tė zhvillohen javėn e ardhshme. Sipas burimeve nga gjykata shkak pėr moszhvillimin e seancave ėshtė mosparaqitja e palėve nė proces, dhe nė raste tė rralla edhe mosformimi i trupit gjykues. Nė vitin 2000 si pasojė e tejkalimit tė afateve tė paraburgimit tė 26 tė pandehurit lanė qelitė pėr tė vazhduar procedimi nė ngarkim tė tyre nė gjendjet tė lirė. Aktualisht nė gjykatė kryesuesit e tre proceseve janė gjyqtarėt Arben Micko, Artan Broci dhe Gjin Gjoni. Ndėrsa akuza "kryengritje e armatosur", sipas nenit 221 tė Kodit Penal qė rėndon mbi tė gjithė tė pandehurit, mbrohet nga prokurorė tė Prokurorisė sė Tiranės. Burime nga gjykata pohojnė se tė pandehurit qė ishin tė arrestuar e lanė qelinė pėr shkak tė mos pėrfundimit tė gjykimit nė kohė dhe pėrfundimit tė afateve tė paraburgimit tė vėnė nė dipozicion nga ligji. Pasi u vendos qė tė gjykohen nė gjendje tė lire, njė pjesė e mirė e tyre nuk preferojnė tė paraqiten nė proces duke caktuar avokatė me prokurė ose duke e lėnė mbrojtjen e tyre nė dorė tė avokatėve krysisht tė caktuar nga gjykata, pasi nuk paraqesin asnjė interes pėr gjyqin. Njė pjesė e tė pandehurve tė akuzuar pėr kryengritjen e "14 shtatorit" sot pėrmbushin role tė rėndėsishme nė anėn e djathtė tė politikės shqiptare. Thuajse gjithė dėshmitarėt e sjellė nga akuza, para gjykatės kanė dhėnė deklarime pro tė pandehurve. Ndėrsa vetė tė pandehurit nė deklarimet e tyre e kanė mohuar akuzėn duke pretenduar se janė krejt tė pafajshėm.
 

Mithat Havari, karriera e pabesueshme
 
Mithat Havari ėshtė vėrtet njė njeri jo si tė tjerėt. Ėshtė ndodhur shpejt nė majė tė organizmave tė shtetit dhe ėshtė larguar prej andej po aq shpejt. Gjithsesi ėshtė nga ata njerėz qė gėzon njė popullaritet tė paparė. Nuk i ndodh tė ecė 50 metra nė kėmbė pa u ndaluar dhe pėrshėndetur nė shumicėn e rasteve nga njerėz qė nuk i njeh. Ka dalė si personazh pas demonstrimeve antikomuniste nė Elbasan tė vitit 1990, ku edhe ėshtė burgosur. Pak vite mė vonė emėrohet drejtues i policisė sė Elbasanit, e cila bėhet mė e mira nė Republikė. Pėrfundon karrierėn si shef kabineti nė Ministrinė e Rendit. I papunė pėr dy vjet deri nė shtator 1997, kur emėrohet Drejtor i policisė sė Beratit. Ishte kohė kur aty ndihej era e shkrumbit tė kufomave. Pėr pak mė shumė se njė muaj arrin tė triumfojė mbi bandat. Nė pak kohė kalon nė detyrėn e Drejtorit tė Policisė sė Shkodrės, nė atė tė Drejtorit tė Pėrgjithsmė tė Burgjeve dhe arrin nė vitin 1999 postin e Drejtorit tė Policisė sė Tiranės. Pak muaj pa punė dhe emėrohet drejtor i Policisė Ndėrtimore ku do tė mbahet mend si njeriu qė ē'kioskėzoi jo vetėm Tiranėn.