http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
Faqe 10 - Aktualitet

14Dhjetor 2004

 
Lėvizja e drejtuar nga Leka I do tė fusė nė pėrzgjedhje kandidaturat pėr zgjedhjet e vitit 2005
 

LZHK-ja, deputetė me konkurs

Krijohen strukturat dhe 100 minishtabe elektorale

 
Juli Prifti

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do tė aplikojė konkurrencėn nė bazė pėr pėrcaktimin e listės me 100 kandidatėt pėr zgjedhjet parlamentare.

Drejtuesit e kėsaj lėvizjeje kanė pėrcaktuar, tashmė, edhe kriteret qė do tė ndiqen nė pėrzgjedhjen e kandidaturave, prej tė cilave do tė dalin fituesit. Arsimi i lartė, figurė morale e vlerėsuar nė zonė, mbėshtetja e programit tė LZHK-sė dhe mbrojtja e linjės sė saj, janė kriteret bazė. Konkurrimi mes kandidatėve pėrfshin edhe njerėz qė nuk jetojnė nė zonat pėrkatėse, por tė gjithė duhet tė pėrfaqėsojnė figurė tė pastėr dhe tė vlerėsuar nė komunitet. Kėshtu, LZHK-ja do tė nisė ngritjen e shtabeve elektorale nė tė 100 zonat e vendit, nė tė cilat do tė pėrqendrohet puna deri nė vendimin e kreut tė LZHK-sė, pretendentit tė fronit mbretėror, Leka i Parė. Burime nga LZHK-ja thonė se seleksionimi, tashmė, ka nisur nė bazė dhe lista e plotė do tė shkojė nė duart e Lekės sė Parė pėr tė dalė nė fund me kandidatėt zyrtarė. Njė praktikė e tillė duket se pėrbėn njė formė tė re tė funksionimit qendėr-bazė pėr listėn e deputetėve, e cila zakonisht bėhet objekt pazaresh mes funksionarėve. LZHK-ja ka menduar tė fusė konkurrencėn si formėn mė tė mirė, sipas drejtuesve tė saj, pėr tė pėrthithur kandidatėt mė tė mirė dhe qė kėrkohen nga vetė banorėt e zonave elektorale. Kjo formė mendohet tė jetė edhe njė levė pėr tė tėrhequr pas vetes tė lėkundurit, si dhe ata qė nuk kanė marrė pjesė nė votimet e kaluara.

100 minishtabe elektorale
Ndėrsa kanė miratuar kriteret qė duhet tė plotėsojnė kandidatėt pėr tė konkurruar nė listėn e deputetėve tė LZHK-sė, drejtues tė kėsaj lėvizjeje thonė se nė funksion tė kėsaj strategjie do tė ngrihen shtabe elektorale nė tė 100 zonat nė vend. E gjitha kjo do tė shėrbejė pėr mirėfunksionimin e parimit tė konkurrencės nė bazė. Gjithashtu, strukturat e lėvizjes do tė ngrihen sipas zonave elektorale duke bėrė edhe njė hartė tė mbulimit tė tė gjithė vendit me njerėz. Ndėrkohė, sipas tė njėjtave burime, mėsohet se tashmė kanė nisur procedurat pėr tė pėrvijuar emrat qė pėrmbushin kriteret dhe qė kanė pėrqafuar parimet dhe linjėn politike tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar.

Struktura
LZHK-ja ėshtė pėrvijuar si formacion politik me pėrcaktimin e strukturave drejtuese dhe departamenteve. Kėshtu, sipas strukturės sė miratuar, tashmė, nė krye tė lėvizjes si kryetar i LZHK-sė qėndron pretendenti i fronit mbretėror, ndėrsa nėnkryetar, djali i tij. Pėrsa i takon departamenteve, janė formėsuar 8 departamente, tė cilat do tė kenė njė kryetar, njė nėnkryetar dhe nga dhjetė anėtarė secili. Kėto departamente mendohet qė tė jenė edhe baza e detajimit tė vijave tė pėrgjithshme tė programit politik e ekonomik, qė LZHK-ja ka bėrė publike mė parė.

 

Struktura e LZHK-sė

  • Kryetari
  • Nėnkryetari
  • Departamenti Parlamentar dhe i Ligjeve
  • Departamenti i Politikave tė Brendshme
  • Departamenti i Organizimit
  • Departamenti i Politikave Elektorale
  • Departamenti i Marrėdhėnieve me Median
  • Departamenti i Politikave Ekonomike
  • Departamenti i Politikės sė Jashtme
  • Departamenti i Ēėshtjeve Sociale
  • Departamenti i Sigurisė Kombėtare

 

Princi Leka, nėnkryetar i LZHK-sė

Pretendenti i fronit mbretėror, Leka i Parė, ndėrsa ka vendosur tė jetė aktivisht nė krye tė LZHK-sė, si formacion politik elektoral, ka menduar tė pėrfshijė nė kėtė sfidė edhe tė birin. Princi Leka ka marrė detyrėn e zėvendėsuesit tė babait tė tij, si nėnkryetar i LZHK-sė, me sa duket pėr t’u angazhuar plotėsisht para dhe gjatė fushatės elektorale tė zgjedhjeve parlamentare, vitin e ardhshėm. Ky vendim i Lekės I duket se ka tė bėjė me aktivizimin e tė birit nė politikė, por edhe me zbatimin e plotė tė detyrimeve tė tij si kryetar i LZHK-sė, tė cilat ai ka menduar se mund tė mos jenė tė plota, pėr shkak tė shėndetit tė dobėt tė kohėve tė fundit.