"Korrieri"
samedi, 15 Mai.
http://www.korrieri.com/
Geraldina:
Anglia, stacioni i fundit i Luftes
EKSKLUZIVE/
Pjesa e trete dhe e fundit e ditarit te Nenes Mbretereshe, qe botohet per here
te pare: Peripecite e emigrimit nepermjet udhetimit permes Europes i Zogut dhe
besnikeve te tij. Mberritja ne Angli me anijen e fundit qe u nis nga Franca pak
caste para hapjes se frontit gjerman ne kete pjese te kontinentit. Mberritja ne
Londer dhe stacionimi i fundit i familjes Mbreterore ne keshtjellen e nje fshati,
deri me 9 maj 1945, diten e fitores mbi fashizmin
-
vijon -
Shpresa
e fundit
Po
na kish mbetur shpresa e fundit dhe kjo ish Anglia. Im shoq vajti poshte te zyra
e vogel telefonike dhe nisi nje telegram duke kerkuar strehim ne Angli. Brenda
pak oreve erdhi pergjigja dhe na u dorezua aty ne konventin ku ndodheshim.
Thoshte me sa me kujtohet keshtu: "Ejani pa humbur kohe. Udhezimet i jane
dhene Konsullit Britanik ne Bordeaux".
Vetem
dy anije mbetne ne skele por Konsulli n'a premtoi se ne njeren nga ato do te
mundem te zeme vend mengjesin e ardhshem. Kur u beme gati mengjesin tjeter
mesuam se dy anijet ishne nisur gjate nates pa marre asnje urdher. Njera nga ato
ish torpiluar gjate kalimit te kanalit (La Mansh shwn. i red.). Ne mes te tere
zhurmes dhe kaosit te papershkruar Konsulli na tha se ende gjendej nje tjeter
anije ne St. Jean De Luz. Do te dergonte udhezimet kapitenit qe te na marre me
vete. Vajtem me te shpejte ne convent muarme sa gjera qe mundem te marrim me
vete dhe u nisme drejt Juges. Femija ime (Princi Leka shwn. i red.) rrinte midis
valixhave dhe dengjeve me placka te ndryshme i cuditur ne tere kete rremuje qe
nuk e kuptonte dot. Per ta pushuar qe te mos qante i thash te thithe ushqimin e
tij qe e mori qetesisht sikur spo ngjante gje rreth nesh.
St.
Jean de Luz ish nje kerdi e madhe mbushur me njers te deshperuar, kryesisht
jaduhij, qe ishin rreshtuar para konsullatave Spanjolle dhe Portugese per te
marre lejen per te hyre ne keto vende. Shume kishin vrare veten ne deshperimin e
fundit; disa mema kishne dale menc fare duke shtrenguar ne gji femijte e tyre qe
kishin dhene shpirt. Me dukej sikur po jetonim brenda nje xhehnemi te vertete.
Nuk
gjendej as gjekundi ushqim i asnje lloji. Per fat te mire kisha ruajtur disa
kuti qumeshti per Leken; sa per ne te tjeret ne keto kushte as qe na shkonte
mendja per te ngrene.
Me
se fundmi arritem te kapiteni dhe na u leshua vendi ne anije midis frengeve,
polakeve dhe cekeve, qe shkonin ne Angli per te vazhduar se andejmi luften e
tyre kunder Boshtit. Dhe ndersa anija jone e vogel e ngarkuar deri ne gryke u
nis ne nje det te qete dhe meshirues, thashe pa ze nje lutje te heshtur, jo
vetem per ne dhe vendin tone, por per te gjithe ata qe vuajne ane e m'bane ne
Evrope dhe ne boten e tere.
Ne
veren 1940 Mbreti Zog dhe une me femijen tone Princin Leka dhe anetare te tjere
te familjes e te pallatit arritme ne Liverpool me anijen me te fundit qe u nis
nga Franca. Nuk denim se c'do na sillte e ardhmja. E denim se nuk mund te na
ngjante me keq se c'na kish ngjare e c'kishim pesuar: kishim humbur vendin tone
dhe gati kishim qene duke humbur dhe jeten duke lene Shqiperine e dashur. Kur
anija jone arriti, oficeret britanike te portit na zbritne para te gjithe te
tjereve dhe na kaluan pa u kontrolluar nga doganat e shtetit. Me gjithe se
treguam gjithshka keshem duke hapur valixhet e parave qe kishin tane pasurine
tone. Britaniket nuk muarne asnje fare taksi doganor nga ne. Ne fakt u treguan
shume miq dhe na perkrahne sa s'ka me. Se kendejmi u derguam ne nje hotel te
vendit per derisa te vinte treni qe do te na conte ne Londer. Kur arrime ketu
murme disa taksi, sepe jeshem gati dyzet vete dhe u nisme per hotelin Ritz.
Zgjodhme hotelin Ritz per dy arsye: se pari, sepse Mbreti kish qendruar ketu ne
dite te lumtura dhe e dyta se si pasoje e luftes hotelet e medhenj ishin gati te
zbrazur dhe ne keto rethana mundem te gjejme vend me kushte shume te mira te
lira. Ishte me e lire te jetonim te tere ne Ritz se sa te merrnim me qira nje
shtepi te pershtatshme se kurdohere, duhesh te kishim parasysh kushtrimin.
Nate
terrori
Ajo
qe me ra ne sy ne Angli me shume se cdo gje tjeter pasi kalova neper rremujen
dhe histerin e Kontinetit qe gjakftohtesia e cdo njerit. E di qe gjakftohtesia
dhe qendresa burrerore jane karakteristikat e britanikeve, po kurre nuk kisha
pare si tani ne caste kritike si keto qe kalonim.
Disa
nga miqte e mij ne Shtetet e Bashkuara n'a telegrafuan duke thene se ishin gati
te strehonin te pakten birin tim ku do te ishte i sigurte. Me erdhi cudi per
keto sygjerime, sepse jeshe e bindur se nuk kish asnje vend me te sigurt se
Anglia, me tere luftimet qe beheshin ne Evrope nuk me shkonte mendja se Anglia
do te invadohesh dhe keshtu mendonim tere anglezet qe takova.
Jeta
jone ne Londer shpejt u be jete e zakonshme. Im shoq shpesh here bisedonte me
krere te tjere qeverish te merguara si De Gaule, Sikrosi, Benes, etj. Edhe
qeveria britanike merrte mendimin e tij per ceshtje qe kishin te benin me
politiken e Lindjes se Mesme. Per sa me perkiste mua jeshe shume e kenaqur se
jeshe e lire te shetis me birin tim ne Green Park. Nje dite kur po ktheheshe nga
Kisha te dielen ne mengjes ne shtator degjova sirenat e para qe njoftonin per
sulmin e ajroreve. Prej kendej gjate betejes se Britanise dhe gjate tere Vitit
te Ri sulmet ishne te shpeshte dhe te rende. Zhurma ishte e tmerrshme dhe
shurdhonjese, sepse hoteli yne gjendesh shume afer baterive kunder ajroreve saqe
nuk ish e mundur te mbyllnim syne per shume kohe. Leka im u zverdh shume dhe
dridhej nga keto krisma te jashtezakonshme sapo fillonin te binin sa qe
sherbyesit e hotelit vendosne dysheqet ne nje dhome ndene shkallet per ate,
infermieren dhe mua. Aty me gjithe se nuk jeshen me te sigurte te pakten ishin
me te qete nga zhurma dhe mundnin te flinim pake.
Nje
mbremje nje nepunes nga Ministria e Jashtme erdhi te takohet me Mbretin per pune
te ngutshme zyrtare. E pyti nese Mbreti deshironte te nisej me te engjelluar per
Greqi per te organizuar vullnetaret shqiptare ne lufte per clirimin e vendit.
Mbreti e pranoi menjehere kete propozim dhe ndersa e dija ne zemer se Ai do t'a
pranonte patjeter nje gje te tille nuk di sepse mu mbush shpirti me nje ndjenje
frike. Te nesermen ne ora gjashte pritem qe te arrinte vetura e Ministrise por
asgje nuk po shifej. Pastaj audiutanti yne vajti ne Minstri te Jashtme te shifte
se c'kish ngjare. Dukej se Kryeministri grek Metaksaj kish dhene nje radiogram
nga Athina se casti per nderhyrjen e Mbretit ende nuk kish ardhur. Ska dyshim se
nuk e pritem mire kete lajm, po ne te vertete patem fat qe mbreti nuk u nis dot.
Po ay avion qe do ta shpinte ne Athine Mbretin u godit udhes dhe te tere
udhetaret u vrane.
Ne
maj te 1941 sulmet ajrore u bene shume te rende. Gjate sulmeve une e mbuloje
femijen me trupin tim dhe me gjithe se ish nje dy vjecar Leka nuk ja prente te
me thoshte: "Mos ki frike mama, mos kij frike".
Mire
po megjithese Leka nuk kish frike une kisha dhe e luta t'im shoq te na gjente
nje banese jashte qytetit, jashte ketij xhehnemi te perditshem. Deri atehere
Mbreti Zog kish ngulur kembe te mos ikte jashte Londres. Mendonte se shume kohe
kish kaluar duke rendur andej ketej dhe kur londinezet mundesh te duronin kete
terror te cdo nate Ay desheronte t'u tregoje se mundesh dhe donte t'a duroje. Po
efekti i bombardimeve ne shendetin e djalit t'one filloj qe ta beje merak dhe
kesisoj u bind qe te marrin jashte nje shtepi me qera.
Nje
shtepi ne fshat
Gjeta
nje shtepi ne Ascot dhe vajta atje bashke me t'im bir, infermieren e tij dhe
disa oficere. Sa po e vume per gjume djalin ate nate sirenat ja filluan te bien
perseri. Tere ate nate shetisja neper kopshtin vetem dhe me ishte e pamundur te
flisje ne telefon me Mbretin sepse vijat e telefonit qene prere. Flaket qe
dilnin nga zjarret e ndezur ne Londer njezet milje larg ishne kaqe te medhenj sa
une munda te lexoja gazeten me driten e tyre. Kjo date qe dita e shtune me 10
Maj 1941, sulmi ajror me i tmerrshem i tere luftes, kur brenda pak oreve u be
kerdija ne djegje dhe shkaterrime sa qe zjarri i madh qindra vjet me pare nuk
kish asnje pergjasim.
Diten
tjeter me vajti shpirti ne vend kur pashe t'im shoq dhe tere njerezit e tij qe
arritne shendoshe e mire dhe u qetesuam ne jeten e Ascot-it. Me kohe bleme nje
karro te vogel dhe nje gomariske per te defryer djalin tone dhe tere ne e ndiem
veten per here te pare te lumtur qe nga dita qe lame kaq me rrembim Shqiperine e
dashur.
Pastaj
fare pa pritur murme vesh se nga valixhet tona- nja pesembedhjete- kishne
arritur ne Liverpool nga Franca. Ne i kishme lene keto valixhe ne nje nga molot
e St. Jean De Luz porse nje sekretare besnike kish marre masa qe t'i dergoje ne
Spanje perpara se te arrinin nazistet. Valixhat e vune ne nje magazine ne
Liverpool deri sa te venim t'i kerkonim. Sa ironi per te shkretat valixha qe
bensikerisht n'a kishne marre prapa qe nga kaqe lart e ne kaqe rrethana te
cuditshme, sepse po ate nate bomba ndezese i doqne ato dhe magazinen ku qene
vendosur!
Me
gjithe se jeta ne Ascot ish e kenaqshme jeshem shume ngushte per vend dhe keshtu
Qeveria Britanike pranoi qe te merrnim me qira cdo shtepi te bollshme qe mund te
gjenim po te mos ishte zene nga ushtria, per qellime tjera. Nje dite lexova ne
gazete se Lordi Parmoor kish vdekur dhe pallati i tij afer Frieth kish dale per
t'a leshuar me qira. Shkova menjehere dhe pernjiheresh nenshkrova me agjentin e
tij nje kontrate te gjate qiraje. Dhjete minuta me vone komanda mbreterore e
ajrit arriti t'a marre me qira per sherbim oficeresh te avionit. Po kishne
ardhur dhjete minuta me vonese! Keshtu te dyzet sic qeme u futme brenda dhe ketu
jetonim fare mire ne vend bollek per te gjithe. Personaliteti i tim shoq qe i
tille saqe nuk me bie nder mend asnje shamate midis kaq njerezish te ndryshem ne
moshe e ne opinione. Nje nga pasonjesit tone ishte doktor ne shkencat politike
dhe me te fillova te studjoj politike dhe ekonomi. Sikur te mos ishte kujdesi qe
te lija per nje kohe te gjate vetem t'im bir, do te kisha vazhduar kursin e
grave ne Oksford.
Te
vetmit sherbetore qe keshem ishin nje burre qe kishte ne kujdes nxehtesiren e
pallatit dhe nje grua qe vinte perdite te na ndihmonte ne larjen e pjatave, dhe
te dhomave. Dy here ne muaj shkojsha ne Londer per tu pare me miqte e mij:
Lordin Darley (une jam kumbare e birit te tyre Adamit); dhe Julian Emry qe me
vone u hodh me parashute ne Shqiperi dhe bashkepunoi ne organizimin e qindreses;
dhe te kaloj pak kohe me Dalrymple dhe Champney-ne dhe keta miq te tjere te
mire.
Une
dhe Mbreti u beme miq me ambasadoret e Egyptit dhe Brazilit dhe rasa n'a solli
ne ambasaden e Brazilise kur degjuam lajmin qe Lufta e Dyte Boterore mori fund,
ne Maj 1945. Dukej si gje e cuditshme atehere por e shikuar ne kohen e tanishme
ishte njesoj profetije, sepse biseda jone ne ate cast te vecante rrithte rreth
mundesise se keqesimit te marredhenieve me Rusine sovjetike, planet e te ciles
per shtrirjen e komunizmit ishne te hapet.