15/06/2004 http://www.korrieri.com/
Moisiu: Pse calon ligji i pronave

Presidenti i Republikes paralajmeron mosdekretimin e ligjit per kthimin e kompensimin e pronave, duke nenvizuar se ka kerkuar konsensus sa me te gjere per miratimin e tij: "Do te perdor kompetencat e mia kushtetuese per te siguruar ecjen ne rrjedhen e duhur te vendit"
 
Elton METAJ
 
Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, paraqiti pakenaqesite e tij mbi ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave, duke paralajmeruar mosdekretimin e tij. Gjate nje takimi dje me drejtues te shoqatave jofitimprurese, Kreu i Shtetit, ne menyre jo te drejtperdrejt, ka bere te ditur se Kuvendit do t'i duhet te rishikoje disa nga pikat e ligjit te miratuar me 8 qershor vetem nga mazhoranca dhe pa pranine e opozites.
 
Sipas njoftimit te zyres se shtypit prane Presidentit, Moisiu eshte shprehur ne takim se "ne tryezen e dhjetorit 2002 me partite politike dhe ne vazhdimesi ka bere thirrje per konsensus sa me te gjere te mundshem per miratimin e ketij ligji (per kthimin dhe kompensimin e pronave), i cili eshte nder me te rendesishmit ne keta 14 vjet te parlamentarizmit shqiptar". Me pas, duke folur per ecurine e reformave, ku nje nga me te rendesishmet eshte ajo e prones, Presidenti ka thene, se do te perdorte "kompetencat kushtetuese per te siguruar ecjen ne rrjedhen e duhur te vendit, qe deshiron te integrohet ne BE dhe NATO".
 
Pikerisht mosarritja e konsensusit dhe pakenaqesite e shprehura nga opozita dhe OSBE per ndryshimet qe iu bene projektit, pritet te jene edhe arsyet kryesore te nje mosdekretimi te mundshem te ligjit te miratuar nga deputetet. Konsensusi per ligjin e kthimit e kompensimit te pronave startoi ne vitin 2002, kur ne nje tryeze te 12 partive politike, te thirrur nga Presidenti dhe ku ishte i pranishem edhe ambasadori Liponen, u miratua nje deklarate parimesh per reformen, te firmosur nga te gjitha partite. Pikerisht ne kete pike duket se buron edhe pakenaqesia e Moisiut per menyren sesi u arrit deri te projektligji. Zyra e OSBE-se ne Tirane, e drejtuar nga finlandezi Liponen, ngriti nje komision te saj te brendshem dhe ne bashkepunim me dy partite e medha miratoi nje projektligj, qe tashme eshte votuar ne Kuvend. Per kete projekt, OSBE pretendoi se kishte konsensus, por ne Kuvend opozita e bojkotoi dhe deklaroi se nuk e njeh ligjin. Ne te njejten kohe, OSBE propozoi qe kryetari i Komisionit te Kthimit te Pronave te jete i caktuar nga Presidenti, por deputetet e ndryshuan kete pike, duke ia dhene te drejten qeverise. Pike qe prishi edhe konsensusin politik dhe qe duket se rrezikon seriozisht dekretimin e ligjit te pronave nga Presidenti Moisiu.
 
Cfare kerkoi Presidenti
 
Nje dite perpara fillimit te shqyrtimit ne Kuvend te projektligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave, Presidenti i Republikes u beri thirrje partive te arrijne maksimumin e konsensusit politik gjate miratimit te dokumentit. Deri atehere, pra me 26 maj, projekti kishte miratimin e socialisteve dhe kundershtimin e prere te republikaneve. Demokratet dukeshin ende ne dileme, ndersa Kreu i Shtetit u shpreh qarte se priste nje konsensus sa me te gjere. Gjate nje pershendetjeje perpara Asamblese se Komunave, Presidenti Moisiu e cilesoi ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave, si me te rendesishmin. "Megjithese me vonese, ligji eshte ne rendin e dites ne Kuvend dhe pres qe ai te miratohet mbi bazen e nje konsensusi sa me te gjere te mundshem, duke kaluar permes nje procesi transparent e gjitheperfshires, si dhe duke iu permbajtur kerkesave te Kushtetutes", tha Kreu i Shtetit.
 
Kerkesat e Moisiut
 
1 - Konsensus sa me te gjere
 
2 - Proces transparent miratimi
 
3 - Zbatim i Kushtetutes
 
"Do te perdor kompetencat e mia kushtetuese per te siguruar ecjen ne rrjedhen e duhur te vendit, qe deshiron te integrohet ne BE dhe NATO"
 
Pakenaqesite e OSBE:
 
1 - Fryma e konsensusit u prish ne oret e fundit te shqyrtimit te projektligjit
 
2 - Nenet e fundit u miratuan me nxitim, pa debat te plote e te hapur
 
3 - Ndryshimet ne debatet plenare u paraqiten me vonese dhe te pashpjeguara
 
4 - Kompetencat e gjera te Komitetit per Kthimin Pronave rrisin mundesine per abuzime dhe konflikte te reja pronesie
 
5 - Neni qe kufizon kthimin dhe kompensimin e tokes bujqesore ne 60 hektare u paraqit per t'u votuar ne fund te seances plenare
 
6 - Disa nga parimet kryesore per te cilat ishte rene dakord gjate procesit te shqyrtimit ne komisionet parlamentare, nuk jane respektuar dhe kjo mund te vere ne rrezik besimin te zbatimi i ligjit
 
7 - Procedura e ndjekur per shqyrtimin dhe ndryshimin e projektligjit gjate oreve te fundit te debatit, duhet te ishte bere me transparente dhe konsensuale
 
--------------------------------------------------------------------------------
Data e Publikimit: 15/06/2004 http://www.ballkan.com/
Pronat, kredi pėr tė prekurit nga ligji
Foto e Dites
Ligji i kompensimit tė pronave, kredi tė lehta dhe qira nga shteti pėr 3 mijė e 500 familjet e patrajtuara

Autori i Lajmit: Ina Koxha
Rreth 3 mijė e 500 familje, qė banojnė nė pronat e ish-pronarėve, presin qė shteti tė zgjidhė problemin e strehimit tė tyre. Ligjit i ri pėr “Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, ka parashikuar njė afat trevjeēar pėr trajtimin e tyre.
Nė qoftė se shteti nuk do tė arrijė t’i trajtojė me ndėrtim apo me kredi brenda kėtij afati, shteti do t’i trajtojė kėto familje nė bazė edhe tė gjendjes sė tyre ekonomike, qoftė me banesa sociale me qira. Njė pjesė do tė subvencionohen nga shteti, qoftė me banesa tė cilat do t’u shiten atyre me kredi tė lehtėsuara. Nė total janė 5 mijė 500 familje qė jetojnė nė banesa ish-pronė private, tė cilat u janė kthyer ish-pronarėve, por vetėm 2 mijė familje tė kėtij kontigjenti janė trajtuar deri tani nga shteti. Nė njė intervistė dhėnė gazetės “Ballkan”, Drejtoresha e strehimit nė Ministrinė e rregullimit tė Territorit dhe turizmit, shpjegon tė gjitha rrugėt e mundshme tė zgjidhjes sė problemit pėr strehimin, e kėtij kontigjenti tė pastrehėsh.
Zonja Andoni, sa rezulton numri i tė pastrehėve qė banojnė nė ish-pronat private?
Nga 5 mijė e 500 familjet e qė banojnė nė banesa ish-prona private, numri i mbetur i familjeve tė patrajtuara ėshtė 3 mijė e 500. Kjo shifėr bazohet nė tė dhėnat e vitit 1996, qė janė rinovuar mė tej nė vitin 1998 dhe qė nuk njohin rritjen e numrit tė frymėve, shtesave qė mund tė kenė ndodhur mė pas. Kėta tė fundit trajtohen si gjithė familjet e tjera qė janė nė kushte tė vėshtira (qė banojnė nė sipėrfaqe tė vogla banimi, nė apartamente tė vogla etj).
Ēfarė ėshtė parashikuar apo do tė bėhet pėr zgjidhjen e problemit tė strehimit tė tyre?
Ligji pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, parashikon njė afat trevjeēar pėr trajtimin e kėtyre familjeve. Nė qoftė se shteti nuk arrin t’i trajtojė ato me ndėrtim apo me kredi brenda kėsaj periudhe, ato do tė trajtohen pastaj duke i subvencionuar njė pjesė tė qerasė (nga shteti). Kjo mėnyrė trajtimi pėrputhet edhe me parashikimet e ligjit pėr programet sociale tė strehimit tė banorėve tė zonave urbane, ku ne parashikojmė trajtimin e kėtyre familjeve, nė bazė tė aftėsisė sė tyre financiare, pra ēfarė janė nė gjendje ato tė pėrballojnė. Pėr kėtė do tė ketė njė lloj grupimi nė bazė tė gjendjes ekonomike. Familjet qė do tė konsiderohen si tė grupimit me tė ardhura mė tė ulėta, do tė trajtohen me banesa sociale me qera, ku shteti subvencionon njė pjesė tė qerasė. Pėr grupimin tjetėr, pra familjet me tė ardhura mė tė larta qė mund tė pėrballojnė blerjen e njė banese, ėshtė prashikuar ndėrtimi i banesave me njė kosto tė ulėt, qoftė tė sipėrfaqes dhe normativave tė banimit, ashtu edhe nga mėnyrat e zgjidhjes. Kėto banesa do t’u shiten mė pas kėtyre familjeve me kredi tė lehtėsuara. Edhe nė rastin kur brenda tre vjetėve shteti nuk do tė arrijė tė sigurojė strehimin pėr tė gjitha kėto familje, parashikohen kėto mėnyra zgjidhjeve, qoftė me qera, qoftė me shitje banese pra nė pronėsi me kredi tė lehtėsuara. Ne nė projektligjin e strehimit kemi parashikuar njė pikė, ku objektet tė cilat do t’i nėnshtrohen privatizimit, do tė kalojnė nė pronėsi bashkive dhe pastaj ky organ do tė vendosė nėse do t’i kthejė ato nė banesa sociale me qera.
Sa ėshtė parashikuar fondi pėr tė pėrballuar trajtimin e kėtij kontigjenti tė pastrehėsh?
Nė qoftė se do tė bėhej njė llogaritje shumė e pėrafėrt, se sa fonde do tė duheshin pėr tė trajtuar kėto familje, do tė rezultonte rreth 600 milion lekė tė reja, duke marrė parasysh qė shumica e tyre janė nė qytetet e mėdha: Tiranė, Durrės, Shkodėr, Korēė, Gjirokastėr, Vlorė, ku edhe vlerat e tregut janė tė larta. Nė kėtė vlerė financiare merret pėr bazė ndėrtimi i banesave nga shteti me kosto tė kontrolluar. Pra me nxjerrjen e kėsaj fature prej 600 milion lekėsh janė marrė parasysh jo vlerat e tregut tė banesave, por vlerat e banesave qė ndėrtohen nga shteti.
Sa do tė sigurohen kėto kredi?
Kuptohet qė pėr kredinė do tė ketė marrveshje me institucione private financiare, por qė nuk pėrjashtohet edhe mundėsia e vazhdimit tė kreditimit nga enti i banesave apo edhe nga ndonjė institucion tjetėr financiar shtetėror qė mund tė krijohet mė vonė.

Disa nga programet qė parashikon ligji:

1. Ndėrtimi i banesave sociale nga organet e qeverisjes vendore, ose sektori privat jo-fitim prurės dhe dhėnia e tyre me qera tė kontrolluar pėr familjet qė kanė nevojė pėr strehim

2. Blerja e banesave nga tregu, aty ku tregu ėshtė i favorshėm dhe dhėnia e tyre me qera tė kontrolluar nga Organet e Qeverisė Vendore

3. Pėrdorimi i tregut tė lirė tė banesave me qera, nėpėrmjet perdorimit tė certifikates sė strehimit, e cila mbulon njje pjese tė qerasė

4. Ndėrtimi i banesave me kosto tė ulėt dhe shitja e tyre me kredi tė lehtėsuara nga shteti

5. Paisja e tokės me infrastrukturė tė gatshme pėr ndėrtim banesash dhe shitja e tyre sė bashku me lejen e ndėrtimit


Institucionet shtetėrore nė tokat e ish-pronarėve

Pushteti vendor vendos fatin e tyre
Njė debat i vazhdueshėm ka eqnė edhe “fati” i institucineve shtetėrore tė cilave u ka dalė pronari i truallit. Rreth njė vit e gjysmė mė parė, Muzeu i shkencave, i vetmi nė vend, u cėnua pikėrisht nga ky fakt, ku pronarėt e ligjshėm tė tokės kėrkonin prishjen objektit me qėllim ndėrtimin e njė kompleksi banimi. Sipas Doris Andonit, kėto objekte do tė kalojnė nė pronėsi tė organeve pushtetit vendor dhe pastaj janė vetė organet e pushteti vendor qė vendosin se ēfarė do tė bėjnė me to, nėse do tė ruajnė ato funksione qė kanė apo do t’i adoptojnė.