E Diele, 15 Gusht 2004 http://www.korrieri.com/
Bashkimi trojeve shqiptare, Leka moderon qendrimin
Ne platformen e Levizjes per Zhvillim Kombetar, pretendenti i fronit
mbreteror ka vendosur te reformoje idene e tij, lidhur me qendrimin politik
per bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare, duke synuar te sigurimin e
vemendjes politike edhe nga qarqet nderkombetare
Armando META
Metonjesi per fronin mbreteror Leka Zogu, ne platformen e Levizjes per
Zhvillim Kombetar (LZHK), ka vendosur te reformoje idene e tij, lidhur me
qendrimin politik per bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare. Ne kushtet e
zhvillimeve aktuale nderkombetare, nje teze e tille eshte shfrytezuar nga
qarqet politike te vendeve rreth Shqiperise, si nacionaliste, qe ka si
qellim krijimin e Shqiperise se Madhe. Kjo ka shkaktuar dhe nje seri kostosh
politike per pretendentin e fronin mbreteror Leka i Pare, si dhe ka
penalizuar ne mjaft raste edhe Partine "Levizja e Legalitetit", e cila
e
kishte si argument te sajin politik, tezen e siperpermendur.
Ne perpjekje per te siguruar vemendjen e duhur politike te qarqeve
nderkombetare, si dhe per te mos i vendosur vetes "trungje nen kembe",
persa
i perket ecurise se Levizjes per Zhvillim Kombetar, njerezit prane Leka
Zogut kane bere disa modifikime te kesaj teze. Zyrtare te larte te Oborrit
Mbreteror, deklaruan posacerisht per gazeten "Korrieri" se, vullneti
politik
i pretendentit te fronit, por edhe i Levizjes, eshte integrimi i Shqiperise
ne strukturat euro- atlantike, gje qe do te zbehte dukshem nacionalizmat, jo
vetem ne Shqiperi, por edhe ne Ballkan. Sipas tyre, edhe ne takimin me
Komitetin e Politikave te LZHK-se u shpreh mendimi politik, se "aspirata
shqiptare euro-atlantike eshte e ligjshme dhe jetike per fatin e se ardhmes.
Ndryshe nga deri me sot, shqiptaret kane me shume pergjegjesi ndaj ketij
procesi, i cili do te fshije kufinjte ndares mes shqiptareve, duke i dhene
fund padrejtesive historike dhe te kaluares se erret te Ballkanit". "Mendimi
qe po dominon eshte se duhet mbeshtetur ne profesionalizem dhe ne
shqiptarizmin, pasi kjo rruge eshte vazhdim i tradites dhe ndihmon ne
zhvillimin e kultures sone, pa cenuar kulturat dhe perparimin e kujtdo qe
jeton prane nesh apo brenda territoreve tona. Ne kemi nevoje per kete
shqiptarizem - patriotizmi yne historik, jo per mjetet e dhunes. Ne
deshirojme te miren e Atdheut tone. Historikisht, jo vetem per ne, por ne te
gjithe boten, kjo do te thote qe t'i besh nder edhe fqinjit", nenvizojne
drejtuesit e larte te Oborrit Mbreteror, duke cituar pjese nga deklarata e
takimit te pretendentit te fronit me Komitetin e Politikave te Levizjes se
krijuar prej tij. Ne kete takim Leka Zogu theksoi se "respekti qe kemi
ditur
dhe dime ta tregojme per te tjeret, per pakicat kombetare apo kulturore,
eshte rruga me e sigurt per te kerkuar dhe garantuar respektimin e te
drejtave te shqiptareve kudo ku ata ndodhen". Sipas tij, duke gjykuar mbi
situaten politike aktuale, pritshmeria popullore per nje "politike ndryshe"
eshte dhe mbetet e madhe. "Te gjithe sebashku, duhet te punojme qe ne
Shqiperi te realizohet kerkesa nderkombetare dhe mbarekombetare qe te kete
zgjedhje te lira dhe te ndershme, qe kerkojne si parakusht nje
infrastrukture zgjedhore demokratike. Ne mbeshtesim cdo perpjekje qe afron
kete realitet. Nuk duhet te lejojme kompromiset, manipulimet. Verdikti i
popullit duhet te zbatohet. Ky eshte shansi historik per ta bere Shqiperine
nje shtet te forte. Keshtu shteti ame do te ndihmoje fuqimisht ne zgjidhjen
e ceshtjes sone kombetare", ka nenvizuar Leka Zogu.