E Merkure, 15 Shtator 2004 http://www.korrieri.com/
Meksi: LSI e LZHK, ne gabimet e PS e PD  

Armando META
 
Ish-Kryeministri Aleksander Meksi, vlereson se levizjet me te fundit qe kane pasuruar skenen politike ne vend, me shume ka gjasa te shtojne konfuzionin e metejshem politik, se sa te arrijne rezultate mbreselenese ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij, risi politike bien jo grupimet apo emertesat e tyre, por programet. "Kjo gje as ka ndodhur gjate ketyre viteve te fundit, por duket qarte se nuk do te ndodhe, as me LSI apo LZHK. Ketu votohet per partite, jo per programe. Ne kete gracke duket se kane rene edhe keto dy levizje", nenvizon Meksi. Sipas tij, situata politike tashme eshte bere teresisht kaotike, edhe per faktin se kemi fenomenin e turpshem dhe amoral te trafikut te deputeteve per krijimin e grupeve parlamentare per te marre rroga ne Kuvend. Meksi sqaron se ne te gjithe boten demokratike, ata qe nuk bejne me pjese ne grupin parlamentar per te cilin kane fituar votat, hyjne ne nje grup parlamentar miks ose rrijne fare te pavarur. "Nuk mund te krijosh grupe, duke shperndare deputete majtas e djathtas. Ka humbur nocioni i partive. Nuk kemi te bejme tashme me nje fragmentim te skenes parlamentare, pasi te tere jane ne nje parti te madhe, por vene emra te ndryshem. Ketu ben perjashtim rasti i LSI. Per keta te fundit, duhet pare me vone se si do te ecin punet, por ajo qe mund te nenvizohet eshte fakti se jane persona qe si indianet e Amerikes, kane groposur spatat dhe kane ndezur zjarrin per te bere tym perpjete per t'u dukur", nenvizon Meksi.
 
Persa i perket se djathtes, sipas tij, ka levizje me shume nga nje grup tek tjetri, por nuk eshte fare e qarte se cilat jane diferencat ndermjet ketyre grupimeve. Meksi komenton se nese do te ruhet struktura antikushtetuese me mazhoritar e ligjit te zgjedhjeve, dalja me grupe te vecanta, ne kete rast nje nga e djathta dhe nje nga e majta, mund te rrezikoje, por edhe mund te barazpeshoje, dy partite e medha. "Keto levizje gjykoj se do te marrin nje minimum votash te njerezve te tyre. Ne boten e qyteteruar dhe demokratike, jane programet dhe njerezit ato qe bejne popullin te votoje dhe te marre vota. Nese programet dhe njerezit jane fiktiv, jane perde prapa individeve te vecante, ose do te kete vjedhje votash, ose do te kete abstenim. Ketu kane ndodhur te gjitha keto dukuri, te cilat bejne te qarte faktin se njerezit nuk kane me besim ne menyren se si po paraqitet dhe organizohet jeta e partive politike ne vend", nenvizon Meksi. Sipas tij, sistemi politik ne Shqiperi ka nevoje te korrigjohet, qe te kthehet ne normalitet, duke filluar qe nga ligji elektoral qe garanton voten e barabarte e te ndershme, shqyrtimin e pragut elektoral, si dhe financimin e partive. Ish- Kryeministri vlereson se populli nuk ka perse te financoje grupe qe dalin per "qejfin" e tyre dhe thone se jane parti, sot nga e mjata, neser nga e djathta e keshtu me rradhe. "Partite marrin financime sipas votave dhe kur kalojne pragun. Nuk te mohohet e drejta per te vajtur ne Kuvend, por nese nuk arrin rezultatet qe kerkohen, nuk ke perse te financohesh. Populli financon, jo per shfaqjet elektorale, por per jeten reale politike ne Kuvend", nenvizon Meksi. Sipas tij, si LSI ashtu dhe LZHK nuk mund te thuash se nuk kane se cfare te thone, perderisa ne Shqiperi votojne 30% e shqiptareve dhe 1/3 ka ikur jashte shtetit, sepse s'do te qendroje ketu. Meksi eshte i mendimit se gjithkush ka c'te thote, perderisa deri me tani jane vetem dy CD te vjetra qe rrotullohen ne skenen politike me te njejtin avaz, por dy levizjet e siperpermendura, kane bere shume pak, per te mos thene fare, per te mos bere ato gabime qe kane bere e vazhdojne te bejne forcat paraardhese politike.